Me sa para kaloi në kufi Adriatik Llalla që nuk i deklaroi?

4 Prill 2018, 19:03Politika TEMA

Burime zyrtare konfirmuan sot për Report TV se më datë 15.03.2018 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës se Parë Durrës ka regjistruar procedimin penal nr 447 të regjistruar në ngarkim të Adriatik Llallës për veprat penale të “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurisë, interesave private të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për për deklarim”.

Gjithashtu Llalla po hetohet edhe për veprën penale të “Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, çka ngre dyshime të forta se ish-prokurori i Përgjithshëm mund të jetë ndaluar dhe kapur në flagrancë me një shumë mbi 10 mijë euro në kufi, çka e bën të detyrueshëm deklarimin e parave në pikat kufitare.

Nuk dihet se kur dhe nga cili organ mund të jetë bërë një gjë të tillë, por fakti që Prokuroria e Durrësit po e heton edhe për këtë akuzë, është një element mjaft domethënës.

Veprat e tjera penale për të cilat po hetohet Llalla janë ato të “Pastrimit të produkteve të veprës penale “ dhe të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga nenet 257/a, 179/a, 287 dhe 248 të Kodit Penal.

Pak kohë më parë Llalla kishte dhënë dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë, por një gjë e tillë duket se nuk e ka shpëtuar atë nga “vettingu”.

Ish-kreu i akuzës është përplasur disa herë ashpër me ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, aq sa SHBA-të e shpallën person “non grata” Llallën dhe familjen e tij.

19 komente në “Me sa para kaloi në kufi Adriatik Llalla që nuk i deklaroi?”

  1. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Vallahi une e pyta sa leke ke me vete po nuk me tregoi, bo vaki i ka tregu Meros ose Alfredos pi Pekini, ashu Peqini moo!!!

  2. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Vallahi une e pyta sa leke ke me vete po nuk me tregoi, bo vaki i ka tregu Meros ose Alfredos pi Pekini, ashu Peqini moo!!!!!

    1. AlNakba says:

      Vallahi du me pyt Pallen dhe Konen njahere me u siguru. Du tjem i sakt qe ta rrasim mbrena nese ka kalu ma shume se rregullorja. Njashtu, o tkecen nona.

      1. Sit back and relaks says:

        Mire e bo mor n’bir, ti pieç pse mo ti pieç.

      2. Sit back and relaks says:

        Mire e bo mor n’bir, ti pieç pse mo ti pieç..

      3. Sit back and relaks says:

        Mire e bo mor n’bir, ti pieç pse mo ti pieç.. se

        1. Al Nakba says:

          njashtu ma tkecen nana,,, vallai njashtu
          u kry dhe kjo puna e Dhalles ….po pse mo Bunker si i xhaxhit a ky apo si Ahmetaj i englishtes?…

  3. gita says:

    Ja ku filloi! Tani e ka radhen Lul Basha, Meta ,Berisha i madh dhe i vogel ,Monika dhe deri tek i fundit kriminel qe ka vene dore mbi pasurine dhe gjakun e popullit.

    1. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

      njelem tu i ra motorrinos po nuk po nez gjo, ishalla nez para se me na lon bateria se kush i rras nji te shtyme masnej.

    2. Lumi I Vlores says:

      Po Rama, Beqaj, Gjiknuri, Ahmetaj, Tahiri, Haxhinasto, Manastirliu, Gjebrea etj Kur e Kane rradhen o Rilindase.
      Dhe publikoje komentin o moderator

  4. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    njelem tu i ra motorrinos po nuk po nez gjo, ishalla nez para se me na lon bateria se kush i rras nji te shtyme masnej..

  5. Noc Rroku says:

    Per komentator ‘bac and felaks’: tan bannit salisga,ne pdh e nkurvave aziste!

    1. Sit back and relaks says:

      Sun kuptoj frongjisht mer majk.

    2. Sit back and relaks says:

      Sun kuptoj frongjisht mer majk

  6. Ti more trap sit ne byth,mire qe i del ne mbrojtje hajduteve por pse ne i poston nga 2 e 3 her megjithese si spiun qe je mund te kesh ndonje mik nga keta censurusat e Meros

    1. Sit back and relaks says:

      Ashu o nji muhabet plako. Se kupto dot ti.

    2. Sit back and relaks says:

      Ashu nji muhabet plako, se kupto dot ti.

  7. Lomi pri Baldushku says:

    Kët personin qi quhet “ist back and relaks” do ta morim përkthys m’Baldushk se di llap të huj. Ne m’duket çun i qut. Hajt tyrqeta pri Lomit m’Baldushk.

  8. enisa says:

    Nuk e di Çfar pret drejtesia,perse nuk arrestohet perderisa ka kryer veper penale?. A e dini qe ky njeri ka arrestuar dhe pikerisht me urdher te ketij faqeziu njerez qe thjeshte nuk kane pasur patenten me vete dhe jane mbajtur 24 ore te ndaluar neper komisariate dhe me pas kane dale ne gjyqe ku jane denuar me gjobe ose nje muaj burgim. Ky plere,kontigjent i bandave ku vrisnin e shantazhonin njerez ,ka perfituar shuma kolosale,faktet qe familja e tij rron ne mes te lluksit,ku vajza e tij me makina 100,000 euroshe levizte neper Tirane. Prejani fleten e kampit,dhe pasuria ti konfiskohet perderisa nuk justifikohet. Plere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje