Nis rehabilitimi i rrugicave të Rrugës "Qemal Stafa"

15 Prill 2018, 09:53Sociale TEMA
Nis rehabilitimi i rrugicave të Rrugës "Qemal Stafa"

Pas transformimit të Pazarit të Ri, ka nisur puna edhe për rikonstruksionin e të gjitha rrugicave lidhëse përreth tij. Me makinë apo në këmbë, tashmë rruga nuk do të jetë më problem si për banorët të cilët jetojnë në një prej lagjeve më të vjetra të kryeqytetit, ashtu edhe për vizitorët.

Të lëna në harresë dhe pa parë asnjë ndërhyrje për shumë vite, tashmë krahas punimeve nëntokësore, është bërë edhe asfaltimi i tyre duke eliminuar gropat e shumta që ishin hapur dhe që sa herë binte shi, ktheheshin në pellgje me ujë.

Gjatë këtyre tre viteve të fundit, Bashkia ka rehabilituar dhe rikualifikuar 50 blloqe banimi në vit. Teksa ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve të Tiranës, kryebashkiaku Veliaj ka siguruar se është çështje kohe prezenca në çdo lagje me investime.

1 komente në “Nis rehabilitimi i rrugicave të Rrugës “Qemal Stafa””

  1. Nje nga shkaqet e prishjes se rrugeve eshte mos kullimi i ujrave te shiut. Nga fotot e publikuara, askund nuk shuhet qofte edhe nje zgare. Vec kesa,j poshte shtreses se asfaltit shtrohet bitum i shkrire per lidhjen e asfaltit me nenshtresen. Edhe ky element nuk duket ne foto. E sigurt qe pas dimrit te dyte rruga do te jete prap gropa -gropa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje