Mosbindja civile/ Deputeti lushnjar Murrizi zë "pozicion" në Çermë: S'jemi protestuesit e 21 janarit, kemi treguar kulturë në...

5 Prill 2018, 09:47Politika TEMA

Në rrethrrotullimin e Çermës në Lushnje, në orën 10 pritet të mblidhen protestues nga qarqet Fier, Vlore, Berat dhe Gjirokastër.

Deputeti demokrat i Lushnjes, Myslym Murrizi në një intervistë për gazetarin e Ora Neës Sonil Frashëri tha se protesta është një solidarizim me banorët e Kukësit për taksën e Rrugës së Kombit, e cila sipas tij prek rëndë edhe fermerët e Lushnjes.

Myslym Murrizi: Protesta që është lajmëruar nga opozita në katër pika në gjithë Shqipërinë. Protestë për arbitraritetin e kësaj qeverie për vendosjen e taksës mbi taksë në rrugën që janë bërë nga taksat e qytetarëve në shenjë solidarizimi me banorërt kuksianë për taksën e Rrugës së Kombit. 

Por sipas lancimit të qeverisë më vonë do ketë taksë dhe rruga Tiranë-Durrës, Durrës-Fier, Fier-Vlorë, Tiranë-Elbasan, Elbasan-Kapshticë. Kjo taksë ndikon drejtëpërdrejtë tek qytetarët muzeqarë, fermerët, duke qenë shumica e prodhimeve të tyre ikin përmes Rrugës së Kombit në ekspertë në Kosovë, Maqedoni, Serbi. 

Krahas shumë shpenzimeve të tjera i shtohen mbi kurriz edhe rreth 45 euro për çdo trailer.Një protestë për të treguar se nuk ka grup politikanësh, individë, qoftë ky Kryeministri i këtij vendi që mund të marrë peng një shoqëri prej 5 vitesh siç ka vepruar qeveria Rama me shoqërinë shqiptare.

Murrizi u shpreh optimist për pjesmarrjen e qytetarëve.

Myslym Murrizi: Pjesmarrja do jetë si asnjëherë tjetër. Qytetarët jo me thirrjen e PD por të revoltuar në atë që ndodhi në Kalimash do të jenë sot në këtë rrethrrotullim për të protestuar dhe në shenjë solidariteti me qytetarët e Kukësit që ne reagojmë si qytetarë të përgjegjshëm të këtij vendi.

E ndërsa rrethrrotullimi i Çermës do të jetë i bllokuar për tre orë, Murrizi tha se organizatorët nuk do të pengojnë asnjë emergjence.

Myslim Murrizi: Vandalizmi, rebelizimi apo bllokimi i rrugëve për emergjenca të këtij lloji nuk i përket PD. Nuk jemi protestuesit e 21 janarit, nuk jemi ata që kërcënonin mbi policë në kutinë e votimit, jemi pjesa që kemi ditur të protestojmë me kulturë gjatë 28 viteve. Do të ketë për ambulancat hapësirën e  nevojshme.

2 komente në “Mosbindja civile/ Deputeti lushnjar Murrizi zë “pozicion” në Çermë: S’jemi protestuesit e 21 janarit, kemi treguar kulturë në…”

  1. DITA says:

    MUTLIM MUTRRIZI.TE DHJEFSHA EMRIN E KURDISTANIT QE MBAN.ME TE TILLE SURREGATO AS NE HALE NUK SHKOHET.PLEHRAT E HISTORISE SE SAL HALE PEDERAVE.ANTISHQIPTARE PER 27 VITE.PO JU VJEN FUNDI.97 DO TE ISHTE LULE PER PEDERAT.DO JETOJME E DO JU SHOHIM.NE VERE TE MONIKES DO SHKONI BASHKE ME LESHELINJTE E SKARPARIT.

  2. Karagjoz says:

    Ere lepri me arogance e hipokrizi flet per vandalizem dhe rebelim ku jan 230 miljon te rruges se kombit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje