FOTOT: "Skifterët e aeroportit" maskohen si punonjës dhe vjedhin telefonët e fundit me vlerë 1 mln dollarë

19 Prill 2018, 20:06Lifestyle TEMA
FOTOT: "Skifterët e aeroportit" maskohen si punonjës dhe

Disa hajdutë nga Brazili, të maskuar si punonjës, kanë vjedhur ngarkesën me telefona të markave të fundit me vlerë 1 milionë dollarë nga aeroporti ndërkombëtar i Rio de Zhaneiro.

Televizioni Globo publikoi të mërkurën pamjet e videos së sigurisë të burrave që ishin të veshur me uniformat e punonjësve të zonës së ngarkesës, pasi hynë në zonën e aeroportit ndërkombëtar të Galeo të dielën.

Banda, e cila ishte e armatosur, besohet se e ka fshehur ngarkesën me telefona në Mare, një komunitet i varfër.

Policia nuk pranoi të komentojë mbi incidentin e raportuar, e fundit pas një vale të madhe vjedhjesh të ngarkesave të ndryshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje