Panuçi: Kam futbollistë që nuk kanë shumë minuta, humbëm në aspektin fizik

26 Mars 2018, 21:30Sport TEMA

Shqipëria e ka humbur miqësoren ndaj Norvegjisë, duke u mundur me rezultatin 0-1 në “Elbasan Arena”.

Në një intervistë për “Supersport”, Panuçi është shprehur se Shqipëria e ka humbur takimin e sotëm në aspektin fizik, ndërsa këtë humbje ia ka faturuar gjithashtu edhe minutave të pakëta që kanë futbollistët e Kombëtares.

“Kemi ndryshuar dy herë formulën e lojës, hera e dytë ishte më e rrezikshme, por kemi bërë shumë pak për të fituar ndeshjen. Diferenca ishte vetëm në nivelin fizik, kjo u pa, shumë futbollistë nuk kishin minutat e duhura dhe kjo bëri diferencën.

Kemi nisur me një 4-3-3, pastaj kaluam në 4-3-2-1. Morrëm disa përgjigje pozitive dhe negative nga futbollistët tanë. Luajtëm ndaj një kundërshtari shumë të fortë fizik dhe ata nuk na lejuan të shkojmë në lojën tonë. Dua të përsëris edhe njëherë faktin, se futbollistët aktualë nuk kishin minutat e duhura në klubet e tyre. Unë nuk kam 200 futbollistë në dizpozicion, por kërkoj t’i ndihmoj futbollistët e mi. Kemi qenë shumë të brishtë në aspektin mbrojtës dhe kjo u vu re në këtë ndeshje”, është shprehur Panuçi.

1 komente në “Panuçi: Kam futbollistë që nuk kanë shumë minuta, humbëm në aspektin fizik”

  1. besniku says:

    Humbjet mund te jene:
    1) Fizike – kur kundershtari eshte me i p[rgatitur fizikisht;
    2) Taktike – kur kundershtari luan taktikisht me mire se ekipi yne;
    3) Teknike – kur lojtaret e ekipit kundershtar jane teknikisht me lart se ekipi yne, jane mjeshtra ne lojen me top;
    4) Numerike – kur kundershtari luan me nje, apo dy lojtare me shume se ekipi yne;
    4) Parallike – kur ndeshja shitet me lehtesi nga ekipi yne.
    Pra, cdo humbje ka edhe nje shkak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje