Si nuk e kanë frikë Zotin?

30 Mars 2018, 09:29Blog TEMA

Nga Enkel Demi

Sot, është e Premtja e Madhe, ditë morti e përbotshme, sepse pikërisht gjatë Pashkës hebraike, njerëzimi vrau Zotin. Shenja e zisë mbulon besimtarët, të cilët do të jenë dëshmitarë të ringjalljes së Krishtit në meshën e nesërme, në zemër të natës, kur do të ndizet drita.

E përshkruar në këtë mënyrë duket sikur ke marrë një nga ato fjalitë e rëndomta që thonë drejtuesit televizivë në kësi rastesh. Meqë i përkas kësaj race, natyrisht nuk mund t’i shpëtoja një përshkrimi kaq të zakonshëm, të cilin e dëgjojmë shpesh dhe pse jo mund të na hapet goja, kur na e rrëfejnë. Në fakt, kemi të bëjmë me tragjedinë më të madhe njerëzore, me të vërtetën më copë, me të cilën të krishterët përballen në çdo meshë; fitoren mbi vdekjen.

Natyrisht, unë nuk jam predikues apo teolog, ndaj nuk ka përse të presë kush prej meje ndonjë gjë të ndritshme në këtë lëmë. Por, më së shumti prej motesh e motesh më bëjnë përshtypje, ata që e vranë Krishtin; farisejtë, populli që zgjodhi Barabën, histeria e turmës, romakët që e rrahën dhe e vunë në lojë, Pilati. Kur e prek këtë histori si çdo njeri i thjeshtë pyes veten: Po ti në cilën anë do të ishe, po të vinte Krishti në Shqipëri? Me gjasë, kisha për të qenë në anën tjetër të lojës, tek vrasësit, pasi në këto raste pakica që zgjedh të jetë në krahun e humbjes së sigurtë, kapitullimin e plotë, nuk ka të bëjë me oportunistët si puna ime. Kam një bindje të patundur që nëse Krishti po të zbriste sot në Shqipëri, do e kishim vrarë e prerë, ndoshta më zi se hebrenjtë e lashtë. Për këtë nuk duhet të bësh studime të larta dhe të thella. Mjaft, të shohësh se si jetojmë, cilët janë ata që tërheqin penjtë e lojës dhe si e ndjellim vdekjen çdo ditë të lume që na fal Perëndia.

Kemi krijuar një shoqëri, ku vlera e vetme është fuqia e pares, pushteti i saj. Për të ndërrojmë parime, atdhe, familje, shesim njerëzit e dashur. Juda Iskarioti për një dorë pare e shiti Zotin e tij, madje duke përdorur puthjen për shenjë. A nuk janë Judë besëprerët e këtij vendi që e dredhin sa në një qoshe në tjetrën për një vend pune më të mirë, për pak para më shumë, tek e fundit për ta larguar skamjen, qoftë dhe për një ditë? Në një farë mënyre nuk e vrasim veten çdo ditë? Dhe po si Juda nuk shkojmë në konop me gjëmën e fajit?

Farisejtë, autoritetet, dredharakët si Pilati që lajnë duart, a kanë ndryshim nga ata që po na udhëheqin? Në Jeruzalemin e asaj kohe a nuk ishin taksidarët që u shtrëngonin lagun tek fyti skamnorëve? Në Shqipërinë e sotme a nuk po luhet e njëjta lojë me taksa, tatime, hipoteka, dogana, fatura uji, energjie? Pa t’i shohim një herë në dy udhëheqësit tanë se çfarë i bëjnë gjindjes…, ndërsa e shkelin me këmbë, e përdhosin, e fyejnë, i marrin erzin, i fusin dorën në xhep a tek çanaku i bukës. Duket sikur historia përsëritet kokëfortë, veç mënyra e veshjes ndryshon. Këta që janë në krye kanë të njëjtën arrogancë të pacipë të pushtetit, tek i skërmitej Krishtit: “Tani që je në kryq, përse nuk i thua Zotit tënd të të shpëtojë?”.

A nuk zgjodhi në atë kohë gjindja që mes Krishtit dhe Barabës, të shpëtonte nga vdekja Barabën, cubin pra. Po pse çfarë ndodh sot në Shqipëri? A nuk zgjedhin me qejf katundarët dhe qytetarët të fortin, banditin për deputet apo kryetar bashkie? Historikisht, shqiptarët kanë bërë të njëjtën zgjedhje; nga Haxhi Qamili deri tek këta analfabetët me shumë emra që i kanë sot sipër kokës.

Prandaj, ka vetëm një pyetje: Si nuk kanë frikë? Jo aq shumë turma, sepse ajo përherë do të manipulohet, por ata që e udhëheqin atë në prapësi. Si nuk kanë frikë që përhapin farën e krimit? Si nuk kanë frikë që grabisin? Si nuk kanë frikë që shkatërrojnë qytete e pasuri? Si nuk kanë frikë që mbjellin me kaq dëshirë varfërinë? Si nuk kanë frikë që e kanë kthyer narkotrafikun në rrugë suksesi? Si nuk kanë frikë që e lirojnë kriminelin nga burgu? Si nuk kanë frikë që nuk e arrestojnë vrasësin a trafikantin? Si nuk kanë frikë që kanë ngritur kultin e të fortit? Si nuk kanë frikë që rrejnë kaq shumë? Si nuk kanë frikë që të djelën do të urojnë Pashkën?(27.al)

13 komente në “Si nuk e kanë frikë Zotin?”

  1. Shvejk says:

    Enkel Demi, do te te quaja demagog por kam merak se mos te bej nder.

  2. dudum says:

    Po pyet dhe veten si ka mundesi qe u bera i pasur kur mu be gruja Kryertare e KKRT dhe deputete, si ka mundesi, ta fillojme te gjithe nga vetja pastaj ta kerkojme fajin tek te tjeret.

  3. Kel Cami says:

    O Enkel Cami ti u Perzure nga Cameria sepse ishe Mysliman, tashti te ktheu Gruaja ne Katolik ik o Plehre.

  4. Jasu re says:

    Njerezimi Vrau Zotin? Hahahhahahahaha Perralle e bukur

  5. undefined says:

    O zot kush drejton spektakle ne TV.

  6. "BOHOTINA" says:

    Shume mire. Bravo! Po e di ti Enkel i nderuar se atij paragrafit tend te fundit do ti shtoja dhe mjaft pikepyetje te tjera, mbase me dhjetra. Madje kam nje liber te tere te botuar, te 12-tin me titull: “Balashët”. Balashë kam quajtur politikanet. Sa deshire kisha te ta jepja ate liber me 120 faqe.

  7. Tajar says:

    Zoti nuk eshte aty per te trembur njerezit, por per ti ndihmuar ata o kokloqe.

  8. thyba pilatiane says:

    Ja, pervec ruseve oligarkik te PD, tani del edhe ky teokrati tjeter me analizat e tij. Na fton te pyesim veten perse valle ky shtet nuk funksionon si nje teokraci. Mbase sepse ajo qe duam nuk eshte nje diktature tjeter si ato qe fshihen pas koncepteve biblike qe te ka mesuar gruaja ty. Kete shkrim per ke e keni shkruar, per pjelloret e Shishtavecit, apo ata te Fajzes? Haaaaaaahahahahaha. Gezuar festen e pjellorise!! ?

  9. Qytetari Analog says:

    Sepse nuk dine se cfare po bejne, Enkel. Prandaj dhet te themi te gjithe ne te tjeret: “Fali o Zot!”

  10. shushica says:

    Demi ,ato qe kerkon ti mund ti gjesh vetem ne nje rend ku prona eshte e te gjitheve ,pra ne socializem .Por socializmi ,si diktature ,ty nuk te pelqen .Atehere gezo kapitalizmin ,gjerat jane te thjeshta .Miliona njerez te varfer ,pa shtepi ,pa aresim ,pa te ardhme ka edhe ne vendet me te pasura super te zhvilluara .Dhe lere hipokrizine ,ne boten e sotme eshte e pamundur te fshihesh pas fjaleve …Do nje shembull demokracie ,merr Indine ,me madhja ne bote….70 perqind rrojne ne varferi ,pra rreth 1 miliarde .Do nje shembull diktature ,Kina ,ne vitin 2030 parashikohet te kete nivel te jeteses te barabarte me SHBA…e megjithate shumica derrmuese jane te kenaqur me diktaturen…Por kinezet u treguan shume here me te mençur se idioti Gorbacov dhe tufa injorante eurolindore ,diten te marrin nga perendimi ate qe u interesonte ,nderkohe qe ruajten ate qe ishte themelore ,pa ndihmen e ndonje fuqie hyjnore…Por ti Demi nuk mund ti kuptosh ,sepse nuk te interson ti kuptosh ,pavaresisht vuajtjes tende hiopkrite.

  11. viçidolli says:

    media i jep mundesi shume KOQEVE te lexojne edhe te shkruajne online
    edhe se po ti kishe perballe nuk do ti honepseje,per gomere qe jane !
    pak histori mund edhe te shtini ne koke ,nuk eshte kurre vone.?!
    pra………..se si i keni bere Leket per te blere nje komputer apo paguar
    nje internet,nuk ju pyet njeri….por keni nderin dhe shfrytezojeni kulturen
    qe merni GRATIS nga cilido shkrim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje