Nga Eljo Hysko, Kryetar i FRESSH
Qytetarët në çdo demokraci kanë të drejtë të shprehin pakënaqësitë e tyre në protesta.
Cilado qoftë forma e saj e qetë apo revoltë, paçka se dhuna asnjëherë nuk është zgjidhja më e mirë, nuk më shqetëson dhe aq shumë perveçse në rastin kur ka një axhendë të fshehur e cila kërkon të shfrytëzojë problematikën e një komuniteti për qëllime të mbrapshta.
E dje në protestën e Kukësit e pati një të tillë nga PD dhe LSI.
Dje në Kukës patëm dy protesta. Aty protestuan qytetarë të Kukësit të cilët e gjykojnë tarifën për mirëmbajtjen e rrugës si të lartë e që jam i bindur se do të protestonin njësoj edhe përpara disa vitesh kur tarifën tentoi ta implementonte qeveria Berisha, i cili asnjëherë nuk dinte të mbante përgjegjësinë e vendimeve të vështira që duhet të marrë një kryeministër, por si një populist rrace kërkonte t’i shmangej e ju shmang me çdo formë, ashtu sic protestuan dhe sot kur qeveria drejtohet nga Edi Rama.
Këta janë qytetarët e thjeshtë, të cilët protestuan paqësisht duke ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese, të cilët nuk ishin atje si militantë të një force politike e për të cilët ndaj veçse respektin më të sinqertë.
Paralelisht me protestën e qytetarëve të Kukësit pati dhe një protestë të dhunshme të organizuar nga forca politike të cilat shfrytëzuan këtë moment për të përfituar dhe për të krijuar një kauzë e cila do të tërhiqte vëmendjen nga situata e mjerë ku ata gjenden si opozitë.
Ata po përpiqen të krijojnë perceptimin se janë të njëjtë me protestusit e vërtetë kuksianë e më pas, për ta sjellë atë si një qëndrim edhe ndaj të gjitha çështjeve që sot janë në vëmendje.
Dje PD dhe LSI tentuan të unifikohen me ata qytetarë të cilëve u vodhën qindra miliona euro pikërisht nga ndërtimi i asaj rruge.
Dje LSI na u shit si forcë politike të cilën e shqetëson gjendja ekonomike e kuksianëve, e që sapo të vijë në pushtet do të bëj çmos për t’i ndihmuar!
Dje Sali Berisha dhe Lulzim Basha na u shitën si persona të cilët nuk e kanë çuar asnjeherë në mendje se tarifimi do të ishte një proces i natyrshëm, ashtu sic ndodh në cdo praktikë europiane, kur fare mirë dihet se është nisur pikërisht nga ata.
Dje në flakët e Kukësit u tentua të digjen shumë problematika e shqetësime të opozitës si: rrjedhjet nga rradhët e tyre, vjedhjet për të cilat po akuzohen cdo ditë e më shumë zyrtarë të tyre; tentohet të digjet vjedhja që ata i bënë kombit me qindra miliona euro nga kjo rrugë; tentohet të digjet perceptimi mbi paaftësinë e tyre në qeverisje; tentohet të digjet lufta dhe frika që kanë nga reforma në drejtësi; tentohet të digjet debati për cdo gjë që ata kanë bërë gabim, të gjitha këto për të cilat shqiptarët, e si asnjehrë më parë edhe vetë kuksianët i ndëshkuan me votë në 25 qershor.
Kam bindjen se qytetarët e Kukësit nuk do të lejojnë shfrytëzimin politik të shqetësimit legjitim të tyre dhe do të distancohen nga këto akte të dhunshme, të cilat në asnjë moment nuk kanë pasur për qëllim përcjelljen e problemeve por janë nxitur dhe realizuar pikërisht nga ata të cilët duan të djegin gjithë problematikat dhe paaftësinë e tyre në flakët e Kukësit.
Kam bindjen se ai grupim protestuesish që përfaqëson realisht atë qytet, përvecse uljen e tarifës apo lehtësira të cilat faktikisht janë përfshirë në kontratë e që duhet të komunikohen më qartë, do kërkojnë drejtësi për ato qindra milion euro që Basha dhe Berisha ju vodhën.
Njëra nuk shkon pa tjetrën.
230 mln euro avulluan ne Rrugen e Kombit, KLSH si institucion shteteror e faktoi kete. Minister transportesh asokohe ishte kreu aktual i PD-se, Lulzim Basha.
Mirepo askush nuk u pergjigj para drejtesise per vjedhjen galopante si per ironi Basha nuk deshmoi asnjehere ne Prokurori duke cuar raporte mjekesore here pas here.
Nuk ka moral as PD e as LSI ti bashkohen protestes se inicuar nga banoret e Kukesit.
Mirë mirë e morëm vesh, qeveria ka të drejtën e saj qytetarët kanë të drejtën e tyre,,,,
Anglezët u përzunë nga kolonët amerikane për një taksë të vogël mbi kafen, shpresoj që ky kryeministër te mos bjerë për 5 euro taksë
O komsomolasi vogel, nuk duhet te kete tarife apo takse (nje mut jane) per asnje rruge te ndertuar me para publike pasi per to eshte marre borxh nga publiku dhe nuk mund ti kerkosh publikut te paguaje tarife te kaloje ne rrugen e cila eshte ndertuar po me parate e tyre te marra borxh prej qeverise, qytetaret jane already duke paguar ne cmimin e naftes taksen per mirembajtjen e rrugeve te ndertuara me parate publike. Ore kq budallenj i dini njerezit ju komsomolasit e vegjel. Jeni dhe Parti e majte pa le, jeni debila asgje me shume. Fajin e kane ata qe ndaluan aty ne tunel dhe u mjaftuan me aq, ata duhet te marshonin ne kembe nga kuksi ne tirane per ti treguar Shaledhjeregjatit qe ai muhabet nuk mbyllet aty. E ka bere mutin mullar dhe me sa duket kerkon qe te lere pushtetin po i duhet nje shkak prandaj po ia sjell miletit ne maje te hundes po nuk e kishte parashikuar qe shiringa qe ka ngrene ai popull te kishte efekt gjumi kaq te gjate…..
O komsomolasi vogel, nuk duhet te kete tarife apo takse (nje mut jane) per asnje rruge te ndertuar me para publike pasi per to eshte marre borxh nga publiku dhe nuk mund ti kerkosh publikut te paguaje tarife te kaloje ne rrugen e cila eshte ndertuar po me parate e tyre te marra borxh prej qeverise, qytetaret jane already duke paguar ne cmimin e naftes taksen per mirembajtjen e rrugeve te ndertuara me parate publike. Ore kq budallenj i dini njerezit ju komsomolasit e vegjel. Jeni dhe Parti e majte pa le, jeni debila asgje me shume. Fajin e kane ata qe ndaluan aty ne tunel dhe u mjaftuan me aq, ata duhet te marshonin ne kembe nga kuksi ne tirane per ti treguar Shaledhjeregjatit qe ai muhabet nuk mbyllet aty. E ka bere mutin mullar dhe me sa duket kerkon qe te lere pushtetin po i duhet nje shkak prandaj po ia sjell miletit ne maje te hundes po nuk e kishte parashikuar qe shiringa qe ka ngrene ai popull te kishte efekt gjumi kaq te gjate…….
zz
zzz
zzzz
Zoteri, – sit back end relaks- e ke shume gabim.Ne Itali autostradat jane investuar nga shteti (taksat e popullit) dhe jane dhene ne koncesion privatit pra jane me pagese.Ka bere jehone autostrada Salerno – Reggio Calabria ku prej dhjetra vitesh per ta perfunduar shteti italian ka shpenzuar miliona e miliona euro.N.q.s do flasim per tarifen e larte e meriton analizen ne te kunderten ashtu siç e diskuton ti JO.!!!