Nga Alfred Peza
E hëna e 26 marsit 2018 do të mbahet ndoshta mend më gjatë se çe mendojmë sot, po të kemi parasysh se Shqipëria dhe Kosova, Tiranë dhe Prishtina kanë bërë dy dëbime në një ditë, të pamenduara më parë. Sigurisht nuk është rastësi që kanë qenë në të njëjtën ditë, pothuajse në të njëjtën kohë, pavarësisht se njëra në ambjentet e ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dhe tjera në Mitrovicën e Veriut, në Kosovë.
Shqipëria ka njoftuar dëbimin e dy përfaqësuesve të rëndësishëm diplomatikë, të ambasadës së Republikës Ruse. Ndërsa policia e Kosovës arrestoi dhe më pas dëboi shefin e zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë Marko Gjuriç, i cili bashkë me sekretarin e përgjithshëm të presidentit të Serbisë, Nikola Selakoviç, hynë në Mitrovicë jashtë rrugëve të ligjshme.
Për ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati vendimi është një veprim i koordinuar me partnerët tanë të NATO, në përgjigje të zhvillimeve të fundit sidomos për rastin e bërë publik në Britaninë e Madhe, ku u sulmua me shumë gjasë, me lëndë helmuese ushtarake një ish agjent i shërbimeve sekrete ruse, bashkë me vajzën e tij.
Për Bushatin nuk është rastësi që në Ballkanin Perëndimor kanë ndodhur disa ngjarje, dhe sot për sot kemi pozicionime edhe të vendeve që janë apo që aspirojnë të jenë anëtarë të BE, përkundrejt thirrjeve që kanë ardhur nga SHBA apo Mbretëria e Bashkuar, për një rreshtim në kampe mbi bazën e disa vlerave të cilat ne i mbrojmë dhe duhet t’i promovojmë.
Avokat Ngjela e shpjegoi këtë zhvillim me teorinë e Kantit, i cili thotë se “po ndodhi njëherë është rast, kur përsëritet është raport”. Për të e gjitha çka ndodhi ka lidhje të drejtpërdrejtë: Ka filluar eskalioni për sqarimin e plotë të çështjes shqiptare dhe për të ndaluar çdo veprim subversiv të Moskës, Beogradit dhe Athinës. Këtu është luftë e nxehtë. Është interesi i dy fuqive, Uashingtonit dhe Moskës dhe sigurisht që do fitojë Uashingtoni.”
Të gjitha këto mund të na orientojnë drejt asaj se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Ndaj duhet të pranojmë se për shqiptarët kjo ditë është shumë e rëndësishme.
E para, sepse treguam që të dyja shtetet shqiptare në ballkan ishin të sinkronizuar jo vetëm mes vedit, por edhe me të gjithë aletatët e tjerë perendimorë në Europë dhe SHBA.
E dyta, ky nuk ishte një akt lufte kundër Rusisë apo Serbisë, por një demonstrimit i qartë i përkatësisë sonë perendimore, si pjesë e saj dhe e aleancës natyrale me të.
E treta, ky rreshtim i shqiptarëve në Ballkan, në planin ndërkombëtar, shënon edhe një vijë të qartë për rreshtimin e brendshëm të forcave, rrymave dhe orientimeve pro perendimore, apo antimperendimore. E për rrjedhojë pro orientimit strategjik kombëtar shqiptar, apo kundër tij, për sot e në të ardhmen.
E katërta, është ndoshta hera e parë pas 1990 që Shqipëria ndërmer një veprim kaq të fortë kundër një fuqie botërore si Rusia, pa patur frikën e pasojave që mund të sjellë ajo, pavarësisht kostove. E njëjta gjë edhe për policinë e Kosovës, e cila e ndërmori veprimin në atë pjesë të territorit të shtetit të Kosovës, i cili “de facto” në terren kontrollohet nga serbët. Çka tregon se qeveria e Kosovës ka potenciale për kontrollin e gjithë hapësirës së saj territoriale nesër, sigurisht me mbështetjen e aletatëve.
Dhe e fundit, fundit politika ndërkombëtare dhe qenia ose jo aktor ose faktor i saj sado minor, është akt. Shqiptarët nuk kanë nguruar që ta bëjnë aktin e tyre.
Një akt i munguar deri dje, që tregon se sot e tutje, raporti ynë me perëndimin, por edhe me Rusinë dhe aleatët e saj, nuk do të jetë më si më parë. Për mirë apo për keq, kjo mbetet për tu parë. E sigurtë është se jemi rreshtuar në anën e duhur të historisë./Alpenews.al
ラブドール 最初にコメントを残した後、[-新しいコメントが追加されたら通知する]チェックボックスをクリックしたようですが、コメントが追加されるたびに、同じコメントのメールが4通届きます。
Jo po dy gezime ne nje dite.
Mendje 1 miliardeshe !
??
Hahahahaha! Peza! Qe je shakaxhi, kuptohet , por kur ne shkrimin tend trajton si madhore shprehje te “avokat Takut”, eh, ateherere kthehesh teresisht ne qesharak!
Kur do perfaqesoni te pakten nje here ne jeten tuaj vetveten dhe jo te ngeleni diarie dhe jashteqitje e dikujt tjeter? Ju kujtoj se qe nga krijimi i shtetit shqiptar ishit miq, aleat e vellezer me osmanet e Sulltanit, me fashistet e Musolinit, me nazistet e Hitlerit, me jugosllavet e Titos, me sovjetiket e Stalint, me kinezet e Maos, me internacionalen komuniste, me amerikanet e mbas viteve 1990, me turqit e Erdoganit ………….
Dy shprehje popullore per Pezen dhe pezat e tjere!
E para, kali i botes te le ne udhe!
E dyta, po nuk ke thonj te kruhesh, mos prit te te kruaj bota!
“Shqiperia” myslimane eshte e rrethuar nga vende sllave dhe Greqia.
Shteti shqipetare ne qofte se ju zoti Alfred (qe nga emri duket se je patriote) e shikoni ne anen e duhur,kete do e paguajne shqipetaret myslimane qe po behen Greke dhe te tjere ne zonat e Sllaveve.
Per fat te keq,ju nuk keni kuptuar se ne cfare bote jetoni.
Pse jane Sllavet pushtues per ju dhe jo Am erikaney atje qe jane?
Une di qe Zoti eshte drejtesi per te gjithe.
Nje rast konkret.
Kur Fuqite e Medha detyruan Turqine te “terhiqet”nga Ballkani ne fillim te shelullit te 20te shume gazeta petendimore me emer kritikonin Am eriken,Angline Francen etj qe eshte turp per Petendimin dhe Krishterrimin qe Kostandimopoli te jete ne duart e pushtuesve Islamike.
Per kete qendrim aresyeja ishte Rusia dhe Orthodhokset ne pergjithesi nga kriminelet e ardhshem si Hitleri dhe Ducja me vone.
Kjo ishte edhe aresyeja me Theofan Stilian Mavromatis Noli qe nuk e njohen “miqte” tuaj te perendimit.
E dini pse? Se nuk qe “Burre shteti” si puna e Ahmetit mbret apo Berishes
“Shqiperia” myslimane sado te bej tani nuk ka te ardhme se ngjan si nje person grem et thone Brosta vathia,qe Puso revma qe “shqip” do te thote perpara thelle dhe pas furtune.
Ju zoti Alfred duhet te zgjidhni Epirote si Prijesi “juaj” i Epirit Kasyriotis,apo Shqiperi myslimane qe fatkeqesisht shte e rrethuar nga vende sllave dhe Greqia qe ka ketu qe ne kohen e Qepes.
Shteti shqipetare ne qofte se ju zoti Alfred (qe nga emri duket se je patriote) e shikoni ne anen e duhur,kete do e paguajne shqipetaret myslimane qe po behen Greke dhe te tjere ne zonat e Sllaveve.
Per fat te keq,ju nuk keni kuptuar se ne cfare bote jetoni.
Pse jane Sllavet pushtues per ju dhe jo Am erikaney atje qe jane?
Une di qe Zoti eshte drejtesi per te gjithe.
Nje rast konkret.
Kur Fuqite e Medha detyruan Turqine te “terhiqet”nga Ballkani ne fillim te shelullit te 20te shume gazeta petendimore me emer kritikonin Am eriken,Angline Francen etj qe eshte turp per Petendimin dhe Krishterrimin qe Kostandimopoli te jete ne duart e pushtuesve Islamike.
Per kete qendrim aresyeja ishte Rusia dhe Orthodhokset ne pergjithesi nga kriminelet e ardhshem si Hitleri dhe Ducja me vone.
Kjo ishte edhe aresyeja me Theofan Stilian Mavromatis Noli qe nuk e njohen “miqte” tuaj te perendimit.
E dini pse? Se nuk qe “Burre shteti” si puna e Ahmetit mbret apo Berishes
“Shqiperia” myslimane sado te bej tani nuk ka te ardhme se ngjan si nje person qe Greket e famshem thone,Mbros vathia,qe Piso revma qe “shqip” do te thote,perpara thelle dhe pas furtune.
Ca thot ky karr Peza?
Russia esht e ngelet për në ortodokset partner i përjetshëm,kurse për ty mysliman Erdogani e që sigurisht si mysliman që je me emër të krishterë kërkon mbrojtjen e katolicizmit për të mbijetuar se ndryshe të hëngri greku e Serbi lart në veri prandaj e dridhnin e e perdridhni me ortodoksinë e Ramushin e Tiranës kërkoni t’a islamizioni!!