Qeveria i ka dhënë dritën jeshile ndërtimit të “Rrugës së Arbrit” pasi sot Këshilli i Ministrave ka miratuar kontratën për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e kësaj rruge.
Kontrata për këtë rrugë është firmosur në muajin shkurt mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Kompanisë Gjoka sh.a.
“Qeveria miraton kontratën për Rrugën e Arbrit. Kontrata u firmos në Shkurt mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kompanisë Gjoka sh.a.
“Për Përmirësimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit”, u miratua në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave”, thuhet në njoftim.
Rruga e Arbrit do të kushtojë 240 milionë euro dhe shteti do të përfundojë pagesat kundrejt kompanisë brenda 13 vitesh. (TemA)
Nuk po marr vesh se pse emertimi i VKM fillon me “permiresimin” dhe me pas vazhdon me “ndertimin” e te tjeta gjera qe vijne me pas.
Kane ngaterruar thjesht rradhen e fjaleve apo, akoma me keq, rradhen te zerave te punes?
Qeveria vazhdon misionin e hajdutit.
Po vazhdojne si Berisha, asgje me teper
Sas do kushtoje ???? 240 milion ?? po ate 7% e Lilit e keni llogaritur ???????????