Spartak Ngjela: Rama, një birbo që kërkon destabilizim të vendit, bashkë me Berishën e Metën

3 Prill 2018, 11:55Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

 

Shqipëria ende nuk ka një ligj për rrugët, prandaj për rrugët publike të ndërtuara nuk mund të bëhet asgjë koncesionare.

Koncesioni i Ramës për Rrugën e Kombit, është abuzim siu generis.

Por gjithçka bëhet me qëllime destabilizimi dhe korrupsioni njëherësh.

Vërtet mendon korrupsioni kryeministror aktual shqiptar se mund të sjellë destabilizim në Shqipëri nga një grusht njerëzish që protestojnë me të drejtë?

Mirë Rama që është një pafille që bredh sa në Stamboll e sa në Moskë për të shpëtuar gjënë e vjedhur, po Saliu nuk e kupton që të tre këta bashkë: Berisha, Rama dhe Meta nuk kanë forcë intelekti për të mundur politikën amerikane?

Vërtet mendojnë këta se ngrihen shqiptarët për të shpëtuar Gjirin e Lalzit?

Ku kuptohet që kryeministri shqiptar po pret aktivizimin masiv të protestave?

Shenja e argumentit kryesor është fakti që ai nuk heq dorë nga koncesioni joligjor që ka dhënë në Rrugën e Kombit.

Në fakt ky birbo që nuk di asgjë, por si ky, dhe të gjithë vjedhësit e mëdhenj të rrugëve; të gjithë bashkë kanë abuzuar nga fakti që në Shqipëri nuk ka një ligj për rrugët dhe akset e mëdha rrugore.

Që nga Perandoria Romake, që mban autorësinë parësore të ndërtimit të rrugëve, e deri më sot, ligji për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve është nga ligjet më kryesorë në shtetet europiane, e sidomos në Amerikë.

Sot në Shqipëri nuk është përcaktuar me ligj dallimi midis rrugëve publike dhe rrugëve private; atëherë ku e gjen të drejtën ky kryeministër injorant që jep me koncesion një rrugë publike se i duhen para?

Është turp: edhe Maqedonia ka një ligj për rrugët, dhe në Shqipëri ka vetëm grabitje të shtetit e të vetë popullit më anë të ndërtimit të rrugëve. Madje edhe Kosova ka një ligj për rrugët.

Po në Shqipëri pse nuk ka?

Po këtu fillon arsyeja që sqaron vjedhjen e madhe të korrupsionit kryeministror shqiptar.

Katër janë konceptet e rrugëve që duhet të rregullohen me ligj: rruga nacionale; rruga lokale, rruga publike dhe rruga private. Ku i ka këto të mbrojtura nga ligji kryeministri që vjen e vërtitet vërdallë për të sjellë konfuzion.

Sigurisht, ku e di ky derëzi e punëzi se ç’janë rrugët e mëdha nacionale!

Por ka një rregull që, për faktin se në Shqipëri nuk ke ligj për rrugët, nuk mund të marrësh asnjë hap në drejtimin koncesionar të tyre.

Dhënia me koncesion e një rrugë publike nacionale që është ndërtuar nga shteti është krim në të gjithë Perëndimin; po këtu?

Këtu nuk ka ligj fare, kështu që nuk mund të ndërmarrësh dot asnjë hap koncesionar.

E kupton dot këtë ky pafille, apo ka vendosur që të rrijë gjatë burgjeve?

Ku e gjen kryeministri shqiptar të drejtën ligjore që një aks rrugor kombëtar e jep me koncesion privat?

E di ky birbo që vlera e rrugëve nacionale dhe autostradave është tronditëse për çdo shtet?

E di ky mësues vizatimi që aksi nacional nuk është një vizatim shkollor por një moment strikt ligjor që ka të bëjë me vlerën esenciale të të gjithë pronës publike në një shtet?

E di mësuesi i vizatimit që sa më shumë të shkojë me mendimin se koncesioni i rrugës nuk hiqet dhe nuk do ta abrogoje atë që ka dhenë, rrezikon një burg drastik?

E di ky mësues vizatimi se kurrë nuk mund ta destabilizohet më Shqipëria edhe pse janë bërë bashkë Berisha, Meta dhe Rama?

13 komente në “Spartak Ngjela: Rama, një birbo që kërkon destabilizim të vendit, bashkë me Berishën e Metën”

  1. Kombi says:

    NSTYRISHT QE NUK I DIN , POR PYETJA ESHTE , PERSE NUK KONSULTOHET ME EKSPERT LIGJOR ???NUK DREJTOHET VENDI ,PAS GJURMEVE TE SALIUT . PRANDAJ KANE BLLOKUAR RDFORMDN SE JANE QE TE GJITHE TE ZHYTYR NE PISLLEK .

  2. Lili says:

    Po.se vettingun nuk e duan e ju duhet nje arsye pse nuk u kap asnje peshk i madhe…
    Durimi i doset edhe amerikes edhe evropes.Populli lufton per te drejtat e veta kunder ketyre.

  3. Dibrani says:

    Ngjela ti ke te drejt por kur hy ne valle me oligareket,..zorr del nga vallja,..edhe mafja te njetin kod ka.
    Shum thon qe te falen Kuksianet nga kjo takse,…Po te falen Kuksianet i gjith plani Rama-Oligarkia bie.

    Ngaqe ben precedent ne te gjitha rruget e tjera qe mundohet ti bej me koncesion.

    Prandaj Rama insiston ngaqe eshte ne Valle dhe luhet Lek i madh ne kurriz te popullit.

  4. Qytetari Analog says:

    O Taku, po pafidhe je ti qe jo vetem flet por edhe shkruan me puetje retorike. Ju nuk i vini as ke gishti i kembes Edi Rames, jo thjesht se eshte i gjate.

  5. Bravo says:

    Ke shume te drejte!
    Ne burg te gjate, piktori vjedhes e injorant, antiligjor dhe antikombetar!

  6. Bardhyli says:

    O kacagjela po ik mor pall, plak matuf. Me te dhene ti mend, o bo, bo. Ti je vetem ndryzhgu i sistemit komunist. Ti je rrot palle.

  7. Mario says:

    A ka me birbo se ty mer Tak llapaqeni ???.Si nuk e kupton qe te vjen era m.t kur flet !!!!.Thua “eshte strikt ligjor qe ka te beje me vleren esenciale te prones se perbashket publike “
    Ai njerzim atje ka abuzuar aq shum me pronen publike sa ju te gjithe bashke nuk keni fytyr ti mbani leksione njerzve ku qofte edhe pa shkolle jan me me tru e te ndershem sa rraca jote te gjjithe bashke.Por ti Tak “harron” te thuash se ju e sorollopi jot,dhe nje pjese e atij populli trimeroheni vetem at’here kur prishni e digjni,po ate pasuri qe bytha jote e sperdredhur flet.JU MERITOHENI VETEM TE BESHTYHENI NGA AI POPULL.

  8. saliu says:

    Edhe nje here si perhere Ngjela ja fut kot. Ne canada ke nje autostrade 407 qe eshte me pagese. Investitori ishte shteti kanadez , pavaresisht se u ndertua per te qene pa pagese, ata vendosen qe te jete me pagese, pra analiza e Ngjeles bie poshte kur thote ” ku e gjen arsyen per te dhene nje rruge publike me pagese”. Ja pra qe ka raste te ngjashme me vendet me te perparuara te botes.
    Nuk do te ishte keq qe Ngjela te update njohurite e “pafund” te tij edhe ne kete aspekt.

  9. LORA says:

    Tak-vuvuzela ”anglosaksone”,,,,ne misionin e gjilpones pa vrime,fut e qit e fut e qit ,,e nuk qep gjo.

  10. Haka Tekizoti says:

    Ngjela ndjehet si shpatë magjike, e aftë t’i shpartallojë të tërë rretherrotull vetes, për të mbetur i vetmi që mund të adhurohet ashtu siç vetadhurohet. Mbeti duke i bërë furça Amerikës, duke shpresuar t’i bindë t’ia besojnë atij skeptrin e Shqipërisë. Nuk e di ai se sa i neveritshëm bëhet edhe për shqiptarët, ddhe për Amerikën. Servilët që kacarrosen si trima e të ditur bien në sy menjëherë si njerëz pa dinjitet dhe si të tillë askush nuk denjon të ketë të bëjë me ta.

  11. Jak Boston says:

    Qeverisja e ripjelljes ka rene, thjeshte po pritet sa te gjendet pasardhesi i pranueshem per faktoret vendimarres.
    Lora Lopa mos qaj ktheje dhimbjen ne force sic te ka mesuar partia she shtrengo fort Nduen.

  12. Jak Boston says:

    Qeverisja e ripjelljes ka rene, thjeshte po pritet sa te gjendet pasardhesi i pranueshem per faktoret vendimarres.
    Lora Lopa mos qaj ktheje dhimbjen ne force sic te ka mesuar partia dhe shtrengo fort Nduen se Rame brekushja eshte zhutur ne llum aq thelle sa qe dhe po doli prej andej del si pjese kembimi dhe asnjehere sic ka hyre, ” tamam si chari – hyn i forte del i bute i merren mente e i derdhen trute “.

  13. AXEL says:

    O TAK TUNXHMAKU TI NJEF EVROPEN APO VETEM BURGUN MOR BURR I TREDHUR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje