Vllaznia, Gjoka: Besoj tek arbitrat tanë, le të fitojë më i miri

14 Prill 2018, 14:08Sport TEMA

Teuta-Vllaznia është një finale sa i takon mbijetesë së Superiore. Në Durrës luhet nesër një ndeshje me shumë rëndësi dhe këto ditë është folur shumë për çështjen e gjykimit, arbitra të huaj apo shqiptarë…

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, ka besim te skuadra që drejton për marrjen e një rezultati pozitiv, por edhe tek aftësitë e arbitrave shqiptarë. Në konferencën e zakonshme të shtypit një ditë para ndeshjes, ai ka thënë:

“Ka qenë një periudhë e vështirë për gjykimin në kampionatin shqiptar, sepse shumë skuadra janë ankuar, duke krijuar kështu edhe një farë mosbesimi ndaj arbitrave tanë. Por mendoj dhe dëshiroj që në këtë sfidë të jetë një nga arbitrat më të mirë të kampionatit shqiptar, të jetë një ndeshje e rregullt sa i takon arbitrimit dhe më pas le të fitojë më i miri.

Ne duhet të shkojmë në Durrës për të marrë atë çfarë do të prodhojmë në fushë. Në qoftë se ndodh kështu, duhet t’i themi faleminderit arbitrit, por nëse do të varemi nga gjykimi, atëherë sigurisht që do të jetë e frikshme dhe do të jetë një moment i keq për futbollin shqiptar”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje