Rama ultimatum drejtuesve në Zyrat e Punës : Do të ketë dëshmorë, do largoheni po s'përmbushët objektivat

30 Mars 2018, 12:22Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë ultimatum të gjithë drejtorëve në Zyrat e Punës se do të humbasin vendin e punës nëse nuk përmbushin objektivat.

Teksa  foli për punësimin, shefi i ekzekutivit deklaroi se qeveria ka si objektiv punësimin e 25 mijë personave që kanë dalë nga ndihma ekonomike dhe që janë të gatshëm të punojnë.

Më tej shefi i qeverisë deklaroi se zyrat e punës ka punësuar 25 mijë persona dhe se niveli i papunësisë në vend është në shifra më të ulëta në këto 25 vitet e fundit.

Gjithashtu Rama tha se shteti do të paguaj trajnimin e çdo personi të papunë për tu kualifikuar.

Për çdo drejtor dhe punonjës në 61 bashkitë e vendit objektivat do të jenë të matshme dhe kush e arrin qëndron në punë, kush nuk e kap, i hap rrugën dikujt tjetër.

Kemi objektivin e 25 mijë të punësuarve si punëkërkues që kanë dalë nga ndihma ekonomike ose jo, por që janë të gatshëm të punojnë. Do ketë dëshmorë, ky objektiv me patjetër të realizohet.

Sfida e punësimit ka një kompleksitet. Fillon nga kapacitetet e vendit për punë dhe jo sesa njerëz duan punë.

 Pra se sa njerëz e kanë aftësinë për punë.

Në një vend që në 20 e kusur vite nuk u zhvillua arsimi profesional, sot përballemi me pasoja.

 Janë 10 mijë mundësi, 10 mijë njerëz që duan të punojnë.

Ne do ti paguajmë për trajnimet me gjysmën e pagesës së papunësisë. Punëkërkuesit sot në Shqipëri janë 83 mijë.

Është një shifër e lartë por ishin 150 mijë në 2013. Ashtu sikundër llafeve, që nuk dua ti hedh poshtë, pasi është problem, ka një tregues kuptimplotë.

Ankesa dhe vajtimet janë kollaj, por zgjidhja është puna”, tha Rama. (TemA)

10 komente në “Rama ultimatum drejtuesve në Zyrat e Punës : Do të ketë dëshmorë, do largoheni po s’përmbushët objektivat”

  1. sapa says:

    E pabesueshme!Kur nje kryeminister kercenon punonjesit e administrates se tij shikohet se sa funksjonon ky shtet dhe sa i afte eshte per te bere shtet!Vetem ne shqiperi ndodh kjo gje!

    1. Aqifi says:

      Jo po do ti lere ne vetrjedhje si PD mor tu nxjerr ujin e zi se per ate pune paguen

    2. Bushi says:

      Shume mire e ka kryeministri.Ata qe punojne ne keto zyra,te bejne punen e tyre mire dhe te fusin njerzit ne pune.Jane mesuar njerzit keq,nuk vene ne pune se u jep shteti asistence sociale.Ata qe jane dembela,pranojne me mire kete asistence,dhe nuk vene ne pune e verdallisen gjithe ditetn,madje edhe duke u marre me veprime te pista.Prandaj kryeministri e ke mire dhe duhet ta kuptojme te gjithe,se çdo gje mire materjale,vihet me pune.Te gjithe duan pune ne shtet,pavaresisht se e ka arsimin perkates apo jo.Kete pune duhet ta bejne ne radhe te pare drejtorat e zyrave te punes,duke bindur njerzit te shkojne ne pune,dhe te pranojne çdo pune.

    3. BE Gazetar says:

      Kjo tregon qe asgje nuk po ndryshon nga koha e Saliut.

      Patjeter trafikantet e qenieve njerzore do kene pune per aktivitetin e tyre fitimprures.

  2. Spartak VERDHA says:

    Ashtu të lumtë z. Kryeministër .
    S’ka punë të pamatëshme . S’ka asnjë ndryshim . Pse , dhe si e mat privati , ashtu duhet ta masi dhe shteti .
    Mos mbani nëpër zyra 10 vetë , por shkurtojini dhe trajtoni ato që mbeten ( më të aftët , më të disiplinuarit e më të mirët , jo miqësirat ) me rroga dinjitoze . Vetëm kështu do ja dijnë vlerën administrata punës , vendit të punës , respektin dhe sjelljen në shërbim të detyrës dhe populluit , si dhe do jetë shumë më i ndërgjegjshëm për atë që fiton ose humbnet me rrogën që merr e pensionin e siguruar . Nuk ka pse , dhe nuk duhet lejuar kurrsesi absolutisht , të shprehen me përbuzje e si gjynahqarë , RROGE SHTETI .
    Vejini barrën e detyrës në kurriz seicilit sipas vendit të punës dhe do dalin vetë nga rrjeshti të pa aftët , dembelët dhe abuzuesit , sepse asnjë nuk do ketë kohë me bë punën e tjetrit .
    Edhe diçka .
    PUNESIMI dhe SHKOLLIMI PROFESIONAL i të gjithëve , që mund e duan të mësojnë e punojnë , nuk duhet të jetë OBJEKT i punës vetëm i zyrave të punës . Ky është problemi më madhor i të gjithëve si shtet e si komb . Ky është problemi më madhor që nga Presidenti e deri tek Drejtuesi e Administratori i ç’do kompanie private si dhe i të gjithë organizmave e shoqatave që veprojnë këtu . S’ka preokupim dhe vepër më madhore se zënja me punë dhe shkollimi e aftësimi i vazhdueshëm i gjithë popullsisë , por veçanërisht rinisë .
    Kurrsesi , në asnjë mënyrë , rinia shqiptare nuk duhet të shkojë të punojë jasht atdheut tonë të mrekullueshëm dhe me resurse për të mbajtur e punësuar edhe dyfishin e kësaj popullsie që kemi sot .
    Spartak VERDHA

  3. X. says:

    Rama dhe PS tani kane ngelure si Vejushat e Zeza dhe mashum bene magji si sursjerkat sesa pokitike.
    ranmma me nhe zero te madhe per ta shpetuar vetveten nga …. ps-ja ne trafik…..)
    Rama ka hunbur rrugen dhe orijentimin koplete,dhe ma kujton nje vizite te tije ne nje kame harruar polici apo nje varke ku drejton rama,dhe thote:kah te shkoj djathtas apo majtas.ha ha ha.
    qe 5 vite me te njejtat formula genjeshtrash.
    fjala sa te avancojm ne industri,ekonomi,medicine ushtri e bugjet shteti ,nuk ekziston nga goja e ranes dhe ps-s, por vetem me ish perralla te vjetra.

  4. X. says:

    Rama dhe PS tani kane ngelure si Vejushat e Zeza dhe mashum bene magji si sursjerkat sesa politike.
    ranmma me nje zero te madhe per ta shpetuar vetveten nga …. ps-ja ne trafik…..)
    Rama ka hunbur rrugen dhe orijentimin koplete,dhe ma kujton nje vizite te tije ne nje kame harruar polici apo nje varke ku drejton rama,dhe thote:kah te shkoj djathtas apo majtas.ha ha ha.
    qe 5 vite me te njejtat formula genjeshtrash.
    fjala sa te avancojm ne industri,ekonomi,medicine ushtri e bugjet shteti ,nuk ekziston nga goja e rames dhe ps-s, por vetem me ish perralla te vjetra.

  5. Ardit says:

    Z. Rama ne radhe te pare lesho ultimatum per drejtuesit e ZRPP-ve qe po zvarritin prej vitesh praktikat e regjistrimit te pasurive.Jane bere pashallaret e kohes, ne “vilajetin” Albanistan.

  6. STATISTIKA PUNE ?? apo STATISTIKA AZILI says:

    Pune ka por s’ka profesioniste.
    Prandaj po i dergojme shqiptaret qe te profesionalizohen ne Europe si AZILANTË.

  7. Karikaturisti Karikaturon 1 Karikaturë Karakteristike says:

    ULTIMATUM:
    5 MAJI – DITA E DESHMORËVE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje