Nga Andi Bushati
Ish- komandantet e UÇK-së që sot drejtojnë Kosovën, kanë marrë mbi supe me një akt të vetëm, etiketën e vrasësve të paskrupullt, të cilën kërkojnë t’ua ngjisin me ngulm ish armiqtë e betejës së dy dekadave më parë. Vendimi i tyre për të çuar drejt ferrit gjashtë qytetarë turq, të shpallur pa prova dhe fakte si terroristë nga rregjimi despotik i Erdoganit, është një krim i paskrupullt, cinik dhe vrastar.
Shumë kolgë të mij në Prishtinë dhe në Tiranë e kanë dëshmuar tani me fakte dhe argumente paligjshmërinë e kësaj vendimmarjeje, shkeljen e kushtetutës së Kosovës dhe përdhosjen e konventave ndërkombëtare.
Por, ajo që mua më më shqetëson më shumë në këtë rast, nuk është mosrespekti për ligjin ndaj të cilit pothuajse jemi bërë imunë në këto anë, por psiqika kriminale e këtij akti.
Sepse ata që kanë vendosur të ulin poturet përballë kërkesës absurde të Erdoganit, përveçse shtetarë të detyruar dyfish të zbatojë rregullat e vendit të tyre, janë njëkohësisht edhe qenje njerzore, qytetarë, familjarë.
Dhe si të tillë ata kanë qenë të ndërgjegjshëm që po kryenin një krim. Ata e kanë ditur se mësuesit që po deportonin drejt Anadollit, nuk do të kishin aty, as një proces të ndershëm, as një gjykim të drejtë, as rregulla demokratike loje.
Ata kanë qenë të vetëdijshëm se po i dërgonin drejt një burgimi kapital, se po i ndanin përfundimisht nga familjet e tyre, duke i rrezervuar fatin e mijra gazetarëve, intelektualëve dhe pedagogëve, që një regjim i çmenduar po i mban nën një terror të vazhdueshëm, që prej grushtit ushtarak të shtetit të verës së 2015-ës.
Por, megjithëse i dinin të gjitha këto, ata e lejuan rrëmbimin, i dërguan me kokën në thes drejt një avioni fantazëm dhe firmosën me përbuzje të ftohtë fatin e tyre të ardhshëm.
Pikërisht ky cinizëm, ky mosrespekt për dinjitetin njerzor, kjo gjakftohtësi në shkatërrimin e jetëve, parelel me debatin për mosrespektimin e ligjit në Kosovë, hap një diskutim ndoshta dhe më të madh, që ka të bëjë me profilin kriminal të atyre që drejtojnë sot këtë shtet.
Prej kohësh nga Serbia, nga Dik Marti, nga hetuesit ndërkombëtarë, komandantët që kanë pushtetin në Prishtinë janë akuzuar për krime mostruoze, për vrasje dhe përdhunime serbësh, për ushtrimin e të njëjtave praktika edhe ndaj bashkatdhetarëve të tyre, për grabitje pronash, trafik organesh dhe në fund edhe për zhdukje dëshmitarësh.
Disa nga këto akuza nuk janë vërtetuar kurrë në gjykata, disa të tjera ne i kemi përqeshur, ashtu si çdokush mund të tallet me pandehmat që i kapërcejnë kufijtë e imagjinatës, ndërsa disa të tjera, ne thjeshtë i kemi shpërfillur, me argumentin se ata që kanë dalë të rrezikojnë jetën për liri, nuk mund të jenë keqbërës kaq banalë.
Por, fatkeqësisht, në këtë debat që prej vitesh qëndron pezull, sot peshorja ka anuar në dëm të ish komandantëve. Ngjarja e fundit, shkatërrimi cinik i jetëve të atyre mësuesve që janë përpjekur t’u edukojnë edhe fëmijët, nuk ndryshon nw thelb nga gjakftohtwsia me tw cilwn u kryen krimet e fundshekullit tw shkuar.
Pas kësaj që ndodhi gjithëkush mund të ngrejë një pyetje të ligjshme: Pse kur janë në gjendje të veprojnë si banditë nën petkun e shtetarit, nuk e paskan bërë më keq edhe nën uniformën e luftëtarit?
Pse kur nuk paskan skrupuj të shkatërrojnë jetë politikisht, paskan hezituar t’a bëjnë këtë edhe privatisht?
Këto janë dilemat që ngrihen pas aktit kriminal të dorëzimit të gjashtë qytetarëve turq në duart e një regjimi që nuk do të tregojë pikë mëshire ndaj tyre.
Dhe duam apo nuk duam ne, ato i njësojnë liderët e sotëm të Kosovës me identikitin kriminal që është skicuar për ta në Berograd: si vrasës cinikë, krejt indiferentë ndaj të drejtave njerzore dhe tërësisht mospërfillës ndaj jetëve të pafajshme.
Ironia është se për të vërtetuar këtë u desh një lakmues i veçantë si vëllau ynë musliman, Rexhep Taip Erdogan.
Ne te s’emes te vene keta ‘mesues’ turq te femijeve shqiptare.
O Bushat kastraveci! Ti edhe hetues, prokuror gjykates,polic!!!!! Si paraardhesit tu! rrembimi nga familja i qytetareve,vendas a te huaj, e dorezoj ne ,avion, pa procedure gjykate, eshte KRIM shteteror . Dikush duhet te pergjigjet para drejtesise per kete ceshtje ,…jo per perrallat e bushatit ,paragjykimet e akuzat si te Erdoganit a serbeve. Bythlaresi i bushatit,salihi, ka bere gjere te ngjashme ndaj shqiptareve….shume shume …kujtoj se edhe vrau pa gjygjim REMZI HOXHEN ..dhe askush nuk u denua! Ka ndodh shume here ne greqi , por jo ne Europen e emancipuar ! Kriminelet para drejtesise !
Ata mësues as nuk duhet të lejoheshin të futeshin dhe të jepnin mësim në Kosovë (si edhe në Shqipëri), por kjo nuk ka të bëjë me ta, por me aktin e dorëzimit të tyre. Gylenistët dhe Erdoganistët në fakt janë dy anë të të njëjtës medalje.
Personalisht jam kundër çdo llojë shkolle turke që nuk është laike (dhe këto shkolla janë fetare muslimane). Dhe Turqia dhe Islami janë armiqtë kryesorë të shqiptarëve. Kjo Turqi me këtë Islam na ka katandisur në këtë gjendje. Islami mund të jetë boll i mirë (gjë që unë e dyshoj) por për shqiptarët që pretendojnë se janë europianë dhe më të vjetrit e Ballkanit është rrezik vdekje.
Ndaj ndërsa këtyre mësuesve mund t’u ndalohej ushtimi i aktivitetit të tyre në Kosovë, ata nuk mund të deportoheshin siç u deportuan a thua se Kosova është provincë turke. Në fakt ky veprim provon se Kosova është provincë turke dhe i jep krahë mendimit të serbëve se banorët e saj janë turq shqipfolës që jetojnë jashtë shtetit të tyre.
Sot te dy qeverite shqiptare (ne Shqiperi dhe Kosove ) jane instrumente per zbatimin e politikave te Erdoganit ne Ballkan . Nuk u intereson ketyre pushtetareve demin e madh qe u sjell kjo gje te dy shteteve ,qe po I largon nga drejtimi europian ,qe po instalon ne disa sfera te jetes,duke filluar nga ajo shpirterore e deri tek sulltanizimi I kryeshtetarit te tipit sundues sulltan ,mjafton qe ata te sigurojne sa me gjate pushtetin e tyre .Kete do ta vuajne ne te ardhme te dy vendet ne qofte se populli nuk hap syte e ti zhduke nga skena keta sulltane te rinj. Ju lutem shume botoni komentin tim!
Andi Bushati
Te cilesosh udheheqesit Kosovare si Komandantet vrases te UCK-se duhet te jesh;Serb,Grek,Rus,Bastardo-kopil,bir kurve.
Ata qe bene gjysmen e punes per clirimin e Kosoves.
Eshte tjeter gje ti kritikosh apo te shprehesh opinjonin tend per temen qe flet,dhe tjeter ti quash Komandante vrases te UCK-se bir kurve,sepse keshtu ofendon tere UCK-ne,terrkombin Shqipetar.
Tjeter te udheheqesh,dhe tjeter te besh opzitarin Gjylenist Rusin,Serbin,dhe Grekun.
Ne keto kohe kemi nevoje per bashkim dhe jo per ndarje bir kurve.
Zagar turku! Per Erdoganin kush eshte opozitar, eshte terrorist! A e kupton more vemje e qelbur?
Sa per “ata qe bene gjysmen e punes …..”, hajde, mos te rikujtojme ngjarjet se po te mos ishte nderhyrja e NATO-s, Thaci me kompani do perfundonin si luftetaret e armatosur te UCK-se ne FYROM ne burgje si terrorista! Te tille nuk i cilesoi SHBA-ja, BE-ja, NATO, Rusia e bota “clirimtaret” e UCK-se ne FYROM?
“Kemi nevoje per bashkim”??!! Me ke dhe kundra kujt? SHBA-ja e BE-ja eshte kundra cdo bashkimi (Shqiperi-Kosove), por eshte per njohjen e Kosoves si te pavarur! SHBA-ja dhe BE-ja jo vetem qe nuk ka deportuar asnje qytetar turk ne Turqi, “terrorista” per Erdoganin, por i mbron ata sepse regjimi i Erdoganit eshte kthyher teresisht ne nje regjim hitlerian!
Apo ti me “bashkim” nenkupton miqesine, aleancen, vellezerine dhe bashkimin me Turqine, per krijimin e “Turqise Ballkanike”, ate qe Erdogan e ka shprehur hapur per te realizuar endrren e tij per tu bere sulltan i trojeve te ish perandorise osmane??!!
Sulmi ne Afrin ishte fillimi, por tashme Iraku, Irani dhe Rusia i thane “stop” Erdoganit per nje sulm ne Irakun verior dhe mbi te gjitha Franca dhe sigurisht aleatet e saj ne Europe (Britania, Gjermania, etj), SHBA-ja, Australia, etj.
Aventures Erdogan po i vjen fundi, ashtu si dikur Musolinit, Hitlerit apo sulltaneve te ish “perandorise se tij”! Dhe natyrisht, fundi i diktatoreve eshte i hidhur, shume i hidhur!
Bastard!
Të lumtë Klimax.
Albani më mirë ta kishte vënë emrin Osman. Se me Albaninë nuk e lidhka asgjë.
Pyes veten se cfare e shtynë një gazetar – i mirënjohur Shqiptar – që te shkruaj kundër liderve Kosovar?? Dhe ajo që më duket më e habitshme, është që arsyetimi që bën, gjen mbështetje tek ato që thuhen ne Beograd per liderët Kosovar, sikur te ishte një fill i padukshëm ne mes që lidh interesat te ” veçanta”.
Nuk mendoj se është detyre e Kosovareve apo Shqiptareve ne përgjithësi te fusnin hundën ne politiken e brendshme te Turqis.
Ne Turqi ka një qeveri dhe kryetari i saj njihet nga gjithë bota..dhe ne qofte se Turqia jep një urdhër arrestimi për qytetarët e saj…c’mund te beje Kosova? Te perballet me Turqin ne çështje ligjore qe si takojnë?
Kosova nuk është Amerik…ka probleme te tjera per te zgjidhur.
Andi harron se si Gyleni ashtu edhe Erdogani axhenden e ri-islamizimit te Ballkanit e kame te njejte. Kape nga koka e jo nga bishti Andi, si u arrit deri ketu, dora vrastare e Berishes, Argites & co apo Thaçerve me shoke qe e zhyten Shqiperine dhe Kosoven perseri ne Orient. Pa harruar vobektesine ne politike nderkombetare te Rames dhe pozitave te tija prej dylberi te Erdoganit. Pyetja eshte pse duhet fati i Shqiperise te jete akoma i lidhur me fatin e mbrapshte te Turqise..
Nuk e di ose po u dhemb pse u burgosen tureq muti ?!
Si Erdogani si Fetulla Gyl per ne shqiptaret jane armiq dhe pik.
O sa mire me ken serb.
Behu serb a sorre! eshte puna jote . Nqs deri tani ishe shqiptare….nje mut me pak!