Studimi i Holokaustit: Dy të tretat e brezit të viteve 2000 nuk e dinë çfarë është Aushvici

13 Prill 2018, 13:39Kulturë TEMA

Dy të tretat e amerikanëve e brezit të viteve 2000 nuk mund ta identifikojnë se çfarë ka qenë Aushvici.

Kështu ka rezultuar në një sondazh të fundit, publikuar me rastin e ditës së Kujtesës së Holokaustit, ndërkohë që vëzhgimi del në përfundimin se genocidi që vrau 6 milionë hebrej gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk njihet mirë as nga amerikanët në moshë të rritur.

22 për qind e brezit të ri të viteve 2000, që u përfshi në sondazh thanë se nuk kanë dëgjuar për Holokaustin, ose se nuk janë të sigurtë nëse kanë dëgjuar për të – dyfishi i përqindjes së të rriturve amerikanë në tërësi që thonë të njëjtën gjë.

Studimi, i kryer nga Konferenca për pretendimet materiale të hebrenjve kundër Gjermanisë, intervistoi 1350 të rritur amerikanë në shkurt dhe i telefonoi apo u lidh me ta online.

Kur iu kërkua të identifikonin çfarë është Aushvici, 41 për qind e të pyeturve dhe 66 për qind e brezit të viteve 2000, nuk mundën të gjenin një përgjigje korrekte për ta cilësuar si kamp përqëndrimi apo kamp shfarosjeje.

Muzeumi i Kujtesës së Holokaustit në Shtetet e Bashkuara thotë se të paktën 1.3 milionë njerëz u deportuan në këtë kamp, të ngritur nga nazistët gjermanë në Poloninë e pushtuar, nga viti 1940 deri në vitin 1945, dhe 1.1 milion prej tyre u vranë.

Aushvici ishte kampi më i madh i përqëndrimit mes shumë të tjerëve të ndërtuar nga nazistët gjatë fushatës së tyre për të spastruar hebrenjtë dhe grupe të tjera të padëshiruara.

Të anketuarit shfaqën më shumë vetëdijësim në lidhje me problemet aktuale kundër hebrenjve, pasi 68 për qind e tyre thanë se antisemitizmi është i pranishëm në Amerikën moderne, dhe 51 për qind thanë se ka shumë neo-nazistë në Shtetet e Bashkuara sot.

Pavarësisht mungesës së njohurive historike, vëzhgimi gjeti dëshirë për të mësuar për Holokaustin, – 93 për qind e të anketuarve thanë në pyetjen e fundit pas sondazhit, se të gjithë nxënësit duhet të mësojnë për Holokaustin në shkollë. (Kjo përqindje mund të vijë është për shkak se pas shumë pyetjeve të shpenzuara për temën, përgjigjet mund të jenë të ndikuara)

Por, ndoshta kjo vjen edhe për shkak se të anketuarit patën ndjesinë se mungesa e njohurive për të shkuarën është një kërcënim real për të ardhmen: 58 për qind e tyre thanë se diçka e tillë si Holokausti nuk duhet të ndodhë më kurrë.

*(Brezi i viteve 2000 janë personat që kanë arritur moshën madhore në këtë kohë)(tesheshi)

9 komente në “Studimi i Holokaustit: Dy të tretat e brezit të viteve 2000 nuk e dinë çfarë është Aushvici”

  1. dy qerre dhe says:

    keshtu do te harrohet gazeta tema, lgbt, detyrat e shtepise, BE, donald lu, moda e tashme qe do te duket bardhe e zi
    silikoni, bleona qereti, bushtra madone, etj

  2. dy qerre dhe says:

    keshtu do te harrohet gazeta tema, lgbt, detyrat e shtepise, BE, donald lu, moda e tashme qe do te duket bardhe e zi
    silikoni, bleona qereti, bushtra madone, etj …

  3. dy qerre dhe says:

    keshtu do te harrohet gazeta tema, lgbt, detyrat e shtepise, BE, donald lu, moda e tashme qe do te duket bardhe e zi
    silikoni, bleona qereti, bushtra madone, etj …
    dhe pordhacet e kohes se sotme qe vetem kockat do tu mbetin

  4. uau says:

    askush nuk e di .

  5. lalai says:

    Sa mire pse nuk ka shkuar ne 3/3
    apo per te mesuar per popullin e perzgjedhur….hahahahhahaha perrallat mbi aushvicin

  6. Baliu says:

    Ne Auschwitz kan perfunduar edhe shum shqiptar, aty valon edhe flamuri shqiptar ne mesin e shum flamujve tjere qe tregojne prejardhjen e viktimave. Shum analfabeta e madje edhe shum intelektual shqiptar mundohen ta rrejne veten dhe te tjeret, se nazistat thuaja te gjith popujt tjere i kan trajtuar si race e ulet, “perveq” shqiptarve!!! Kjo behet me qellim gjoja per tju vardisur “partnerit” strategjik. Sot po qarkullon me endje ajo thenja: nuk ka armiq te perhershem (kurse miq te “perhershem” po). Dhe poashtu me endje po harrohet ajo thenja tjeter e madhe se: kush e harron historine e vet, eshte i denuar ta perseris ate.

  7. eagle says:

    Shqiptaret per 500 vjet paten genocidin me tadhne historine e njerezimit dhe nuk kemi kohe temerremi me cifutet sadiate qevrasin gra dhe femijete pafajshem palestinez

  8. A.R. says:

    Nuk kane nevoje ta dine, duke qene historia e manipuluar.
    Holokausti i vertete eshte ai i Palestines, ku dora nazi-sioniste po kryen nje nga genocidet me te tmerrshme – nen heshtjen e imponuar te mbare botes.

    Andrea Radi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje