FOTOT/ Zbulohet raporti i ekspertëve: Godina e Teatrit Kombëtar rrezik për jetën e qytetarëve dhe aktorëve

12 Prill 2018, 13:30Kulturë TEMA
FOTOT/ Zbulohet raporti i ekspertëve: Godina e Teatrit Kombëtar rrezik

Një raport i kryer së fundmi për kushtet teknike të godinës së Teatrit Kombëtar nga 9 inxhinierë dhe 2 arkitektë hedh alarmin për rrezikshmërinë që paraqet gjendja aktuale e ndërtesës për jetën e aktorëve dhe spektatorëve. Raporti i kryer nga Instituti i Ndërtimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në 23 mars 2018 thotë se nga inspektimi i situatës së godinës situata paraqitet shumë problematike sepse “vihen re përkulje dhe dëmtime në disa zona të soletës. Ambientet nuk ofrojnë kushte optimale jo vetëm për stafin, por edhe për qytetarët, të cilët e frekuentojnë shpesh atë”.

Në përfundimin e ekspertizës, inxhinierët dhe arkitektët shprehen se “kushtet aktuale të godinës së Teatrit Kombëtar nuk janë të përshtatshme për kryerjen e aktiviteteve për të cilat është projektuar. Ato janë jashtë normave të projektimit të godinave të këtij lloji”.

Inxhinierët dhe arkitektët dalin në përfundimin se “riparimi i objektit dhe sjellja në kushtet teknike të sotme, përbën një vështirësi. Ajo kërkon kosto të larta disa herë më tepër se kostoja minimale fiskale dhe një ndërhyrje rrënjësore në 90% të objektit. Kërkon ndërhyrje në themele, në strukturën mbajtëse të objektit, në çatinë e objektit, si dhe në soletat e ndërkateve. Ndërhyrja sado e madhe të jetë në objekt, nuk e sjell në kushtet optimale optimale teknike të sotme sipas kodeve të projektimit”, konkludojnë në raportin e tyre 11 inxhinierët dhe arkitektët që përbëjnë grupin e punës.

Inspektimi

Bazuar në inspektimin e kryer në terren nga grupi i ekspertëve theksohet se objekti i ndërtuar në vitin 1938, “do të ishte një lloj ‘eksperimenti’, i cili konsistonte në përdorimin e drurit si material kryesor konstruktiv, ku në disa raste përdorej bashkë me betonin”. Ata janë të mendimit se pavarësisht rikonstruksioneve të pjesshme të godinës, qoftë në ambientet e brendshme, si dhe në ato të jashtme, godina vazhdon të jetë tejet e degraduar.

Vlerësimi teknik nënvizon se “rifiniturat e jashtme të objektit për shkak të prezencës të lagështisë dhe mykut, kryesisht në disa pjesë të fasadës veriore, rezultojnë të plasaritura dhe të çara. Gjithashtu, vihen re degradime edhe në kasat e dritareve, të cilat bëhen shkak jo vetëm në degradimin e rifiniturave rreth dritareve, por edhe në mosizolimin e mirë termik dhe akustik të godinës”.

Alarmi ngrihet edhe sa i takon ambienteve të brendshme të Teatrit, të cilat kanë prezencë të madhe të lagështirës, ndërkohë që çarjet kanë dëmtuar edhe një nga elementët e rëndësishëm që duhet të ketë një godinë e tillë, akustika. “Degradim i materialeve (drurit) konstruktive të shkallëve, të cilat realizojnë lëvizjen vertikale. Plasaritje dhe çarje në shtresat e shtrimit të dyshemesë. Disa prej ambienteve të brendshme rezultojnë të pashtruara, duke shkaktuar jo vetëm probleme në anën estetike të objektit, por edhe në akustikën e tij. Mungesa e dritës natyrale në disa prej ambienteve të brendshme (të shfrytëzuara nga stafi), si pasojë e mbylljes të disa prej dritareve ekzistuese. Pjesa e tavanit, në pjesën më të madhe të godinës është shumë e degraduar dhe në të ka prezencë të çarjeve dhe plasaritjeve të tij, kryesisht në ambientet e katit të tretë”, janë disa prej konstatimeve të këtij raporti.

Problematike paraqitet situata edhe në disa elementë të tjerë strukturor të godinës, çka sjellin rrezik për sigurinë e atyre që punojnë në të dhe të qytetarëve që ndjekin shfaqjet. Kështu, në faqen perëndimore të objektit shihet një degradim lokal, ku në disa elementë prej druri vihen re deformime të dukshme dhe kalbje. Po ashtu, vihen re dëmtime në një pjesë të pllakave të populit. “Vende-vende betoni është i dëmtuar. Në pjesët e zbuluara vihet re dukuria e segregacionit të betonit, kjo dukuri ndikon jo vetëm në aftësinë mbajtëse të betonit, por edhe lidhjen beton-çelik. Në pjesët e zbuluara është i dukshëm korrodimi i çelikut. Ky fenomen sjell zvogëlimin e seksionit tërthor të shufrave dhe zvogëlimin e karakteristikave mekanike të materialit, rrjedhimisht zvogëlohet aftësia mbajtëse e shufrave”, thuhet në raport.

Mungesa e kushteve të sigurisë dhe zjarret

Instituti i Ndërtimit shpreh shqetësimin dhe për kushtet e sigurisë së aktorëve, të cilët punojnë në këtë institucion, por edhe të spektatorëve që vijnë për të ndjekur këto shfaqje. Arsyeja është mungesa e daljeve të emergjencës, mjeteve ndihmëse dhe e shenjave orientuese për evakuimin e njerëzve në këto raste. Ana arkitektonike, mënyra e ndërtimit dhe materialet e përdorura e klasifikojnë këtë në objekt te kategorisë IV, që referuar rregullores së PMNZSH mbi Projektimin e Ndërtesave, materialet e përdorura për teatrin, nën ndikimin e zjarrit ose të temperaturës së lartë vazhdojnë të digjen edhe pas heqjes së zjarrit.

Mungesa e hapësirave për veprimtarinë

Në raportin e inxhinierëve theksohet se godina aktuale nuk ka as ambientet e nevojshme për të plotësuar nevojat e artistëve dhe të spektatorëve, duke sjellë mosfunksionim të teatrit sipas një skeme të saktë organizimi dhe qarkullimi. Një pjesë e këtij mosfunksionimi vjen nga mungesa e hapësirave të nevojshme për kryerjen e aktivitetit, e cila ka sjellë në bllokimin e disa lozhave dhe riorganizime të ambienteve ekzistuese për të plotësuar disa nga kërkesat që i paraqiten teatrit të sotëm. Gjithashtu, duke iu referuar dhe normativave për projektimin e teatrit, grupi i ekspertëve vlerëson se mungesa e hapësirave (mjediseve) dhe organizimit duhet të rishikohet dhe rikonceptohet.

“Është e nevojshme një skenë dytësore në të cilën mund të realizohet transporti gjatë kohës së ndërrimit të skenave. Dhoma e skenerisë e cila përcaktohet në bazë të produksioneve, por në bazë të praktikave dhe eksperiencës duhet të jetë 3 herë më e madhe se skena kryesore”, thuhet më tej ndërsa evidentohet dhe mungesa e tualeteve dhe e sistemit të ngrohjes.

Përfundimet e raportit

Për rrjedhojë, grupi i inxhinierëve dhe arkitektëve që kanë bërë vlerësimin e kushteve teknike të këtij objekti, kanë arritur në konkluzionin se riparimi i godinës aktuale është i vështirë, kërkon një kosto të lartë dhe mbi të gjitha nuk mund të sjellë kushte optimale për një teatër bashkëkohor.

Grup i punës

Ing. Agron Hysenlliu

Ing. Gramos Dushku

Ing. Anila Xhahysa

Ing. Stela Bita

Ing. Arjan Çika

Ing. Silvana Pasho

Ing. Mamica Shehi

Ing. Blerina Gjini

Ing. Afrim Çenga

Ark. Denada Gjoka

Ark. Ermal Draçi

 

17 komente në “FOTOT/ Zbulohet raporti i ekspertëve: Godina e Teatrit Kombëtar rrezik për jetën e qytetarëve dhe aktorëve”

  1. mirel says:

    Ci patet gjithe keta inxhinere? Do ngrinin raketen nga Teatri?
    Po kerkesat e meparshme te Teatrit per rikonstruksion pse kane rene ne vesh te shurdher, apo ta linin ashtu qe ta shembnin perfundimisht?
    Kulla, bixinesi..vazhdon filmi me te mirin dhe te keqin..

  2. Fusni robert ndreniken dhe ate bubuzhelin nga vlora ne themelet e teatrit.
    A nuk e kuptoni se ata qe kundershtojm shembjen e teatrit jane te paguar nga sali berisha qe te shkaktojne rremuja.
    Atyre nuk ja ndjene per ate germadh por duan qe rosinanti i tyre te vij ne pushtet.

    1. Askishi says:

      Kam ngrene njehere ne angli ne nje restorant qe datonte qe prej vitit 1487! Ndertesa kish nderruar shume here funksione por si restorant kish rreth 200 vjet siç thoshte i zoti. Traret dhe shume te tjera ishin origjinale, dhe keshti do te mbeteshin, deklaronte ai

  3. kashi says:

    pse nuk i lene keshtu si eshte dhe ti zere brenda te gjithe bashke me mirelin

  4. Zigur Qarri says:

    “Tani po eshte e besueshme,qe godina duhet shembur,meqe keni permendur ushtaret e Rames me emra”.
    Fotot tregojn,se ne ambjentet e mbrendeshme suvaja eshte e vjeteruar,dhe nga jasht ka lageshtire.
    Suvatim te ri,dhe gjithshka eshte ne rregull.Nese Rama arrin ta shembi Teatrin kombetare,ku qellimi kryesor
    jan interesat tij,atehere drejtesia ka vdekur,atehere ligji eshte Sulltan Rama.Dikur,Berisha u terhoq nga presioni
    opozites kur deshte te prishte piramiden e diktatorit!Nese Rama nuk terqihet,ai eshte me negativ se Berisha.

    1. nje çam i beses says:

      ….Por , jo me negativ se Zagar Qorri , ky plehre çame ….!

      1. Zigur Qarri says:

        Ik ore klysh kurve!

        1. Saliu i Vicitolit says:

          U mbars lulushja me Moniken dhe pollen nje kakerdhi si zagar qorri…

  5. nje çam i beses says:

    ….Por , jo me negativ se Zagar Qorri , ky plehre çame ….!

  6. era says:

    Eshte e vertete Rama, eshte nje kuceder perverse

  7. Orient says:

    …vetem mos i jepni pamjen e nje sarkofagu…{se keshtu mu duk projekti.}

  8. Zigur Qarri says:

    Trualli Teatrit kombetare,trualli publik qe eshte rreth 7500 m2,do te reduktohet ne 3000 m2,ndersa 4500m2,
    Rama do t’ja dhuroi”personave private per te ndertuar 6 kulla.Vazhdon po avazin kur ishte Kryetare Bashkie!
    Fatos Lubonja, një nga njerëzit që e njeh më mirë se kushdo karrierën e kryesocialistit dhe ish kryebashkiakut,
    tregon edhe një histori sinjifikative (të shoqëruar me dokumenta) që zbulon mendësinë e vërtetë të kryeministrit
    aktual: batakçillëkun e tij me Bingo Yllin, e futur në Teatrin Kombëtar, që Rama sot do ta shembë për të humbur
    gjurmët. Sipas Ligjit të kohës, për sipërfaqet që i kalonin mbi 500 m2, dhënien me qera të një institucioni duhet
    ta firmoste Ministria e Ekonomisë. Por ç’bëri Rama si ministër kulture? Falsifikoi dokumentat, nga 575 m2 në më
    pak se 500, dhe e nënshkroi vetë kontratën që i lejonte Bingo Yllit të ushtronte aktivitet tek Teatri Kombëtar. Cili
    qe rezultati? Nga 74 mijë USD në vit që përfitonte teatri, me kontratën e Ramës merrte vetëm 4 milionë lek në vit!

  9. nje çam i beses says:

    Ku i ke gjetur keto broçkulla qe derdellis , o Zagar Qorri ? Nuk le hale’ pa trazuar e genjeshter pa kombinuar , vetem e vetem te dalesh kunder Rames . Ike more , zagar i felliqur e bythlepires i servilosur , shpifes e mashtrues ordiner .

  10. komentatori nga cadra e gjyqit per portalin e zenit says:

    nese nuk e duan nje teater te ri dinjitoz nga qeveria rama ,ceshtja eshte e thjeshte.kane marre premtimin nga basha.do ua beje kur te jete kryeminister.te presin ardhjen e lulushit ne pushtet.deri atehere te bejne projekte ,sic kane nisur(aman,mos harroni projektin e arkitektit te shquar kapexhiu).te bejne diskutime,si iu duhet,cfare iu duhet,cngjyre e duan.kur ti vije koha” lulushi kryeminister” tu gjeje fonde dhe tua beje.rama ,sipas rregullave dhe ligjeve,parate e ndara per teatrin ti kaloje per rikonstruksionin e rruges se Ndroq-plepa durres,sepse eshte rruge historike ,me e vjeter se karabinaja e kalbur e artisteve,ka vlera ekonomiko-sociale per te gjithe zonen kombinat,vaqarr,peze ndroq,romanat,shijak,xhafzotaj,arapaj shkallnur,dhe per rrugekalim te shpejte nga drejtimi jugor ne tirane.levrohen me shpejt mallrat,njerezit,kafshet.Artistet kane kohe te vegjetojne,te zgjedhin repertorin deri kur te hyne ne skene.te shkojne ne teater te ri gjate kesaj kohe?jo,te mos e ulin vehten.me mire…te dhjere,por krenare.

  11. Milan says:

    Aktore te dhjere nga i madhi te i vogli

  12. fuck-it says:

    Nuk i ndahet shpirti Rames dhe Veliajt pa eshkaterruar ate histori dhe pa ngritur kulla …duan te zene cdo cope qiell se kane frike se merr drite Titrana…po lereni o monstra…harxhoni 10 milion euro per ta rimekembur dhe ngrini teater tjeter me ne periferi…beni kulla ne periferi…sic beri Parisi…u ngrit ne lartesi jashte unazes se qytetit… o monstra ..boll vodhet..per Edin .Linden Zahon ,Erin dhe kurven e Erit qe ka per grua…u qifsha rrobte barbare…te pangopur

  13. gjergji says:

    Cfar merreni me nje grup pijanecash qe profesioni I tyre eshte aktrimi,perkrahes te tePD e ne vecanti te Bashes.Po ky grup mbeshteti kandidaturen e Bashes si kryebashkiak I Tiranes e prap nuk zejne mend e nuk verejne paaftesin e bashes kudo e per cdo gje.Kto jane ingjiniera ndertimi,arkitekt,ekonomist e gjthcka por nuk din ate themeloren.Nuk dijne asgja.Arti larg nga politika

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje