Skënderbeu-Kamza/ Daja: Fitore e vështirë; Ahmataj: Do mbijetojmë

14 Prill 2018, 21:27Sport TEMA

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, e ka cilësuar fitoren e sotme si shumë të rëndësishme për vazhdimësinë e skuadrës së tij.

Ai deklaroi gjithashtu se ishte i pakënaqur nga fakti se lojtarët kishin treguar lojë me hope në fitoren e sotme ndaj Kamzës.

Besoj që era e fortë që frynte nuk bëri të mundur që të dilnim te loja jonë, se nuk na bëri të dilnim te loja jonë me qarkullim topi, nuk na bëri të merrnim trepikëshin, kishim kundërshtarë të mobilizuar që na vuri në vështirësi, edhe pse goli i barazimit ishte ndalesë fair-play nga lojtarët tonë se ishte një lojtar i shtrirë i Kamzës. Do e përmendja me forcë me një rezultat tjetër. Por sot është marrja e tripikëshit, ruajtja e diferencës me ndjekësit dhe vazhdimësia pas Flamurtarit në kampionat.

Besojmë që diferenca e pikëve që kemi na ka dhënë një qetësi nga ana psikologjike, por nga krahu tjetër shikoj që në momente të caktuara ekipi nuk është në dozën e motivimit maksimal, na duhej trepikëshi në Vlorë, ndërsa sot kemi bërë dy gola. Me pak shans i Muzakës. Por më pas pashë nga ekipi që menduan që fituan ndeshjen pa mbaruar pjesa e parë dhe ajo që më shqetësoi sot ishte mënyra e lojës, edhe pse me këtë erë ishte e vështirë të kërkoja më shumë se kontrolli i topit ishte i vështirë.

Në golin e parë ishte era që ndihmoi në shënimin e golit, por në aspektin e ndërtimit të aksioneve, në atë kur kërkon të jetë agresiv në fushën e vet, mendoj që sot kishim problematikë. Era si na ndihmoi, edhe na pengonte në ndërtimin e aksioneve. Në një kampionat mund të vijë fitorja me një lojë jo edhe të mirë, se sot nuk është se jam i kënaqur nga lojtarët si përformuan. Por trepikëshi na mban në distancë, me atë që kemi na afron matematikisht për titullin.

Edhe në ndeshjen me Vllazninë edhe në këtë të dytën, ne nuk duhet të ndikohemi fare me matematikën dhe vështirësitë që kanë kundërshtarët. Jemi këtu për të mbrojtur objektivat tonë, prandaj çdo stres i shtuar ndikon negativisht. Tashmë duhet të bëjmë atë për të cilën ne paguhemi, që përveç rezultateve të marra, të bëjmë edhe lojë të bukur për të respektuar tifozët”, u shpreh Daja.

Kurse trajneri i Kamzes Julian Ahmataj deklaroi:

Të luash kundër Skënderbeut është e vështirë. Janë lojtarë me eksperiencë. Nuk kanë as presion. Ndeshja bëhet e vështirë. Golat i dhuruam. Duhet të kishim qenë më të qetë nga ana psikologjike. Jemi munduar dhe do mundohemi të punojmë nga ana psikologjike. E pranon golin shumë kollaj. Duhet të rregullojmë balancet në fazën difensive.

Sot vinim me disa mungesa. Ky grup më ka dhënë garanci. Në momentin unë kisha planifikuar një model tjetër. Kur e ktheva në modulin e vjetër funksionoi. Lojtarët dhe grupi më japin besim që do ia dalim. Më qëlloi fati i keq për mua që debutova kundër Skënderbeut. Ka ndeshje plotë dhe ka pik plotë. Finishi është i rëndësishëm.

Për punën e orarit nuk më takon mua të vendos, dëshira është të luaja në orar. Duhet të hipim ne më lartë dhe të lemë cilindo mbrapa. Në duhet të fitojmë ndeshjet tona dhe të marrim maksimumin“, u shpreh Ahmataj.

2 komente në “Skënderbeu-Kamza/ Daja: Fitore e vështirë; Ahmataj: Do mbijetojmë”

  1. instituti says:

    e vendosni bastin humbje per kamzen qe te mbijetoje !!!

  2. instituti says:

    e vendosni bastin humbje per kamzen qe te mbijetoje !!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje