Kukësi ka marrë një fitore spektakolare në sfidën kryesore të javës së 29-të të Kategorisë Superiore përballë një rivali direkt për vedin e dytë që mund të dërgojë në “Uefa Champions League”.
Verilindorët mundën me rezultatin e pastër 4-0 në stadiumin “Zeqir Ymeri” skuadrën e Partizanit duke marrë një tre pikësh që e blindon në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit.
Një fitore e merituar kjo për kampionët e Shqipërisë të cilët dhuruan një 90 minutësh mjaft të mirë përballë 15 herë herë kampionëve të vendit të cilët ishin në një ditë shumë të keqe duke bërë një performancë të dobët.
45 minutat e para ishin vendimtaret për fiotren e vendasve të cilët shënuan që të tre golat e takimit ku lojtari që spikati ishte sulmuesi Sindrit Guri që shënoi një tripletë dhe dha një asisit.
Golin e parë shkodrani e shënoi që në minutën e 8-të të takimit ku i pambluar brena zonës goditi saktë me kokë duke mposhtur Alban Hoxhën.
Dyfishimi i shifrave do të vinte në minutën e 28-të me anë të mesfushorit Dzaria i cili krejtësisht i vetëm brenda zonës e pati të lehtë për ta dërguar topin në fund të rrjetës.
Pesë minuta përpara fundit të pjesës së parë do të vinte dhe goli i tretë për vendasit me të njëjtin protagonist Sindrit Gurit që fitoi duelin ajëror me mbrojtësin Atanda duke shënuar golin e tij të dytë përsonal në këtë takim.
Pjesa e dytë dhuroi dhe një tjetër gol spektakolar të Gurit në minitën e 80-të duke shënuar me një goditje perfekte nga goditja e dënimit.
Një poker i Kukësit që i gëzohet një fitoreje shumë të rëndësishme që e ngjit në kuotën e 54 pikëve në vendin e dytë, ndërsa Partizani mban vendin e tretë me 45 pikëve.
Ndërkohë, në sfidat e tjera të zhvilluara po në orën 16:00 Luftëtari ka triumfuar përball Lacit në Gjirokastër me rezultatin e ngushtë 2-1.
Një tre pikësh i artë ky për bluzinjtë që mundën një rival direkt për Kupat e Europës duke e kaluar dhe në tabelën e renditjes.
Golat për Luftëtarin u shënuan nga ana e Bregut dhe Shkurtajt, ndërsa golin e vetëm për kurbinasit e realizoi Sefgjini. M
Me këtë sukses Luftëtari ngjitet në vendin e katërt me 44 pikë, kurse Laci zbret në vendin pestë me 42 pikë.
Flamurtari është rikthyer më në fund tek fitorja duke mposhtur në transfertë Lushnjën me shifrat 0-1. Golat e fitores për kuqezinjtë i shënuan Nedelkjovic dhe Useini.
Ndërkohë, në orën 19:00 luhet sfida tjetër mes Skënderbeut dhe Kamzës, ndërsa nesër do zhvillohet takimi i fundit i javës së 29-të që është mes Teutës dhe Vllaznisë
Më poshtë golat e takimit Kukësi-Partizani. (TemA)
Goli i shënuar nga Guri
Goli i shënuar nga Dzaria
Goli i shënuar nga Guri
Goli i shënuar nga Guri