Frrok Çupi: Protesta në Kukës do të mbetet në histori, është njësoj e rëndësishme si Lidhja e Prizrenit dhe shpallja e Pavarësisë…

3 Prill 2018, 10:21Blog TEMA

Frrok Çupi shkruan se protesta e Kukësit do të mbetet në histori, njësoj si Lidhja e Prizrenit dhe shpallja e Pavarësisë.

Kjo, pasi sipas tij, kjo protest ka ardhur në kohën kur kombi është ngadalësuar.

Ja çfarë shkruan Çupi për AFP.al

“Revolta popullore e Kukësit kundër masave represive të qeverisë, është paralele me disa ngjarje që kanë mbetur në histori: Lidhja e Prizrenit, Pavarësia, Dinastia e Gjomarkajve në Mirditë…

Për nga madhështia etnografike, sigurisht, njerëzit nuk e besojnë menjëherë; njerëzit natyrisht që e shikojnë më të lartë “malin në distancë”, domethënë ngjarjet që shkuan “janë maja më të larta”. Por të tria këto ngjarje kombëtare, kanë një pikë të përbashkët: Ndodhën në momentet kur u ngadalësua Kombi.

…Kombi na është ngadalësuar; ja, kjo po ndodh. Revolta e Kukësit ndodhi në pikën gjeografike më të ulët të shpejtësisë së kombit, në pikën më të ulët të varfërisë së racës – ku njerëzit duhej të kishin nivelin më të lartë pasuror. Kukësi ka mbytur toka e shtëpi për ta kthyer në energji elektrike për kombin, por nuk merr asnjë pará nga miliarda euro që përfitohen prej kockës së tyre. Kukësi  ka në rezerva minerale mbi 40 milionë tonë hekur-nikel, sa ç’mund të mburrej një qytet i madh i Kanadasë, por njerëzit jetojnë me 2 dollarë në ditë për familje…

Kombi reagoi në fijen që po këputej.

Këtu nisi revolta kundër qeverisjes antinjerëzore. Kombi është ngadalësuar në gjithë gjymtyrët e vet.

Ngadalësimi i procesit të bashkimit

Ndërsa pas vitit 1999, kur Aleatët e Mëdhenj vunë dorë mbi fatin e kombit shqiptar dhe e vunë në shinat e bashkimit, në vitin 2018 u shfaq hapur paraliza që vinte nga lidershipi. Lidershipi i Kosovës, me shumicë absolute shqiptare dhe me shtet më vete, nisi manovrat për ta kthyer kombin dhe shtetin në mall tregu. Të njëjtën gjë bëri lidershipi i Shqipërisë, me lëvizje masonike në krah të Thaçit. Thaçi i Kosovës në tregtinë e nisur me territoret e kombit, kishte një qëllim: T’i shpëtonte burgut për krimet e kryera! Ndërsa këta të Tiranës, kanë një qëllim më të tmerrshëm: Të mos e lënë kombin të bashkohet, se atëherë nuk i fitojnë dot zgjedhjet! Rilindësit e Tiranës vijnë nga origjinë e një blloku komunist, që e ndëshkoi Kosovën tërë jetën. Përpjekjet e të dy palëve për “shkëmbim territoresh” sot,  kanë në thelb ngadalësimin e Kombit në trendin ku e vendosën aleatët tanë të mëdhenj: Amerikë dhe Europë…

Kukësi shpërtheu për shkak të ngadalësimit; njësoj siç ndodhi Pavarësia në Vlorë, kur kombi po pushonte së regëtuari.

Rrënimi i monumentit të Shpejtësisë…

Pse u zgjodh Kukësi për ta shfarosur…, shfarosur me uri, me bllokim të rrugës së Kombit, me taksa të larta, me forca të shumta policie dhe tani me frikë? Në Kukës ndodhet monumenti i Dytë i Pavarësisë. Është aty një monument që përjetëson bujarinë e Kukësit, për 500 mijë kosovarë që u larguan nga Lufta e Kosovës, me fëmijë, të sëmurë, me nëna, me të uritur… Të gjithë u kthyen në një unitet njerëzor për ta vënë Kombin në rrugën e lëvizjes. Nuk ka pasur kombi ynë kurrë, lëvizje të tillë si këto 20 vitet e fundit! Duket se ky shekull ishte bërë pikërisht për kombin tonë… Sot u zgjodh Kukësi për ta ndaluar lëvizjen  aty ku nisi. Tani nuk kalohet as këndej për në Kosovë, as nga Kosova për këndej… Qeveria e Shqipërisë është qeveri që ushqehet me urrejtje krahinore; urrejtja vret edhe mbretëritë e mëdha.  Shteti grindet me popullin, sepse grindja ha energjitë, ha lëvizjen, ha kujtesën dhe nën hijen e qulltë, lulëzon e keqja. Kombi ka ngrirë. Të njëjtën situatë kishte pësuar kombi më 1878, viti i Lidhjes së Prizrenit. Patriotët e mëdhenj e nxorën nga sëmundja e xhonturqve dhe e vunë në kahje tjetër të lëvizjes.

Ka ngrirë kombi në pikën ku kalojnë akset botërore.

Është zgjedhur Kukësi për të paralizuar lëvizjen e  Kombit. Pse? Kukësi është zona më e “studiuar” për ta vënë kombin nën gju. Po të mbyllësh tunelet, kombit i duhet të kthehet pas një shekull; të udhëtojnë me kuaj, me varganë dhe me ndonjë makinë që i duhen 12 orë nga Kukësi në Tiranë. Atëherë shqiptarët e të dy anëve do të “bashkohen” nga Maqedonia, nga Mali i Zi, Turqia dhe Rusia… Ose nga askund. Ose të paktën, iu dëshmohet aleatëve të së keqes se, “Kombi shqiptar e ndryshoi drejtimin”, nga drejt Perëndimit, drejt Lindjes.

Vonesa më tragjike e kombit është në arritjen e akseve botërore. Qeveria majtiste e udhëzuar nga Soros dhe Erdogan, nuk pranojnë ndikimin e Aleatit tonë të madh, Shtetet e Bashkuara. Konservatorizmi perëndimor i përfaqësuar nga presidenti Trump dhe Lëvizja Brexit, po mbahen sa më larg kombit shqiptar. Pa lëvizjen e Aleatëve – kombi qullet, humb vlerë dhe sovranitet, humb kufij, territore, lëvizje. Kjo po ndodh tani. Kombi reagoi në Kukës dhe në Tiranë, në momentin kur po humbte Perandorinë e Mirë… Në vitet 1530, Mirdita ndërtoi dinastinë Gjomarkaj, vetëm 85 vjet pasi kishte rënë dinastia e Kastriotëve…  Kombi kishte nisur të ngadalësohej…

Lëvizja e Kukësit ndodhet në momentin krucial, kur kombi ndjen se duhet të “shpihet”, d.m.th., të dalë nga mpirja.  Duhet të hyjmë në lëvizjen përparimtare botërore ku, fatkeqësisht, populli shqiptar përsëri ndjehet i tradhtuar nga politika qeveritare dhe opozitare.

Kjo ka ndodhur në Kukës,  nuk ka ndodhur thjesht një taksë…”

26 komente në “Frrok Çupi: Protesta në Kukës do të mbetet në histori, është njësoj e rëndësishme si Lidhja e Prizrenit dhe shpallja e Pavarësisë…”

  1. Rexho manatia says:

    O ky eshte koqe dhe i rrjedh

    1. ULLI MAGNA says:

      ÇKA PO THU BRE FRROK ÇUPI ?! …
      A KE RRSHQITË NGA TRUTË …
      E JE BA ‘ÇUPË’ E KQ të PPSH-së ? ? ? ? ? …

    2. korçari says:

      As me shume dhe as me pak Frroku ka folur sinje spiun i serbeve pra po vazhdon te vjelle pasi ka ngrene çorben e prishur ,dhe jam i bindur se pasardhesit e tij nuk do ta mbajne mbiemrin e Frrokut pasi nuk ka gje me te poshter se te luftosh kunder interesave te Atdheut tend dhe sugjeroj se varri i tij kur te largohet nga kjo bote te kthehet ne “shurrane”,te pakten te jete njehere i dobishem.

    3. anonim says:

      paska pjerdhur dhe ky plakushi i shtypit, ajo eshte protesta me e felliqur ne historine e europes, ato kafshe kane njollosur per jete qytetin e Kukesit, dhe qytetit te kukesit njerzit neper tavolina perdite kur ta permendin do thone – o qyteti i kafsheve, o qyteti i vandaleve, o qyteti i horrave, o qyteti i perbinshave, turp perjete per kete qytet,,,

    4. shvejku says:

      Protesta ne Kukes do mbahet mend aq sa mbahet mend ajo cfare bejme ne wc mengjes per mengjes!
      Keta kuksiane kurre nuk hyjne ne histori per te mire,se kur ishte koha e ballafaqimit te madh boteror midis vendeve antifashiste dhe nazi-fashisteve keta zorraxhinj u rreshtuan prapa armiqve te njerezimnit!
      Keshtu edhe sot!

      1. Suard Cengu says:

        ske faj ti se po t mos ishte Kukesi e burrat lumjane, ti do ishe duke lepire bythen e serbeve.

  2. ela says:

    O Frrok Me fal gojen kur flet me cfar e ke te mbush?me tre monikes apo te lulit gjithmone i pa percjell je,ste kapton poshte nga inati per nje cik pushtet ,ish agjent i serbeve

  3. LIKJA says:

    O Frrok frrak frruk je nje KOQE KANDARI,

  4. kashi says:

    ha ha ha ha cfare jane keta idoite qe japin keto deklarata

  5. Drinzi Bardhi says:

    Or Frrok, avash more avash se more flake te zjarrte por te prodhuar nga myshqet e kenetave. Frrok ke bere krahasim te madhe, besoj se ne krye te paskesaj do te jesh ti i pari i vendit. Pika qe sju bie. Po pse more ju ka krijuar zoti vetem te kerkoni sherre, lufte, zjarr e flake, Po per ke i doni keto more per populin? Po ju jeni dhe kalemxhi more dhe e dini qe gjithshka e paguan populli as ti, as saliu e as rama apo kokemedhenjte. Beni thirrje ne shkrimet tuaja per qetesi dhe haku te shkoi tek i zoti. Mos harroni se gjithçka shkarkon tek populli.
    drinxi bardhi

  6. luani says:

    Ky po ,ky ben analiza qe nuk i beson as vete,dhe ne kuader te nje anti shqiptarizmi te theksua bashke me ca serbo medhej te tjere,ky mundohet tecoje analizen e tij,nese mund ti themi analize,ne linjen e nxitjes te nje urrejtje krahinore,se keshtu keta besojne dhe shpresojne,qe te fitojne pushtet dhe leke,keta jane kaq miope,kaq te paturp dhe kaq shume antishqiptare,sa nuk jane ne gjendje te kuptojne se me kategorine e tyre,ky popull fshin by…,se ne te kundert,ky popull sot do ishte fshire nga harta,prandaj i bej thirrje ketij mender zotnise dhe shume te menderosurve te tjere si puna e tij,qe ky popull ka kohe qe i ndigjon turli perrallash,ne fillim te viteve 90,desh na shpallen Shkodren republike,ne 97~98,shqiprine e projektuan per ta ndare me serbine dhe Greqine,tani u ndigjua nje thirrje per ta shpallur Kuksin Katalonja,e shume pordhe me rigon,qe vetem rraca e tyre i shijon,po keta nje gje te kuptojne,se koha e tyre ka mbaruar nje here e pergjithmone.

  7. saliu says:

    Ky eshte vellai i Spartak Ngjeles. I rrjedhur komplet.

  8. Epo kjo pune! says:

    po mbyllini more keto pusetat se na qelben… mos e ndotni gazeten kot se dakort mendim ndryshe por keta jane misionare, keta gjejne rehat vetem te digjet gjithshka… e quajne revolucion, boll me “rastesira” se kemi tre dekada qe zvarritemi per shkak te plehrave, beni ate m… drejtesie se na cate koken tre vjet.

  9. kasem gahinji says:

    lexoj titullin dhe mendoj:-thirrja per bashkimin e kukesit,hasit,tropojes me kosoven nuk eshte e rastit,paskan vleresimin historik.pra coptimi i shqiperise qenka veper historike e vleren e pavarise.me kujtohen thirret e vitit 1992-1997 ne gazeten koha jone,ku militonte ky intelektual proserb,kur beheshin thirrje veriu kunder jugut,na mbyten tosket per 50 vjet,dialekti verior,gjuha hyjnore u mbyt nga toskerishtja,etj.prape po keta po ringjallin thirrjen”veriu kunder juget”,madje tani i japin vlera historike,me rendesi kombetare.kane vendosur edhe kufiri mbase?! a jane zhvillime te rastit?disa raste ,mbase jo domethenese me thone se nuk janete rastit.nisi vjet me republiken e re,me thirrje qe vinin era gjaktani a del e prapavije sllave,serbo ruse.u fol per tentakula ruse edhe kete vit.pasi ne kukes me zjarr.gazeta sputnik pershendet dhe jep sinjalin per lufte civile ne shqiperi,opozita shpall lufte nepermjet mosbindjes civiledhe revoltesdeputetet paraprijne futjen meforce ne objkte terendesise se vecante,kerkojne incidente,gjak..dhe argumenti …kane vlera historike dhe ekuialente me pavarsine kombetare.ja pra frroku argumenton pecarjen,tezen e kombit verior ne shtet te pavarur.me paster nuk mund te behet thirrje per destabilizim dhe percarje.o pras-sident,mblidh keshillin e sigurise,mer masa,ne rradhe te pare,shtrengo gruan,ndryshe do te jete vone.te garantoj nje gje.populli me pas nuk do te lejoje asnje amnisti sic bete ne 1997.

  10. Kris says:

    Tek pervesiteti i Frok Cupit une shoh pervesitetin e Salihit dhe PD te Like-Mones dhe PD-LSI! Eshte koha qe ata qe nuk jane te mpleksur me hajdutlliqet e tyre te distancohet! Nuk mund te futen te gjithe ne nje thes!Si ka mundesi te duartrokitet nje i semure mendor? PD lindi e vdekur dhe tani eshte kthyer ne Zombi!

  11. Leka says:

    Frroku thote se Protesta e e Kuksit do te jete si Lidhjea e Prizrenit por kjo nuk ka lidhje dhe Frroku ka vite qe nuk e di çfare flet. Troç ka rrjedhur per te mos thene ka pjer…, E para ajo nuk ishte proteste e Kuksit se Kuksin nuk e perfaqsojne ata qe ishin aty. Aty mor zotni i rrjedhur ishin apo nuk ishin 200 kuksiane te tjeret ishin sharlatane nga mos perfshi edhe miqte e Sheshelit, tradhetar te shqiptareve e kosovareve. E dyta aty nuk ishin per tarifen e rruges por ishte sebepi se organizatoret qe i qajne hallin Kuksit e Kosoves e kemi pare sa i duan Kuksin e Kosoven. Ne luften e Kosoves Saliu i Frrokut furnizonte Millosheviçin me nafte, qe me tanket serbe te vriste e shtypte kosovaret. Ne pushtet per 8 vite 2005-2013 nuk ndertoi linjen e interkonjeksionit Shqiperi – Kosove qe te mbronte interesat serbe . Ne te mos merrnim e jepnim energji Kosoves por si Shqiperia dhe Kosova te blinin energji ne Serbi . A i din Frroku keto si mirditor i zgjuar qe e shet veten ???!!!! Besoj se i din, por Frroku paguhet nga trdhetaret per te lehur e shitur sapunin per djathe. Jo Frrok nuk ti beso njeri me mend ne koke keto qe thua ti. Protesa po behet zoti Frroku nga ata qe e kane shkatrruar e shitur Shqiperin per 27 vite me radhe per keto aresye. E para te pengojne hapjen e negociatave me BE. E dyta nepermjet destabilizimit te shpetojne pasurite e vjedhura per 27 vite te quajtura demokraci por qe ne fakt ka qene siç e thoshte Driteroi i madh shkerdhatokraci, hajdutri, e organizuar e dretuar nga njerez me pushtet duke fillua nga me i madhi e deri me i vogli. Pastaj o Frrok lidhja e Prizrenit ishte per bashkimin e shiptareve kunder okupatoreve qe na kishin pushtuar e sunduar me shekuj, ndersa kjo per te futur ne grindje shqiptaret e kosovaret per 5 euro, Mirembajtja e rruges se kombit duhet bere nga ata qe e perdorin ose te mos mirmbahet dhe te degradohet.Taksat e mija qe nuk e perdor nuk kane pse shkojne per te tjeret. Ti e din se ajo rruge me teper perdoret nga kosovaret dhe ne si popull i ndihmuam, i pritem , i mbajtem me buke e streh ne familjet tona, kur ishin ne lufte me serbin. Tani ne duan te vijne ne plazhet tona, megijthse kane edhe ata hotele e plazhe sa te duash ketu ne Shqiperi, le te pagujne per ta patur rrugen funksionale dhe me parametra sigurie. Po te ishte per mua do ta lija si thua zotrote dhe beniaminet e tu me tarife o dhe me 0 leke nga buxheti i shtetit per mirembajtje, ku fiks pas 10 vitesh do ishte e paperdorshme . A ja vlen kjo o Frrok ??!! Per ty e atrye qe te paguajne ty , me siguri po …por per interesin e Kuksit e Kosovareve me siguri JO.

  12. anonim says:

    paska pjerdhur dhe ky plakushi i shtypit, ajo eshte protesta me e felliqur ne historine e europes, ato kafshe kane njollosur per jete qytetin e Kukesit, dhe qytetit te kukesit njerzit neper tavolina perdite kur ta permendin do thone – o qyteti i kafsheve, o qyteti i vandaleve, o qyteti i horrave, o qyteti i perbinshave, turp perjete per kete qytet,,,

  13. …Dikur…dukagjinasit mburreshin me mirditoret,…dhe anasjelltas…Dikur…ky “mirditori”, shprehej se ,..”me vjen turp te quhem shqiptar,..kjo per shkak te SRB-se …” Dikur…nje “mirditor” tjeter, qe SRB-ja e quante N “Lehesi”, kur pd-rat i dogjen gazeten, ai shprehej..”SRB-ja me ka gjakun borgj…”Mund te sjell dhe shume “mirditore” ne vemendje, …qe vetem MIRDITORE ,nuk jane…Keta jane thjesht…llumi i kombit, qe skane nder shqiptari…!!!.!…………

  14. ............ says:

    …po, lejoni komentet , o gazeta ttttt

  15. Haka Tekizoti says:

    Booobo sa e thellë dhe e neveritshme është idiotësia djallëzore e këtij frymori!

  16. Cuku says:

    Frrok Qypi eshte nga pardesyte e bardha,
    Mos u cudisni me te lefurat e ketij kone te Ramiz Alise,,,,,,,,,

  17. frrok qupi says:

    frroku ka qene gjithe jeten tipik malok,i poshter dhe i pabese

  18. pena says:

    Ky eshte pasardhes i denje i atij kallepi mirditoresh te genit te markargjoneve qe deshen te shpallin republiken e Mirdites nen yshtjen e serbeve per tju bashkaur pastaj Serbise.Mos u lodhni ma me keto hije te mocme Historia ka folur boll per to.

  19. aso begu says:

    Frroku eshte I vecante vetem per nje gje.I vetmi katolik spiun I Greqise , nuk tallem jam serioz.Eshte e dhene e sakte e zbulimeve partnere.Ka qysh ne vitet e para te 90.

  20. owl says:

    ik ore mjeran jeni bere si dordolece

  21. vito says:

    JU maloket e veriut keshtu e keni shkruar gjithmon historin , duke shkaterruar vendin tuaj duke e djegur duke e plaçkitur duke e shtitur vendin tuaj dhe duke luftuar kra pushtusit dhe serbit kunder vendit tuaj, prandaj ktu nuk behet dot shtet se ju zgidhen zinxhirin ju kafsh parahistorike me ne krye oficerin e agjentures serbe sali berishen dhe kapterin mul noka , ju keni vetem nje histori te sterrosurr , armiqt e vendit tuaj kini qen historikisht , sa edhe skenderbeu shkoj beri krushqi ne jug te shqiperis dhe atje mbeshteti fuqin e vet , se ju nuk ju zinte bes , jo me kot ENVERI 50 vjet ju la me çifteli ne dor , qe ti kendonit vetem beses se ishte gjeja qe ju mungnte komplet e tera , e bente qe tju jepte pak dinjitet se ishit per turp o malok , histori rrugaçesh e atishteti.si gjithmon luft per anarshi per te vjedhur uzurpuar çte mundeni si mesjetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje