Fishkëllyesi vullnetar i çdo "sekreti", Sali Berisha (dhe pse e "harron" emrin e Sofo Lazrit)

28 Mars 2018, 09:46Blog TEMA

Nga Skerdilajd Zaimi

Ndoshta është hera e parë që Sali Berisha po bëhet i bezdisshëm. Ndaj tij ka patur mllef, urrejtje, inat, kundërshti, admirim apo edhe frikë. Por bezdi vështirë të thuash se ka patur ndonjëherë. Duket se kjo kohë ka ardhur.

Dhe këtë ndjesi ta krijon sa fakti se mikrofoni për të vihet në një kohë kur ai po humbet rolin real publik për të kaluar në rolin e avokatisë së interesave personale, aq edhe për faktin se teknika e tij e sulmit politik është e vjetëruar dhe jashtë kohe saqë mund të quhet e papranueshme.

Në një intervistë dhënë për FaxNews, ish-presidenti i Republikës dhe ish-kryeministr flet qesim siç thotë populli për të vdekurit dhe të gjallët. Zbulon komplote dhe hap dosje spiunësh përherë në autoreferencë të plotë dhe pa asnjë mbështetje minimale dokumentare.

Z.Berisha është në një moshë në të cilën ka shumë rëndësi që të kuptohet se për çfarë ka respekt. Për historinë e jetës së tij publike ka dëshmuar shumë pak respekt, përderisa ai nuk konsideron si të denjë periudhën para viteve ’90 të cilën e ndan në para dhe pas daljes së Shqipërisë nga Traktati i Varshavës. Është për të qeshur përpjekja për periodizimin e jetës së një njeriu me këtë kut në një Shqipëri si ajo e viteve ’60-’70.

Z.Berisha ka dëshmuar se nuk ka respekt as për historinë si të tillë, për gjykimin e saj, as për institucionet, pasi nuk ndalet në akuza dhe lloj lloj versionesh personale që kanë ndikim kur përhapen në publik. Por edhe fyejnë. Një njeri që di kaq shumë gjëra delikate e di shumë mirë sesa e vështirë është t’i thuash ato publikisht nëse janë të vërteta. Por e vërteta me të pavërtetën, sensacionin, janë bërë njësh në një vend ku gjithkush mund të bëjë historianin dhe gjykatësin.

Vetëm në intervistën e djeshme, z. Berisha ka akuzuar pesë persona, tre të vdekur dhe dy të gjallë si spiunë(katër të rusëve dhe një të jugosllavëve).

“Sigurisht që rreziku rus është një rrezik real për Ballkanin, por më pak se kudo është në Shqipëri. Mos harro trashëgiminë e Ramës në raport me Rusinë. Ramiz Alia, e ndjera bashkëshorte e tij dhe Kristaq Rama që të tre kanë qënë celulë e KGB në Shqipëri. E vërteta kjo është, e them me siguri. Mund të thoja për Nexhmijen por nuk e them. Ajo ka qënë agjente e Mugoshës, kurse këta kanë qënë agjentë të KGB. Kjo në atë kohë ka qënë fare e njohur, plus dhe të dhëna të tjera…”, është shprehur ai.

Spiuni tjetër është Artur Meçollari, të cilit z. Berisha ia vendos mbiemrin si Muçollari.

“Përveç spiunit, u përzunë dy diplomatë rus por Muçollarin nuk ja dhanë me vete. Ata u përzunë …

Pyetje: Po thoni që Muçollari është spiun i rusëve?

Sali Berisha: Po them që është spiun i fuqive jo të NATO-s.”

Nuk dihet nëse ka ndonjë politikan tjetër në Europë që flet në këtë mënyrë dhe që ka kaq pak respekt për fytyrën e vet në publik. Z. Berisha ka qenë në pushtet, ai mund të ndihmonte në ndriçimin e shqiptarëve duke ofruar dokumente për aktivitetin e Ramiz Alisë në favor të KGB-së, të Semiramis Alisë, bashkëshortes së tij që sot, 32 vjet pas vdekjes përmendet si agjente e shërbimit rus, apo edhe për Kristaq Ramën.

Dikur z. Berisha është shprehur se hapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit do të sillte përplasje dhe plagë sociale. Por për këta të tre dhe për Nexhmije Hoxhën nuk do të kishte kush qeder në Shqipëri.

Pushteti i z. Berisha i gjykoi dhe dënoi Ramiz Alinë dhe Nexhmije Hoxhën për abuzim me detyrën me pasojë shkeljen e të drejtave të njeriut, por nuk tha asnjë rresht për aktivitete të tilla.

Cilado qoftë e vërteta ajo duhet hulumtuar dhe nuk është aspak pa vlerë që një sqarim të tillë ta japë edhe Autoriteti për Dosjet.

Përndryshe, kjo sjellje e këtij njeriu është një turp më vete dhe një gërmërr televiziv që nuk ka më asnjë efekt veçse atë të një palimpsesti që zbulon përditë e më shumë se ka vetëm një teskt të shkruar mbi vete e të cilin e reciton pa ndalim.

Por për t’i bërë qejfin kësaj loje retorike, i kujtojmë z. Berisha se ka harruar Sofo Lazrin, “Rezidentin” e Ramiz Alisë, siç e ka quajtur shpesh.

Shpresojmë që të jetë vetëm çështje e moshës dhe jo ndonjë aryse tjetër që do kompromentonte rëndë besueshmërinë e këtij Whistleblower – apo Fishkëllyesi – Fishkëllimxhiu vullnetar të çdo “sekreti”. (Respublica.al)

13 komente në “Fishkëllyesi vullnetar i çdo “sekreti”, Sali Berisha (dhe pse e “harron” emrin e Sofo Lazrit)”

  1. Sommer says:

    Paske filliar te qash se i ka then emrat e spiunjeve po oj koqe kandari se ti je bir o tyre nje bir kurve komunistje- mos harro aty eshte Gramos Ruci fatmir xhafaj etj etj ende- rroft Sali berisha se eshte koka e kombit ! Flm

    1. Ristani says:

      Jam dakort me gjithcka eshte shkruar me larte.Kam mendimin qe ai njeri eshtei semur psiqik.Ai akuzon me fjalet me fyese qe edhe fjalori nuk i permban kindershtaret e tije politik.Eshte shume i rrezikshem,tegjitha vrasjet politike qe kane ndodhur ne keto 27 vjet prapa fshihet dora e tij.Ai e ka vendin o ne burg ose ne psiqatri.

      1. Ben says:

        Ristan-per ata qe e kane njohur para 90-tes, Berisha ka qene gjithmone nje i semure per pushtet. Ky djali qe ka shkruar kete artikull eshte lodhur kot fare. Sali Berisha duheshe hequr nga qarkullimi qe ne fillim fare te viteve 90-te, kur me urdher te Ramiz Alise dhe me ndihmen e Azem Hajdarit u katapultua ne krye te PD-se se sapo formuar. Detyra e tij ishte qe te shkaterronte ose te pakten te kontrollonte forcen e re politike qe ta bente nje shtojce te PPSH-se. Kur Berisha pa se Partia komuniste kishte marre tatepjeten, mendoi se arriti momenti I tij dhe tradhetoi Ramizin duke u bere I plotefuqishem ne Shqiperi. Te tjerat pastaj dihen se jane gjera qe publiku yne i di me se miri.
        Ky maskara i kalibrit me te madh duhet futur ne burg per krimet qe ka bere se vetem atje i mbyllet haleja qe perdor per te folur dhe ngrene.

  2. daku says:

    Cfare emri paska patur edhe gruaja e Ramiz Alise, Semiramis, qe do te thote Gjysem Ramiz. Mire, burre e grua mish e thua.

    1. Bureto says:

      Të paktën mos e trego të publikisht injorancën tënde. Semiramisa ka qenë princeshë e Babilonisë dhe këtë emër ia ka vënë i ati i saj shkencëtari Aleksandër Xhuvani, i cili s’mund ta dinte se me kë do i martohej e bija kur i vuri këtë emër! “I mençuri mëson, dinaku ngul këmbë, budallai hesht”-ka thënë filozofi i antikitetit Aristoteli, këtu e dymijë vjet më parë

  3. "BOHOTINA" says:

    Ky fishkellen se mbolli pandeshkueshmerine ne vend dhe vazhdon akoma te mos ndeshkohet. Ky pervers ben ç’ i do qejfi dhe nuk merret te deshmoje atje ku duhet.

  4. lom deliu says:

    po te perfshinte dhe emrin e Nexhmijes do te kompromentonte “nipin” e saj qe e ka emeruar ne krye te nje Partie.

  5. Timi says:

    Ky pervec gjithe te zezave di kriminel e vrases e genjeshtar eshte edhe komplet debil…debil nga sto te rendit fare apo te shkalles se larte!

  6. fieri says:

    duket per te qeshur, por ne fakt eshte per te qare , kut kur ka akoma njrez qe thone, rrofte sali berisha koka e kombit,,

  7. Prostituta Kombetare Sali says:

    Po prostitucioni kete pune ka, mos ma vini re, pleqeria ben te veten!

  8. PER SALIUN NUK SHKRUAJ SE DO SHKRUAJ HISTORIA ,POR DY FJALE PER ATE QE KOMENTON DHE QUHET ME PSEUDONIMIN daku.OR DJALE SEMIRAMIS KISH EMRIN SEMIRAMIS ISHTE GRUAJA LEGJENDARE E ONNES NE ASSYRIAN PERANDORI DHE TILLE ISHTE SE E KAM PATUR PEDAGOGE. ME TEJ VAJZA E PROFESORIT TE CQUAR ALEKSANDER XHUVANI FAMILJE QYTETARE INTELEKTUALE ME KOHE

  9. Ana says:

    Berisha eshte me fat mbasi gazetaret nuk duan ti drejtojne pyetjet e duhura se si e perception ai shtetin ligjor -si mjet per pasurimin e nje grupi njerezish duke pervetesuar pasurite shteterore dhe private? Clare Jane limitet ku asnje shtetas nuk mund te vere dore mbi pasurine shtetrore si privatizimi I lumenjeve etj?cfare kupton ai me ekonomine e tregut ,anarshi ku me I forti rremben sa te mundet?Rendesia e kushtetutes ,drejtimi i vendetit me Europe ;kur shqiptaret ishin te shkeputur nga fanatizmi fetar ai nxitoi ta fut vendin ne koferencen islamike.?etjetj Se fundi si u gjend Berisha ne krye duke tellallizuar fjalimet per demokracine qe I merrte te gatshme ,kush Jane lidhjet e tij me ish sigurimin e shtetit..Ne sa ai luan karten e pseudo betejave me spiun, eshte ai vet nje spiun i dyfisht perderisa shkaterroi demokracine dhe kemnguli qe asnje here mos te behet nje shtet serioz mbasi shqiptaret Jane te paafte,,ata Jane kriminel e te prapambetur simbas teorive keqdashese…e tij etj qe ta bejne Berishen te pres ne heshtje denimin qe shoqeria do ti jap per krimet shteterore e mos te paraprije me slum per te mbrojtur vetev dhe pasurine e families.

  10. John says:

    Semiramis Alia (Xhuvani) ka qene pedagogia dhe Dekane e Fakultetit te Shkencave te Natyres. Ajo ka qene kimiste. Dhe nese ka pas femer ideale ajo ka qene ne ate kohe. Shpirt njeriu, e dashur me studentet. Nuk ka student qe ka kaluar nga dora e saj dhe te mos thote fjalet me te mira per ate. Prandaj mos u lodhni shume me c’ka thone politikanet shkerdhata. ata jane te rrjedhun. Nuk thone kot se “hajduti thote kapeni hajdutin”. Sali Bertisha ka qene vete spiun dhe agjent i jugosllaveve dhe francezeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje