Zbardhet debati në grupin PD, Berisha flet si kryetar: Po s’reaguam, do të rikthehet diktatura. Urgjent në bazë...

17 Prill 2018, 08:32Politika TEMA
Zbardhet debati në grupin PD, Berisha flet si kryetar: Po s’reaguam,

Ish-Kryeministri Sali Berisha është i bindur se vendi po shkon drejt një diktature të re nën qeverisjen e Edi Ramës, ndaj edhe kërkon reagimin e ashpër të opozitës. “

Panorama” ka mësuar se në mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar Demokrat, që u zhvillua në mungesë të kreut të PD-së, Lulzim Basha, mesazhi i Berishës mori vëmendjen kryesore në grup për vijimin e aksionit të PD-së në Parlament.

Berisha ka folur për një gjendje të rëndë ekonomike që po kalon vendi, duke kërkuar që çdo biznesmen të ketë mbështetjen e deputetëve demokratë.

Ish-Kryeministri ka këshilluar ligjvënësit e djathtë të zhvillojnë takime në zonat e tyre dhe të ofrojnë mbështetje për çdo reagim qytetar.

Berisha është zotuar se PD do të vijojë betejën e saj parlamentare me qeverinë deri në lirimin e 11 kuksianëve, që mbahen në burg për protestën e zhvilluar në Rrugën e Kombit.

Të njëjtat burime sqarojnë se deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka kërkuar që aksioni i opozitës të përqendrohet vetëm në lirimin e 11 kuksianëve të arrestuar. Sipas Balliut, njerëzit janë të revoltuar, por i tremben faktit se mund të arrestohen dhe për këtë kërkojnë garanci nga opozita.

Aleati i demokratëve, Dashamir Shehi, ka deklaruar në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar se për lirimin e 11 kuksianëve të arrestuar, mund të sakrifikohet edhe normaliteti i seancave parlamentare. Shehi ka kërkuar që opozita të dalë në krah të protestuesve të Kukësit, pasi, sipas tij, asnjëri prej tyre nuk u nxit nga interesat partiake për të ndërmarrë atë protestë dhe përballje të fortë me Policinë.

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka informuar deputetët e PD-së se aksioni i fortë në Parlament do të vijojë dhe se Kryeministri nuk do ta ketë të lehtë të përballet me opozitën, pas qëndrimeve dhe deklaratave që ka bërë për shqiptarët.

Paloka e ka cilësuar Kryeministrin Rama rrugaç dhe i ka kujtuar deputetëve demokratë se përballë tij ligjvënësit e djathtë do ta kenë të vështirë të ruajnë qetësinë. Burime nga selia blu bëjnë me dije se pas kthimit nga Gjermania, kreu i PD-së, Lulzim Basha, do të zhvillojë një tjetër mbledhje të grupit parlamentar, në të cilën do të vendosë përfundimisht për aksionin që opozita do të mbajë në Parlament.

DEBATI NË GRUPIN E PD-SË

Edi Paloka: Seanca e kësaj të enjteje prodhoi një nga aksionet më të forta që kemi ndërmarrë gjatë kësaj periudhe në Parlament. Aksioni opozitar, ashtu siç edhe kryetari Basha e ka bërë publike në media, do të jetë në koherencë të plotë me revoltën dhe zemërimin qytetar. Ata përjashtuan 6 deputetë të opozitës, le t’i përjashtojnë. Le të na përjashtojnë edhe të gjithëve dhe ta mbajnë të gjithin për vete atë Parlament. Në fund të asaj seance, vetëm mesazhe pozitive kemi marrë nga qytetarët. Nuk ka më asnjë dyshim se ky është një Kryeministër rrugaç dhe përballë tij e kemi të pamundur të sillemi si ligjvënës të vetëpërmbajtur.

I kemi konsumuar të gjitha rrugët, të gjitha mënyrat demokratike. Ndaj, edhe aksioni politik do të vijojë të jetë i njëjtë. Edi Rama, me fjalorin e tij ordiner, nuk do të ketë qetësi as në komisionet parlamentare dhe as në Parlament. Ky Kryeministër nuk ka dhe nuk do të ketë qetësi nëse më herët nuk do të lirojë ata 11 kuksianë, që ende mbahen në burg. Ju e keni parë edhe vetë pas atij reagimi që kemi pasur në seancë, se sa frikë ka demonstruar në sjelljet e tij. Dhe më të fortë ka për ta pasur reagimin. Grupi parlamentar do të mblidhet sërish për të përcaktuar qëndrimin përfundimtar që do të mbajmë në këtë seance.

Valentina Duka: Unë gjykoj se duhet të kemi një zë edhe në komisionet parlamentare. Pa dyshim, aksioni që zhvillojmë në Parlament ka peshën kryesore, por unë besoj se PD do të duhet të ketë përfaqësuesin e saj edhe në komisionet parlamentare, për të përcjellë këto qëndrime për të cilat po flasim. Gjykoj se në çdo komision parlamentar, ku zhvillohen diskutime për çështje të caktuara nga përfaqësuesit e shumicës, deputetët tanë të jenë për të ripërsëritur qëndrimin opozitar.

Klevis Balliu: Unë mendoj se i gjithë aksioni ynë si opozitë duhet të përqendrohet te protesta e Kukësit dhe te lirimi i atyre 11 burrave që janë në burg. Sepse është e vërtetë që ka shumë revoltë dhe njerëz që duan të reagojnë, por edhe mua personalisht më janë drejtuar duke më thënë: “Ne kemi dëshirë të arrestojmë, madje edhe t’ju mbështesim, por a na nxirrni ju nga burgu nëse ne përfundojmë si ata kuksianët?”. Prandaj, them se duhet ta përqendrojmë këtu protestën tonë dhe të kërkojmë lirimin e atyre protestueseve.

Dashamir Shehi: Unë gjykoj se për aq kohë që ata 11 kuksianë janë në burg, atëherë edhe ne duhet të sakrifikojmë diçka nga normaliteti i Parlamentit. Sepse është në nderin e kësaj opozite dhe aksionit të saj politik që t’i mbrojë ata njerëz, të cilët nuk u ngritën me flamujt e partive, por nga nevoja e tyre, nga pamundësia që do të kenë për ta paguar atë taksë dhe u përballën me shtetin dhe me arrestimet. Pra, edhe njëherë, unë gjykoj se deri në momentin që ata do të lirohen, ta sakrifikojmë normalitetin në atë Parlament. Nuk mund të ketë normalitet, për aq kohë sa ata burra janë në burg. Ne jemi në mbështetje të qytetarëve.

Sali Berisha: Fatkeqësisht, ajo që unë konstatoj është se në këtë vend po rikthehet diktatura. Nëse ne nuk reagojmë, nëse nuk mbështesim qytetarët në protestat e tyre, vendi do t’i nënshtrohet diktaturës që po i imponon ky Kryeministër. Mendoj se është në përgjegjësinë e çdo deputeti që të shkojë në zonën e tij dhe të flasë me mbështetësit e tij, me qytetarët, me biznesin dhe t’i mbështesë protestat e tyre. Nuk mund të ketë qetësi, Parlamenti dhe Edi Rama nuk mund të flasë në atë foltore pas atij fjalori rrugaçëror që ka përdorur ndaj shqiptarëve. Parlamenti dhe rrugët e vendit nuk mund të kenë qetësi kur biznesit të vogël i hiqet edhe ajo mundësi minimale që ka për të siguruar mbijetesën. S’mundet të përfshihet biznesi i vogël në skemën e TVSH-së. Gjendja ekonomike është më e rëndë edhe se në komunizëm. Është në përgjegjësinë e opozitës t’i qëndrojë në krah të gjithë atyre burrave, që janë arrestuar për protestën e Rrugës së Kombit.

8 komente në “Zbardhet debati në grupin PD, Berisha flet si kryetar: Po s’reaguam, do të rikthehet diktatura. Urgjent në bazë…”

  1. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: June 8, 2016 at 8:23:35 AM EDT

    MARESHALLI I BEOGRADIT
    NE TIRANE NE PANIK

    – Sali Berisha mbron Mulin e UDB-es
    – Kryeboksieri Adriatik Palla ne
    letargjine e krimit

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    E kam thene, e kam shkruar me dhjetra here, me emer e mbiemer jo vetem une, por edhe Spartak Braho…. tash e plot 20 vjet…qe Sali Berisha eshte nje sherbetor i Beogradit!
    Jo vetem i UDB-es por edhe i KGB-se dhe sherbimeve sekrete franceze…
    Kush shitet nje here shitet gjithehere, thone autoret e Kalit te Trojes, greket.
    Kush i shitet dikujt i shitet gjthkujt, ka thene themeluesja dhe nena e Izraelit Golda Mejer.
    Zbulimi i dokumenteve vetdenoncuese te bythelepiresit te neveritshem dhe zagarit te tij dhe UDB-es Serbe Flamur Noka ra si nje bombe mbi koken e bosit te tij politik dhe agjenturor, Sali Berisha.
    Prandaj eshte terbuar edhe me keq , eshte cakardisur deri ne cmenduri … Po i zbulohen petet e lakrorit te Rankovicit e Milloshevicit ne Tirane!
    A ka prove e deshmi me te qarte se kristali se rrenimi, shtetzhberja e kalbezimi i pesefishte i shtetit shqiptar ne 25 vjetet e tij ne politiken shqiptare!?
    As Sllobodan Miloshevici nuk do tua kishte bere shqiptareve e Shqiperise cka ua beri banda e Bujar Hoxhes, Bashkim Gazidedes, Agim Shehut, Ali Spahise, Flamur Nokes, Azem Hajdarit.. me ne krye Mareshallin Sali Berisha!?
    Nuk eshte ky as pseudonimi as epiteti im per Sali Berishen… Jo eshte nickname qe ia vuri Azem Hajdari!
    A nuk ishte kryekasapi i Ballkanit Milloshevic qe deklaroi ne vitin 1991 ne Kuvendin e Serbise se ” Une futem ne Tirane per dy ore vetem me Shoqaten e gjuetareve te Beogradit…”
    Nuk pati nevoje!
    E mori Tiranen e mbare Shqiperine pa asnje bam me Sali Serbin e ceten UDB-es!
    Jo Milloshevici e UDB-ja gjakatare serbe, por as hordhite e Chin Chiz Khanit nuk do ia kishin bere Shqiperise e shqiptareve kete qe ua beri kjo bande cetnikesh shqipfoles!
    Nderkohe, Kryeavokati i shtetit shqiptar , kryeboksieri Adriatik Llalla gerhin ne letargjine e tij ndaj krimit!

    Sent from my iPhone

  2. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: April 6, 2018 at 1:03:44 AM EDT.

    ” I NDERSHEM” SI SALA APO KRYEHAJDUT SI BERISHA E CO, !?

    – Kryehajdutet e kryekusaret e Shqiperise kane emer e mbiemer…

    – Deshmite jane pa fund… me ze e me figure, ne kamera e kudo

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Vallahi bilahi Sali Berisha eshte i ndershem, hidhen te tjere .Shihni ku jeton ! Ne nje apartament te zakonshem si gjithe tetjeret… e terrei e verrcii…. e verrai e terrci!

    Si eshte e vertete!?

    Cfare thone faktet !?
    A e dini se para se ti nxirrte ne publik Dritan Prifti ia kishte treguar 86 video te tjera me vjedhje e korrupsion jo vetem te Metes e LSI-se por edhe te ministrave e zevendeministrave e zyrtareve te Sali Berishes si Genc Ruli, Fatmir Mediu, Genc Pollo, Ridvan Bode…. dhe Ilir Metes !
    Berisha jo vetem kishte heshtur, por e kishte keshilluar Dritanin ta mbyllte ate megakusari!?
    Jo vetem aq… !
    A nuk ishte kryeministri Sali Berisha dhe qeveria e tij garantuesi i suksesit te cdo kontrate qe i kerkonte
    Argita e Shkelzeni si “Tokat e Helmatisura” te Damir Fazlicit, Gerdeci, qe gjoja “nuk e dinte ku
    binte”, megjithese Agjencia e Sigurimit Kombetar te SHBA, dhe sherbimet e sigurise se Departamentit
    te Shtetit dhe ambasades amerikane i kishin kerkuar qe te nderpritej puna ne Gerdec gjate vizites se ish- Presientit amerikan Xhorxh Bush ne Tirane e Fushe Kruje!?

    Keta as te genjejne nuk dine !?

    Vetdemeskohen keqazi !
    A nuk i shkaktoi 100 milione euro investim te humbur te nje multiimilioneri pakistanez e bija Argita me kerkesen per 3 milione euro qe do te fuste n xhepin e saj
    si shperblim per suksesin e paragarantuar te miratimit te kontrates nga i jati dhe qeveria e tij !?
    A nuk ishte Sali Berisha e qeveria e komanduar prej tij, qe i shkaktoi mbi 620 milione dollare humbje shtetit e popullit shqiptar me marreveshjen antishqiptare e antikombetare te CEZ-it vetem qe i biri Shkelzen Berisha dhe sekseri shqipfoles Nue Kalaj i tij te fusnin ne xhepat e tyre 7 milione dollare me nje dore e nuk dihet sa miliona te tjere nen dore, per cka ka dokumente e tabulata, mesazhe e prova pa fund!?
    A nuk ishte dhenderri i Sali Berishes, Jamarber ( Jamserb ) Malltezi, qe i shkaktoi nje humbje prej 150 milione dollaresh te Bankes Boterore per projektin madhor te turizmit ne zemren e tij Bregdetin Vlore Sarande dhe rrenoi me dhjetra shtepi te banoreve te zones e jo vetem nuk iu fut nje ferre ne kembe por sot eshte nje nder kandidatet kryesore per te zevendesuar kryehajdutin e Autostrades se Kusarise se Kombit, Lulezim Bashen me mbi 500 milione euro te vjedhura e plackitura siqptareve qe e rrenoi ekonomine e financat shqiptare !?
    A nuk ishte qeveria e Sali Berishes qe me nje afere teper te dyshimte e tipike mafioze me sponsorin e Shoqates se bashkeshortes Lirie Berisha per Femijet Talasemike, qe nuk e kalojne numrin 250 ne Shqiperi, Rezart Taci, i shkaktoi nje humbje te paster prej 650 milione dollaresh, te nje kompanie kineze, shume agarantuar nga qeveria e superfuqise ekonomike e financiare e Botes ajo kineze, ofroi dhe u mund nga megamashtrimi i ketij hajduti e aventurieri qe ofroi 850
    milione me dokumente te falisfikuara e rrena !?

    A nuk mjafton vetem kaq ….?

    A nuk mjafton vetem njeri prej ketyre fakteve qe Sali Berisha, Ridvan Bode, Genc Ruli e co. te denohen me burg te perjetshem pa te drejte faljeje per demin kolosal qe i sollen popullit e shtetit shqiptar!?
    A nuk mjaftojne vetem keto 5 midis qindra fakteve te tjera qe Sali Berishes e Like Flori Tepsise sa
    Sheshi Skenderbej te LSI-se te denohen me burg te perjetshem e konfiskim edhe te Kulles se
    Drakules se Vicidolit e te Sarajeve te Xenit, Argites, Monikes e Berishes ne Farke e ne Gjirin e
    Lalezit e vilat e pallatet e Lulezim Bashes ne Tirane, Vlore e Hollande te blera me para e gjak, me vrasje vetvrasje piramidash e shitje deri mandatesh deputetesh nga 250 000- 500 000 euro ne zgjedhjet e 25 qershorit 2017!?
    A nuk mjaftojne keto pese fakte dhe cifligjet e Aleksander Frangajt e vilat qindra mijera auroeshe te gazetareve te Kazanit te Sali Berishes dhe te Tepsise sa Sheshi Skenderdebej te LSI-se Ilir Metes jo vetem tu konfiskohen pasurite por edhe tu hiqet e drejta e ushtrimit te mbulimit, fshehjes se ketyre krimeve, dizinformimit dhe shtremberimit te ketyre fakteve skandaloze e rrenimtare per shqiptaret e Shqiperine nje pjese e te cilave eshte perdorur per te blere mediat e korruptuara po aq sa edhe politika shqiptare !?

    25 miliarde dollare kusari ne 27 vjet Salikraci !

    A e dini vellzer e motra shqiptare sa eshte shuma e vjedhur shqiptareve e Shqieprise ne keto 27 vjet nga kjo “Bande Gangsteresh” e nga kjo “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit”!?
    Nga 20 – 25 miliarde dollare!?
    Ku shkuan !? Kush i mori!? Cfar e e be me mbi 2 miliarde dollaret evetem te Piramidave !?
    Ne xhepat e kujt e ne cilat parajsa fiskale kane perfunduar !?
    Prandaj Shqiperia eshte ne kete dite halli !!!
    Prandaj shqiptaret jane ne varferi, ne papunesi, ne rruget e kurbetit!
    Eshte mekat !
    Eshte megakrim!
    Eshte tragjedi qe nje popull si shqiptaret te linde, te rritet, te plaket e te vdese fakir mbi nje truall flori, me bukuiri natyrore hyjnore, me nje klime fantastike !
    E keshtu ishte, keshtu eshte e keshtu do te jete derisa populli do te duroje, derisa tia hedhim fajin derisa do te ndjeke, derisa do te shkoje ai ne burg ne vend qe te coje ne burg shkaktaret e fatkeqesise se vet pa dallim feje, ideje, partie, krahine, ideje !

    Zgjidhja: fuqia e ligjit !

    Ata kane emra e mbiemra konkrete!
    Eshte koha qe ne vend qe behemi mish per topat e tyre, tua veme “topat e uraganit” popullor ketyre kusareve e vrastareve, ketyre hajnave me cizme, e vrasesve me fjale e vrasesve me plumba, ketyre atdheshitesve e atdherrenuesve te hurit e litarit !
    Eshte koha qe ashtu si francezet iu versulen Basitjes edhe populli shqiptar jo me vare e bidona me benzine, por me fuqine e votes dhe forcen e ligjit tu versulet Sarajeve e dugajave, Gjirit e Lalezit e Farkes, blloqeve te tyre, para te cileve ai i Enver Hoxhes duket si Kasollja e Galigatit,
    Parate, pronat e pasurite e vjedhura popullit duhet ti kthehen pronarit te ligjshem te tyre – popullit ! Nuk eshte koha qe populli te paguaje tarifat e kusarise se Sali Berishes e Lulezim Bashes se autostradave jo autostrada e rrugeve pa rruge te Like Floririt e Monika Kryemadhit e co. Eshte koha per ligj e drejtesi
    Parate e vjedhura popullit dhe te sekuestrimit te pasurive te kusareve dhe vrasesve te tyre e te Shqiperise te perdoren per tarifat e rrugeve dhe per nje jete me te mire e me te begate te popullit !
    Nuk eshte as e drejte dhe as njerezore, nuk eshte demokratike qe 3 milione shqiptare te paguajne per hajnine, per korrupsionin, per luksin e 4 – 500 banditeve, gangstereve dhe mafiozeve qe e moren peng dhe kthyen ne ciflig te vetin Shqiperine !
    Hajnat me cizme ne burg !
    Te shkoje haka tek i Zoti, populli !

  3. BRSS says:

    DIKYATURA E PIDHIT TË SATEME MOR HALE PLER

  4. spartak says:

    Ç’farë Luli thu ti mre . Lulin e ka tredh Sala që n’djep dhe e komandon si don vetë . Nuk ka qenë pjek mirë puna . Ndoshta tani po i vjen momenti që Sala të rikthehet siç e ka projektuar vetë . De fakto ai është . De Jure , nuk ja lejon krenaria dhe nuk ka nevojë ta bëjë . Me këtë zallamahi që po i rrotullohet PD-së ( komplet vepër e prapaskenave dhe llogarive të Salës ) , Luli do zbythet ose do ta hedhi tej si limon të shtrydhur . E ka aq në dorë tek tefterët e vet , sa ta bojë që të fluturojë . Problemi qëndron në llogaritjen e momentit . A është momenti i duhur me vënë në skenë planin e tij , që në krye të PD-së të zgjedhi dhëndrin , ose hë për hë , ndonjë të ngjashëm , të lidhur e të besuar . Varet si e ka llogarit , sepse ka aq intelekt informim e sqimë sa , mishin don ta pjeki e hellin ( vehten ) të mos e djegi . Ma mbrapa , prap e zgjidh vetë , se po ai do jetë kryetari de fakto historik .
    As mos t’ju shkojë mendja se ai do lëshojë edhe një centimetër terren . Ai po rrin si ai gjahtari që ka zënë pritë dhe ka vendos leqet . Po shikon e studjon , kohën , momentin , motin , lukuninë e ujqërve të cilët i ka ndërsy vetë dhe në momentin e duhur do godasi ashtu si e ka planifiku dhe do jetë më racionalja .
    E mban pazarin lart Sala . Kështu që , kushdo që do pretendojë ( edhe dhëndrri vet ) me marrë detyrën , duhet të lejë peng tek ai jo vetëm PD-në por dhe lëkurën .
    Harrojeni ju zorraxhinj dhe ju të PD-së se do shpëtoni ndonjëherë prej Salës . Edhe në varr do hyjë me litar . Ja ka thonë dhe lexu të ardhmen dervishi i Luzhës . Ky qe fati i kësaj epoke , të thirret e Berishizmit , kryetradhëtarit të kësaj toke .

  5. Toni says:

    Babi zenit e di shume mire se kuksianet nuk i liron qeveria po gjykata,duke qene njo e fundit ai duhet te shkoj te protestoj para deres te gjykates,deri sa nuk e ben kete dmth se e ka marr vesh se reforma funksionon, qeveria duhet ti kerkoj prokurorise zbatimin e ligjit per te gjithe,duke filluar nga ata qe shkulin televizoret ne parlament dhe duke mbaruar te ata qe bejne thirrje per dhune. Babin e zenit vetem forca e qeteson dhe e ben ta fusi bagetine ne stan.

  6. Daniel says:

    Kush e beson diktaturen qe thua o Sali. Vendi po shkon drejt EU. Diktatura po vjen per Ty qe ke gjynahe.

  7. taraboshi says:

    O Paloqe . Edi Rama nuk eshte Berisha qe ka urdheru organet e drejtesise dhe jane ato qe do te vendosin qe do lirohen ose do denohen prandaj kjo kerkes e juaja ndaj Rames bie poshte si e paligjeshme . Aty ku ti permend qe keni pase shume mesazhe qe gjoja ju ka perkrah populli une te them me siguri te plote qe per çdoveprim tuajin edhe familjet tuaja pjeserisht i keni me ju pjeserisht jo jo me populli i partise tuaj .

  8. taraboshi says:

    Ja edhe ketu çensur nuk e nxoret komentin e taraboshit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje