REPLIKA/ Pëllumb Xhufi: një intelektual i mbrujtur në Perëndim

31 Mars 2018, 09:22Blog TEMA

Nga Ilir Hashorva

Arben Putoja në librin e tij “Jetë me kujtime”, thotë:

“Enver Hoxha përqafoi hap pas hapi metodat ekstreme të ideologjisë komuniste. Unë që e kam njohur personalisht …, e kam pasur gjithnjë të vështirë të konceptoj një intelektual të mbrujtur sadopak me kulturën franceze, të ndjekë verbërisht dogmat staliniste, të ndërmarrë e të zbatojë në shkallë të gjerë një politikë shtypjeje të pamëshirshme.”

Duke perifrazuar Arben Puton, mund të them për Pëllumb Xhufin: E kam shumë të vështirë të konceptoj një intelektual të mbrujtur sado pak më kulturën perëndimore, të ndjekë verbërisht dogmat enveriste dhe të t’i dale përkrah krimit komunist.

Duket se virusi komunist është tepër rezistent e asnjë lloj kure nuk e shuan dot plotësisht.

Në një bisedë që bën në emisionin e Dritan Hilës në televizion, Pëllumb Xhufi indinjohet thellësisht, sepse kampi i internimit i Tepelenës është krahasuar me kampin nazist të Aushvicit dhe është quajtur Aushvici shqiptar. Ai e shpjegon kështu, se përse nuk duhet quajtur ashtu: “sepse kazermat ku u strehuan të internuarit ishin me tulla dhe se kampi i Maliqit ishte më i tmerrshëm se ai i Tepelenës”. Thotë se e ka parë vetë atë kamp, aty nga vitet gjashtëdhjetë (i bie që të ketë qenë rreth 15 vjeç!), pasi kishte aty një shok ushtar dhe prandaj flet me baza!

Me të vërtetë është për të vënë duart në kokë me logjikën e këtij historiani (unë besoj se asnjë person i ideologjizuar nuk mund të jetë a të bëhet historia, çfarëdo shkolle të bëjë e çfarëdo kulture që të marrë), që del të paktën një herë në javë në televizion për t’u mbushur mendjen shqiptarëve për drejtësinë e politikës komuniste në Shqipëri.

Së pari, qenia me tulla e kazermave të kampit të Tepelenës nuk e ndryshon fare krahasimin që bëhet me Aushvicin, pasi edhe kapanonët e Aushvicit ishin me tulla. Së dyti, në qoftë se kampi i Maliqit ishte më i tmerrshëm se kampi i Tepelenës (megjithëse Pëllumbi nuk thotë se ç’e bënte atë kamp më të tmerrshëm), nuk do të thotë se kampi i Tepelenës nuk ishte i tmerrshëm dhe i ngjashëm me Aushvicin, pasi edhe Aushvici nuk ishte kampi më i tmerrshëm nazist, në atë kamp edhe punohej. Kampi i Treblinkës ishte më i tmerrshëm, pasi në atë kamp, ata që çoheshin, çoheshin drejt e për t’u vrarë. Duke lënë mënjanë arsyet e Xhufit, ndonëse krahasimi i kampit komunist të Tepelenës me atë të nazist të Aushvicit mund të jetë edhe pak i ekzagjeruar, ashtu siç janë në përgjithësi krahasimet apo metaforat kur duhet theksuar diçka, krahasimi nuk është shumë larg realitetit. Kampi ka qenë vërtet i tmerrshëm dhe jashtë çdo standardi human.

Pëllumb Xhufi thotë se ka parë dokumentet e CIA-s për atë kamp, por nuk thotë se ç’thonë dokumentet e CIA-s për çështjen që ngre dhe mbron, nuk thotë nëse në të janë kryer apo jo krime dhe krim nuk është vetëm vrasja me plumb nga gardiani apo polici, apo mbytja në llucë dhe varrosja po aty, siç ka bërë komandanti i kampit të Maliqit, Stasi Markoja (vëllai i Rita Markos, anëtarit të kupolës më të lartë komuniste, i Byrosë

Politike) me të internuarit e atij kampi, krim është edhe çdo gjë tjetër që u bë në atë kamp: që nga ushqimi dhe nga kushtet e jetës që bënin të vdisnin çdo ditë të rritur e çiliminj, e deri te internimi aty i njerëzve pa asnjë faj personal.

Pëllumb Xhufi thotë se në atë kamp ishin mbyllur familjarë të atyre që ishin arratisur në Jugosllavi dhe stërviteshin aty për të rrëzuar pushtetin e Enver Hoxhës. Informatat për këtë pohim, siç thotë vetë, i kishte marrë nga një shok! Në bazë të këtyre informatave prej shokut, justifikon internimin e mijëra familjarëve të të arratisurve në kampin e Tepelenës! Ndërsa për aktivitetin e shqiptarëve të arratisur mjaftohet me ato “që i ka thënë një shok”, për kampin e Tepelenës ka vajtur dhe ka parë dokumentet e CIA-s në Amerikë, që në të vërtetë nuk thonë ndonjë gjë të rëndësishme, dhe nuk ka marrë mundimin të shkojë e të pyesë asnjë të mbijetuar të atij kampi që i ka gjallë në Shqipëri, për të marrë vesh se ç‘kishte ndodhur vërtetë në atë kamp.

Të dalësh sot përkrah krimeve të komunizmit, në një kohë që, ndonëse jo të gjitha, por edhe ato krime që janë bërë të njohura deri tashti, janë të mjafta për ta quajtur sistemin komunist jo diktatorial, por kriminal, në një kohë kur duam të futemi në Europë, sado i mbrujtur të jesh me komunizëm, është krim në vete.

Në tetor të vitit 1998, drejtësia gjermane kërkoi që Le Pen-it, Kryetar i partisë së Djathtë Franceze (Fronti Nacional) t’i hiqej imuniteti parlamentar nga Parlamenti Evropian (dhe në të vërtetë iu hoq), për t’iu nënshtruar hetimeve të drejtësisë gjermane, sepse një vit më parë kishte thënë në Gjermani: “Furrat e gazit (krematoriumet ku nazistët digjnin trupat e hebrenjve) kanë qenë vetëm një pjesë e vogël (një detaj) i historisë së Luftës së Dytë Botërore”. Sipas ligjeve antinaziste gjermane, kjo deklaratë konsiderohej si nxitje e urrejtjes raciale dhe dënohej deri në 5 vjet burg. Ligjet antinaziste (në kuadër të denazistizimit) në Gjermani janë shumë të forta edhe sot, pas më shumë se 70 vjetësh të mundjes së nazizmit. E kush mund të kritikohet, akuzohet apo dënohet sot në Shqipëri se thotë diçka në favor të shtetit të vjetër komunist dhe të krimeve të tij?!

Mbeturinat e komunizmit në Shqipëri janë të forta si në veprime, edhe në mendësi. Ato janë të forta dhe aktive në mos pranimin e krimit komunist apo në justifikimin e tij dhe krejt të ngjashme me veprimet dhe me mendësitë naziste.

Oto Olendorfi, komandanti i divizionit vrasës nazist D, baba i pesë fëmijëve, njeri i arsimuar mirë, kur u pyet në Gjyqin e Nurembergut për vrasjet, shpjegoi se ato ishin kryer për vetëmbrojtje. Kur iu tha në gjyq se kishte qenë Gjermania ajo që kishte sulmuar fqinjët, ai tha se Gjermania e dinte se fqinjët ndonjë ditë do ta sulmonin dhe prandaj ajo i sulmoi e para. Kur pastaj u pyet se përse u vranë të gjithë hebrenjtë, ai u përgjigj se hebrenjtë ishin në favor të bolshevikëve dhe, prandaj, duheshin eliminuar edhe ata. Dhe kur u pyet më në fund se përse u vranë mijëra fëmijë, ai tha se ata do të rriteshin dhe kur të merrnin vesh se ne kishim eliminuar prindërit e tyre, do të bëheshin armiqtë tanë. “Ne po punonim për një siguri afatgjatë, prandaj na duhej t’i vritnim edhe ata” – tha Olendorfi. Oto Olendorfi u dënua me vdekje dhe u var në burgun Landsberg në Bavari më 8 korrik të vitit 1951.

Në librin e tyre “Mëngjesi i magjistarëve”, Luis Povels (Louis Pauwels) dhe Jacques Berzhier (Zhak Bergier), thonë kështu për ato që panë dhe dëgjuan në Gjyqin e Nurembergut:

“Disa seksione të Gjyqit të Nurembergut ishin pa kuptim. Gjykatësit nuk mundnin të krijonin asnjë lloj komunikimi me ata që ishin përgjegjës… Përballeshin dy botë të ndryshme që nuk mund të komunikonin. Ishte njëlloj si të gjykoje krijesa nga Marsi me standardet e qytetërimit nga toka…

Një qytetërim krejtësisht i ndryshëm ishte krijuar në Gjermani në harkun e pak viteve dhe bota as që e kishte kuptuar se ç’ndodhte. Nismëtarët e atij qytetërimi nuk kishin asnjë ngjashmëri intelektuale, morale apo shpirtërore me ne… përveçse ngjashmërisë së jashtme.” Po kështu u krijua një qytetërim anormal edhe në Shqipëri gjatë komunizmit, qytetërim që vazhdon të mbijetojë edhe sot në mbeturinat e atij regjimi dhe, po kështu, ai qytetërim është krejt i ndryshëm dhe i pakuptueshëm për qytetërimin normal e human.

Dhe, për ta mbyllur këtë shkrim për justifikimet komuniste dhe kriminale të Pëllumb Xhufit, po citoj përsëri një pjesë nga libri i Arben Putos, edhe ky komunist dogmatik si Pëllumb Xhufi, por që nga fund i jetës i thirri pak mendjes dhe i pa më qartë punët e komunizmit: Ai shkruan:

“E kam përmendur vetë, por edhe im atë, Qazua, e ka shkruar në kujtimet se ka qenë simpatizant i Fan Nolit. Në kohën e qeverisë s tij, ai u emërua sekretar i Prefektures së Gjirokastrës. Pas rikthimit të Zogut, nuk qenë të paktë ata që u goditën edhe në nivel të qeverisjes lokale. Më 1925, ai u internua dy here: një here në Krujë dhe një here në ishullin e Sazanit. Por familjen e tij, ne fëmijët, nuk na preku njeri.”

E shani Zogun, e quani kriminel, e quani satrap, por nuk kuptoni sa larg jeni prej tij!

Vërtet, mirë me baballarët që qenkan arratisur në Jugosllavi si armiq aktivë të komunizmit e që, po t’i kapnin, justifikohej dënimi, po me pleqtë, gratë, nënat e fëmijët ç’patën që i internuan dhe vranë rreth 300 prej tyre? Dhe internimet nuk ndodhën vetëm atëherë, ato vazhduan pa ndërprerje, deri sa dha shpirt ai regjim kriminal. Dhe justifikimi është po ai që jep Olendorfi për krimin nazist: pasardhësit e armiqve tanë, kur të rriteshin, do të bëheshin edhe ata armiq e, prandaj, duhej të eliminoheshin që në atë kohë!

Le të shpresojmë se një ditë, ashtu si Arben Putos, do t’i vijnë mend edhe Pëllumb Xhufit dhe do të flasë më realisht për komunizmin dhe krimet e tij. Por edhe në mos i ardhshin mend, edhe në mos foltë, edhe në vazhdoftë kështu, vendi nuk humbet ndonjë gjë të madhe nga ky e nga njerëz si ky. E vërteta po del çdo ditë në shesh. Komunizmi ishte sinonimi i krimit e kush e mohon këtë, është vetë kriminel.

(TemA)

21 komente në “REPLIKA/ Pëllumb Xhufi: një intelektual i mbrujtur në Perëndim”

  1. ULLI MAGNA says:

    BERR … BERR … BERR …

    JO PO ‘PELLUMBI’,

    JO PO ‘X-i’

    E JO PO ‘Y-I’, … … …

    TEMA E DEBATIT KETO DITE ISHTE, ESHTE DHE MBETET :

    A KA QENE ‘KAMPI I TEPELENES’ SI, APO EDHE ME KEQ SE ‘AUSCHWITZ-i’, ‘MATHAUS-i’ E ‘DACHAU’ = SIC PRETENDOHET

    ME SHUME ZHURME … ( DHE JO ME DOKUMENTE BINDESE … NGA DISA TE ‘VETE-EMERUAR’ …)

    … SA EDHE ‘SPACI’ I FAMSHEM DHE I MIREDOKUMENTUAR, DUKET SI NJE ‘KAMP PUSHIMI’ ?! ?! ?! ?! ?! …

    ETHJA DHE ‘LUFTA’ E PAEPUR E ”SHQIPTAREVE’ PER ‘STATUSE’ AZILANTESH TE MIREPAGUAR E TE GARANTUAR NE CDO KOHE,

    DUKE IU DERGUAR LETRA E ‘MEMORIE’ PRESIDENTIT FARNCEZ, E CUDITERISHT JO ATYRE TE DEMOKRACIVE TE TJERA (?!)

    VAZHDON SOT ME ETHET PER ‘STATUSE’ SOCIO-POLITIKE EDHE ME SHUME TE GARANTUARA E RENTABILIZUARA …

    ME MUNGESE DOKUMENTASH DHE FAKTESH ESHTE VESHTIRE DHE E PESHTIRE TE PRETENDOSH TE SHKRUASH HISTORINE,

    QOFSHIN EDHE ATO TE VOGLA INDIVIDUALE APO TE NJE GRUPI TE CAKTUAR,

    DIKE APLIKUAR VESIN E VJETER E GERRYES, TE IMPONIMIT ME ANE TE SULMEVE PERSONALE …

    PERSE NUK MERRENI ME DOKUMENTIN/TET E ‘CIA-as’, ETJ. ETJ. … ( SE NUK MUND TE BESOHET QE EDHE ATO HARTOHESHIN

    NGA KOMUNISTET DHE ENVERISTET ?! ?! ?! ?! ?! … )

    1. Doni apo nuke doni ju,Drejtesi do te behet. says:

      O Magna,o avoketer te djallit ,a ka me dokumenta kure deshmitaret e gjalle denoncojne,pra viktimat e terrorrit komunist,apo beme baba qe tu ngjajme i thone ketije komenti tend?Po per qindra familjare qe vazhdojne e kerkojne varret e te vrareve me ligj e pa ligje nga diktatura komuniste,qe nuku jane gjetur sot e kesaje dite,dhe ata qe jane gjetur ne varre te perbashketa me ndimen e popullit,qe ishte dhe mbetet nje detyrimin moral qe kishte dhe ka politika bastarde e Tiranes zyrtare,ku ne zyrat e tyre ndodhen dokumetat apo prresekutoret e bashkefajtoret ne kete vrasje barbaresh,perse hesht ndaj ketyre krimeve barbare sa dhe ne varre keta viktima deshmojne te lidhur me tela me gjemba ,apo me koke nensqetull e kocka te thyer qe as nazifashizmit nuke i shkoje ndermend.Ti dhe soi juaj xhufi llomotisni ngase krimet e diktatures komuniste dhe persekutoret ne to si dje me eterit dhe sot me bijte e mostrat e tyre,nuke u denuan por u ricikluan ne te tre pushtetet,plus pushtetin lokal dhe ate pjese te biznesit e medjad qe si lavatrice vazhdojne te pastrojne leket e piset,nen justifikimin ashtu ishte koha.Nje marri e shkuar marrise nje krim qe vazhdon aqe sa ja kaluan dhe eterve te tyre per mijra te vrare e gjymtyrr ne skenaret e felliqur te grabitjes me skema piramidale ,grabitjen e tjetersimin e pasurise kombetare e private pa harruar vrasjet me stimulimin e gjakmarrjes,nje krim qe eterit e tyre i thane ndal.Dhe se fundi tragjedite ne dete e toke dhe pandeshkueshmeria ndaj ketyre krimeve makabre a nuke kane doren e pushtetin e bijve te eterve dhe postrave te tyre qe vazhdojne e kakarisi si gjeli siper plehut te tyre,ku diten grinden si ujqer e cakej dhe naten ndajne leket e botes se krimit e korrupsionit,dhe me paturpesi derdhin lot krokodilesh vetem per te mashtruar e shqyer prend e rradhes,pra popullin dhe popujt,e theme popujt se kujtoj kontrabanden e armeve dhe naftes me milloshevic,karachic e vende te tjera ne lufte,pa harruar grabitjen e tjetersimin e pasurise kombetare e asaje private nga fuqia e riciklimit nga eterit tek bijte,niperit dhe mostrat e tyre me nje barre krimesh mbi supe,po keto i harrove ti,o avokat i djallit qe mbete po mizekali?Turp marri dhe krim sebashku.Prisni se nuke keni pare gje akoma kure e djeshmja dhe e sotmja do te mbetet nje ender dhe e nesermja e afer nga bange e akuzes ne burgun e Recit ne nje fund te turpshem dhe pa kthim.Besoni dhe mos vazhdoni me ligesi se nuke beni gje tjeter vetem se i shtoni vetes vitet e heqjes se lirise,eshte koha te rrefeheni sa nuke eshte vone se nuke ka pushtet e leke te piset qe t’u shpetoje nga ndeshkimi.Besoni nje here te vetme ne jete qe populli,USA,BE dhe Zoti t’u meshirojne.

      1. ULLI MAGNA says:

        LLOMOTITJE E GJATE ‘ANTI …’ , ‘ANTI …’, ‘ANTI …’, PA SNJE FAKT KONKRET E DOKUMENTE KONKRETE …,

        POR ME ‘HARTIM’ NE STIL E NE PERMBAJTJE ‘ENVERIST’ …

        … PER T’U ‘SHITUR’ SI ‘ANTIENVERIST’ … … …

        KY ESHTE PROBLEMI ME I MADH SOT QE KEMI ! ! ! ! ! … TE SHKULIM ‘ENVERIN’ DHE ‘ENVERIZIMIN’ NE FORMEN

        E TIJ ‘TE RE’ E ‘TRENDY’ TE ‘ANTIENVERIZMIT ! ! ! ! ! …

    2. Toni says:

      Shiko fitimtaret kishin te drejte ti torturonin humbesit e luftes Nacional-Clirimtare. Sepse humbesit ishin ata qe i torturuan partizanet e komunistet kur binin ne duart e tyre. I varnin, i pushkatonin, i digjnin gjalle ne furra buke (histori e vertete e bere nga gjermanet ne bashkepunim me Ballistet). Ballistet ishin ne transhe me nazistet mu perballe partizaneve dhe qellonin e vrisnin. Prandaj, te fitosh dhe ti grumbullosh ne nje burg te gjithe kolaboracionistet eshte me e pakta qe mund tju benin ketyre fashisteve. Te bashkepunoje me ata qe kishin ngritur kampet e perqendrimit (nazistet) ishte te ishe nazist vete. Prandaj keto sulme te ndyra ndaj Profesor Xhufit, i edukuar ne France, jane ndyresirelleqe fashisto-balliste. Shume mire ja u bene qe i futen neper kampe sepse e meritonin me bashkepunimin qe bene me fashisto-nazistet. Sa per ate qe ishte Aushvic eshte nje idiotizem i madh. Ata qe krahasojne nje kamp ose burg ne Tepelene me gazrat dhe dhomat e djegjes per se gjalli ne Aushvic jane genjeshtare te ndyre.

  2. Kellira says:

    Pellumb Xhufi futet ne nje diskutim te kote per te saktesuar definicione te cilat i kane bere aktore te tjere me pare. Xhufi ka qene nje figurant i asaj periudhe te cilen e pohon edhe vete.
    Per definicion “Shqiperia ishte vend i Diktatures se Proletariatit”. Ylli polar ishte Stalini.
    I ngjante apo jo Aushvicit nje kamp internimi ne Tepelene apo Maliq eshte nje diskutim pa piken e rendesise. Ashtu si eshte pa rendesi definicioni i armikut. E rendesishmja eshte qe historia te mos harrohet dhe mesa duket ne kete pike Xhufi nuk e ndihmon dot shoqerine.

  3. Theatrical says:

    o Ilir,
    prof.Xhufi nuk i ka mohuar kurre krimet e diktatures komuniste…por ti do qe te themi,kampi i Tepelenes ishte me i keq se Aushwitz
    jo mor zotri se kampi me famekeq ishte ai i Buchenwald,i dyti Aushwitz pastaj vinte ai i Tepelenes

  4. Pellumb xhufi nje patriot e historian idole i imi,dhe gjithe Shqiotarve.
    pellumb xhufi mund te lligarite gjuthom ne ndihmen time te perjetshme Patriotike.

    1. KO-Co says:

      Mëso të shkruash njëherë shqip, pastaj qëndroi pranë kësaj mbeturine komuniste, O patriot që s’di as shqip, leshkot e dreqit!

  5. Mon Kukaleshi says:

    Nazizmi dhe Komunizmi jane dy sisteme diktatoriale nacionaliste. Mos harrojme qe nazizmi lindi nga aktiviteti i gjate politik i partise socialdemokrate gjerlmane, pra nje partie te majte.
    Por pavaresisht ketij fakti jane dy sisteme ku lufta e klasave eshte e ngjashme. Krime te tmershme ka kryer fashizmi brenda sistemit te tij e gjithashtu komunizmi.
    Mendoj qe kampet e komunizmit jane te ngjashme me ato te fashizmit, mendimin tim e perforcon edhe pervoja time personale, mbasi kam pare me syte e mij trajtimin qe u rezervohej armiqve te klases, ishte nje trajtim çnjerezor qe asnje gje nuk e justifikonte.

  6. Lumi says:

    Kam vene re qe Pellumb Xhufi nxehet ne debatet televizive. Perse, nuk perballon dot te kunderten, te verteten ndryshe. I edukuar ne shkollen komuniste, ai mund te ndryshoje disi po Jo plotesisht. Kultura e tij eshte e shkartisur. Shto lidhjet me sistemin, e bejne ate historian jo asnjanes. Nderkohe, ne skene kane dale historian te rinj me koncepte te reja dhe pa komplekse ndaj se shkuares.

  7. Sali qeni qeni i qenit says:

    Nje sqarim te vogel shkencor se pari Enver Hoxha si te gjithe diktatoret e europes lindore perfshire Stalinin kane kopjuar Musolinin. Kush do te studionte me kujdes si ka ardhe Musolini, si e ka organizuar ekonomine etj etj do te kuptoje shume se çfare ka ndodh dhe akoma ndodh ne shqiperi. Edhe forma e internimeve e arrestime politike etj etj jane kopje e asaj qe bente Musolini. Ne Itali ka akoma Musoline dhe po ashtu eshte normale qe te kete Enveriste ne shqiperi. Kur kam jetuar ne shqiperi mund te them se kam qene ekstremist por kur kam njohur historine e te tjereve kam kuptuar se karakteri i shqiptarit eshte i tille qe nuk eshte e mundur ne çfaredo rrethane te beje ate qe mund te beje nje Europian. Asnje studiues i huaj ose studime serioze nuk kam gjetur ose lexuar ku te shkruhet se Enver Hoxha ka qene ashtu siç mendojne shqiptaret. Duke pare boten zoteruar gjuhe te huaja etj etj Une sot nuk kam te njejtat mendime qe kam pasur perpara dhjetorit 1990 per Enverin biles i jap shume merita. E di se budallat qe nuk kane tru hidhen perpjete por them me siguri absolute se Enver Hoxha i qyteteroj shqiptaret dhe na beri Europiane e per kete gja i heq kapelen se budallat nuk qytetrohen pa force edhe se sot ekzistojne rrjete sociale. Une sot mendoj se Enver Hoxha eshte me pozitiv se Sali Berisha dhe jam shume i penduar se kam votuar per Sali Qenin ne 91-92-94. Njerzit sot nuk e dine se askush nuk ua ka thene por ne vitet 1949-1952 ne shqiperi ka mbajt nje thatesire dhe mungonte miser ku shqiptaret rrezikonin vdekjen, 100 kg miser nderrohej me nje pend qe. Deri ne 49 miseri vinte nga Jugosllavia me pas nga BS e per te ardh nga BS vetem rruge e anijes duhej gjashte muaj sepse Jugosllavia nuk lejonte te kalonin ndihmat nga BS per territorin e saj. Ne keto vite shume shqiptare budalla dolen malit kundra shtetit se donin te beheshin udheheqesa pa marre parasysh konseguencat e rregjimit fashist, se edhe ata kur ishin fashiste internonin komuniste. Pergaditeshin edhe ne jugosllavi keta budallat, komunisto-fashitet ua moren familjet dhe i internuan ne tepelene. Nuk ka asgje te habitshme as ne internim dhe as ne mungesat e ushqimit pasi e gjithe populli vuante per copen e bukes dhe femijet vdisnin ne gjithe shqiperine. Ata qe nuk e dine se si ka qene shqiperia mund te lexojne Migjenin. Tani familiaret e atyre qe kane dale me arme ne dore e kryer krime kane marre padrejtesish edhe para. Do tu lutesha atyre qe e quajne vehten te persekutuar te ulin koken te punojne te studionje e respektojne ligjet se njerzit jane boll te lodhur prej jush do tu lutesha ti vene gishtin kokes se po fryjne erera te ftohta e nuk po merret vesh çfare do te ndodhe. Na keni lodh keto 30 vjet ma shume se komunisto-fashistet. Mund te ndodhe qe te restarohen diktatura te buta por ato qe kane ndodh ne keto 30 vjet mund t’ju bejne ta paguani se populli po vuan e populli mbeshtet diktature se disa nuk njohin gjuhen e arsyes. E di se do hidheni perpjete se nuk keni argumente, e di se Une jam nje injorant se burri nuk merret me çakallat e klyshat e kooperatives qe sapo sgjohen shkruajne ne rrjetet sociale fyrje sharje e shpalosin injoranze pa fund. Eshte hera e fundit qe po e bej vehten injorant te shkruaj ne rrjetet sociale i bindur se dikush me kupton.

    1. Bureto says:

      @ Sali qeni i qeni të qenit! Të kuptova! Rezervoj të drejtën të mos jem dakord me vlerësimin tuaj për E.Hoxhën, që sipas jush na europianizoj!!…Besoj se në këtë pikë më shumë të drejtë ka Arben Puto, por edhe sikur ai të mos ta ketë bërë reflektimin e tij në fund të jetës, ne europianizmin e Enverit e kemi ndjerë në lëkurë. Me përjashtime të vogla, këtë e demonstroi eksodi biblik i shqiptarëve i marsit të vitit 1991. Nuk dua ta zgjas më në këtë pikë se s’është ky vendi. Vetë se duhet më shumë empati kur preken këto tema.

  8. idjoti i Bathores says:

    KUSH ESHTE KY KAMIKAZ E XHIHADIST INFORMACIONI ME EMERIN ‘ILIR’ QE SHQIPERIJA 30 VJET DIGJET KY KRIFET SI ANTIKAMUNIST!
    Ne ç’P..te semes e ka degjuar e lexuar fjalen ‘kAmunist’ dhe me nje idjotesi qe tremb gomaret na e quan komunizmin ideologji!’?Ky idjot nuk arrin te kuptoje qe ish Shqiperija ish vendi me injorant i Ballkanit ne leximin e vepres se klasikeve dhe veòanerisht Marksit e vepres ‘KAPITALI’ ku tek ne vetem ne vitet ’60 nuk u perkthye as 5 perqind e kesaj vepre e qe Berisha si doktor i bllokut bashke me shokun Hysni e shokun Simon qe u sherbente nuk kishin lexuar asnje rresht nga Marksi se u dukej arabisht ashtu si ky idjoti Harshova apo andi Bushati nipi i Hysniut nuk kane lexuar se bashku aqe libra sa ka shkruar MARKSI plot 224 e vazhdojne ti perkthehen vepra te pa njohura me pare ne tre istitute San Pietrburg-Berlin-Amsterdam…..Therrisni urgjent urgjencen per keta idjote qe nxjerin bajga nga goja kur ketu vetem per komunizem nuk mund te flitet apo e ngaterrojne me feudalizem…..

  9. dani says:

    O ILIRHASHORVA , mos ha mut o pler , se ti nese ke qen me biografi te keqe , ke punuar ne administraten e atij shteti ti bashk me motrat e tua , ju palaço njerez qe bet si ju desh qefi ne ate sistem , kerkoni te hani buk gjithandej njesoj duke denigruar te tjeret , si ne kte rast profesor XHUFIN , e ke ngritur shum larg steken o njeri ule ate se je ber per turp me shkrimet e tua , na trego pak si vuaje ti ne komunizem se te njof mir dhe kam qef te degjoj gejeshtrat e tua , ne ka pasur te perkedhelur ai sistem qe ishte nje nder ata ishe dhe ti qe i sherbeje me pasion te pa par , mjaft na hapet barkun se ju qe keni ber qef ne at koh spo na lini ne kte koh rradh ne te tjerve te ankohenmi , se si gjithmon ne xhdo sahan dilni ju plera te paret me mendimin qe nuk ju njeh njeri, jo zotri mos genje veten se te njohin ty dhe sherbimin qe i ke ber atij sistemi , ate sistem ti me kta qe shani neper gazeta e mbajtet se mbajti ai qe ti shan e denigron , ju te pa fytyret qe keni ndrruar fytyr qenkeni me plerat dhe me llumi i kti kombi , se ju per te dal burra te mir nuk ju mbyllet goja, si nuk pam nje te persekutuar qe te flas e te shaj mer zot , por te gjith vemjet qe ne at koh te pinin gjakun dhe nuk te linin te benje xhap ata ankohen nga e kaluara , mjaft o njeri se u bere gazi botes me shkrimet e tua nuk matesh dot ti me PROFESOR PELLUMB XHUFIN qe esht i vetmi historian me integritet qe i ka mbetur kti vendi dhe i vetmi qe ngjarjet i tregon siç kan qen , pa interes si ju palaço qe doni te lepini ndonje sahan sot , zoti XHUFI kundershton kriminelet dhe tradhtaret e kti vendi q kan konflikt interesi me politiken e shkuar , qe sajojn dhe shkruajn çfar u vjen per mend dhe nuk tregijnojn rrealitetin , tashme qe dihet nga te ter SHQIPTARET se ktu jetuam te ter dhe kurr nuk na erdhi era mish i pjekur njeriu , zoti XHUFI mbron me fanatizem te vertetat e historis se nuk do te shtremberohet nga njerez si ju pot breza qe do vijn te din te verteten siç ka qen dhe jan ata qe gjykojn te mirat e te kqiat e sistemit te shkuar kta mostra qe shtremberojn te verteten duke genjyar ben mir qe i kundershton zoti XHUFI se i qendron fidel te vertetes se shtremberojn historin e te verteten , kurse vemje si ty ILIR HASHORVA hapen bythesh te lepin noj kocks ne xhdo regjim se jeni jerez pa integritet dhemoral pa byth , per ju historia esht te xhvatesh çte mundesh ju nuk keni atdhe as moral por vetem babzi te pa par o mashtruset e sistemit te shkuar , o te perkedhelurit e sistemit te shkuar qe kamufloheni si te persekutuar se e dini qe ai sistem nuk kthehet me dhe i jeni versulur duke shar qoft edhe me te pa drejt , vetem per te perfituar nje grusht lek , njerez pa moral , per ju ky komb nuk ka nevoj se e derrmoni kombin ju o mashtrus pa vler.

  10. befana says:

    Kushdo i arratisur ne ate kohe,ish i detyruar nga qarqet antishqipetare per diversion e aktivitet kunder pushtetit te atehershem.Asnje nga te arratisurit nuk pa punen e vet po u muar me diversion.
    Diaspora shqipetare ne Ametike ()zogolljane) ka bere e ben propaganden me te forte kunder sistemit socialist.Fundja per kete paguhen.
    Po te ish si thone ata, nuk do ish shqiptar i gjalle,perkundrazi ne ate periudhe popullsia arriti 3milion.

  11. Klimax says:

    Per Pellumb Xhufin ndjej neveri sepse eshte tipik ekstremist-komunist dhe nje nacional-shovinist psiqik, por kampi i perqendrimit ne Tepelene apo kudo ne Shqiperine e diktatures enveriste nuk mund te krahasohen as me kampin famekeq te Aushvict dhe me asnje kamp tjeter perqendrimi nazist! Perse?
    Sepse, sipas fakteve historike, vetem ne Aushvic nga 1940-ta deri ne 1945-en u deportuan 1,3 milion njerez dhe prej tyre munden te mbijetojne vetem 200 mije! Pra 85% e tyre qe u deportuan atje ose 1,1 milion njerez vdiqen (me pushkatime, djegje, gaz, semundje, nga mungesa e ushqimit, etj)! Atehere cfare krahasoni???!!!! A mund te ket llogjike ky krahasim??!!
    Nuk mohohet se diktatura hoxhiste ishte me e egra dhe me e ashpra e Europes Lindore, por ti more “kopetent” nuk mund te akuzosh te gjithe ata qe mendojne ndryshe nga ty se “edhe ata jane kriminila”!!!!! Mos valle duhet te denohen apo te pushkatohen per idete e tyre??!!
    A e kupton qe llogjika jote dhe mentaliteti jot nuk ndryshon nga ato te diktaturave naziste e komuniste?
    Hajde! Boll me urrejtje! Ecni perpara se bashku per nje shoqeri me te civilizuar, me demokratike, me perendimore e me humane!

  12. salem says:

    Kur komentojne injorantet nuk del kurre e verteta.
    Ne Auswic kishte kremator qe digjeshin “te padeshiruarit” ne Tepelene nuk ka pasur;vetem aty ka qene pak me keq se ne fshatin ngjitur me kampin.
    Ne Auswic mbeten gjalle vetem ata qe perfituan nga clirimi sovjetik;ne Tepelene vdiqen shume pak;ose pak me shume se ne fshatrat prane kampit.
    Krahasime te tilla jane idiotesi.

  13. Shqiptari says:

    Na kini çare trapin me te kaluaren.
    DOKUMENTA ZOTERINJ !!!
    Jo po tha ai jo po tha ky…jo po frynte ere ate dite te 5000 p.e.s.
    Historia nuk eshte studio televizoresh e as hamendje.
    Kampet vertetohen me dokumenta!!!
    Idotesia vertetohet me hamendje!!!

  14. saliu says:

    Per cfare komunizmi flisni more injorante. Per teorite komuniste, per idealet komuniste apo per regjimin e Enver satrapit? Eshte nje mish madh i madh dhe nje kakofoni ne te gjithe kete diskutim.
    Shqiperia dhe shqiptaret nuk kane asnje lidhje me komunizmin ne periudhe e luftes se dyte boterore. Idete komuniste ishin mode per rinine e asaj kohe,(flasim per rinine e shkolluar). Populli shqiptare ishe 90 % analfabet, keshtu qe po te besh nje hesap te thjeshte da del qe vetem 1% e popullates e ka njohur komunizmin si ideologji dhe ky 1 % vjen nga familjet e kamura sepse ata kishin mundesi te shkollonin femijet.
    Pellumb Xhufi permendi dokumenta te CIA ne emision, dhe duke iu referuar dokumenteve Amerikane tha qe nuk mund te thuhet qe kampi i Tepelenes paska qene me i tmerrshem se kampet Gjermane. Kaq eshte diskutimi, pastaj te gjitha komentet jane hartime.
    Ndoshta, ju keni te drejte dhe Xhufi jo, por nxirrni dokumenta qe te vertetojne te kunderten, Pa dokumenta nuk ka te vertete ka vetem letersi.

  15. katarakti says:

    Qe komunizmi ishte diktature dhe Enveri nje serial killer, – kjo nuk vihet ne diskutim. Siç nuk vihet ne diskutim ndryshimet marramendese qe pesoi vendi gjate 45 vjeteve te atij sistemi. Shqiperia e meparshme ishte nje vend qe te kujtonte Kandaharin apo Afriken. Injorance, fukarallik, maskarallik. Kishte vetem nje pakice te vogel intelektualesh. Pa asnje shkolle te larte, pa asnje meter hekurudhe, pa fabrika, pa uzina, pa dije, pa kulture, – veçse erresire. Ne vitin 1945 ishim 400 vjet larg Europes. Ne vitin 1985 ishim 50 vjet larg Europes. Mund te shkruash libra te tere per ndryshimet pozitive qe solli komunizmi ne Shqiperi, dhe po aq libra per krimet dhe shtypjen qe ai regjim ushtroi gjate atyre 45 vjeteve. Dhe te mos arrish kurre ne nje emerues te perbashket. Enveri per disa eshte engjell. per disa eshte Djall. Se te i gjalli gjendet edhe Engjelli edhe Djalli.

  16. Sami Repishti, PhD. USA says:

    Falenderimet e mia Z. Ilir Hashorva per kete shkrim informativ dhe moralisht ndertues!
    Une aprovoj te gjitha gjykimet e autorit sepse i kam mesue nga familja e ime e internueme ne kampin e çfarosjes se Veliqotit (Tepelene) 1949-51. Nana e ime e plakun, nuk harronte kurre sidomos viktimet krejtesisht te pafajshme- femijte- qe vdisnin nga mungesa e ushqimit dhe sherbimeve mjeksore, si dhe nga shperthimi i materialit ushtarak ne oborrin e kazermave ushtarake te lanun nga italianet. Shpesh here nuk e zinte gjumi i nates dhe derdhte lote te nxehte kur kujtonte “ferrin” e Tepelenes. Ashte me te vertete tragjik fenomeni i “mendjeve te mbylluna”. i mohimit te krimit te perjetuem nga dhjetra mijera shqiptare -pleq,gra e femij- te pafajshem si rezultat i te ashtuquejtunes “diktatura- e proletriatit”, ne praktike urrejtja e perpunueme shkencetarisht.
    Mohues te krimeve komuniste: mos e meritoni mallkimin e viktimave!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje