Nga Anri Bala
E patë dje mashtruesin e vogël, që ka uzurpuar PD, doli duke qarë, i mallëngjyer për të persekutuarit. U kërkoi ndjesë, jo për komunizmin dhe komunistët, por për demoshkërdhatacinë që ndërtoi partia e tij dhe për “demokomunistët” që e drejtojnë atë. Ju përgjërua Tomorrit… në emër të “qorrit”, që kurrë nuk e kishin parë shtresën e tyre!
Si parti “demokomuniste”, i kishin vrarë e sharë, djegur dhe persekutuar shumë herë më tepër se diktatura në këto 25 vite. As një fjalë nuk tha djali i SHQUP-it, se çfarë u kishin bërë të persekutuarve për tu lehtësuar sadopak dhimbjen dhjetëra vjeçare që u shkaktoi diktatura, por kërkoi ndjesë, se përse nuk kishte gjetur eshtrat e të vrarëve dhe të humburve. U tallë duke shkelur me këmbë edhe mbi shpresën, tani që po kthehen në kufoma nga hallet, shumë nga të mbijetuarit e shtresës së tyre!
Po si nuk i folën! Si nuk ulëritën dhe u lebetitën kur e panë?! Dikush duhet ti thoshte: “Këtu, duhet të heshtësh dhe të fshihesh! Nuk ke asgjë për të na thënë! Thjesht përdore sërish armën tënde të paturpësisë, mashtrimin e radhës, a thua se po flisje me ata të persekutuar, që sapo kishin dalë nga dera e Spaçit!”
Ai s’kishte asgjë për ta, veçse ofortën, për t’i trajtuar si ushtarë dezertor, që duhet të ktheheshin nën komandën e tij. Çfarë tjetër mund tu thoshte, që ata të shikonin ndryshimin mes pushtetit të tyre dhe atyre që i dënuan? Ku janë të persekutuarit në këtë demoshkërdhataci?! Sa prej tyre janë deputet dhe drejtues të rëndësishëm të këtij vendi?! Sa prej tyre jetojnë dhë punojnë jashtë vendit, si përfaqësues të shtetit shqiptarë dhe të viktmave të një krimi të pandëshkuar?!
Vërtetë mund të kërkosh ndjesë, kur karrigen e Tomorrit e ngroh Klevisi i F.B, Sali-jari i G.D-së apo Tritani i P.P-së. Nëse ishte kaq e lehtë ndjesa e persekutorit, atëherë përse u rrëzua diktatura?! Alia dinte shumë më mirë se t’i… për tu lutur e përgjëruar! Ti je larg realitetit të jetës së tyre, ndaj nuk mund ta kuptosh, se ndjesa e vrasësit nuk të jep pafajësi dhe as përqafim nga njerëzit e viktimës, vetëm “paqe”… në botën tjetër!
Vërtetë ti ke guxim, që në emër të “demokomunistëve” që kanë pushtuar PD-në, të dalësh para të persekutuarve dhe tu thuash se: “Më falni se ju vrava, ju poshtërova, ju shava dhe ju mashtrova! Në të vërtetë, ky nuk është guxim, por fyerje me qëllim.
Ti nuk ke asnjë lidhje me atë shtresë, sepse ashtu si babai yt shpirtëror, që i shërbeu me devotshmëri, edhe babai yt biologjik, ka pasur të njëjtat atribute në kohën e komunizmit: si komunist dhe shërbyes i elitave të komunizmit, e këtë kurrë nuk e ke deklaruar.
Po, për këtë duhet të kërkosh ndjesë, duke ndjerë habi e pyetur veten, se përse je aty, si drejtues i së djathtës?!
A e dini se çfarë u keni bërë këtyre njerëzve, që gjoja u kërkoni ndjesë?! I keni rrahur dhe gjakosur sëbashku me Azem Hajdarin, që gjoja sot e “doni”, kur ato protestonin për të drejtat e tyre më elementare, dëmshpërblimin për mbijetesë!
A s’dini çfarë u keni bërë këtyre njerëzve? I keni djegur, kur durimi i tyre kishte marrë fund dhe klithnin për bukën e gojës, apo e harruat Lirakun!
A e dini çfarë u keni bërë këtyre njerëzve? I keni poshtëruar ju “demokomunist”, kur të majtë që nuk i lidh asgjë me shtresën e të përndjekurve, deshën t’i jepnin vendin që meritonte, një figure të shquar të shtresës së tyre, jo të sërës tuaj, si Visar Zhiti, që përveç të gjithë kalvarit që kishte kaluar, mbante në zemër dhe dhimbjen e humbjes së djalit të tij të vetëm.
Soji i juaj, me ty që nuk të lidh asgjë me atë shtresë, sot thërret për bashkim, kur për ta keni qenë vetëm një zhgënjim. Vërtet, do të gënjehen dhe do të ngrohen në çadrën tuaj të radhës, ato që diellin e shikonin 5 minuta në ditë?! Nuk mund ta besoj kurrë, se këta njerëz mund të bashkohen me persekutorët e rinj dhe miqtë e tyre, pa asnjë ideal përveçse atij të pushtetit të “demokomunistëve”.
Ndaj, ndjesa jote është një pështym në fytyrat dhe dhimbjen e të vrarëve dy herë, e të pakallur ende. Hesht, sepse heshtja është kapak floriri për gojën tënde, sepse po luani me nderin e atyre, që tashmë i’u njohin mirë!
Ky nuk asht si Daktorri, nuk ka burrni kund!
Te pakten Daktorri bani ligjin Bolshevik 7501, por mbasandej u zotue se do i perfaqesoj, ene e bani!
Te njajten gja me te perndjekmit, ma para, kahera ju doli ene deshmitar por mbasandej e kuptovi gabimin! Mbas 90 afroi afer vetes te persekutumit Jemin Gjana, Tritan Shehu, Agim Doci, Xhozin ene Ciljeten!
Te na rroje Partia o popull!
Tahir, doktorri jot ju a ka ba ma zi se ky cunaku qe na hiqet si lider.
Spartak Braho ka qen ikone e diktatures dhe ju e keni gju me gju me shokun Rama.
Mos harroni dhe Kristaq Ramen qe firmoste pro varjes.
Bravo Anri,Ku lloj kryek,,,,i i PDs na e cpifi me keq se Krye….i i par sai Sali,po si su vin pak fare turp per ate cu ben te perndiekurve kijo parti,,,kijo parti letyre e komunisteve,,bajg me keq se komunizmi jane,,pisa pa atdhe e bese,,se kuptoj pse zoti Tomor Alizoti,s’ben nje parti te vertet per te perndiekurit per ballistet dhe per cdo njeri qe do te jet i DIATHT NE SHTEPIN E VET,sikur dhe 5% te marim.
Posht Komunizmi i Qelbur,posht ata qe shtiren si te Diathte,,
Roft kujtimi i te madhit MITAT FRASHERIT,,
Krijoni partine tuaj qe t’a merrni vesh sa ju urren ky popull!
Gjithmone jeni bashkuar me armiqt e Shqiperise ndaj shporruni o plehra!
Partia e diathte PDja,,cfar turpi jan me keq se letyra qe i polli Ramiz haleja bashk me Sali letyren,,
kam nje kerkes per zotin TOMOR ALIZOTI,,pse sben nje parti te vertet te diathte pa asnje letyr komunisti sikur dhe 5%te marim por do jemi ne shtepin tone si na ka lezet,dhe ne nderin e te gjith viktimave te rena ne regjimin komunistoslavista PISA
Roft kujtimi i te pa vdekshmit
MITAT FRASHERIT..
Por nga ana tjetër janë po kaq përgjegjës për fyerjen ndaj tyre dhe vetë një pjesë e të persekutuarve, të cilët duke mos e parë problemin e të drejtave të shtresës më të vuajtur si një problem integral, u kënaqën me ndonjë kockë që u dhanë demokomunistët, apo po u japin sot “rilindasit”, që edhe pse kështu, pak e nga pak, mbasi i shtrydhën i flakën. Shtresa e të persekutuarve ishte dhe duhet të jetë një në mbrojtje të kauzës së tyre dhe jo e ndarë në disa shoqata, duke bërë freskun pushtetarëve apo opozitave të rradhës, vartësisht rrokadave midis tyre, por kushdoqofshin janë po ata. Bashkë si gjithmonë për interesat e tyre, sipas amanetit të mentorit të tyre Ramiz Alisë.
KY DEMOSHKERDHATOKRATI KA SI DETYRIM TE BEJE :
1-DOREZIMIN E KARRIGES SE PD ME GJITHE VULE TEK TOMORRI.
2-TE FUSE BISHTIN NDERSHALE E TE LARGOHET SI DHI E ZGJEBOSUR NE DREJTIM TE PROKURORISE.
3-NGA PROKURORIA APO NGA QELIA TE KERKOJE NDJESE PUBLIKE PER CDO GJE QE KA
BERE.
4-VENDI IM,VENDI YT, VENDI I TE GJITHEVE NE, ESHTE KTHYER NE NJE PARCELE EKSPERIMENTALE PREJ KUR ESHTE KRIJUAR SHTETI.
4-SHTETIN E KANE MARRE NE DORE QELBESIRAT HAJDUTET DHE KRIMINELET QE VRASIN PER PUSHTET DUKE E KTHYER GJITHMONE NE NJE VEND TE PA PERSPEKTIVE DHE TE PAJETUESHEM PER BREZAT E SE ARDHMES.
PSE ???
SEPSE VEC TE TJERASH KETA SHKERDHATOKRATE SI IDEAL NUK KANE PATUR BERJEN E SHQIPERISE POR RRJEPJEN E SAJ PER INTERESAT E TYRE PERSONALE.
HIQJANI KARRIGEN KETIJ TE MENDEROSURI E TE SHIKONI SA I VLEN LEKURA…!
Rilindasit nuk kishin pushtet,
enderuan dhe luftuan per nje shqiperi te begate per te gjithe.
A eshte e mundur?
Mendoj se nje shpirt i begate per cdo njerin s’mungon.
Ja shiten shpirtin djallit,Nolistat,zogistat,ballistat,koministat,idealistat,majtistat, te djathtet.
Ky mish mash mbetjesh te krijuar ne te gjitha kohet,
djer e shkermoq,vret e persekuton,vjedh e varferon,ndrydh e poshteron,
shpirtrat e cdo shqipetari.