Nga Ben Andoni
Jemi dy vende, me gati përbërje popullsie të njëjtë, me histori deri diku të ngjashme, por gjithmonë e më shumë larg me njëra-tjetrën.
Për ta afruar këtë realitet ka takime qeverie, konferenca dhe punë burokratësh, por dy njësitë gjithnjë shtyhen kundrejt vetes. Ka shumë arsye, por në mënyrë të thjeshtë mund të rendisim pak syresh.
Shqipëria me Kosovën e ka shumë të vështirë të bashkëpunojnë, sepse shqiptarët asnjëherë nuk e kanë parë Kosovën si pjesë të natyrshme të Shqipërisë.
Në historinë e tyre moderne, Kosova ka qenë nën autoritetin administrativ shqiptar në kohën e fashizmit, porse koha e pakët e bashkëpunimit, diferencat e thella të mënyrave të jetesës, kulturës dhe predispozitës nuk është se lanë aq gjurmë.
Përjashtim bëri iniciativa e ish-Ministrit shqiptar të Arsimit Ernest Koliqi që dërgoi në Kosovë shumë arsimtarë nga Shqipëria, një pjesë e të cilëve edhe mbetën në vend.
Sa i përket disa dhjetëra komunistëve, që u çuan nga Tirana zyrtare, ata nuk mundën të përcillnin dot më shumë sesa ideologjinë dhe përpjekjen që Kosova t’i dedikohej më shumë antifashizmit dhe ku ta dish, në të ardhmen t’i bashkohej Shqipërisë.
Kjo nuk funksionoi ashtu si nuk funksionoi vetë komunizmi alla shqiptar në Kosovë. Ndërkohë përfshirja e njësive kosovare dhe e ministrave të saj në qeveritë kuislinge shqiptare ka qenë e hidhur. Më e hidhur akoma kujtesa që lanë ata.
Nga ana tjetër, veç episodeve, Kosova ka qenë e pareshtur sa i përket kontributit patriotik ndaj Shqipërisë. Jo vetëm individualisht, por një grup i madh luftëtarësh kanë qenë të përfshirë në historinë e vendit tonë, si edhe janë flijuar për Shqipërinë.
Shqipëria ka qenë një idil që ka mbajtur ëndrrat e njerëzve në kohë të ndryshme në Kosovë, kurse prosperiteti i saj i imagjinuar kulturor-ekonomik ishte një ëndërr për kosovarët për të ardhmen e tyre në një mundësi hipotetike.
Vetëm se kur e kanë prekur këtë realitet shikimi i kosovarëve ka qenë gati patologjik.
Lufta më e madhe e brendshme e jo pak individëve mbeti përkthimi i këtij realiteti të zymtë në vendin e tyre.
Një pjesë jo e vogël e njerëzve të rezistencës së vërtetë kosovare kundër Titos, Rankoviçit dhe pastaj Millosheviçit janë ushqyer nga Shqipëria, moralisht, ideologjikisht, madje ka evidenca dhe financiarisht. Ky është ende një lëmi ku do të duhet të punojnë në të ardhmen historianët kur të fashitet pak zelli nacionalist.
Por të kthehemi në argumentin bazë: Shqipëria kurrë se ka parë Kosovën si qendër kulturore. Që do të thotë, shumë individëve u ka pëlqyer që i kanë botuar autorët e këtej kufirit, që i nderojnë, porse kurrë nuk e kanë vlerësuar poezinë, prozën, dramën, pikturën dhe skulpturën kosovare në lartësitë që i takon.
Sot e kësaj dite, kultura kosovare nuk llogaritet në sistemet e kulturës shqiptare, pothuaj ata si janë art i huaj për ne.
Kur neve na duhet të shpallim elementët modernistë të kulturës në disiplina të ndryshme, që në Kosovë kanë qenë organikisht, neve nuk i pranojmë si tonat. Për letërsinë dhe artin kosovar ne flasim njësoj si për vendet e tjera të Ballkanit.
Në ditët tona, Shqipëria i ka vendosur barriera vazhdimisht nga ana ekonomike, kurse kuota e fundit e pagesës në Udhën e Kombit është gati vrastare.
Aq e fortë sa e bëri Haradinajn kryeministrin kosovar të apelonte dhe t’ia thoshte hapur zotit Rama se duhet ta mirëmbante më parë rrugën dhe pastaj të kërkonte këtë tarifë.
Sa i përket politikës, Shqipëria asnjëherë nuk ka qenë një faktor, që mund të thuhet se ka fashitur problematika në Kosovë, kurse përfaqësimi ynë diplomatik dhe anasjelltas shpesh ka qenë shumë i dobët. Megjithatë, edhe në pak raste, janë vlerësuar ndërhyrjet e Shqipërisë dhe artikulimi i çështjes së Kosovës para Beogradit.
Ndërkohë nga deklaratat e shumë deputetëve në Kosovë, kuptohet gjithnjë e më shumë se politika shqiptare nuk honepset në Kosovë për nivelin e ulët, ashtu si ajo kosovare gati përçmohet në Tiranë.
Problemet shtyhen në arsim dhe kontributet e përbashkëta që megjithëse ekzistojnë marrëveshje, ato duket se nuk funksionojnë, pasi elementi kryesor gjuha standarde është e panegociueshme për Shqiptarët e Shqipërisë ndërsa shpërfillet natyrshëm dhe nuk kultivohet në Kosovë.
Mbi të gjitha, Shqipëria s’ka qenë kurrë e sinqertë me Kosovën. I premtoi me bujë se do “t’i dhuronte” portin e Shëngjinit dhe kjo nuk u bë asnjëherë dhe me sa duket zvarritje do ketë dhe atributet që duan t’i japin Portit të Durrësit.
Mbi të gjitha, me morinë e mbledhjeve që bënë dy qeveritë respektive duket se i kanë shtyrë më larg vendet e tyre, shumë më larg sesa ishin në kohët e para kur Kosova filloi edhe zyrtarisht mëvetësinë e saj.
E mbi të gjitha fare, mënyra e jetesës së kosovarëve dhe ajo e shqiptarëve është krejt e kundërt dhe për fat të keq nuk po afrohet, sepse janë një grup maskarenjsh që nuk e duan dhe ta inkurajojnë tregun e përbashkët, që pengojnë integrimet dhe kanë përcjellë këtë imazh jo të mirë.
Me pak fjalë: Armiku i shqiptarit është vetë shqiptari. /Homo Albanicus – Gazeta Shqiptare/
ラブドール 男性 17世紀に本物のダッチワイフが世界をどのように支配したか?
100cm ドール これは、特にブロゴスフィアに不慣れな人にとっては素晴らしいヒントです。簡潔ですが非常に正確な情報…これを共有していただきありがとうございます。必読の投稿!
gabim fatal,te konsiderosh turkoshqipfolsin ”shqiptar”!!!!?? nenshtetas,po.
Qipro,eshte nje rrealitet i vertet se turku dhe kristiani nuk mund te jetojne bashke,mbeshtetur kjo edhe nga qendrimi i Evropes: kristianet qipriote ne BE,muslimonet turq ne ………teqe!
Ben Andoni,je nje antishqiptar i urryer!
Andoni eshte nje kafshe shtepiake me e mira nje sherbyes felliqesire grekosllave! Po perse ju qelbesire e ndyre ….mund te ndalosh deshiren e nje KOMBI ! Kush i ndalon kinezet,vietnamezet,koreanet,jemenet,gjermanet amerikanet……te bashkohen!!!!! Shqiptari lind i tille dhe nuk mund te behesh! ashtu si dhe popujt tjere! Ti o felliqesire do shperndashe pasaportat tona?????? PIRDHU TUTJE ! gjej ngrohtesi ne felliqsiren tende dhe atryre qe te paguajne… Bieri murit me koke..se do e rrezosh! Kombi yne do bashkohet ne kufijte natyral…pa demtuar askend…por sic e krijuar Zoti-Natyra prej mijra shekujsh!
Ben. Nuk e kam idene ne jane te tuat apo ide te huazuara ose me keq te deturuara mendimet tua por sinqerisht sa fillova ta lexoj nuk e perfundova …nga neveria.Urime Ben ne punen tuaj ……..
Shkrim real!
Une jame nda Drenica dhe kame miq shkodran,elbasanas,hasjan,vlonjat dhe kame vrejtur qe prapa shpine te perqmojn te nenvlersojn por une prap se prap nuk hjeku dor nga ta sepse i kame vllezer te nje gjaku.
Te nderuar mos krijoni barrikad per ndamje por ndertoni ura per bashkim.
Ke te drejt Ben ti thua armiku i Shqiptarit eshte shqiptari une do te Thosha Muti i mutave eshte shqiptari. Nuk behemi ne njerez kurr as andej as ketej se jemi nje popull qe nuk ngopemi kurr duke e vjedhur te varfurin – Mut andej mut kendej =mut ne katrore.. e them me keq ardhje por ky eshte realiteti!
True
Ti zoti Ben ke bërë nje punë te keqe , perçarse!…
Diferencat jane te njohura, per arsye objektive, sepse Kosova dhe Kosovaët kane jetuar te ndarë nga Shqiperia, sidomos prej sundimit sërb!
Mirë do kish qënë te shkruaje
ÇFARË NA BASHKON
DHE JO ÇFARË NA NDAN…
Por kjo është nje temë e thellë studimore, dhe ti nuk e ke kapacitetin intelektual ta besh këtë!…
Ndryshime ka edhe krahina nga krahina, brenda një shteti dhe jo dy popuj qe jane pjesë e një Kombi…
Pa Kosovën nuka ka emancipim të Shqiperisë dhe pa Shqiperinë , nuk ka emancipim te Kosovës!….
Një shkrim përçarës, tepër përçarës!
Mero, mere Penen dhe pergjigju ashtu si di ti, ketij P ë r ç a r ë s i !….
Këtij Antikombetari, antishqiptari!..
Nuk zgjidhen me penen e Meros keto ndasi dhe percarje. Duhen ligje te mira dhe te zbatuara nga te dy palet..
Pak nga pak do te vije edhe afrimi. Dhe me vone bashkimi. E harruat kombetaren e futbollit me sa zjarr dhe krenari luftonte me fanellen kuq e zi?! Kosovaret ben gabim qe krijuan edhe ata “kombetaren” e tyre. Mund ta quanin fare mire “perfaqesuese e Kosoves”, se kombetare kemi pasur, kemi dhe do te kemi nje te vetme. Qe u perfaqesua me aq dinjitet nga kapiteni patriot Lorik Cana nga Kosova si dhe nga Xhaka qe pat deklaruar se nuk eshte kosovar por bir i trojeve arbnore. Dhe te tjere dhe te tjere. Po kosovaret qe vinin deri ne Tirane per te pare ndeshjet e kombetares pse nuk i permendni?! Per mua eshte politika qe po pengon afrimin kombetar. Se njerezit e thjeshte si ne Kosove edhe ne Shqiperi duan te afrohen me njeri tjetrin. Une nuk e kuptoj se perse nuk krijohet nje treg i perbashket ekonomik Kosove – Shqiperi?! Dhe mallrat qe prodhohen atje te kalojne pa dogane nga njera treve ne tjetren. Por jo prodhimet me origjine nga Serbia, Greqia apo Bullgaria. Heqja e doganave behet me nje vendim te thjeshte. Dhe forcon te dyja ekonomite. Po ashtu duhet te kemi nje abetare te njesuar per mbare kombin shqiptar. Dhe ka edhe shume gjera te tjera qe mund te behen. Si psh RTK-ka dhe RTSH-ja te shihen nga Mitrovica ne Konispol dhe nga Durresi ne Shkup?! Pse te mos behet?! Para Bashkimit Europian duhet te jete bashkimi kombetar. Atehere edhe bota do na respektoje me shume. Por jane keta mikroprincat Thaçi, Haradinaj, ndofta edhe Rama qe e pengojne kete trend bashkimi. Rexhep Qosja dhe Albin Kurti jane kampionet e bashkimit kombetar. Ata e kane konsideruar gjithmone Kosoven si pjese e shkeputur nga trungu amtar. Por ka disa LDK-ista ne Kosove qe kur u permend bashkimin perdredhin buzet. Dhe nxjerrin tezat e formimit te nje federate apo konfederate! Me dy kryeqytete, me dy gjuhe standarte etj etj. Apo deklarojne qe eshte me mire te kemi 2 “ulese” ne OKB! se keshtu do bekemi namin atje! Ben Andoni e ka trajtuar me syze te errta kete problem. Intelektualet e vertete ne te dy anet e kufirit duhet te nxisin forcimin e lidhjeve, dhe jo te bejne te kunderten. Armiqte e Shqiperise jane te gjithe dakort qe Kosova dhe Shqiperia te mos bashkohen kurre. Se keshtu na shtypin me kollaj. Por Isa Boletini, Hasan Prishtina me shoke na kane lene nje amanet tjeter. Prandaj te behet kujdes kur trajtohet kjo teme.
Shum e vertet duhet te jemi me te afruar me kosoven
undefined
Nese nje shqiptar apo kosovar nuk ka asnje ankth per bashkimin e dy vendeve reciproke, atehere jane shume normale gjithe diferecat, gjera qe na bashkojne apo na ndajne. Asgje per tu shqetesuar. Asgje per tu sforcuar per te bere kushedi cfare.
Ne te gjithe boten ka dallime te medha midis krahinave ,por tendenca e shoqerise moderne eshte afrimi dhe jo largimi .Shkrimi ndoshta niset nga deshira e mire per te pershpejtuar afrimin .por proceset jane objektive …Gradualisht ,me futjen ne BE , banoret shqiptare ne tokat shqiptare do te jene te integruar ne te gjitha aspektet .Natyrisht kufijte jane pengese ,por njehesimi i arsimit ,kultures ,kerkimeve albanogjike ,arti ,letersia ,sporti ,kooordinimi i zhvillimit ekonomik ,politika e njejte per mbrojtjen dhe ne fushen nderkombetare jane premisa te shkojne perpara ,natyrisht ne menyre graduale .Enrendesishme eshte te mos kete kthim prapa .Cdo gje ne kohen e vet ,gjerat e shpejtuara shpesh sjellin pasoja negative …zoti Andoni .
Thuaj troc or Andon se nuk behemi kurrë bashkë se na ndan feja,njerëz jan por kur në luftonin fashizmin kta ishin më nazizmin ,përse e respektuam Ali Kelmendin kosovar ishte,përse mburremi me bekimin Fehmiun,por Fehmiu u integrua tërësisht në krishterim dhe ngelet ne shpirtin e zemrën e çdo shqiptari!!
Këta të sotmit jan mercenarë e tërësisht islamike,e them me plot gojën pa izitim!!!
S,a me te siqerte te jemi nga te dyja anet,me lehte do jete
Ka plot te verteta,fatkeqesisht, ne shkrimin e Benit !
Per ” Drenicakun”
Gabohesh kur shprehesh ne ate menyre. Une jam nga njeri prej qyteteve qe ti permend dhe shqiptaret, si ata te Kosoves, Maqedonise e kudo qofshin, i konsideroj si bashkeqytetaret e mi. Qe “ne sheqer gjen edhe shap”, kjo nuk eshte cudi.
Asht e vertete ajo cka thote artikull shkruesi, por me nji ndryshim : jo se nuk duan popujt tone nje bashkim te perhershem mbar kombetare, por jane qeverite qe fusin pyka, qe nje gje e tille mos te arrihet. Tregoni vec nje shembull, cila nga qeverite shqiptars qe nga 1912 deri sot, ka treguar shenja ( nuk po themi aktivitet ) si qellim, bashkimin e shqipetareve ?!
Vetem qeveria e Majkos, ndihmoi ne luften e Kosoves, dhe sigurisht nen trysnine e NATO -s.
Vete ky artikull asht provokativ. Pse, kush e ndaloi pranin e kultures dhe artit te Kosoves ne Shqiperi, populli ?
Te gjitha shtetet, duke perfshire edhe ma te zhvilluarat, edhe pse drejtohen nga e njejta qeveri, kane mosmarveshje, mosdashje biles shkojn deri ne disjriminim dhe rracizem kundrejt njeri tjeteit, e jo ne qe, kunder vullnetit tone nuk na lejohet nje bashkim mbar kombetar.
Te gjith e dim, qeveria asht ajo qe organizon dhe aprovon mardhanjet e ndersjedhta me vendet e tjera, e jo vetem ne art, por ne te gjitha fushat.
Nuk duhet fajsuar Ben Andoni apo gazetat, ata jane te orientuar te shkruajn ashtu. Po jua mbajti, le te mos shkruajn.