FOTOT: Hapet panairi i 118-të ndërkombëtar i automjeteve, super makina

29 Mars 2018, 18:21Hi-Tech TEMA
FOTOT: Hapet panairi i 118-të ndërkombëtar i automjeteve, super

Një nga panairet më prestigjioze botërore të automobilizmit “New York International Auto Show”, sot hap dyert për vizitorët.

Bëhet fjalë për panairin që mbahet për herë të 118-të në Manhattan, ndërsa do të zgjasë deri më 8 prill.

Përfaqësuesit e mediave sot mund të shohin ekspozitën e 30 brendeve më prestigjioze automobilistike, ndërsa gjatë ditëve të ardhshme pritet promovimi i të paktën 60 modeleve të reja, raporton AA.

Sot në mëngjes 82 gazetarë nga 24 vende votuan dhe zgjodhën fituesin e çmimit “World Car 2018” që ndahet në gjashtë kategori.

Volvo XC60 është shpallur si automjeti më i mirë i vitit kurse Audi 8 fitoi çmimin si automjeti më i mirë luksoz.

Çmimin për automjetin ekologjik të vitit e fitoi Nisan Leaf, ndërsa Polo Volkswagen është shpallur automjeti më i mirë urban.

Çmimin për performansën më të mirë e fitoi BMW M5, ndërsa çmimin për disajnin më të mirë Range Rover Velar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema