Arroganca Rama dhe impotenca Basha & Mona

6 Prill 2018, 20:35Politika TEMA

Nga Prof. Dr. Arben Manasterliu

Pas rënies së komunizmit vetëm dy momente do mbahen mend në historinë e këtij vendi, dhe vetëm pak njerëz do mbeten protagonist të kësaj historie: ata që kontribuan në rrëzimin e sistemit të Enver Hoxhës në vitin 1990, dhe ai, ajo, apo ata që do rrëzojnë Edi Ramën. Rrëzimi i Edi Ramës do jetë moment historik dhe cilido që do e arrijë këtë do hyjë pa asnjë dyshim në historinë e politikës Shqiptare.

Dihet nga të gjithë ata që e njohin që pavarësisht ambicieve personale për pushtet, privilegjeve, etj, Rama e nisi rrugëtimin e tij me bindjen që di ta qeverisë këtë vend më mirë e në mënyrë më moderne se sa paraardhësit e tij “të prapambetur e pa vizion” siç mund ti ketë konsideruar ai. Dhe, ishte i bindur që do bënte e do të hynte në histori. Rama është ende në qeverisje, dhe këtë dëshirë e aspiratë, ëndërr e fantazi, tashmë e ka të humbur. Ka dështuar përpara historisë dhe pritshmërive të tij për të qenë në të – dhe ky fakt po e çmend.

Si makievelist shembullor, Rama e di fare mirë këshillën e Makiavelit, që: Është mirë nëse populli të do dhe të ka frikë, por nëse nuk i arrin dot të dyja këto, është më mirë të të ketë frikë. Sepse frika është ndjenjë më e fortë se sa mirënjohja.” Dhe duke e ditur të vërtetën shumë të hidhur që populli nuk e do më, po përpiqet të qëndrojë ende në pushtet me anën tjetër të medaljes, me frikën. Por, ditët e fundit, madje sa herë bëhen protesta, është vetë Rama që frikësohet i pari.

Po kush do e hedhë nga pushteti Ramën? Nuk do jetë as Basha e as Mona, por vetë arroganca e Ramës. Ajo arrogancë kolosale e tij dhe e qeverisjes së tij do jetë edhe mundësia e artë për dikë pranë e tij, i cili si Kasius dhe Bruti do e eliminojnë politikisht Cezarin Edi Rama. Por ndryshe nga Cezari i Romës, kryeministrin e Shqipërisë nuk do e përmendë as historia e as ndonjë penë e artë për ti kushtuar dy rreshta. Thjeshtë do jetë subjekt shakash e barsaletash nëpër kafenetë e shumta anë-e-mbanë Shqipërisë.

Ka zëra që puçistët janë shumë pranë tij dhe kanë bekimin e Vëllait të Madh. Le të presim e të shohim se si do shpaloset drama.

Në krahun tjetër kemi çiftin Basha – Mona, një shartim i çuditshëm opozitar. Të dy të tredhur përpara opinionit të shqiptarëve. Të dy impotentë për të rrëzuar një kryeministër që krahason popullin e tij me organin gjenital mashkullor, e të mos flasim për të tjerat, të cilat janë komentuar e stër-komentuar gjatë pesë viteve të fundit. Fatkeqësisht, kjo impotencë e çiftit opozitar prodhon një kosto të jashtëzakonshem mbi të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve.

Madje është pikërisht ky çift që e ka mbajtur e vazhdon ta mbajë në këmbë Edi Ramën. Basha i dhuroi një mandat të dytë me marrëveshjen e 17 Majit, ndërsa partia e Monës punoi vetëm që të siguronte postin e Presidentit.

Rama, Basha, Meta, Mona. Të gjithë duken të lumtur. Me përjashtim të shqiptarëve të cilët duan me tërë zemër e gjithë shpirt të largohen sa më parë nga ky vend, e t’ua lënë Presidencën, Kryeministrinë, Opozitën, e çdo institucion këtyre hijenave e robëruesve të jetës së tyre.

Shqipëria është një skenë dhe teatër i bukur, por aktorët që e drejtojnë atë janë kaq të ligë e të paaftë. Të humburit në këtë histori janë shqiptarët të cilët po e shohin këtë shfaqje me një çmim shumë e shumë të lartë, me vetë jetën e tyre, dhe me të ardhmen e fëmijëve të tyre.

41 komente në “Arroganca Rama dhe impotenca Basha & Mona”

    1. korçari says:

      O Prof Manasterlliu ke shkruajtur nje hartim per filloren dhe eshte ofenduese niveli ordiner i kesaj analize .Nuk t’a kemi degjuar zerin kur Shqiperia ka kaluar situata teper te veshtira dhe per t’a bere me te besueshem i fut nje te krahasuar me Cezarin.Nga mediokriteti dukesh se si i ke marre keto tituj Prof,Doktor,mbase do te n’a dalesh pa te mesme dhe profesoret armen me te fuqishme dhe te pakundershtueshme kane provat,statistikat dhe se per te bere nje shtet ligjor duhen reforma te guximshme dhe te dhimbshme te cilat Edi Rama i ka mare persiper dhe nuk eshte i perkryer sepse nuk ka njeri te perkryer ndoshta vetem ZOTI.

  1. Gjyshja e mire per keto tipa thoshte....... says:

    Merre ti ne dore dhe te te shohim “PROF.DR.”-llekun tend!
    Pordhe shisni!
    Mend jepni!
    Po gje ne dore nuk merrni dot!
    Bile as qe e mendoni te merrni frenat e te udhehiqni kete popull!
    Per pordhace e “mendjendritur” si sera jote gjyshja e urte e lagjes thoshte:
    Leshi i pajdhit te palare!

    1. ppa says:

      Bravo gjyshja, i ke dhene ketij prof.leshi pergjigjen qe meritonte , 100 % ate mendoja edhe une !

  2. Milan says:

    T’ ja rruani Edi Rames

    1. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

      po maro ti iher se nuk po na le rradhe ne te tjereve, ke 6 vjet me brisk ne dore,

  3. shkodra says:

    Je Prof.Dr. o Manastirli , por ne analizen tende nuk ke as nje shifer, asnje nje tregues apo nje krahasim te vetem. Ka vetem fjale, politike dhe mllefe. Po profesoret dhe doktoret ndahen nga politikanet o Manastirli, sepse politikanet flasin politikisht, kurse profesoret e doktoret flasin analitikisht, pa mllefe, me shifra, me krahasime, me fakte nga makroekonomia. Profesoret e doktoret nuk merren me tredhje apo organe mashkullore e femerore. Me keto merren barinjte o Manastirli. Atehere shko ne male me bageti, nese e ben me mire kete pune, atje mund te jesh profesor doktor.

  4. Laku says:

    Shkrim i mire.Por shto dhe Salen dhe behen pese Krye Shkerdhatat me anti Shqiptare qe ke pare historia.Shqiperia ngeli eksperiment,si ne komunizem,ashtu dhe ne demokraci.Ndoshta ngaqe jemi rrace e paster ariane.

  5. niazi says:

    Eshte e cuditeshme te shikosh nje profesor qe arrin me nje te rene te lapsit ne konkluzonin madhor se Edi Rama duhet rrezuar me cdo kusht por akoma deri tashti nuk ka kusht ta rrezoje ! Sigurisht qe Edi nuk eshte me i miri , por nuk ka vrare njeri deri me sot, nuk ka hedhur ne ere nje fshat te tere , nuk ka shitur det , nuk ka shkaterruar pasurine kombetare te shqiptareve , nuk ka vjedhur 230 ml euro , nuk ka bere projekte mafioze si rruga e kombit, rruga e Elbasanit e plot bema te tjera si shitja e CEZ , shitja e ARMO etj ! Por ka dashur te beje shtet ! dhe shteti do kontributin e te gjitheve por do dhe njerez te mencur qe te veprojne me maturi dhe jo me brutalitet , gje qe i mungon kesaj qeverie ! sidoqofte profesor kjo qeveri i ka ca merita te cilat ti edhe mund ti vleresosh ! Jo vetem t’i nxish !

    1. edi says:

      niazi &shkodra ! Big like per komentiet tuaja teper real …..

  6. Dani says:

    Pa vizion fare je profesor.Artikull I bere me byth jo mendje.E lexova se me terhoqi vemendjen titulli I doktor/profesor.

    1. Bureto says:

      Po mirë është dhe prof.dr, por a mund të na e bëjë dikush me dije se në cilën fushë të shkencës është i tillë? Politologji, sociologji, ekonomi, filozofi apo……çfarë?! Sepse shkrimi m’u duk jo i denjë për ato tituj e ato fusha, përjashtuar një citim të Makiavelit, por të tilla mund të gjejë e citojë kushdo, se në fund të fundit gjënden me bollëk. Duke cituar mendjen e tjerit nuk do të thotë se je dhe vetë domosdoshmërisht i mençur.

  7. Azio says:

    Doktori Profesor,lesh
    Kush t’i ka dhene keto tituj ty more cope idioti
    Cfare shkrimi eshte ky?
    Pa as edhe nje baze apo fakt
    Kush te tha ty qe populli nuk e do Ramen?
    Nga e nxore kete konkluzion?
    Me siguri nga kazani I plehrave,pjestar I se cilit je edhe ti.TURP

  8. BUJARI JU DEGJON says:

    I nderuar doktor,nuk mund te them nese ju jeni impotent apo jo,por qe je kar komplet,
    kete e verteton me se miri artikulli i mesiperm qe ke gatuar…
    Si mund te dalesh ti me konkluzionin qe Edi Ramen nuk e do populli!!!???
    Provoni ju bythepambuke te provokoni zgjedhje te parakoheshme dhe do ta shihni rezultatin:
    Do turperohij akoma edhe me keq se ne Zgjedhjet e 25 Qershorit!!!!
    Rama mund te jete sarkastik me fytyra si kjo e jotja dhe me ca capacule provokuesa por jo arrogant!…
    Arroganca e vertete qendron ne shkrime te ketilla te qellimeshme per te nxire por qe “fatkeqesisht”
    Edi Rames nuk i nxihet as puna e as …bytha!…

    1. @ says:

      @Bujari
      Pikerisht tek fjalia e fundit qe ti vete ke shkruar, vertetohet arroganca e Rames.
      Por ti je nga soji qe nuk kupton as ato qe thua vete, ose je nga ata qe lepijne …ate te Rames…

    2. ppa says:

      …i madh : Bujari ju degjon” !

  9. zorro says:

    Imagjino sa mend kane ata qe nuk jane profesore. Kur ky qe eshte profesor rii uler, mendon per ore te tera dhe shkruan argumnte te tille, nuk habitem fare kur lexonj Lubonjen qe ka kaluar aq vite ne burg, Sonilen qe po qan akoma pas rroges se Agonit, Zhejin, Bushatin, Canin, Fevziun etj etj. Cfare mund te presesh nga ky popull???

  10. "BOHOTINA" says:

    Me cudit ky “profesor doktor”. Ne perendim tituj te tille kaq te larte nuk te jep kush po nuk shpike dicka, po nuk cove me perpara ekonomine. Tek ne merret titull me nje leksion per Luften Italo- greke qe ka material sa te duash. Ja i tille m’ u duk dhe ky “profesor doktori”. O “profesor”! A di te me thash pse u trazua e u prish qetesia e bandes se Salihut, pra e PD, keto vite qe eshte Edi Rama. U bene refotma o mavri. Nuk dua ti numeroj se do shkruaja gjate. Sa here hipen e “djathta” ne vend e ne ato pak bashki qe fiton bie reja e zeze. Tere vendi punon per nje familje. Ndryshe ndodh tani. Kujto Tiranen para 2001 dhe Shqiperine para 2013. Hiqi syzet e errta “profesor”.

    1. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

      sala as e ka rrujt hic keto 6 vjet, e nuk ka per ta rrujt deri sa ta marri zoti qe e marrte nje sahat e me pare e lente litarin mbrapa per kta te tjeret. Keta eshte ti besh bashke ne nje avion e ti degdisesh atje ku u degdis ai avioni malajzian qe sot e kesaj dite nuk e gjen dot njeri, prapa diellit ti cojne me soj e sorollop.

    2. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

      sala as e ka rrujt hic keto 6 vjet, e nuk ka per ta rrujt deri sa ta marri zoti qe e marrte nje sahat e me pare e lente litarin mbrapa per kta te tjeret. Keta eshte ti besh bashke ne nje avion e ti degdisesh atje ku u degdis ai avioni malajzian qe sot e kesaj dite nuk e gjen dot njeri, prapa diellit ti cojne me soj e sorollop..

    3. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

      sala as e ka rrujt hic keto 6 vjet, e nuk ka per ta rrujt deri sa ta marri zoti qe e marrte nje sahat e me pare e lente litarin mbrapa per kta te tjeret. Keta eshte ti besh bashke ne nje avion e ti degdisesh atje ku u degdis ai avioni malajzian qe sot e kesaj dite nuk e gjen dot njeri, prapa diellit ti cojne me soj e sorollop…

  11. Goni says:

    Beno, urime nese I meriton titujt ” Prof. & Dr.” para emrit tend.
    Besoj se e din qe edhe dy gjyshe shume te mira dhe secila me
    nga vetem 3-klase shkolle, kane marre zyrtarisht te certifikuara
    nga revista shkencore virtuale , tituj shkencore.
    Ajo cfare dua te them eshte qe :
    Mbasi lexova me vemendje shkrimin tend mendova qe nuk I meriton
    simbas mendimit tim, titujt “Prof. & Dr.”

  12. Dijetari says:

    Nuk e kuptoj gazeten tema. Kushdo mund te botoje cfare ti doje b….? Shkoni me mire ne ndonje spital te semuresh psiqike. Ju siguroj se do te gjeni material me te mite se analiza e ketij dr.prof qe nuk ja ka degjuar emrin kurkush deri tani.

  13. Gri says:

    Por Mamstirli, koha dhe teotite e Makiavelit, Marksit,etn me duken ssikur lane mbaruar!
    Sot eshte koha e kompromsit!

  14. Akil says:

    Profesor je i perkryer por mos u mer me kto trapat qe shkruajne sepse ky popull prandaj eshte ketu ku eshte kur ta kuptojne sa legena jane kta politikanet qe kane udhehequr e po udheheqin akoma si ky trapi i gjate qe ska lidhje me asgje me kujton ate plehren enver kurva qe akoma nuk eshte tretur se ai flet vec ideologji pa vlera dhe ja ku jemi pas kaq vitesh iken nje hajdut me cizme vjen nje hajdut me kamion mjere ky popull qe nuk e ka kuptuar akoma cfare po ndodh mjere kaq kisha flm edhe nje here profesor respekte

  15. paradoxal says:

    Kujtova se po lexoja gazeten 55….
    Habitem si gjejne hapesire tek Tem keto flete-rrufe…

    Te vendosesh shenje barazimi midis rrezimit te Hoxhes dhe rrezimit te Rames (a ka vend te flasim per rrezim te Rames?! Ne demokraci s’ka nevoje per rrezime. Mjafton te mos votohet partia e kryeministrit dhe ai shkarkohet nga detyra), kete vetem nje militant nga ata me fanatiket mund ta pertypte. Edhe ai do matej dy here t’a publikonte kete idiotizem. ehhhhhh nejse.

    Me vjen mire qe e lexova kete “xhevahir” qe here tjeter kur te shoh emrin e autorit te mos bej gabim te klikoj ne faqen e shkrimit.

  16. Sebbasstian says:

    Te rrofte titulli qe ke , nuk e di si e ke marre, po qenke koqe nga mendja kur e mban vehten per te zgjuar. Pse ste ha dheu………..

  17. Ana says:

    Duhet te shkeputet shoqeria nga mendimet e te kaluares ,te mos i vishet njeriut ne pushtet fuqi e mbinatyrshme dhe te prese ne hije ti zgjidhen te gjitha problemet .Si rrjedhim Rama nuk eshte I persosur si te gjithe ne por eshte i Pari qe po thyen ngricen e post komunizmit nepermjet vetingut ,per here te pare po hetohen ata qe deri dje ishin te paprekshem.Gjithsecili mund te ndihmoje ne perparimin e shoqerise ,aq me shume opzita larg merive ,urrejtjes etj ;cod lloj fanatizmi i tepruar me nje ane apo me tjetren eshte I demshem. Dalja e vendit nga kaosi ,ndertimin I shtetit ligjor duhet te jete motivi per te bashkpunuar…Ne se sot dikush do humbas privilegjet sot,do te siguroj te ardhmen per femijte e tij dhe cod individi per te jetuar ne nje vend normal si gjithe bota.

  18. Ana says:

    Duhet te perfshrini edhe presidentin ne titullin e shkrimit.Presidenti nuk duhet te perhumbas ne heshtje konspirative ..Ai duhet te therrase opoziten per te kontrolluar planin e saj per taksat ,cfare plani,,zgjidhje parashtron opozita per taksat ne kete moment apo ne se do fitoje zgjedhjet ..Opozita duhet te kete ne gadishmeri grupin qeveretar per cdo problem ,ne kete rast grupin per ekonomine qe pretendojne te jene ministrat e ardhshem.Ne se opozita eshte krejtesisht e papregatitur presidenti ka te drejte te ndaloj veprimet e saj te dhunshem ,konfuze.Z. Prof.dr titulli juaj eshte nje shtyse e mire per te bere kerkimet e duhura ne kompletimin e shkrimit .Flm.

  19. Timi says:

    Profesor doktor leshi. Dole edhe ti pas llumit te kazanit e nje nga nje. Zi e me zi e keni le Edi Ramen…i cili po ben shtet dhe po cmend gjithe ziliqaret.
    Edit i them BRAVO! VAZHDO PUNEN! MOS HARRO SE JE I RRETHUAR.NGA HIJENAT QE PRESIN TE TE SHQYEJNE PER GABIMIN ME TE VOGEL. POR POPULLI TE DO E TE MBESHTET.

  20. Përjetësisht says:

    Balili doktor, Balili..është çelësi.
    Po kapët Balilin, gjithë ‘balenat e peshkaqenët ‘ që përmende ti më lartë bashkë me rracën e tyre do paraqiten në komisariat me ‘dëshirën e tyre’..

  21. @ says:

    @Bujari
    Pikerisht tek fjalia e fundit qe ti vete ke shkruar, vertetohet arroganca e Rames..
    Por ti je nga soji qe nuk kupton as ato qe thua vete, ose je nga ata qe lepijne …ate te Rames…

  22. albani says:

    Ky shkrim eshte shkrim i Sali Berishes, kryekriminelit, kryespiunit, kryeshkaterruesit dhe kryevrasesit te shqiptareve dhe te Shqiperise.
    Por qe te mos dale Salehu, si autor i ketij shkrimi, i ka kerkuar ketij pseudoprofesorit qe te vere emrin e tij, dhe ky e vuri.

    A e vute re emrin e Salehut ketu? Jo! Po si te vere emrin e tij Salehu ne nje shkrimqe ka shkruar vete?
    Ja ky eshte problemi!

  23. sul korriku says:

    Edi Rama e ka ngritur shume steken e te qeverisurit, me te mirat dhe te keqiat e tij.
    Jane disa kategori njerzish qe po meren me steken:
    Disa nuk mund ta arrijne kurre: Mona, Basha, Vasili dhe soji i tyre.
    Disa shajne steken dhe vetem lehin.
    Disa i pengon djelli ta shohin dhe perseri lehin.
    Kur te dale dikush qe arrin apo kalon steken, Rama bie vete por jo me revolucinin qe rekomandojne disa (K)analiste si Bushati,Bejtja,Shkullaku,Zheji, Manjani, Ngjela, etj. (…ore po qenkan shume)

  24. undefined says:

    Pa e lexuar nje Dr.Prof. Leshi

  25. nari says:

    Ore desha te dija :C’fare tipi doktor profesori eshte ky ?
    Ka bere ndonje gje te vlefshme per Shqiperine Ky ? Apo di te jape vetem mend kur nuk i kerkohet !
    I lutem gazetes te na jape ndonje informacion me shume.

  26. Kuklei says:

    Dakort me komentuesit qe duhet te japesh fakte per te arritur ne nje konkluzion nese Rama po punon mire apo keq por nga ana tjeter asnje nga ju qe kerkon fakte nuk i rrezon llafet e artikullshkruesit me argumenta. I vetmi argument qe shikoj te perdoret shpesh eshte qe i Gjati nuk ka vrare njeri por asnje nuk llogarit 824njerez qe vdiqen nga uria 2 vitet e fundit. Pergjegjesia kujt eshte kjo apo e ka prap fajin ai i vjetri qe vodhi sa deshi?! Per sa kohe qe ju qe mbroni te gjatin nuk argumentoni me fakte mos prisni qe dhe te tjeret tju sjellin fakte. Ai qe eshte fakt eshte qe shpresa e shqipetareve per nje te ardhme me te mire po vihet ne pikpyetje per sa kohe qe i gjati vazhdon me arrogance. Ndoshta pritshmerite ishin shume te medha por qe mos te kapet asnje rast korrupsioni kjo eshte e tepert. Skam fakte por kam gjithe bashkombesit qe me rrethojne qe cuditen me pasurine e disave.

  27. ppa says:

    O Kuklei oportunisti ….po kjo eshte ajo qe prof. nuk e permend dhe qe ti po e kerkon – vetingu dhe reforma ne drejtesi…. per te cilen ngul kembe dhe eshte angazhuar 100 % Rama dhe PS…! Tani, dhe ti duhet ta kesh ndjekur, na del qe reforma qenka e pavlefshme sepse e ka financuar Sorosi…! Hapi syte dhe mendjen , nuk ka vend fare bper te bere oportunistin !

  28. Bureto says:

    Po mirë është dhe prof.dr, por a mund të na e bëjë dikush me dije se në cilën fushë të shkencës është i tillë? Politologji, sociologji, ekonomi, filozofi apo……çfarë?! Sepse shkrimi m’u duk jo i denjë për ato tituj e ato fusha, përjashtuar një citim të Makiavelit, por të tilla mund të gjejë e citojë kushdo, se në fund të fundit gjënden me bollëk. Duke cituar mendjen e tjerit nuk do të thotë se je dhe vetë domosdoshmërisht i mençur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje