Disfata me Kukësin, Presidenti Demi mbledhje me ekipin: Duhet të kthehemi, besoni tek Dalipi

15 Prill 2018, 15:43Sport TEMA

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, ka zhvilluar një mbledhje me skuadrën pas humbjes së pësuar kundër Kukësit me rezultatin e thellë 4-0.

Një humbje e rëndë për të kuqtë të cilët përveç disfatës zhvilluan një 90 mintutësh shumë të dobët.

Në mbledhjen e zhvilluar me ekipin presidenti Demi u ka kërkuar lojtarëve të kenë më shumë tek trajeri Dalipi.

“Çfarë ishte ajo ndeshje? Humbje e rëndë, duhet të kthehemi aty ku duhet. Kërkoj nga të gjithë ju që të keni besim te trajneri Dalipi. Unë kam besim te numri një i stolit dhe dua që të keni dhe ju”, është shprehur presidenti Demi përpara lojtarëve.

Partizani renditet në vendin e tretë në tabelën e renditjes me 45 pikë të grumbulluara, dhe në javën e ardhshme do të përballen në kryeqytet me ekipin e Skënderbeut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje