Gabimi që po bën Rama, ashtu si Berisha që i "hëngri kokën"!

5 Prill 2018, 09:37Politika TEMA

Nga Ben Andoni

Për vlerësuesit e gjendjeve ekonomike ka qenë thjesht çështje kohe se kur do të fillonin protestat në vend. Ato plasën pas një vendimi të qeverisë për tarifimin e “Rrugës së Kombit”, ndërkohë që protesta të tjera po përvijohen udhës dhe do të marrin jetë. Ballshi vlon, ndërsa pret Shkodra dhe qytete të tjera, ku problemet e varfërisë dhe ato sociale janë bërë mal.

Për të ardhur keq është se sapo ka filluar protesta e njerëzve lidhur me Rrugën e Kombit, politikanët kanë vërshuar ta bëjnë kauzën e tyre. Nuk kishte gjë më të shëmtuar dje, që deklaratat e para pas dhënies së verdiktit ndaj protestuesve, u dhanë nga opozita, mu asaj që lidhet me korrupsionin gjigandesk me këtë rrugë.

Çfarë i bashkon vallë të gjithë politikanët në Shqipëri? Ajo është mungesa e hapur e transparencës. Kjo e fundit është kaq banale sot, saqë deputeti socialist, kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe do t’ia plaste në sy kolegut të tij, ministrit Ahmetaj me fjalët: “Qeveria të kërkojë falje që nuk komunikoi me njerëzit. S’mund t’iu merrni taksë banorëve të varfër të zonës, për një rrugë urbane, se ajo s’është autostradë”. Përballë, pa turp, ministri bëri një ritiradë të tërë thjesht për t’u shmangur.

Pak më larg, por me të njëjtin shqetësim të ngritur, ministri kosovar i Infrastrukturës, Pal Leka do të shprehej për papajtueshmërinë me çmimin e Rrugës, mënyrën se si është marrë ky vendim për njërën nga arteriet kryesore të lidhjes ndërshqiptare, por edhe shijen e hidhur që i kish lënë mungesa e përgjigjes së kolegut të tij shqiptar, ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës, z. Damian Gjiknuri.

Qeveria e Edi Ramës erdhi në pushtet me një premtim të madh. Kjo kishte të bënte me transparencën, por edhe bërjen e njerëzve të vetëdijshëm për shtetin e tyre. “Rruga e rilindjes ekonomike të Shqipërisë nis nga nxjerrja në dritën e të vërtetës së gjendjes aktuale të financave shqiptare. Na duhet të dimë me saktësi një orë e më parë, sa e madhe është gropa e krijuar në buxhetin e shqiptarëve në këto vite politikash rrënuese, ekonomike e fiskale. E për këtë na duhet një analizë e thellë, objektive dhe e pavarur. Angazhimi ynë është t’i drejtohemi një pale të tretë, me ekspertizë të padiskutueshme në rang ndërkombëtar. Ne po përgatitemi për ta bërë këtë me të nisur nga puna”,-shkruante me pathos Rama, duke marrë duartrokitje dhe besim pa fund.

Por, kanë kaluar gati katër vjet prej këtyre fjalëve, ndërsa mungesa e transparencës së qeverisë Rama është bërë gati proverbiale. Ajo ka lënë tutje dhe qeverinë e mëparshme Berisha-Meta, që dukshëm u kthye në një simbol babëzie dhe mosfunksionimi të shtetit.

Në këtë hulli, Ramës i duhej thjesht të mbante një premtim publik, atë të transparencës, që të drejtonte i patrazuar, por këtë fakt ai jo vetëm e ka anashkaluar, por e ka shmangur krejtësisht. Ekonomia dhe impaktet e saj janë ato që e kanë nxjerrë zbuluar mungesën e transparencës, si edhe padobinë e qeverisë së tij. Mbi të gjitha, problemi më i madh mbetet në handikapet që ka krijuar i ashtuquajturi Partneritet Publik-Privat (PPP), fenomen, i cili në një farë mënyre ka rezultuar deri më tani me interesa të papastra biznesi në kurriz të pasurive dhe interesave publike. Për ta justifikuar të gjithën, Edi Rama thjesht e ka modifikoi retorikën e tij me premtimet në fushatë për transparencën, porse përballja jotransparente e tyre është vërtetë e hidhur dhe pak nga pak po e barazon me paraardhësin.

Dhe, kjo edhe në rastin e Rrugës së Kombit është evidente. Me gjithë çfarë thuhet, shpenzimet buxhetore që duhen për mbajtjen e këtij aksi nuk justifikohen, sepse aksi vetë nuk është se ndikon në rritjen ekonomike, fakt që do t’i përgjigjej edhe rritja e të ardhurave nga tatimet/taksat.  Sikur të mos mjaftojë kjo, falë mungesës së transparencës të qeverive Berisha-Rama, kjo Rrugë nuk ndihu në zhvillimin e dy vendeve, pasi shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë e Kosovës, zënë më pak se 3% të volumit të tregtisë së jashtme për të dyja vendet.

Një specialist ekonomie mund të tregojë edhe më shumë fakte për transparencën, porse është e papranueshme ajo që ndodhi me aeroportin e Vlorës dhe sesi kontrata u botua thjesht në media, check-up i shëndetësisë falas, djegiet me incenerator, zonat e lira ekonomike, vendparkimet në qytete, skanimi i kontenierëve në dogana, ngjyrosja e karburanteve, që të gjitha pra i bashkon mungesa e transparencës dhe barra mbi ekonomisë sonë kombëtare. Në ligj, riskun financiar të këtyre marrëveshjeve e mban shteti me bazën më të dobët ekonomike në Evropë, por edhe me mungesën totale të transparencës.

Kjo ishte arsyeja, që banorët skamnorë të Veriut, u hodhën në protestë duke dashur të çlirohen nga barra e taksimit të Rrugës së Kombit, që ende s’është kryer dhe që sot e kësaj dite, s’futi njeri pas hekurave me gjithë abuzimin e madh.

Raportimet periodike të KLSH-së, materialet dokumentare të rëndësishme teknike të institucioneve financiare ndërkombëtare, që monitorojnë dhe asistojnë qeverisjen e vendit, e përcaktojnë qartë se Shqipëria po pengon vetë rrugën e saj prej mungesës së transparencës me të cilën po vepron Rama dhe entourage i vet.

Dhe, sa më shumë e mohon transparencën dhe e fsheh, aq më shumë ajo të thith në atë që quhet vrima e zezë e mandatit qeverisës. Kështu filloi të bjerret Berisha me njerëzit e tij patetikë, ashtu po duket edhe Rama…Të paktën deri më tani.(GSH)

20 komente në “Gabimi që po bën Rama, ashtu si Berisha që i “hëngri kokën”!”

  1. Poli says:

    100% dakort me shkrimin tuaj. Po edhe me qindra gabime te qeveris rama nuk mund te krahasohet me rrumpallen e qeveris berisha. Kthehuni pak ne koh dhe kujtoni bemat dhe idiotesit e berishes me shok. Dhe me e keqia eshte se opozita e sotme jo vetem qe nuk me bind qe te qeveris neser po as nuk nuk dua ta mendoj qe te kthehen serish.

    1. Al Nakba says:

      Aha! Ajo qe i bashkon politikanet tane eshte jo transparenca. I ka ra ne koke problemit Gazetari .

      Mere ju te mjere , o mjerane cfare ju ka gjetur ne Albanistan.


      Ate qe populli nuk kupton eshte loja e rrokullisjes se pushteteve qe ne fund te fundit i mbron Banditat tane Politikane nga Drejtesia.

      Ata kane te perbashket friken nga drejtesia qe te mos humbin pasurine marramensese te vjedhur dhe milionat e korrupsionit.

  2. Shvejk says:

    E ke kujtesen e shkurter Bebi.

  3. Vitore says:

    Transparenca eshte baze e principit qe sic qeveris ashtu duhet dhe te te qeverisin… keta politikanet tane duan vetem te qeverisin pa u qeverisur ndonjehere prandaj bejne dhe gafa e vjedhje qe me pas mundohen ti mbulojne me krime.

  4. befana says:

    Mendoj qe trasparencen e kesaj rruge te famshme e te pa dobishme e kishte ne dore drejtesia e cila e mbylli ceshtjen nen presionin e fajtoreve.Eshte drejtesia qe duhet te beje trasparencat e cila ka qene
    Nen ndikimin e pd.Te shohim cdo ndodhe me organizimin e saj.
    Nuk shkaterohet mafia kaq lehte

  5. Gabimi i berishovicit eshte se te gjithe sigurimsat dhe komunistet i strhoi ne parti e delenxhinjve dhe nuk denoi asnji pervec atyre qe pin shume kafe.
    Ed fikacaku erdhi me moton se do bente drejtesi dhe do cbente ato qe beri sali krimineli me zuzaret ish komunist qe na hiqen si demokrat.
    Ed mashtrusi qe la ne pune edhe lsi hajdute duhet te iki nje ore e me pare,por ky popull trushplare nuk po zgjedh nje alternativ te trete dhe eshte i destinuat te vuaj

  6. ALBAN DEGA says:

    RRUGA E NJE PROTESTE NGA DREJTESIA NE KRIM DHE FAJI I EDI RAMES E SUITES SE TIJ !

    Kam ndjekur drejteperserdrejti protesten e Kalimashit ne disa televizione njekohesisht…
    80 per qind e protestuesve qene paqesore, qytetare, demokrate. Qene ata qe preken nga tarifa: banore te Kukesit, Tropojes, Hasit, Prizrenit, Gjakoves….
    Nuk ishja fizikisht mes tyre, por edhe une ishja me ta me zemer e shpirt…
    Protesta e Kalimashit kunder tarifave te rruges se kombit ishte proteste qytetare krejt e ligjshme dhe e drejte deri ne castin qe filloi guri dhe druri kunder policise.
    Perdorimi i dhunes fizike kunder policise dhe ruajtesve te rendit, demtimi i prones private dhe publike eshte shkelje e rende, dhunim i ligjit, shkurt krim.
    Deri kur filluan shufrat e hekurit dhe vareja, bidonat me benzine dhe rrenimi i prones private dhe publike ne piken e kontrollit te kalimit te makinave, protesta ishte e drejte, por ajo e hupi rrugen ne oborr sapo nderhyri politika e hijenave politike te opozites nga Tirana me thirrje e parulla politike kunder qeverise.
    E kam fjalen per shkaktaret reale te kesaj proteste, per Lulezim Bashen, Flamur Noken, Edi Palokarin…. per rejt kusaret e kamikazet e Sali Berishes qe vodhen mbi 500 milione jo 230 milione te saj nga ajo autostrade qe nuk eshte aspak autostrade por udhe 1 kalimeshe me dhjetra kilometer te saj, per secilin prej te cileve jane paguar 22.666.666,66… dollare.
    Mos harroni se edhe interesi 12: 99 per qind ne vit i kredise tregtare te Boles se Berishes paguhet nga shqiptaret jo nga hajdutet me cizme te saj qe i nxoren perseri ne prite viktimat e tyre.

    Nje mesim per Edi Ramen e co… Jeni te majte !

    Edhe per rritjen 25 cent te tarifes se udhetimit me mjete transporti publik jo vetem ketu ne Nju Jork apo Beverly Hillsin e shtetit te Nju Jorkut, ku jetoj, behen takime dhe diskutime me qytetaret dhe pushtetin vendor. Jo vetem per tarifat por edhe per orarin e qarkullimit te tyre.
    Jo per te lare gojen por me laps ne dore e vlersim maksimal, jo si mesuesi te nxenesi por si nxenesi tek mesuesi me laps e fletore
    Qeveria Rama dhe ministrat e tij ne vend qe te konsultohen me qytetaret konsultohen dhe marrin vendime vetem me oligarket.
    Nuk eshte gabim ! Eshte faj, qe duhet ndrequr nje minute e me pare.
    Vota e nje lypsari eshte e barabarte me voten e nje miliarderi Zoti Rama!
    Ne Shqiperi jane ndofta tre kater miliardere ne Leke por jane mbi 2 milione votues me halle e nevoja ne rritje per nje jete me te mire qe do te vendosin pas nje viti per pushtetin vendor, se nuk ma ha mendja se do te kerkosh edhe nje mandat tjeter si shoku Enver e shoku Sali.
    Une jam per modelin amerikan, nje mandat si rregull. Dy perjashtim… I treti vetem ne situate lufte si rasti i Rusveltit te pavdekshem !
    Jo per modelin e Stalinit, Enverit dhe Kim Jon Unin.
    Sic bera thirrje familjarisht per te votuar per ty ne zgjedhjet e fundit te garantoj se nuk do te votoj per ty ne zgjedhjet e ardhshme edhe sikur te besh vezen e kuqe !
    E mos te harrosh as ti, as kryetari i Bashkise se Tiranes Erion Veliaj e aq me pak ministrat, deputetet e se majtes se eshte me shume ne nderin e tyre te shfaqen duke vizituar nje familje ne nevoje e pa strehe se te shfaqeni vend e vend neper ekrane ne familje “bejleresh” me sofra plot e 5 here ne dite duke mbjelle peme apo ushqyer nevojtaret!
    Jeni te majte !
    Merita e detyra eshte te largoni nevojtaret nga supat e varferise e jo tu mbushni pijatat me supa varferie.
    Kjo eshte detyra dhe misioni qe u ka besuar sovrani!
    Eshte shume me kollaj te parandalosh semundjen se te detyrohesh te perdorish ilace per diganozen e gabuar… Kushtojne me shume dhe kane efekte anesore!
    Meqe sovrani ta besoj timonin grahja ne rrugen e drejte e te shenjte e ne sherbim te tij.
    Je sherbetori numer nje publik i Shqiperise si republike parlamentare,
    Drejtoje shtepin e perbashket me drejtesi e pa anshmeri, ne baze te meritave profesionale e jo ne baze te qokavee gropave ne arken e perbashket te shqiptareve. Ndryshe do harrohesh shpejt e do te lesh emer te keq per trashegimtaret tua politike e biologjike !

    Kamikazet e Berishes dhe regjizoret e “luftes … mosbindjes civile” ala Putin !

    Me pak se 10 per qind qene kamikaze te Berishes, Bashes, Nokes, Kryemadhit… mercenare te “Bandes se Gangstereve “ dhe “Mafias krejt jashte kontrollit” te politikes atdheshitese e atdherrenuese kunder shqiptareve dhe Shqiperise, operative shqipfoles te UDB-es serbe dora e zeze e Beogradit e Moskes ne Kukes, Tropoje, Has e kryesisht ne Tirane.
    Hajdute me pervoje te gjate mbi 50 vjecare, vrases, plackites, zhvates, gjobaxhi… qe ishin regjizoret politike te dhunes dhe qe organizuan sjelljen e shufrave te hekurit e varete, benzinen, zjarrin dhe hekurin e terrorit e rrenimit . sic kane vepruar ne keto 27 vjet.
    Te vetquajturit “ pishtare te demokracise” qe me demokraci kuptojne salikracine, kusarine dhe korrupsionin, pandeshkueshmerine dhe paprekshmerine, krimin e organizuar nuk ishin aspak ne vijen e pare te vareve e zjarrit , te tymit e flakeve ne Kalimash !
    Regjizoret me Flamur Noken dhe operative e UDB-es se Beogradit dhe RIA-s se Putinit ishin ne prapaskene. Hidhnin gurin duke fshehur duart e kokat ne Benza e Land Rovers me targa deputetesh e duke dhene udhezime e urdhera zjarri e varesh me I-phone X e Galaxi Note 9 … njemije dollaresh…
    Deshtuan synimet e tyre per te vrare e plagosur midis protestuesve me synimin kobezi te regjizoreve qe zjarri i Kalimashit te perfshinte krejt Shqiperine!….
    Kishin harruar se Edi Rama mund te kete njemije e nje te meta, por nuk eshte vrases serial si Sali Berisha e banda e tij qe i vrau shqiptaret e Shqiperine te pakten 13 here ne 13 vjet !
    U dogj edhe skenari i Sputnikut te Putinit per fillimin e luftes civile ne Shqiperi qe filloi vetem ne titullin e lajmit te saj te rreme, Fake News

    1. Hamdi Plepi says:

      Ke shume te drejte ti spiun dege e maloq i qut qe je.

    2. @ says:

      @albani i Deges
      Shkrimi i sotem i Albanit te New York-ut, eshte “kritik” per Ramen po aq sa artikujt e dikurshem te “Zerit te Popullit” qe kritikonin me lezet organet qeverisese, pa rrezikuar asnjehere pushtetin e diktatorit.
      Te lumte o Alban i Deges qe nuk behesh dot rrenje..

  7. ALBAN DEGA says:

    Vezhgim me gjakftotesi te nje proteste me zjarr e hekur varesh

    RRUGA E NJE PROTESTE NGA DREJTESIA NE KRIM DHE FAJI I EDI RAMES E SUITES SE TIJ !

    Kam ndjekur drejteperserdrejti protesten e Kalimashit ne disa televizione njekohesisht…
    80 per qind e protestuesve qene paqesore, qytetare, demokrate. Qene ata qe preken nga tarifa: banore te Kukesit, Tropojes, Hasit, Prizrenit, Gjakoves….
    Nuk ishja fizikisht mes tyre, por edhe une ishja me ta me zemer e shpirt…
    Protesta e Kalimashit kunder tarifave te rruges se kombit ishte proteste qytetare krejt e ligjshme dhe e drejte deri ne castin qe filloi guri dhe druri kunder policise.
    Perdorimi i dhunes fizike kunder policise dhe ruajtesve te rendit, demtimi i prones private dhe publike eshte shkelje e rende, dhunim i ligjit, shkurt krim.
    Deri kur filluan shufrat e hekurit dhe vareja, bidonat me benzine dhe rrenimi i prones private dhe publike ne piken e kontrollit te kalimit te makinave, protesta ishte e drejte, por ajo e hupi rrugen ne oborr sapo nderhyri politika e hijenave politike te opozites nga Tirana me thirrje e parulla politike kunder qeverise e nxitje dhune nga falangistet e mercenaret tyre jo vetem pa makina por edhe pa patenta shoferi .
    E kam fjalen se pari per shkaktaret reale te kesaj proteste, per Lulezim Bashen, Flamur Noken, Edi Palokarin…. per krejt kusaret e kamikazet e Sali Berishes qe vodhen mbi 500 milione jo 230 milione te saj nga ajo autostrade qe nuk eshte aspak autostrade por udhe 1 kalimeshe me dhjetra kilometer te saj, per secilin prej te cileve jane paguar 22.666.666,66… dollare.
    Mos harroni se edhe interesi 12: 99 per qind ne vit i kredise tregtare te Boles se Berishes paguhet nga shqiptaret jo nga hajdutet me cizme te saj qe i nxoren perseri ne prite viktimat e tyre.

    Nje mesim per Edi Ramen e co… Jeni te majte !

    Edhe per rritjen 25 cent te tarifes se udhetimit me mjete transporti publik jo vetem ketu ne Nju Jork apo Beverly Hillsin e shtetit te Nju Jorkut, ku jetoj, behen takime dhe diskutime me qytetaret dhe pushtetin vendor. Jo vetem per tarifat por edhe per orarin e qarkullimit te tyre.
    Jo per te lare gojen, por me laps ne dore e vlersim maksimal, jo si mesuesi te nxenesi por si nxenesi tek mesuesi popull me laps e fletore
    Qeveria Rama dhe ministrat e tij ne vend qe te konsultohen me qytetaret we kane bere zakonin me te keq te konsultohen dhe marrin vendime vetem me oligarket.
    Nuk eshte gabim ! Eshte faj, ndofta edhe me teper se faj ,cka me siguri do ta thote drejtesia, qe duhet ndrequr nje minute e me pare.
    Vota e nje lypsari eshte e barabarte me voten e nje miliarderi Zoti Rama!
    Ne Shqiperi jane ndofta tre kater miliardere ne Leke por jane mbi 2 milione votues me halle e nevoja ne rritje per nje jete me te mire qe do te vendosin pas nje viti per pushtetin vendor, se nuk ma ha mendja se do te kerkosh edhe nje mandat tjeter si shoku Enver e shoku Sali.
    Une jam per modelin amerikan, nje mandat si rregull. Dy perjashtim… I treti vetem ne situate lufte si rasti i Rusveltit te pavdekshem !
    Jo modelit te Stalinit, Enverit dhe Kim Jon Unit.
    Sic bera thirrje familjarisht per te votuar per ty ne zgjedhjet e fundit te garantoj se nuk do te votoj per ty ne zgjedhjet e ardhshme edhe sikur ta besh vezen e kuqe !
    E mos te harrosh as ti, as kryetari i Bashkise se Tiranes Erion Veliaj e aq me pak ministrat, deputetet e se majtes se eshte me shume ne nderin e tyre te shfaqen duke vizituar nje familje ne nevoje e pa strehe se te shfaqeni vend e vend neper ekrane ne familje “bejleresh” me sofra plot e 5 here ne dite duke mbjelle peme apo ushqyer nevojtaret!
    Jeni te majte !
    Merita e detyra eshte te largoni nevojtaret nga supat e varferise e jo tu mbushni pijatat me supa varferie.
    Kjo eshte detyra dhe misioni qe u ka besuar sovrani!
    Eshte shume me kollaj te parandalosh semundjen se te detyrohesh te perdorish ilace per diganozen e gabuar… Kushtojne me shume dhe kane efekte anesore!
    Meqe sovrani ta besoj timonin grahja ne rrugen e drejte e te shenjte e ne sherbim te tij.
    Je sherbetori numer nje publik i Shqiperise si republike parlamentare,
    Drejtoje shtepin e perbashket me drejtesi e pa anshmeri, ne baze te meritave profesionale e jo ne baze te qokavee gropave ne arken e perbashket te shqiptareve. Ndryshe do harrohesh shpejt e do te lesh emer te keq per trashegimtaret tua politike e biologjike !

    Kamikazet e Berishes dhe regjizoret e “luftes … mosbindjes civile” ala Putin !

    Me pak se 10 per qind qene kamikaze te Berishes, Bashes, Nokes, Kryemadhit… mercenare te “Bandes se Gangstereve “ dhe “Mafias krejt jashte kontrollit” te politikes atdheshitese e atdherrenuese kunder shqiptareve dhe Shqiperise, operative shqipfoles te UDB-es serbe dora e zeze e Beogradit e Moskes ne Kukes, Tropoje, Has e kryesisht ne Tirane.
    Hajdute me pervoje te gjate mbi 50 vjecare, vrases, plackites, zhvates, gjobaxhi… qe ishin regjizoret politike te dhunes dhe qe organizuan sjelljen e shufrave te hekurit e varete, benzinen, zjarrin dhe hekurin e terrorit e rrenimit . sic kane vepruar ne keto 27 vjet.
    Te vetquajturit “ pishtare te demokracise” qe me demokraci kuptojne salikracine, kusarine dhe korrupsionin, pandeshkueshmerine dhe paprekshmerine, krimin e organizuar nuk ishin aspak ne vijen e pare te vareve e zjarrit , te tymit e flakeve ne Kalimash !
    Regjizoret me Flamur Noken dhe operative e UDB-es se Beogradit dhe RIA-s se Putinit ishin ne prapaskene. Hidhnin gurin duke fshehur duart e kokat ne Benza e Land Rovers me targa deputetesh e duke dhene udhezime e urdhera zjarri e varesh me I-phone X e Galaxi Note 9 … njemije dollaresh…
    Deshtuan synimet e tyre per te vrare e plagosur midis protestuesve me synimin kobezi te regjizoreve qe zjarri i Kalimashit te perfshinte krejt Shqiperine!….
    Kishin harruar se Edi Rama mund te kete njemije e nje te meta, por nuk eshte vrases serial si Sali Berisha e banda e tij qe i vrau shqiptaret e Shqiperine te pakten 13 here ne 13 vjet !
    U dogj edhe skenari i Sputnikut te Putinit per fillimin e luftes civile ne Shqiperi qe filloi vetem ne titullin e lajmit te saj te rreme, Fake News

  8. Loli says:

    Ca transparence kerkon o shoku, te na tregoje qe ti prishim pune? Po jooo, pune te mbyllura derisa te vije dita te iki.

  9. timo says:

    Ben, shmë nga vërejtjet e tua mund të jenë të arsyeshme por kursesi nuk mund të njësohet Edi Rama me Sali Berishën. Po të bësh një retospektivë gjakftohtë do të biesh dakord me mua.

    1. mirel says:

      Ku eshte ndryshimi? Vetem ne faktin qe Berisha ishte i drejteperdrejte. Ramuti eshte skuthi qe perdori kundershtaret e Berishes per tu bere i njejte me Berishen

  10. taraboshi says:

    Nje te mete qe ka Edi Rama eshte qe fisa gjera i ndryshon rruges ne ecje e siper pa u sqaruar me ministrat . Por nje gje po ju them shqipetareve si demokrat e socjalist qe sot p .sh kam qene ne ambulance e spitalin rajonal te qytetit Shkodres dhe duke krahasuar me te gjitha vizitat e grafite qe kam bere do me kishin shkuar 57 mije lek te vjetra duke llogorite mjeksine e ketyre demokrateve qe gjoja po ju dhimbet populli dhe une sot nuk paguva asnje leke prandaj mos te przllisin kot deputetet demokrat dhe ajo gjinkalla Vokshi qe nuk i pushon kurre ajo bythe goje .Nje gje i kerkoj Edi Rames qe te nderhyje tek farmacite se i kane çmimet shume te lartate ilaçeve duke llogarite me te ardhurat tona .

  11. Sit back and relaks says:

    Ndryshimi i Rames nga Berisha, i pari e ka gishtin e gjate ndersa i dyti e ka gishtin e lehte. I pari te q*n, i dyti te vret, tani burra zgjidhni e merrni.

  12. Sit back and relaks says:

    Ndryshimi i Rames nga Berisha, i pari e ka gishtin e gjate ndersa i dyti e ka gishtin e lehte. I pari te q*n, i dyti te vret, tani burra zgjidhni e merrni..

  13. Sit back and relaks says:

    Ndryshimi i Rames nga Berisha, i pari e ka gishtin e gjate ndersa i dyti e ka gishtin e lehte. I pari te q*n, i dyti te vret, tani burra zgjidhni e merrni…

  14. taraboshi says:

    Edhe sot filluat mos me nxjerr komentet e taraboshit ju qe qenkeni me P .D ne se paku mos i ndaloni njerezit te shprehen lirshem e mos i çensuroni se sikur flisni per çensure ne kohen e E .Hoxhes .

  15. @ says:

    @albani i Deges
    Shkrimi i sotem i Albanit te New York-ut, eshte “kritik” per Ramen po aq sa artikujt e dikurshem te “Zerit te Popullit” qe kritikonin me lezet organet qeverisese, pa rrezikuar asnjehere pushtetin e diktatorit.
    Te lumte o Alban i Deges qe nuk behesh dot rrenje..

  16. mirel says:

    Sakte
    Dhe kaq me keqardhje per Ramiun, po e ka nxjerre me ne fund ate qe mendojne te gjithe.
    Rama eshte hajdut ordiner qe po hyn te gjaku i te gjitheve. Jug e veri.
    Koncesionet i ka dhene per horrat qe eshte lidhur, popullit gishtin..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje