Kryetari i Komisionit Hetimor për çështjen “Tahiri”, Edi Paloka, ka sqaruar mosprezencën e deputetëve të opozitës ditën e sotme.
Sipas tij, Komisioni nuk duhet të mblidhej pasi dhjetëra qytetarë shqiptarë janë dhunuar nga policia dhe prokuroria të cilat i konsideron si të kontrolluara nga Rama.
Deputeti demokrat e quan të paligjshme mbledhjen e sotme pasi gjykon se veç ai ka të drejtë që të thërrasë komisionin.
“Një tjetër skandal i Ramës me zbatimin e ligjit.
Urdhëron deputetët e tij të Komisionit Hetimor Tahiri, të uzurpojnë drejtimin e komisionit duke shkelur haptazi ligjin për Komisionet Hetimore dhe Rregulloren e miratuar vetëm një javë më parë nga ky Komision.
Neni 12 i ligjit ”Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, thotë: Pika1. Mbledhjet thirren dhe drejtohen nga kryetari dhe/ ose me autorizimin e tij nga zv/Kryetari.
E njëjta është përcaktuar edhe në nenin 7 të rregullores.
Pika1: Mbledhjet thirren dhe drejtohen nga kryetari dhe/ ose me autorizimin e tij në çdo rast nga zv/kryetari i Komisionit.
Data, ora dhe vendi i mbledhjes së Komisionit, caktohen nga kryetari, pasi këshillohet me zv/Kryetarin.
Si kryetar i Komisionit Hetimor “Tahiri”, informoj gjithë opinionin, se sot jo vetëm nuk e kam thirrur komisionin hetimor siç përcaktohet nga ligji, por pas interesimit të administratës të Kuvendit dhe të komisionit i kam njoftuar se sot nuk do të ketë mbledhje të Komisionit Hetimor.
Pra, mbledhja e këtij komisioni nga deputetët e Ramës, pa autorizimin e kryetarit, është një shkelje e hapur e ligjit nr. 8891, datë 2.05.2002, për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit.
Rama pasi privatizoi shtetin, prokurorinë dhe gjykatat, tani po kërkoj të privatizojë edhe parlamentin shqoptar duke u dhënë urdhër deputeteve të tij, që duke shkelur ligjin të uzurpojnë drejtimin e një komisioni hetimor që është kërkuar nga opozita, për të vërtetuar lidhjet kriminale të kësaj qeverie dhe të vetë kryeministrit rama me kultivimin dhe trafikun e drogës.
Ky akt skandaloz bëhet me qëllimin e vetëm që të tërheqë vëmendjen e opinionit nga një tjetër dhunim i rëndë.
Sot dhjetëra qytetarë shqiptarë të dhunuar nga policia e Ramës dhe prokuroria e privatizuar prej tij, po kërkohet të dënohen vetëm sepse kanë mbrojtur një të drejtë elementare të tyre. Pikërisht për të tërhequr vëmendjen Rama ka urdhëruar shkeljen e ligjit në Komisionin Hetimor”, thotë Paloka. (TemA)
Po pse nuk thua qe dh zv kryetari ka te drejte ta therrase, me autorizimin tend? Pse te gjithe idiote i di si vetja jote? Nuk i ke vetem ti celesat per ti dredhur kur t eduash, por jane dhe te tjere. C’lidhje kane protestat me ceshtjen Tahiri? Apo nuk keni argumenta dhe kerkoni pretekst? Idiot.
Thi the ore thuthuq? Thi the ore Thralltar? Thi the ore zjarr venes? Thi the ore te pafetyre?
Genjeshtra i ka kembet te shkurtra
U marofshe i tregofsh, vet thua se komisioni nuk duhet te mblidhet pasi dhjetra qytetar jane dhunuar nga policia dhe prokuroria(e bojkotuat) ,jo se nuk eshte zbatuar neni 12 te ligjit e as neni 7 i regullores, por tregon se ne mbledhjen e kaluar ishte lene qe takimi i ardhshem per sot ne oren 12:30.dhe z Felaj si zevendeskryetare ne baze te nenit 10 Drejtimi i komisionit
Pika 1- kryetari dhe zv/krytari drejtojne te gjitha veprimet e tij ne perputhje me kete ligj, si dhe regullat e kuvendit.
Ne mungese te kryetarit detyrat e tij kryen nga zv/ kryetari
Sa do perpjet qe te hidheni si qifti ngeleni. se genjeni dhe nqse ndonjeher do gaboni te thoni te verteten nuk do besoni as veten e jo tu besoj njeri