Kategoria Superiore/ Rikthim me gol i Çanit, Partizani fiton sfidën ndaj Flamurtarit

19 Mars 2018, 18:55Sport TEMA

Eshte Partizani fituesi i super sfides se javes se 26-te te Kategorise Superiore duke mundur ne “Selman Stermasi” ekipin e Flamurtarit.

Nje tre pikesh me shume vlera per ekipin e drejtuar nga trajneri, Klevis Dalipi, te cilet triumfuan perballe nje kundershtari direkt per Kupat e Europes duke e lene pas ne renditje.

Nje 90 minutesh i dominuar totalisht nga ana e 15 here kampioneve te vendit te cilet perveçse fitores dhuruan dhe nje futboll mjaft te bukur.

Heroi i te kuqve ne kete takim ishte sulmuesi, Edgar Çani, i cili pas nje periudhe te gjate demtimi u rikthye ne menyre spektakolare duke i dhuruar fitoren skuadres se Partizanit.

Nje gol mjaft i bukur nga sulmuesi i kuq ne minuten e 53-te te takimit duke fituar duelet me mbrojtesit vlonjat dhe me koke e dergon topin ne fund te rrjetes duke ngritur ne peshe tifozerine e Partizanit.

Me kete sukses Partizani renditet ne vendin e katert ne tabelen e klasifikimit me 39 pike te grumbulluara, ndersa Flamurtari pozicionohet ne vendin e gjashte me 39 pike.

Me poshte rezultatet e javes se 26-te dhe goli i shenuar nga Edgar Çani. (TemA)

Skenderbeu 2-1 Luftetari

Partizani 1-0 Flamurtari

Kukesi 2-0 Vllaznia

Lushnja 2-3 Teuta

Laçi 2-0 Kamza

Goli i shenuar nga Çani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje