PD e Bashës apo PD e Berishës, kjo është çështja

1 Prill 2018, 21:37Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Pavarsisht se Doktori, ka afro 5 vjet që ka deklaruar largimin përfundimtar të tij nga çdo funksion në Partinë Demokratike (por jo nga politika) duket se akoma segmente dhe persona të veçantë brënda asaj partie, po kërkojnë me ngut rikthimin e tij. Kjo jo për faktin se ajo quhet akoma “PD e Berishës” edhe pse Basha ka kohë që është kryetari i saj, por edhe për faktin se në atë parti ka “dy zëra” që flasin, japin ultimatume, japin konkluzione dhe bëjnë thirrje për protesta apo veprime të tjera opozitare. Edhe në rastin e protestave të dhunshme në Kukës, nga PD sërish dolën “dy zëra” dhe ku padyshim, për deklaratën e Doktorit disa media ishin më të interesuara, se për daljen e Lulzimit me “frontin opozitar”.

Ata që papritur po kërkojnë rikthimin e Doktorit në krye të partisë dhe patjetër në krye të opozitës, me pretendimin “për të shpëtuar nga asgjesimi fizik dhe politik PD e katandisur si mos më keq nga Lulzimi” nuk janë të panjohur. Këtë e kanë kërkuar dhe deklaruar ish-PD-istë të mënjanuar, demokratë të qendrës dhe bazës, ish-anëtarë kryesie dhe anëtarë të Kuvendit Kombëtar, këtë po e kërkojnë edhe ata që 22 vjet më parë “Doktori” i përzuri dhunshëm nga ajo parti, duke i etiketuar si “tradhëtarë dhe të shitur”.

Por përse kërkohet me ngut rikthimi i Doktorit, përse shihet si alternativë e vetme rikthimi i tij qoftë edhe i përkohshëm, përse ish-miq dhe ish-armiq të tij duan rikthimin në krye të PD, çfarë po ndodh, ndoshta është lojë e stisur apo diçka tjetër ? E vërteta është se rikthimin e tij, e kundërshtojnë ashpër të rinjtë e Bashës, (të parët janë Grida dhe Ervini) dhe pothuajse gjithë lista e tij “e re” humbësja e zgjedhjeve të 2017. Por kundër rikthimit të tij në krye të PD, më i ashpri është vetë kryetari saj aktual. Eshtë Lulzim Basha, njeriu që erdhi nga jashtë i përgjedhur nga Doktori, për të qenë i hazërtë për të marrë në dorë fatet e PD, ndonëse Luli këtë parti e quan sot pronë, çiflik, dhe seli të tij, bashkë me oborr.

Në gjirin e Partisë Demokratike sot ka dy grupime të mëdha që mbrojnë tezat e tyre antistatutore, dhe seicila prej tyre e quan partinë, njëra “PD e Berishës” dhe tjetra “PD e Bashës”. Realisht asnjë prej tyre, nuk kërkon europianizimin e PD, hapjen e saj, afrimin e elementëve progresistë, por thjesht e kanë hallin tek ndarja hileqare, “PD e Berishës apo e Bashës”. Sot kjo parti po ndahet në përpjestim të zhdrejtë mes dy emrave që e kanë drejtuar dikur, dhe që po e drejtojnë aktualisht sot. Forumet dhe strukturat e kësaj partie, kanë kohë që nuk mblidhen dhe nuk ekzistojnë duke ndalur prej vitesh funksionimin e tyre. Situata më e fundit, e detyroi Lulzim Bashën të vendosë të mbajë Kuvendin Kombëtar të PD, dhe fët e fët, të bëjë atë ditë edhe rizgjedhjen e tij si “kryetar legjitim”, duke dashur përfundimisht ti mbyllë gojën jo vetëm zërave që çirren prej 9 muajsh kundër tij, por edhe ti kujtojë Doktorit që i përmendi nevojën e largimit para zgjedhjeve lokale se “PD tash e tutje është imja”.

Skandali i publikuar javët e fundit, nga një media e njohur ndërkombëtare në fushën e investigimeve, që bënte fjalë për një ujdi lobimi mes Partisë Demokratike dhe një subjekti të huaj, duke zbuluar lidhje të cilat janë përkthyer edhe në mbështetje politike e financiare, në pragun e zgjedhjeve të 2017, ishte dhe mbetet vërtetë një moment delikat për lidershipin e asaj partie.

Qysh para 1 viti, shefi i qeverisë e ka shprehur shqetësimin se “segmente të politikës ruse po ndërhyjnë në Ballkan dhe kanë synime dashakeqëse edhe ndaj vendit tonë”. Por nga PD erdhën sinjale që thonin se “kjo është një përpjekje e Ramës për të tërhequr vëmendjen nga hallet dhe problemet e shqiptarëve”. Partia Demokratike, natyrisht ka qenë në dijeni të investigimit nga media serioze amerikane, pasi vetëm një ditë para se të bëhej i njohur skandali financiar, një deputet (karaifil) i Lulit, i drejtoi një pyetje ministres së Mbrojtjes, lidhur me njërin nga pjesëtarët e delegacionit shqiptar në Marrëveshjen e re për Detin, duke aluduar se “ai ka bashkëpunuar me shërbimin rus”.

Por duket se loja e Lulzimit ishte e dobët, dhe gjithçka doli bllof, duke e turpëruar edhe më shumë deputetin e skandaleve. Kjo padyshim që tronditi edhe më shumë themelet e shkrifta të zotit Basha në PD, dhe i dha shtytje zërave ndryshe të jenë më të vendosur në kërkesën e tyre për “rikthimin e Doktorit”. Nuk ka qenë e rastit që në vitet e fundit zoti Basha (ndonjëherë edhe Doktori) dhe deputetët e listës tij i janë vërsulur ambasadave perëndimore aq hapur, sa që as nuk mund të mendohej se mund të ndodhte një ditë që PD të dilte kundër SHBA dhe BE.

Lufta klanore brënda Partisë Demokratike, lufta e paprinciptë mes atyre që mbetën pa u flakur nga partia dhe të rinjve gojështhurur, nisi të reflektohet dhe të shtrihet edhe në sfondin tjetër, duke mos kursyer as ambasadorët e SHBA dhe BE. Të yshtur nga zoti Basha, emrat e (pa) njohur të PD, nuk lanë sulm pa bërë ndaj institucioneve perëndimore, që nga Brukseli e deri në Uashington, kryesisht edhe ndaj Vlahutin e Donald Lu, duke i përbaltur, dhe madje kërcënuar ata. Gjuha e përdorur nga PD ndaj Vlahutin e Donald Lu, ka qenë e denjë vetëm për rrugaçë politikë, për të treguar se “PD është e Bashës”.

Kjo situatë shpesh vlerësohet si skandaloze nga ata që mbrojnë tezën e rikthimit të Doktorit në PD, duke harruar se edhe ata e kanë bërë dikur të njëjtën gjë. Doktori, në pamjen e parë duket se nuk “ka nge të merret me Lulin dhe Kuvendin e PD”, por realisht ai po mendon seriozisht për fatet e partisë që ngriti vetë nga themelet, dhe e drejtoi për afro çerek shekulli. Askush nuk e beson se, zoti Berisha do ta lërë PD në rënie të lirë, ashtu siç është duke ikur kjo parti prej 5 vitesh veçanarisht prej 9 muajsh, dhe patjetër e ka një skenar që pret ta zbatojë ndoshta ditën e mbajtjes së Kuvendit Kombëtar. Të paktën do ti tregojë Lulit se “PD është dhe do të mbetet e Berishës”.

5 komente në “PD e Bashës apo PD e Berishës, kjo është çështja”

  1. Alban Dega says:

    Nje kujtese gati 9 vjecare

    From: Alban Dega
    Date: August 30, 2010 at 9:43:02 AM EDT.

    QEVERIA ME E KORRUPTUAR NE
    HISTORINE E SHQIPERISE

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nje mesim nga Athina qeveritare

    Para dy ditesh ish- qeveritaret dhe ata ne detyre te Greqise deklaruan pasurite e tyre. Ish- kryeministri Karamanlis, djali i ish- kryeministrit historik grek Konstantin Karamanlis ka nje pasuri te pergjithshme qe nuk i kalon te dy milione eurot.
    Kryeministri ne detyre Jorgos Papandreu, djali i ish- kryeministrit historik Andreas Papandreu ka nje pasuri me te vogel se Karamanlisi. Greqia ka nje popullsi rreth 3 here me te madhe se Shqiperia. Ka nje turizem qe vleresohet ne majat e atij boteror. Ka edhe pasuri te shumta.
    Karamanlisi dhe Papandreu baba- bir kane mbi tridhjet vjet qe qeverisin njeri pas tjetrit Greqine. Kjo eshte pasuria e tyre. Po ne Shqiperi!?
    Pas tre- kater muaj ne detyre si minister i Ekonomise Dritan Prifti deklaroi 1.8 milione euro pasuri. Ministra te tjere kane edhe me shume se ai, pa qene asnje dite kryeminister as pa pasur ndonje prejardhje presidenciale apo kryeministrore….
    Nje mesim me shume vlere nga Athina qeveritare, qe vleresohet si nje nga shtete me qeveri me te korruptuar ne Evrope…. Cfare mund te thuhet per qeverite dhe ministrat shqiptare!?

    Dy per Salen e nje per Lalen !

    Jo vetem jane mjshter te hajnise e korrupsionit, por edhe staliniste te thekur ne mbrojtjen e tij,. sipas antiparimit “ mbrojtja me e mire eshte sulmi” .
    Ka plot nje muaj qe lideri i opozites dhe kryetar i Bashkise se Tiranes, cdo dite e cdo jave, here vete e here deputetet e tij, jane ne ofensive te pandalshme. Cdo e dite e me fakte te pakundershtueshme ata denoncojne, “mamuthet” e “ balenat” e korrupsionit qeveritar dhe strumbullarin e tij dhe te krimit te organizuar ne Shqiperi.
    Ka plot nje muaj qe me fakte e te dhena konkrete, opozita dhe lideret e saj i kane marre nga duart Berishes dhe qeverise se tij flamurin e anti- korrupsionit, me te cilin i mashtruan shqiptaret qysh prej fushates elektorale te 3 korrikut 2005. Lepe-peqenet e qeverise, te zene mat dhe ne befasi nga opozita flasin em gjuhen dhe stilin e Stalinit “mbrojtja me e mire eshte sulmi”
    Shihni sa poshte ka rene Kartagjena berishiane… Albana Vokshi denoncon bashkeshortin e saj te paligjesuar, pra de facto por jo de- jure se i paska dhene 100 milione euro, pra 20 per qindshin e 500 milione eurove qe paska investuar ai vetem ne ndertimet brenda jurisdiksionit te Bashkise se Tiranes. Vokshi nuk dha asnje te dhene e asnje fakt se si i beri ai dhe ajo 500 milione euro!? Po milionat e tjere per gjashte hdirocentralet e Kardhiqit te marra brenda nje dite me tenderin nen doren e qeverise nga erdhen !? Sa u ka paguar bosave te qeverise !?
    I thone ekonomi tregu e jo shaka! A nuk thonin policet e tij “ Dy per Salen e nje per Lalen!? A nuk eshte polici simboli i pare i cdo shteti? Te pakten gjoba e Rames qenka nje me pese e jo nje me dy si e policeve dhe yesmeneve te Berishes, edhe sikur te jene te verteta vetdenoncimet e tyre!

    Gruaja spiunon burrin… Prindi- femijen…

    A nuk ju kujton vetem ky fakt kohen e ndritur te Partise se pare te Saliut, kur gruaja spiunonte burrin, prindi femijen, dashnorja- jaranin, vellai – motren, femija prindin…
    Patem menduar se ajo kohe kishte perenduar njehere e pergjithmone. Faktet kokeforta deshmojne krejt te kunderten. Ka nderruar vetem aparenca, emri i partive, emri i Zeusve qe te bejne gjemen,,,, por jo mendesia, jo botekuptimi, jo thelbi stalinsto- enverist qe i ka rrenjet shume te thella se pari tek pasardhesit ne krye te kupoles politiko- shteterore te Shqiperise se sotme.
    Te pakten, formalisht si partia e Stalinit ashtu edhe ajo Enverit mblidhte formalisht e sa per sy e faqe te ashtuquajturat plenume te KQ te partise nje here ne gjashte muaj per ti dhene imazhin e kolegjialitetit shkopit absolut te diktatoreve ish- komuniste… PD e sotme i zhvillon plenumet e saj nje here ne tre a kater vjet….
    Kete shembulll vetdenoncues dhe vetdemaskues te Albana Vokshit perdor edhe ushtari tjeter i Berishes Alibeaj, ne sulmin e tij te donkishotesk kunder mullinjve te eres.
    Pikerisht ne kohen kur lideri i opozites dhe shtabi i tij u zgjuan nga gjumi dhe filluan ofensiven e tyre te mencur kunder pikave me te dobeta te qeverisjes shqiptare, sic eshte mbrojtja e krimit te organizuar dhe roli i saj si strumbullari i korrupsionit ne Shqiperi, e kapur ne befasi pozita e korruptuar dhe udheheqja e saj po bejne gafa pas gafash, duke i dhene fakte edhe me te forta sulmuesve me denoncimin dhe demaskimin e vetvetes.
    Vetvetiu lindin disa pyetje qe do te ishte mire tu pergjigjej vete Berisha e jo telallet e lepe- peqenet e tij :
    Mire qe nuk i zbatojne por te pakten a i lexon ai raportet nderkombetare per drejtesine shqiptare.!? Ne vend te ligjit dhe drejtesise, ajo eshte kthyer tash pese vjet ne strumbullarin e cdo kritike per korrupsion, per mbrojtje te krimit te organizuar, per mosdhenie drejtesie, per zbatimin e ligjit te Maliqit.
    Drejtesia e munguar dhe “mamuthet” e nderuar

    Cfare ka bere Berisha dhe ish- Keshilltari Ligjor, ish- Ministri i tij i Drejtesise…, Zoti Alibeaj per ndryshimin e ketij imazhi te saj.!?
    Sa ish- “mamuthe te korrupsionit” e “padrino te mafias ” se qeverise se meparshme te Fatos Nanos kane vene ata ne banken e te akuzuarit ose ne prangat e drejtesise dhe ligjit!?
    Jane te pakten pese ministra te qeverise se meparshme dhe po kaq te kesaj aktuale qe jane akuzuar publikisht per korrupsion multimilionesh… Cili prej tyre eshte vene para forces se ligjit!?
    Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise ka hedhur poshte dhe shpallur si antikushtetuese mbi 10 ligje e marreveshje nderkombetare te neneshkruara nga qeveria e Berishes…
    Sa prej autoreve te dhe hartuesve, miratuesve dhe urdheruesve te tyre jane vendosur para ligjit per shkelje te Kushtetutes se Shqiperise, ligjit themeltar te cdo shteti demokratik!?
    Pse ka heshtur deri tash Vokshi, Alibeaj, Paloka…. Berisha kunder shkeljeve ligjore dhe korrupsionit te kryetarit te Bashkise se Tiranes . Zotit Edi Rama me lejet e ndertimit!?
    Pse keta u zgjuan papritur vetem pasi ai dhe opozita shqiptare u zgjua nga gjumi dhe ua mori nga duart e pergjakura e te ziftosura deri ne shpatulla nga korrupsioni galopant ala Gerdec, ala “autostrade kombetare”, ala Otranto…, flamurin e antikorrupsionit, me te cilin bosi Berisha dhe mazhoranca e sotme erdhen ne pushtet !?

    Nepotizmi – korrupsion i mirefillte

    Pse u bllokuan miliona dollare investime te Bankes Boterore dhe pse u pezullua projekti i saj per zhvillimin e turizmit ne bregdetin jugor te Shqiperise, qe drejtohej nga dhenderri i kryeministrit shqiptar!?
    Cfare pergatitje arsimore apo aftesie te jashtezakonshme ne fushen e turizmit, arkitektures, ekonomise pervec qenies dhenderi i kryeministrit Berisha kishte ky person per tu ngarkuar me kete projekt madhor!? Kush e rekommendoi dhe mbi c’ baza pervec nepotizmit u be ai emerim!?
    A nuk eshte nepotoizmi shfaqja me e pafytyre dhe me flagrante e korrupsionit jo vetem ekonomik por edhe politik ne Shqiperi!?
    Cfare masash ligjore ose ekonomiko- financiare mori drejtesia shqiptare e udhehequr nga (Ali) Beu i korrupsionit kunder atij personi per pezullimin e atij mega-projekti dhe humbjen qe iu shkaktua ekonomise shqiptare nga pezullimi i atij projekti, kur per nje celular ose disa karta telefonike te vjedhura, autoret e tyre , cironkat dhe sardelet e krimit, denohen deri pese vjet burg!?
    Me gjeni emrin e nje peshkaqeni ose balene te korrupsionit multimilionesh eurosh , pronarin e nje kompanie ndertimi rrugeshs apo banesazh te denuar per korrupsion, gjate pese vjeteve te fundit, pervec disa fakirave!?
    Kush ia shkeli syrin apo urdheroi ne prapaskene Gjykaten e Larte te nderpriste gjykimin e ministrave Fatmir Mehdiu, Lulezim Basha…. per megakorrupsionin tragjik e multimilionesh te Gerdecit dhe te Autostrades Durres – Morine !?
    Si e shikon dhe vlerson drejtesia dhe qeveria shqiptare deklaraten alarmante te ambasadorit amerikan ne Tirane se “ plaget e Gerdecit vazhdojne te pikojne gjak perderisa te mos jete dhene drejtesia per regjizoret e saj ne krye te qeverise shqiptare!?

    Jo vetem strumbullar por edhe protektori me i madh i korrupsionit

    Si e vlerson drejtesia, ligji shqiptar deklaraten e mbretit te shtypit te lire Boteror”The New York Times” se : “… Kjo Mafie ka dale krejt jashte kontrollit”!? kur vete kryeministri I Shqiperise duke ia kaluar edhe Josif Stalinit, edhe Enver Hoxhes, edhe Fidel Kastros, edhe Hugo Chavezit…. shkoi deri aty sa ta quante “ nje leter higjenike”
    A ka prove me te qarte!? A ka alarm me kumbues per cdo shqiptar se ajo deklarate e Sali Berishes se ai dhe qeveria e tij jane jo vetem strumbullari, por edhe protektori me i madh i korrupsionit ne Shqiperi!?
    Cfaredo qe te trilloje qeveria dhe shpura e korruptuar dhe krejt e paafte e saj, as Edi Rama e asnje lider i opozites nuk jane as autoret dhe as regjizoret e shkeljeve te renda te ligjit themelor te shtetit shqiptar, Kushtetues se Republikes se Shqiperise, sic u veprua me zgjedhjet atdheshitese te Himares qe mbajne ne karrike nje antishqiptar te terbuar e te deklaruar si Bollano, sic u veprua me Marreveshjen atdheshitese te Otrantos. dhe gradimin maksimal te secilit autor te saj.
    A nuk u veprua keshtu me “Kolonelin e Asfalise Greke” Arben Imami nga vete kryeministri ne detyre i Shqiperise qe ia dhuroi per kete rol turpi Ministrine e Mbrojtjes se Shqiperise ndersa Athina zyrtare mban edhe sot e kesaj dite ne fuqi Ligjin me absurd te Luftes me nje shtet aleat te NATO-s si Shqiperia…..
    Cfaredo “20 per qindshi” te kete marre lideri i opozites dhe kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama per cdo leje ndertimi, ajo eshte vetem nje e pesta e 500 milone eurove te peshkaqeneve te korrupsionit qeveritar, pra e atyre qe kane pjesen e luanit ne kete megakorrupsion qeveritar qe po mbrohet me sulme tipike stalinisto- enveriste ndaj akuzave te faktuara e dokumentuara te opozites dhe liderit te saj !
    Edhe “mamuthet e megakorrupsionit” Nano- Baci- Caci me luften verbale ndaj te cileve dhe me pazarlleqet me te cilet erdhi ne fuqi Sali Berisha pas zgjedhjeve te 3 korrikut te vitit 2005 , duken si cironka , si sardele perballe dinosaureve dhe kucedrave te korruptuara te qeverise se sotme, perballe 1.8 milione eurove te fituara nga Dritan Prifti brenda 3-4 muaj ne postin e Ministrit te Eekonomise se Shqiperise, perballe rreth 300 milione eurove te shperdoruara ne Autostraden e Kombit , perballe miliona euroeve te bera shkrumb e hi dhe 26 viktimave te pafajshme te tragjedise se Gerdecit

    Ju befshin ilace per semundje te pasherushme!

    A ka pasur ndonjehere Shqiperia qeveri me te korruptuar se kjo e tanishme ne keto gati 100 vjet pavaresie !?
    Ne fund te fundit, cfaredo trillimesh e akuzash qe te sajojne shpura e yesmeneve dhe telalleve te Sali Berishes kunder liderit te opozites dhe kryetarit te Bashkise se Tiranes Edi Rama, as ai dhe asnje lider i opozites nuk eshte as autor as regjizor i tragjedive me permasa kombetare si ajo e 97-tes, si e 14 shtatorit 1998, si e Gredecit, qe vazhdojne e do te vazhdojne te pikojne gjak te dlire shqiptar perderisa autoret e regjizoret e vertete te tyre te mos vihen para drejtesise dhe para ligjit te shtetit juridik, pa u dhene drejtesia e vertete demokratike shqiptare kunder secilit prej pergjegjesve te tyre deri ne konsekuencen e fundit!
    Ligj! Drejtesi! Shtet Ligjor… Eshte kushtrimi i gjakut te dlire dhe te pafajshem shqiptar derisa ligji dhe drejtesia te vihen ne vend nga shteti ligjor demokratik.
    Nese ate nuk do ta beje ligji ne Toke do ta beje me siguri Zoti ne Qiell. Sic thote sovrani popull: ua befte Zoti Ilace mundin e djersen e vjedhur te popullit shqiptar cilitdo qe ve dor embi to. Ua befte Zoti ilace per semundje te pasherueshme cilitdo qeveritari a zyrtari te korruptuar qe e ngaterro xhepin e shtetit me xhepin e vetit, xhepin e miletit me xhepin e vetit! Amen!

  2. lulashi says:

    Berisha ka deklaruar se nuk do te rikthehet serish ne krye te PD. Jo per ndonje gje, por ai s’mund ta drejtoje kete parti nga burgu.

  3. undefined says:

    Me mire te mos kete fare PD .

  4. irma says:

    PD e malokerise dhe lulasheve, turp llum, skandal, peshtirosje. nje parti qe ndotet cdo dite.

  5. ilir hoxha says:

    lufta ka plasur,. lulushi kerkon te ngreje popullin, kur nuk i bindet me as kunati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje