Nga Veton Surroi
Vendimi për rrëmbim dhe dorëzim të gjashtë qytetarëve turq tashmë ka krijuar edhe incidentin e pritshëm në marrëdhëniet me Turqinë. Reagimi i presidentit Erdogan ishte emocional, ai i Kosovës nuk duhet të jetë i tillë. Megjithatë vendi ynë duhet të reagojë.
Nëse MPJ dëshiron ta bëjë këtë, duke e thirrë ambasadoren turke në Prishtinë ja disa pika që mund të përcillen:
1. Kosova e konsideron Turqinë një aleate të rëndësishme, që nga ditët e ndërhyrjes së NATO-s për liri, ashtu edhe duke prirë në njohje pas pavarësisë.
2. Jemi të brengosur me deklarimin e presidentit Erdogan, aq më shumë kur dimë për ndjenjën miqësore që ka për konsolidimin e Kosovës. Fjalët e adresuara ndaj kryeministrit tonë nuk e reflektojnë sensin tradicional të miqësisë
3. Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë masa ndaj zyrtarëve të saj për mospërfillje procedurash , ligjesh e normash të Kushtetutës së vendit, me rastin e dorëzimit të gjashtë qytetarëve turq autoriteteve të Turqisë. Qeveria është tejet e brengosur me shkeljen e mundshme të konventave evropiane, që , si shtet evropian, janë pjesë e rregullimit tonë juridik.
4. Kryeministri i Kosovës është zgjedhur në procedurë të rregullt demokratike. Mandati i tij rrjedh nga vota qytetare dhe ai i përgjigjet asaj. Ashtu si jemi deklaruar çdo herë, pra edhe me përpjekjen anti-kushtetuese të rrëzimit të pushtetit në Turqi më 2015, ekziston vetëm një formë e përfundimit të mandatit të Kryeministrit,ajo është me Kushtetutën e vendit.
5. Shpresojmë të vazhdojmë komunikimin ,pa këtë barrë të panevojshme emocionale.
Doc.Surroi.
Shto edhe keta kishilla te nevoshme.
Duhet qe te ulen ne gjunje pa ngritur koken dhe qe shikimi te mos jete me lart se koqet e sulltanit.
Duhet te flasin me ze te ulet dhe pergjerues dhe te i deshmohet se ne para se gjithash kemi turkin dhe fene islame.
Muhabete kot! Kosova duhet ta konsideroje qendrim armiqesor dhe shkelje te normave elementare midis shteteve si rrembimin e persoave ne territorin e saj ashtu dhe deklaratat e Erdogan. Eshte idiotesi te perzesh dy dipllomate ruse pa asnje shkak bindes dhe te mos ndermaresh asnje veprim ndaj shkeljes se sovranitetit qe beri Turqia
Muhabete kot! Kosova duhet ta konsideroje qendrim armiqesor dhe shkelje te normave elementare midis shteteve si rrembimin e persoave ne territorin e saj ashtu dhe deklaratat e Erdogan. Eshte idiotesi te perzesh dy dipllomate ruse pa asnje shkak bindes dhe te mos ndermaresh asnje veprim ndaj shkeljes se sovranitetit qe beri Turqia…..