Takaj: Ishte një mengjes i bukur, u mund Barcelona nga Roma mos të rrihemi ne nga Sportingu

13 Prill 2018, 18:16Sport TEMA

Presidenti i skuadrës së Skënderbeut, Ardjan Takaj, është shfaqur shumë i lumtur pas vendimit të CAS-it që i riktheu titullin e sezonit 2015-2016 skuadrës së tij.

Edhe pse ashtu siç dhe vetë Takaj e pranoi se ky ishte një vendim i pritshëm nga ata, duke ditur mënyrën skandaloze dhe të dyshimtë të mbrojtjes së FSHF-së, ai shtoi se kampionatet fitohen në fushë dhe jo me VKM.

“Ishte një mëngjes shumë i bukur, ishte një vendim që ne e prisnim normalisht, sepse ishim të bindur në çfarë kërkonim kur iu drejtuam CAS-it. Ishte një titull me pa të drejtë i mohuar nga vendimi i Etikës. Kundërshtarët duhet të jenë të bindur sepse titujt e kampionateve merren në fushat e lojës, nuk mund të merren as me VKM apo me Komisione Disipline”, tha presidenti i korçarëve për “Top Channel”.

Në vijim, Takaj foli dhe për proçesin tjetër gjyqësor që është me UEFA-n, që ka kërkuar përjashtimin me 10 vite të korçarëve nga Kupat e Europës për shkak të trukimeve.

Takaj që është dhe vetë në listën e zezë të UEFA-s e krahasoi ndeshjen e dyshimtë të Skënderbeut kundër Sportingut të Lisbonës me atë të Barcelonës kunër Romës.

“Nuk na intereson fare ulja e dënimit. Duhet ose falje, ose dënim! Këtë presim ne, e nuk na intereson asnjë vit ulje. Edhe një vit dënim do të ishte tepër për Skënderbeun. Ne jemi këtu me merita të plota sportive, sepse nëse qëndrojmë në kuadrin e dyshimeve mund të akuzojmë të gjitha ekipet e botës. E patë se ç’është bërë këtë javë. U mposht Barcelona 3-0 nga Roma, e jo mos rrihet Skënderbeu 5-1 nga Sportingu, edhe në inferioritet numerik. Ky nuk është ndonjë lajm i madh, as ndonjë çudi europiane, që të shkruhet sesi ka mundësi Skënderbeu të mundet nga Sportingu”, u shpreh Takaj. (TemA)

 

1 komente në “Takaj: Ishte një mengjes i bukur, u mund Barcelona nga Roma mos të rrihemi ne nga Sportingu”

  1. emilio says:

    Ik o plehre. 10 vjet denim dhe soji juaj i pafryre ne burg. Keqardhje vetem per tifozet korcare qe jane verbuar nga keto “teatro” skandaloze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje