Që kur muzika disco ‘’u pranua’’ përfundimisht – veçanërisht edhe nga kritika, e cila rreth 40 vjet më parë i “mallkonte”, si formën edhe përmbajtjen – Heavy Metal-i mbajti i vetëm, primatin e të qënit e vetmja muzikë e “papranueshme”, (të paktën në terma dekori të përgjithshëm) e planetit.
Në qoftëse çdo lloj tjetër muzike, kishte arritur të gëzonte ndonjë dinjitet akademik apo “vlerë sociale”, për të pasur një vend nderi në kopertinat e revistave muzikore “serioze”, metali vazhdonte të ishte “kushëriri i shëmtuar dhe i keq”, i muzikës së popullit të fundshekullit të kaluar.
Tepër brutalë, tepër eksplicitë, tepër muskolozë, tepër emotivë, tepër të pakedukuar, tepër të thjeshtë, tepër kitarristikë, tepër popullorë.
Me këtë sy vazhdojnë të duken, me përjashtime shumë të rralla, grupet metal, ashtu si edhe grupet punk, që prej rreth 40 vjetësh tashmë.
E thënë ndryshe, vulg që nuk di të luajë muzikë, ose nëse arrin të luajë, bën një muzikë të padurueshme.
Ky trend pati arritur në një pikë paradoksale, aq saqë, menjëherë sapo një grup heavy metal arrinte ndonjë formë suksesi në masë, kërkonte menjëherë të hiqte prej vetes atë prefix të mallkuar. Rock, post-rock, crossover, gjithçka do të ishte më mirë, sesa etiketimi “Metal”, kategorizim që sillte menjeherë vështrime qortuese, apo keqardhje të fshehur jo mirë, nga mbarë kritika.
Por pse kaq urrejtje ndaj kësaj muzike?
Të vjen të pyesësh veten, pse gjithë kjo antipati, që s’do t’ia dijë për ndryshime, rikuperime/pranime a “zhdoganime” nga më të ndryshmet.
Shkaqet janë të shumta. Nuk bëhet fjale vetëm për snobim. Nga njëra anë, Metali ka në ADN një sërë mëkatesh origjinale, që e bëjnë pak të pranueshëm.
Është i zhurmshëm, tepër i zhurmshëm, e pavarësisht disa tentativave heroike nga ana e disa grupeve më të kujdesshme, shumë pak i intelektualizuar apo i intelektualizueshëm, gjerësisht jo korrekt, politikisht apo jo, ( ka ekzistuar një tendencë pavloviane për të indentifikuar metalin me të djathën, pavarësisht grupeve si Sepultura, Rage Against the Machine, Napalm Death, a Fear Factory); prek një sërë aspektesh ‘’primare’’, sidomos për sa i përket seksualitetit, vdekjes, dhunës, që i lënë një shije të keqe pjesës tjetër të botës. Metali nuk ka shtigje të qarta etnike që të mund të stimulojë bamirësira tipike ndaj qënieve leshatore, apo instikt paternalist nga ana e publikut (edhe pse, është e qartë që të paktën deri në vitet 2000, më tepër se gjysma e “metalit të prodhuar” deri asokohe, e kishte origjinën në vende latine, aziatike por edhe arabe.
Është ndoshta kryesisht mashkullor, është i padepërtueshëm nga moda apo trende që nuk janë të vetat, e aty ku prek zhanre të tjera, ka tendencën t’i gllabërojë e jo të inglobohet ai vetë. Eshtë sintomatike po të konsiderosh që mund të kenë simpati për metalin vetëm artistë të zhanreve më skajore, si noise apo muzika dance më radikale.
Është pra me të vërtetë për t’u habitur se si ia ka dalë të mbijetojë për gjithë këto vite me radhë…
Bota.al në bashkëpunim me “Caffe del Libero Pensatore” do të nisë botimin e një serie, të ndarë në faza, mbi muzikën, si edhe një enciklopedi e grupeve Heavy Metal.
Ne jemi të sigurt se brezi I viteve ’80 dhe ’90 do të gjejë veten në këtë seri, qoftë kjo edhe për shkak të nostalgjisë për një kohë, kur siç të thotë menjëherë, çdo përfaqësues I këtyre brezave, “bëhej vërtetë muzikë!” (bota.al)
Per turko-shqiptaret duhet te flisni per tallavane se aty e gjejne veten! Dhe sa per origjinen ja keni fut kot fare! Sa ka lidhje ka Ozzy, Roby, Angys, apo Sepultura(megjithse braziliane) Manowar apo Megadedh me Arabine, Azine,qofte dhe me Ameriken latine aq lidhje ka Noizzi me muziken!
Po ti moj zoçkë, e di mami qe po perdor intetnetin pa leje?
Eshte muzika me e bukur se bashku me rock n roll
Per tu mos harruar edhe fakti qe heavy metal eshte nje dege e muzikes klasike sepse shume elemente te muzikes klasike I gjejme tek rryma heavy metal.
Heavy metal eshte e vetmja rryme qe trajton problem reale sociale, politike, mjedisore, dhe percjell mesazhe shume te forta.
Heavy metal vleresohet edhe per baladad e mrekullueshme te cilat asnje rryme tjeter nuk ka bere.
Holy Wars.
Foreclosure of A DREAM
Civil War
Symphony of destruction
Hangar 18
When the Children Cry
Dawn Patrol
ca prej kengeve qe trajtojne probleme te tilla
Po ç’lidhje ka Tom Doshi me heavy metalin?
Ca komenti idiot eshte ky???
Nje artikull teper amator, si hyrje per nje seri qe do te na paraqese udhetimin e heavy metal-it.
Eshte provuar qe muzika rock/metal preferohet nga persona me IQ me te larte se ata qe degjojne disco, rap, hip-hop, pop, hits, etj. Keshtu qe bie ajo idiotesia per mospasje vlere sociale, akademike, apo te qenit “jo-intelektual”.
Asnje grup metal-i nuk ka mohuar qe eshte metal. Kjo ka ndodhur vetem me grupet hard rock, punk crossover, etj, te cilet nuk ishin metal, por me elemente metal-i.
Historikisht muzika rock/metal ne bindjet politike identifikohet me te majten. Shume te rralla jane grupet apo artistet metal qe identifikohen me te djathten. Madje muzika rock/metal qendron ne themele dhe eshte shoqeruese e shume levizjeve studentore te majta neper bote.
Pra, artikull i shkruar nga nje idiot, i cili duhet te kete si burim primar revista te tipit “Kerrang”, etj. Plot me stereotipe, rrumbullakoses vlerash, deformim faktesh, trende te komanduara, etj. Aq “i informuar” eshte artikullshkruesi, saqe edhe Rage Against The Machine i ka futur nder grupet e heavy metal. Sa per tee grupet e tjera qe permend, i perkasin rrymave ekstreme te metalit, nje perzierje e thrash, death, grindcore, black, etj. Pra, jo metal i mirefillte i llojit heavy, power, epic, symphonic, speed, thrash, etj. A e more vesh, o artikullshkrues copy-paste?
Ne jeten time ,si adhurues te metalit ,nuk kam lexuar karllik me te madh se ky shkrim .Nuk e di se kush gazetar i ceket diskoje ,hiphopi ,teknoje apo mjau -mjau ka shkruar kete ( e perseris ) karllik idiotizmi e injorance.
O debila ….Heavy Metal nuk eshte pranuar nga ana akademike ???? O Perendi O Zot O Nena Natyre !
Ka qe nga vitet 70 qe grupet e medha te Metalit japin koncerte shoqeruar nga filarmonite me te medha te muzikes klasike si p.sh. e Londres e Berlinit ,e New Yorkut ,e Wienes etj .
Askush si Heavy Metal nuk perfaqesohet ne “Hall Fame of Rock” me Deep Purple ,Led Zeppelin ,Metallica etj
Qe nga fillim vitet e ’70 me Deep Purple ,Led Zeppelin
Black Sabbath ,pak me vone me Iron Maiden ,AC/DC Metallica Scorpions dhe ne vazhdimesi me Saxon ,Accept ,Helloween ,Megadeth ,Slayer ,Pantera ,Sepultura ,Skid Row Motorhead ,Anthrax ,Guns n Roses Whitesnake e plot te tjere muzika Heavy -Metal e be forma me e larte e muzikes e shprehur ndonjehere.
Tekstet filozofike ,kitaristet me te medhenj ne bote vokalet legjendare ,bateristet perbindesha ,te gjithe keta i perkasin Zotit Heavy -Metal.
Vecse ka nje problem ! Rock n Roll nuk mund te degjoj kushdo.Eshte si puna e leximit …nese pelqen Kafken dhe Dostojeskin ,te vjen per te vjelle nga Danielle Steel e company.
Kush ka dyshime per vlerat e metalit i rekomandoj Monster of Rock te Moskes ne 1991…..1.6 milion njerez ne aerodrom diku afer qytetit Metallica dhe AC /DC. Madheshtia e Madherishme e Heavy – Metal.
Dhe ju lutem mos lini kalamaj bythe qe degjojne Encen dhe Noizyn te flasin per legjendat e muzikes .
Eshte kancer i dukshem injorance .!
Hey hey ,my my ,rock n roll never die….nga Neil Yong.
E ke tamam o shok por keshtu jane keta cerrat e sotem qe u eshte shpelare truri nga traplliqet qe degjojne.
Heavy metal ka Brenda tij muzikantet me te talentuar te histories moderne te muzikes.
Monster of Rock ne moske ka qene nje cmenduri. Koncerti me I madh I zhvilluar ndonjehere. Legjendat e asaj kohe akoma ndihen edhe sot.
Long live METAL
E vetmja gje qe mund te them me bindje te plote eshte se i pranushem apo jo Heavy Metal nuk ekziston lloj muzike qe te shkaktoj emocionin qe shkakton nje koncert live i nje grupi Metal. Trasmeton nje adrenaline te jashtzakonshme.. Pasraj ka njerez qe “cmenden” per Despacido.. Paqe:)
Kete pune e di Fatos Lubonja
Deri ne vitin 2000 me shume se gjysma e metalit prodhuar e kishte origjinen ne ne vendet aziatike, latine, dhe arabe???????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????
Amon me tregoni emrin e ketij qe paska shkruajtur artikullin ti nis ca kenge dhe metariale historike per metalin.
I zhurmeshem metali?????
I ke degjuar ndonjehere baladad or taj?????
Hape pak youtube dhe degjo keto qe me vijne ndermend tani
Before the dawn – Judas Priest
Phoenix Rising – Annihilator
Through her eyes – Dream Theater
Hollow years – Dream Theater
Is this Love – Whitesnake
18 and life – Skid Row
Nothing else matters – Metallica
Caravan Planet – Black Sabbath
Silent Lucidity – Queensryche
Innocent eyes – Annihilator
Don’t let daddy kiss you – Motorhead
Forever and one – Helloween
A tout le monde – Megadeth
Return to serenity – Testament
The legacy – Testament
Mama I’m coming home – Ozzy Osbourne
etj etj etj etj
O harbuta moderator, publikoni komentet mo palace…o llum kazani