Flamurtari-Lushnja/ Duro: E rëndësishme që u kthyem tek fitorja, komplimeta kundërshtarit

14 Prill 2018, 18:46Sport TEMA

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, foli pas rikthimit tek fitorja ku fituan në transfertë kundër Lushnjes.

Duro u shpreh u i kënaqur për rikthimin tek fitorja duke shtuar se vëmandja më e madhe është tek takimi në Kupë kundër Skënderbeut.

“E parashikonim si një ndeshje të vështirë. E rëndësishme që arritëm të shënojmë. Në këto momente, arritëm të fitojmë pas një periudhe të gjatë, ndaj një kundërshtari që e përgëzoj për karakterin që tregoi sot.

Nuk kam luajtur me 3 mbrojtës, Bici me Pollozhanin kanë luajtur në qendër. Deliaj ishte i spostuar në mesfushë. Doja të luaja 3 mbrojtës në pjesën e dytë, por kundërshtariu iu largua me karton të kuq, nuk kisha pse.

E rëndësishme ishte që fituam. Vëmendjen e kemi tek e mërkura në Kupë, por sot duhej të merrnim 3 pikët sot. Nuk e thashë me ironi. Gjyla sapo e ka marrë skuadrën.

Mu bë qefi që shënoi Nedeljkoviç, ishte më i lëvizshëm në sulm sot. Ka pasur herë të tjera raste, por sot shënoi. Ishte blerje e janarit, dhe ka qenë i ngarkuar këtë periudhë. Edhe tek goli i dytë, edhe ai ishte protagonist”, u shpreh Duro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje