Dhuna nuk mund të jetë kënga e fitores

31 Mars 2018, 20:26Blog TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Mund të ketë një mijë e një arsye për të protestuar, mund të përshkallëzohet një protestë e ligjshme edhe me bllokimin e rrugëve apo mjediseve publike, por sa herë që përdoret dhuna, sa herë që mbi pronën publike ose atë private derdhet jo zemërimi publik, por inati që u ka errur sytë disa militantëve naivë të një kauze të vdekur politike, në këtë rast gjithmonë e më shumë bindemi të gjithë se opozita shqiptare që ka marrë mikrofonin dhe po këndon me zërin e saj të çjerrë këngën e fitores, jo vetëm që është jashtë çdo realiteti, por po na bind gjithnjë e më shumë se ky vend përfundimisht po mbetet pa opozitë.

E vlerësoj qëndrimin e vajzës së Azem Hajdarit, deputetes Rudina Hajdari që distancohet nga dhuna, por nuk arrij të kuptoj se si ata që e mbajnë veten si liderë të opozitës lëshojnë klithma histerike dhe japin mesazhe për nxitjen e luftës dhe gati mesazhe për konfrontim të armatosur. Berisha është një i lajthitur dhe atë nuk e merr seriozisht askush në këtë vend, por tani është koha që, si një vend që kemi kaluar tragjedi të llahtarshme si ajo e vitit 1997, opinioni publik të paktën duhet të jetë i rezervuar dhe më i kujdesshëm me përkrahjen apo nxitjen e dhunës.

Demokracia është një sistem politik i vështirë dhe nëse duam ta bëjmë këtë vend të jetueshëm për të gjithë, jemi të dënuar që të respektojmë bashkëjetesën paqësore dhe dialogun. Përdorimi i retorikës së luftës në një vend që ka vuajtur dhe vuan ende pasojat e përplasjes civile si ajo në vitin 1997, është një krim dhe i papranueshëm. Në Shqipëri po krijohet një klimë e rëndë kundër investitorëve dhe atyre shqiptarëve që kanë krujuar kompani të mëdha dhe kanë spikatur si biznesmenë të fuqishëm. Herë pas here ata vizatohen si oligarkë apo si të lidhur me të gjitha pushtetet për përfitime vetjake. Personalisht, në gjithë këta vjet si gazetar, në asnjë rast nuk kam shkruar qoftë edhe një rresht kundër sipërmarrësve publikë shqiptarë. Madje edhe në një rast kur kam folur për TV Klan dhe për Aleksandër Fragajn, kam thënë se e çmoj shpirtin dhe talentin e tij si sipërmarrës sepse ai paguan rrogën për të paktën 400 familje në muaj, megjithëse në një rast Frangaj ka urdhëruar që të hiqet nga transmetimi një emision ku unë isha i ftuar. Vazhdoj të jem i bindur se ne jemi dënuar që ekonominë ta zhvillojmë përmes sipërmarrësve privatë.

Shefqet Kastrati që sot së bashku me konsorciumin që përfaqëson u dëmtua nga protestuesit në Kukës, ka të punësuar 3000 deri në katër mijë familje. Po ashtu dhe shumë të tjerë. Në çdo vend të botës sipërmarrësit janë pasuria e një vendi dhe çdo shtet normal harton politika që ta lehtësojë barren fiskale të tyre sepse ata e mbajnë gjallë ekonominë dhe ata punësojnë njerëz. Ndërkohë, të gjitha qeveritë që kanë kaluar në këtë vend gjatë këtyre viteve tranzicion, më shumë e kanë mbytyr beiznesin sesa e kanë ndihmuar.

Por, nëse politikat e zhvillimit ekonomik të një vendi nuk janë progresive, nëse një vend mbytet nga betoni, ky nuk është faji i sipërmarrësve, ky është faji ynë që zgjedhim një herë në katër vjet ata njerëz që nuk respektojnë ambientin, që nuk hartojnë politika zhvillimi që ta bëjnë këtë vend të jetueshëm. Sipërmarrësit nuk kanë faj. Kulmi i gjithë kësaj idotësie që u vu re sot është ekzaltimi i Berishës dhe i opozitës që e mabn veten të djathtë. Kulti i së djathtës në gjithë botën është prona private. Si mund të jetë i djathtë Berisha që frymëzon çetnikët e tij që të djegin pronën e një privati ? Dëshpërimi i opozitës në tërësi dhe i atyre që e urrejnë Edi Ramën nuk mund të zgjidhet duke djegur pronën e Shefqet Kastratit.

Ngjarja e sotme në Kukës duhet të bëhet një shembull për të gjithë dhe nëse drejtësia ekziston, ata që dëmtuan atë pronë duhet ta zhdëmtojnë materialisht. Ndërsa ngëzëllimi i Berishës i Lulit apo i Monikës se kështu do ta mundin Edi Ramën, jo vetëm që të bën për të qeshur, por edhe të trishton gjithashtu, sepse kështu po bindemi gjithnjë e më shumë që socialsitët do të rrinë gjatë në pushtet.

7 komente në “Dhuna nuk mund të jetë kënga e fitores”

  1. malokëria = qenëria says:

    Mendoj qe Edvin Rama, Erjon Veliaj dhe zhapiku Arben Ahmetaj marrin vesh vetem me dhune. Per fat te keq, edhe pse e gabuar ne arsyen qe e shkaktoi dhuna e sotme ishte e nevojshme per tu treguar ketyre loqeve qe nuk mund ta shtrydhesh popullin deri ne piken e fundit te gjakut per te pasuruar nje dore oligarkesh te lidhur me pushtetin e majte apo te djathte. Eshte i njejti Pellumb Salillari qe ishte breke e bythe me Sokol Olldashin dhe tani normalisht shkerdhehet me ministrat e qeverise se rradhes. Per ate rruge ka paguar gjithe Shqiperia dhe ironia eshte qe nje fierak, beratas, sarandjot, vlonjat qe nuk i bie kurre rasti te kaloje asaj rruge ka paguar 1,3 miliarde euro sepse kuksianet dhe gjithe qeneria ne Veri nuk e dine cjane taksat. Nderkohe qe Edvin Palla do tarifoje edhe rrugen Tirane – Durres apo Durres – Rrogozhine e me tej. Aty normalisht nuk do ndihet njeri se jane popull i bute. Edvin kur ngrihet ne proteste i urti, aty ruaje bythen mire sepse do te thote qe ka vajtuar thika ne kocke. Dhuna e sotme u be nga po ata qe dogjen bunkerin, e njejta dore dhe kuptohet merre me te tallur, por kujdes me cfare po ben Lali Eri ne Tirane qe po takson edhe ajrin. Nuk mund te tarifosh nje investim qe e kam paguar une me taksat e mia njehere. Nese do privati, te investoje, te ndertoje dhe te tarifoje, por jo te vjele rrugen e ndertuar me taksat e mia. Rrofte Ahmet Zogu i kurves dhe Azemi, Hajdari i demokracise.

  2. mirel says:

    Cila eshte kenga e fitores? Taximi i dhunshem?
    Apo vjedhja e dhunshme me ligje te kryeministrit.
    Te jesh ti bande hajdute ne shtet nuk qenka dhune? Dhune e kaluar dhunes. Barbarizem, skllaverim.
    Poshte qeveria e koncesioneve

  3. Feniks says:

    Vereni me kujdes foton qe tregon vendosjen dhe reagimin e policise ndaj banditeve kriminele!
    Ca police ishin me mburoija dhe kokore,gfjysma me kapele lecke dhe prapa tyre si sarahosh shikoni nje polic qe eshte aq indifewrent per sa po ndodhte sa as kapelen nuk e mban ne koke dhe njeren dore ne xhep sikur po shkon te pije raki pas kesaj “bisede”!
    Drejtuesi i ketyre policeve dhe ai polici pa kapele duhet te shporren menjehere nga policia!
    Permbi te gjitha nga konflikti i sotem kemi pare nje polici te pa afte profesionalisht dhe fizikisht,duke fiulluar nga ministrei i pa afte Xhafdaj e deri tek ai drejtuesi i ketyre fakir policeve qe jane marre ne pune sa per te marre rrogen!
    Asnje polic nuk duhet marre ne pune pa bere shkollen e policise!
    Asnje polic nuk duhet te merret ne pune me trupin nen 1.75 cm dhe peshe nen 75 kg!
    Asnje polic nuk duhet marre ne pune pa qene mundes , boksier dhe vrapues i shkelqyer!
    Asnje polic nuk duhet te merret ne pune qe ka turp te mbaje kapelen ne koke,te futet ne klube e te pije raki ne kohen e punes e me uniforme ushtarake!
    Por polkicia e sotme eshgte e mbusghur me lloj lloj fshatareewsh pa shkolle,pa edukaten minimale,me barkun sa te lopes,apo “pleq” mbi 60 vjec,qe u bien qurret,qe nuk ndeshen dot fizikisht as me nje femije 10 vjecar,te rrudhur e te fishkur ne fytyre,sikur kane ardhur ne polici per te fshire oborrin apo mbledhur plehrat!
    Pamja e jashtme e policeve shqiptare sot nuk eshgte aspak dinjitoze sepse vete shteti eshte jo dinjitoz!
    Merrni ne pune pensionistet profesioniste te policise,o Edi Rama se kane tru me shume se te gjithe ata militantet e tu qe ke punesuar atje!
    Policia ashtu si administrata shteterore ka nevoje per njerez per njerez te afte dhe dinjitoze se ata perfaqesojne shgtetin!
    Ik shgiko se cfare paraqitje kane policet e Maqedonise dhe do kuptosh ndryshimin katastrofal tonin!
    Boll me policet femra qe i reklamoni perdite si modele,se ne polici duhen modelime te trjera profesionale e jo seksuale!
    Kjo eshte tallje per figuren e polkicise se shtetit!
    Dhe kjo duket edhe ne heshtjen tuaj kur Portokallia tall policin,sepse keshtu btallin te gjitha figurat kombetare duke filluar nga Skenderbeu,por nuk kemi pare nga ana tjeter te tallet tradhetari Ahmet Zogolli,Xhaferr Deva e Rexhep Mitrovica, kuinsingu fashist Pater Anton Arapi ,kriminelet Hamit Matjani e Isa Toska etj!
    Thirri mendjes Edi Rama se shteti nuk drejtohet me mendjemadhesi e arrongancen tende te shthurur!
    Keshtu bente edhe Sali Berisha para 97-tes,por e pa se popullki gjykonte ndryshe nga ai!
    Edhe ti nuk e di se si te gjykon populli se as pritje populli nuk ben e as ankesat dhe letrat e popullit nuk i lexon!
    Po sundon nje regjim antipopullor,Edi Rama!

  4. xixa says:

    JAM RRETH SHTATEDHJETAVE, GJATE GJITHE JETES TIME KAM QENE KUNDER CDO LLOJE DHUNE,VERBALE,FIZIKE,SEKSUALE POLITIKE,POR KAM DISA PYETJE: NE SE NJE UDHETAR NGA GJIRAKASTRA NE TIRANE DERI SOT PAGUANTE P.SH 1000 LEK POR EDHE NESER DHE PAS 6 MUAJSH DO TE PAGUAJ PRAP 1000 LEK, SI DO E RREGULLOJE QEVERIA PER NJE RRUGETAR MGA KUKESI QE DERI SOT PAGUANTE 500 LEK DHE NESER DO PAGUAJ 700 LEK. NE SE SHEQERI,MIELLI,PERIMET FRUTAT DERI SOT PAGUHESHIN P.SH 100 LEK NESER DO TE KUSHTOJNE 150 LEK,PASI NUK JANE PERDORUESIT E RRUGES QE PAGUAJN JANE POPULLI FUKARA I KETYRE ZONAVE QE I SHKARKOHEN GJITHE KETO KUSURE. A MOS VALLE PO BEHET NJE SHPERNGULJE TOTALE E KETYRE ZONAVE DHE PASTAJ TE NA AFROHEN KUFIRI TEK TUNELI IKALIMASHIT NGA FQINJET TANE LINDORE. VEPRIMI I QEVERISE ME DUKET DRASTIK OSE DHUNE ASHTU SIKURSE ISHTE DHUNE EDHE VEPRIMI I PROTESTUESVE. KY ESHTE NJE EKUACION QE NUK ZGJIDHET AS ME KOKEFORTESINE E QEVERISE DHE AS ME GURET APO FLAKEN E PROTESTUESEVE. NDOSHTA DO TA PRANOJA PER HERE TE PARE SHPREHJEN ” ME QETESI E DASHURI”

  5. Lumi A says:

    E ke qare…..

  6. Ed says:

    Perfekt ! Asgje me shume! Kush ka sy e veshe shikon, degjon dhe kupton se ku eshte e verteta! Mjere ata qe per nje apo tjeter arsye jane qorra dhe te shurdher !

  7. Vedat Shehu says:

    Pariti me fytyren e Berishes dhe hipokrizine e dal boje, ne cdo veprim te bujshem behet progresivisht me e neveritshme per vete dhe stimulon boten qe Shqiptarin ta shohin te pasqyryar ne surratin e Berishes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje