Nga Dritan Xhemalaj, TemA
Në kuadrin e ciklit të dokumentarëve “Përballje me të kaluarën” i cili është një projekt i ideuar dhe mbështetur nga zyra e Prezencës së OSBE-së në Tiranë në bashkëpunim të ngushtë me Radio Televizionin Publik Shqiptar dhe nën kujdesin direkt të Drejtorit të Përgjithshëm z. Thoma Gëllçi, dy bashkëautorët realizues të projektit në fjalë, gazetarët e njohur, Dashnor Kaloçi dhe Monika Shoshori Stafa, sjellin para teleshikuesëve dokumentarin e tetë, me titull: “Trazirat e një kohe të vrazhdë” (Si u eliminua grupi i reformatorëve antistalinistë).
Ky cikël dokumentarësh i cili ka filluar prodhimin që në muajin shtator të vitit të kaluar dhe trasmetimin në ekranin e RTSH1 që nga fillimi i muajit dhjetor, sjell para teleshikuesëve ngjarje të bujshme apo dhe të panjohura nga periudha e regjimit komunist të para viteve ’90-të. Në këtë kuadër, dy autorëve të sipër cituar, sjellin këtë dokumentar që i kushtohet ngjarjes së vitit të largët 1975-‘77, kur diktatori komunist Enver Hoxha filloi goditjen ndaj të ashtuquajturit “Grupi sabotator në Ekonomi, i cili kryesohej nga dy zëvëndëskryeministrat, Abdyl Këllezi dhe Koço Theodhosi, si dhe Kiço Ngjela e Vasil Kati, përkatësisht Ministra të Tregtisë së Brendëshme dhe të Jashtëme.
Po kështu përveç këtyre që u konsideruan “koka” e “Grupit sabotator në Ekonomi” asokohe gjithashtu u arrestuan, burgosën dhe u internuan edhe një numër jo i pakët kuadrosh, mvartës të Këllëzit, Theodhosit, Ngjelës e Katit, si Ahmet Jegeni e Andrea Manço që vdiqën në tortura gjatë hetuesisë, apo Petro Taku (këshilltar në ambasadën shqiptare në Itali), i cili iu mbijetoi torturave dhe vuajti në burgjet e regjimit komunist deri në fundin e viteve ’80-të.
Nga kjo ngjarje kanë marrë shtysën dy bashkëautorët e projektit në fjalë, Kaloçi dhe Stafa, për realizimin e dokumentarit, duke tentuar të rindërtojnë atë si nëpërmjet dëshmive të familjarëve të ish-pjestërëve të “Grupit sabotator në Ekonomi”, ashtu edhe duke iu referuar dokumenteve arkivore të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendëshme.
Në këtë kuadër, gjatë gjithë dokumentarit që zgjat rreth 55 minuta, japin dëshmitë e tyre: Spartak Ngjela, Shpresa Ngjela, Arben Theodhosi, Leon Këllezi, Ylli Këllezi, Artan Gambeta, Ardian Kati, Kozara Kati, Fabian Kati, bij dhe familjarë të atyre që u konsideruan si “Koka e grupit sabotator” në Ekonomi, si dhe historiani e diplomati i karrierës, Spartak Topollaj, dhe ekonomisti i njohur, prof. dr. Lulzim Hana. Të gjithë personazhet e sipërcituar, kanë treguar para kamerave historitë se si filloj dhe vazhdoj goditja ndaj prindërve dhe familjeve të tyre, e deri tek kalvari i gjatë dhe peripecitë për gjetjen e eshtrave të prindërve të tyre, (Abdyl Këllezi e Koço Theodhosi) eshtrat e të cilëve ende nuk janë gjetur. Po kështu disa nga personat e sipërcituar, kanë dhënë opinionet e tyre para kamerave, duke analizuar ngjarje dhe fakte, se përse Enver Hoxha i goditi Këllezin, Theodhosin, Ngjelën dhe Katin?! Të cilët ishin të vetmit nga udhëheqja e lartë të shkolluar apo diplomuar në Perëndim gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut dhe pushtimit nazifashist të vëndit dhe që nga nëntori i vitit 1944 e deri në vitin 1975 që filloi goditja ndaj tyre, kishin drejtuar Ekonominë shqiptare, duke qenë titullarët kryesorë në Komisionin e Planit të Shtetit, Ministrinë e Industrinë dhe Minierave, Financave, Tregtisë së Brendëshme dhe të Jashtëme etj. Sipas avokat Spartak Ngjelës, dëshmuar para kamerave, lidhur me goditjen e këtij grupi, i jati i tij, Kiço Ngjela, pak para arrestimit i ishte shprehur: “O është çmëndur Enver Hoxha, ose kjo është vepër e KGB-së sovjetike”.
Përveç dëshmive të familjarëve të Këllezit, Theodhosit, Ngjelës, Katit, Gambetës etj, dy bashkëautorët e dokumentarit, Kaloçi dhe Stafa si dhe stafi i tyre, janë mbështetur dhe kanë bërë publike edhe një numër të madh dokumentash arkivore dhe foto të rralla të panjohura më pare të nxjerra nga dosja përkatëse hetimore dhe gjyqësore që disponon Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendëshme në Tiranë. Dokumentari “Trazirat e një kohe të vrazhdë” (Si u eliminua grupi i reformatorëve antistalinistë) që realizohet me mbështetjen e Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Tiranë dhe Radio-Televizionit Publik Shqiptar, nën kujdesin direkt të drejtorit të përgjithshëm, Thoma Gëllçi, vjen premierë të mërkurën, dt.28 mars, në ora 20 e 35 dhe ritrasmetohet të premten, dt. 30 mars, në ora 13 e 15 në Radio Televizionin Publik Shqiptar.
Keshtu e pesojne gjithnje bythlepiresit e pushtetit. Ska ndonje gje te re. Njeri tjetrit do ja fusnin. Populli ne bythe e kishte hurin.
Pushteti e diktatori oriental Enver Nexhmije Hoxha?
Ishin vitet 1948 përpara dy vitesh shitnin parulla rrofte Marshall Tito,rrofte USA,rrofte Stalini???
Vet Enver Hoxha dërgoj Koçi xoxen në Beograd për punët e tija e me pas i thuri intrigën si agjent ashtu siç shikohen edhe sot kundërshtarët e orientit?
Pra luft e pushtetit ka 100vjet si Fan Noli me zogun Enver Hoxha me Koçi xoxen Sali Berisha me Fatos Nanon e sot Lul Basha me Edvin Ramën? Pra luft ideologjike mes orientit e oksidentit për majën e pushtetit!!!!
Vitet 70-75ishin nga me te rendet për diktaturën orientaliste enveriste?
Filloj nga kultura Lubonja e Paçrami për të then se të dy ishin reformator në kulturën e për t’i dhënë ritme e zhvillim në muzikë modë Shqiperia e jo e prapambetur e rajonit!
Filloj të godiste specialistët e naftes si sabotatore e t’u fuste nofka KGB si sot ndonjë ekstremist oriental kur të krishterët kerkojn të refehenn lirisht!!!
Pra kto kan qen metodat e diktaturës orjentale të pushtetit e jo të se vertetes!!!?
Specializimet në vendet ku mësuan ekspertët tanë shqiptarë në perëndim apo në lindje kan qen për zhvillimin e vendit për të sjell eksperiencën me diturinë e tyre edhe pse mundet të ketë mangësi përfitimi përsëri nuk duhen të klasifikohen si agjenturore e KGB e ku t’a di un cu punon truri ekstremitetet oriental të pushtetit!!!
KETA DONIN TIHANIN KOKEN ENVERIT KUR AI JA U KISHTE KRIJUAR KUSHTET DERI ME SHERBETOR NE SHTEPI MAKINE DHE SHOQERUES PERSONAL JNERS PALE DO THYESH E HENGREN KETA ,DHE MIRE JA U BERI ,KETA KAN QEN SERVILA TË TIJ BESNIK DHE NE MBRAPA SKEN DONIN TI MERNIN PUSHTETIN DUKE E ASGJESUAR ,SIÇ BEJN KETA SOT
Enveri nje serial killer. Nuk la njeri pa vrare. Deri edhe shoket e tij me te afert. Pa folur ketu per te “deklasuarit”. Vrit e prit i vajti gjithe jeta. Kudo shihte armiq. Prandaj perfundoi ashtu si perfundoi. Po t’i kishte ruajtur dhe dashur shoket e tij, sot do ta kishte ende monumentin ne qender te Tiranes. Ashtu siç e ka Mao Ce Duni ne sheshin Tien An Men.
Mua me duken te tepruar keto lloj dokumentaresh apo çfare jane. Dhe pse? Sepse perveç dokumentave qe shfrytezohen , baze merren te thenat e pjestareve te familjeve te tyre qe jane ne konflikt te hapur interesi me ngjarjen dhe e ben ate ne kete menyre te pa besueshme. Pse si do thote pjestari familjes qe Kiço kishte faj?! Dhe neser do te quhen si trillime te kohes se lekundur te historise shqiptare. Aq sa akuzohet koha e socializmit per ndryshim e pershtatje te historise, dhjete here me shume do akuzohet kjo kohe per trillime te qellimshme duke dashur te luftojen periudhen e meparshme, por pasojat do ti kene ata qe do vijne dhe historia. Pastaj do fillojne zbulimet si te Nases. Veproni me mendje te kthjellet e mbajeni ne koke qe te mos tu akuzojne dhe juve neser, pasqyroni te metat dhe te mirat qe te behi te besueshem se dhe helmi i gjarperit qe te vdes e ka nje te mire: Shikoni ne gjithe boten çfare kane farmacite ne hyrje te tyre: gjarperin…..te tjerat le te ngelen per te tjeret.