Shqipëria i ngjan maces që kafshon bishtin e saj…

3 Prill 2018, 09:35Blog TEMA

Nga shpëtim Nazarko

Teksa i hidhja një sy shtypit të këtyre ditëve jam shokuar nga reagimet e opozitës dhe të kolegëve të mi analistë, sepse, në 25 vite që ndjek shtypin shqiptar, analistët, në ndryshim nga reporterët, që gjykojnë të tashmen, analistët tanë, në shumicën e kohës, kanë gjykuar të ardhmen ose të shkuarën dikur: asnjëri prej tyre nuk ka folur kur bëheshin piramidat dhe hidhej çdo gjë në erë, kur bëhej prerje masive pyjesh, ndotje lumenjsh etj. Këta analistë duhet të reflektojnë për mosfoljen atëherë kur duhej.

Pyetjes a duhet bërë kjo rrugë me pagesë i përgjigjem me analogjinë e makinës luksoze dhe shërbimet që ajo kërkon për t’u mirëmbajtur. Në momentin që bëhen rrugë kaq të mëdha dhe të shtrenjta, në momentin e projektimit, duhet menduar edhe për mirëmbajtjen e tyre. E quaj vepër të një strategjie kombëtare, por të projektuar tmerrsisht keq, madje “kriminalisht” keq, sepse duhej të kishte hekurudhën nga mbrapa, pasi kjo hekurudhë mund të eksportonte mineralet e kësaj zone për në Evropë.

Përmes kësaj rruge të kombit, përveç turistëve nga Kosova, do të prisnim edhe qymyret e saj për të balancuar peshën e hidrocentraleve këtej. Gjithashtu, do të nxiste edhe zhvillimin e Kukësit.

Kemi ndërtuar një Shqipëri që, sot që kërkon të formalizohet, është në pikën kur duhet të “vrasë veten”, duke qenë se për të vjelë disa taksa, detyrohet t’i marrë përmes faturës së dritave apo të ujit.

Duhet gjetur forma e vjeljes së taksës edhe në rrugën e kombit, por si? Arsyetimi i Berishës se kjo rrugë nxjerr 300-400 milion euro në vit është i pabazë. Jam i bindur se jo vetëm shifra 200 milion, apo taksa të tjera të fshehura të çmimi i naftës, përkufizojnë pafuqinë e qeverisë për të mbledhur taksat në një Shqipëri ku nuk dihen as adresat. Zgjidhja logjike do të ishte formalizimi.

Referuar fjalës së kryeministrit për zgjidhjen e problemit, reagimi pas vendosjes së kësaj takse duhej të qartësohej paraprakisht, duke qenë se jemi në zonën më të varfër dhe vendoset një rrugë më pagesë, duhej të ishte shoqëruar me ofrimin e rrugës alternative pa pagesë, ndonëse e konsideroj një zgjidhje të tmerrshme.

Sikundër është e qartë, autostradat shkurtojnë rrugët, duke shkurtuar kësisoj kohën, që për ekonomistët është përfitimi më i madh. Në princip, rruga alternative pa para duhet të ofrohet për qytetarët, kjo është edhe zgjidhja që ka gjetur Evropa, fundja.

Si analist, ajo çka më shqetëson është: si ka mundësi, pas viteve ’90, disa qytete të veriut e të jugut, të krijuar nga Hoxha për një qëllim të caktuar, u shuan me vdekjen e tij, duke qenë se u mungonin kushtet për të krijuar një qytet të shëndoshë. Kukësi hyn te qytetet e shëndosha, që nuk i mungon uji, energjia, mundësia e zhvillimit të sporteve (kanotazhi p.sh.), ka blegtori, aeroportin etj., prandaj ky qytet mund të ishte një kryeqytet i një Shqipërie të Madhe.

Pra ky qytet, që ka një pasuri të këtillë, që 100 mijë euro mund t’i hedhësh në liqen dhe mund të zhvillosh industrinë e peshkut, 500 mijë euro mund t’ua japësh fshatarëve të zonës dhe të krijosh pasuri pyjore, që 2 milion euro mund t’ia japësh 1000 familjeve në trajtën e qengjave dhe vitin tjetër t’ua marrësh në formën e deleve, mund t’i sigurojë shtetit fitim 10 herë më të lartë se bankat.

Arsyeja e reagimit të egër të Kukësit është varfëria e qytetarëve të tij. P.sh., pse jam i sigurt që Elbasani është ndër qytetet kryesore ku lulëzon krimi, për të vetmen arsye që ky qytet dikur ishte një qytet tipik tregtar, e në kohën e Enverit u ndëtua Metalurgjiku, përmes së cilit 100 mijë banorë mbanin frymën gjallë. Në momentin e rënies së Metalurgjikut, për të mbijetuar, shumë banorë iu drejtuar formave kriminale të mbijetesës (drogë, etj.). E njëjta gjë edhe me Beratin pas mbylljes së Kombinatit “Mao Ce Dun”. Një shtetar duhet të vërë në evidencë resurset e një qyteti për ta përparuar atë.

Lidhur me aktivitetin e opozitës për këtë ngjarje, jam i mendimit se opozita e sotme nuk insipiron bindje dhe shfrytëzimi i momentit të tanishëm është një flakë kashte, që vetëm e dëmton atë rëndë. Rama, apo çdo qeveri në botë, përmbyset vetëm me ide apo projekte, kurrë më me dhunë. Kësisoj, i veshur me kostumin e deputetit të opozitës, do të propozoja 1 apo 2 shkolla profesionale të ndërtoheshin në Kukës, pyllëzim masiv, ndihmë në infrastrukturë blegtorale, nga e cila mund të përfitosh shumë, etj. Andaj jam i mendimit se protestat nuk do vazhdojnë e do gjendet kompromis.

Në lidhje me reagimin e bizneseve të mëdha për tarifën: Së pari, në thelb, jo vetëm në historinë e rrugës së kombit, bizneset e mëdha, pasi kalojnë fazën e hershme të pasurimit me kontrabandë, etj., në vijimësi duan respektimin e ligjeve dhe armiku më i madh për ta janë bizneset e vogla që kërkojnë t’u zënë vendin. Së dyti, në përgjithësi, bizneset e mëdha janë të karakterit neutral, ta kenë mirë më të gjitha palët.

Në përmblyllje, nëse do të isha unë “udhëheqësi” i këtij vendi, do propozoja: investim nga shteti në porte të mëdha dhe bërja me koncesion e rrugëve nga investitorë të huaj.

5 komente në “Shqipëria i ngjan maces që kafshon bishtin e saj…”

  1. ela says:

    mos u mer me gazetare qe kane bere karier nepermjet shtratit te pronarit te gazetes apo kryeredaktorit,dhe gazetareve idiote si Bushati ( nje idiit i perkedhelur i gjyshit )Bejtja,(nje gamor dibran qe ka mohu babene vete dhe ben reck nenen e tij)Meco,(fjala e pronarit eshte ligj dhe te mira materiale)Zhei( i ka humbur drejtimi per ne skrapar dhe ne fundet epshore te Monikes),e shum te tjete injorant.duhet qartesi dhe jo djallezi ne pasqyrimin e sakte te analizes,mos bej analiza qe ti sherbejne Politikaneve dhe kujt pa? berishes,bashes,mones dhe ku ta di une cfare qelbesirash ka shqiperia.Jam dakort me analizen tuaj

  2. po ç, me veri te qeshi titulli.
    shqioeria i ngjan maces qe kafshon bishtin e saj.
    edhe edi rama dhe os do kafshojn bishtin nga unioni evropian.

  3. po ç, me beri te qeshi titulli.
    shqiperia i ngjan maces qe kafshon bishtin e saj.
    edhe edi rama dhe ps do kafshojn bishtin nga unioni evropian.
    rama do kafshoj ballen.
    ruçi ramen….

  4. Bujku says:

    Nje shkrim ku cuditerisht Nazarkoz i mungon llogjika ekonomike gje per te cilen ai shquhet mbi te tjeret. Nqs Berisha ka bere nje super krim duke e projektuar dhe zbatuar ne menyre kriminale Rrugen e Kombit, Rama po vazhdon krimin me tarifen. Ligjerisht do jepej me koncension nqs e nderton privati me fondet e tija dhe i vjel tarifen. Mirmbajtja qe thote Nazarko dhe te gjithe nuk eshte kaq e veshtire dhe e kushtueshme sa deklarohet. Nqs shteti do kishte nje dhe vetem nje ndermarrje mirembajtje te gjitha rruget e shqiperise do te ishin ne gjendje te mire. Por Rama cdo gje e coi me PPP. Cfare duhet? 1. Drejtues dhe punonjes qe punes i thone pune por dhe mire paguhen 2. Makineri bashkohore per mirembajtje. 3. Fonde te llogaritura sakte. 4 Vetem specialiste me diploma te sakta dhe jo fallco dhe me tesera partie. Me rezulton Nazarko qe max do te duheshin 30% e vlerave qe deklaron Rama. Kam drejtuar dikur nje ndermarje te tille dhe rezultatet ishin te jashtezakonshme! Jam dakort me drejtimin ne investime psh: Rilindja urbane dhe disa reforma te Rames jane nje katastrofe e vertet ekonomoke!

  5. Grigor says:

    I nderuar Zoti Nazarko
    Të gjitha sa the ishin perla, por vetëm nje the harrove – që në Shqipëri shkon dëm çdo gjë e zgjuar dhe do vendim i marre me perspektivë.
    Megjithese analogjia e maces i tha te tëra ne fakt.
    Por që Shqipëria ka nje opozite te tillë eshte fatkeqësi kombëtare. Qeveria Rama eshte konsumuar shumë, edhe nga budallalleku dhe arroganca e saj – nje arrogance që nuk e ka patur as Enver Hoxha, i cili ishte diktator. Shumë njerez e permendin kete arrogancën e qeverisë, pa e kuptuar se për çfare e kane fjalën. Vetëm se e kane degjuar nga te tjeret që eshte qeveri arrogante dhe thone: “Hajde se poo them edhe une.”
    Arroganca e Edi Rames eshte problem i tij, Jo i yni. Ajo arrogance po i prish punë atij vetë, sepse pa arrogancë, nuk do kishte asnje problem sot ne Kukës – do ishin duke biseduar tani.
    Dhe perseri, të qënit njeri i ndershëm në Shqipëri shkon komplet dëm, sepse te bejne per budalla edhe me budallenjte si Flamur Noka dhe Edi Paloka që pasurohen duke vjedhur dhe nuk I kap ligji.
    Të gjithë njerezit duan qeveri te ndershme, kur askush nga ata nuk eshte I ndershëm. Se nga do dalin keta politikanët e ndershëm, nje zot e di.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje