"Rruga e Kombit”, Meta flet për herë të parë: Çdo vendim duhet të jetë i mirëstudiuar dhe i konsultuar...

4 Prill 2018, 19:28Politika TEMA

Për herë të parë pas incidenteve dhe protestave masive, presidenti Ilir Meta shpreh mendimin e tij se si duhet të veprohet me Rrugën e Kombit, në mënyrë që ky aks i rëndësishëm të mirëmbahet.

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj, për të shkëmbyer mendime për rritjen e bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë.

Në një postim të bërë në Facebook, Meta shkruan se ndanë të njëjtat mendime për Rrugën e Kombit, të cilën e quan investimi më madhor që kanë bërë dy vendet tona.

“Mirëmbajtja dhe rritja e standarteve të lëvizjes dhe sigurisë është shumë e rëndësishme, por çdo vendim në këtë drejtim duhet të jetë i mirëstudiuar dhe i konsultuar”, shprehet Ilir Meta.

Statusi i plotë i Metes:

Ishte kënaqësi të prisja sot Zëvendëskryeministrin e Kosovës, z.Fatmir Limaj, për të shkëmbyer mendime për rritjen e bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë.

Ndamë të njëjtën bindje se Rruga e Kombit është investimi më madhor që kanë bërë dy vendet tona, e cila ka ndihmuar ndjeshëm rritjen e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve dhe qytetarëve tanë.

Mirëmbajtja dhe rritja e standarteve të lëvizjes dhe sigurisë është shumë e rëndësishme, por çdo vendim në këtë drejtim duhet të jetë i mirëstudiuar dhe i konsultuar, në mënyrë që ky korridor kombëtar jetik të gjenerojë edhe më shumë zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët tanë.

8 komente në ““Rruga e Kombit”, Meta flet për herë të parë: Çdo vendim duhet të jetë i mirëstudiuar dhe i konsultuar…”

  1. emilio says:

    Cdo vendim duhet te jete i mirestudiuar dhe konsultuar, nuk ka rendesi sa euro do te jete taksa 7% duhet te vije te une. Hajdut i peshtire, ne burg e ke vendin bashke me travestiten.

  2. Cuku says:

    Ashtu me te lumte
    Me qetsi dhe dashuri,
    Ka te drejte.Like Baba me.40 hajdute

  3. Rr. B. Gramshi says:

    Ky na eshte bere si Mao Ce Duni duke na formuluar citate te “urta”.

    1. X says:

      Haa. “Gjërat duhet të jenë të mira”

  4. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Pritëm po ja vlejti
    doli e vërteta
    si drita e djellit
    u shfaq Ilir Meta.
    *
    Mona del me çizme
    Likja me qetsi
    s’ësht kohë lufte
    ësht për dashuri.

    Kjo s’ësht politikë
    kjo ësht pocaqi
    njerëz të pështirë
    e Mjera Shqipëri!

  5. Apo jo? says:

    Kte se merr vesh as e shoqja:

    Mona: Si thua do bejme dashuri sot?
    Likja: Nuk duhen marre vendime te nxituara, ta studjojme njehere e te konsultohemi me grupet e interesit.
    Mona: Nganjere mi Bedrie ste morr vesh fare.

  6. lalai says:

    e like ta hoqi rama copen e….e ska gje po hajt se ka rruge te tjera plot mos u merzit.
    rr.e kombit per ramen te tjerat per ty mos e rruj trapin…ka rruge plot dhe per ty,sa te keni 3 milione copa karri mos e rruani fare.

  7. Ana says:

    Koeficienti Meta hyn ne te dy krahet e politikes.Fshehur mbas qetesise se shtirur ai nuk kursen as bashkshorten per luften politike dmth luften ndermjet bandave -parti per perfitime te paligjshme te pasurine shtetrore dhe private…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje