Basha i del në mbrojtje njeriut që kërkon të bllokojë negociatat: Dënoj sulmet ndaj Krishbaum, janë financuar nga Rama

21 Prill 2018, 12:24Politika TEMA

Lulzim Basha i ka dalë në mbrojtje deputetit të CDU-së Gunter Krishbaum i cili herë pas here lobon në nivelet më të larta europiane për të bllokuar integrimin e Shqipërisë në BE.

Kryedemokrati i quan sulme ndaj tij lajmet e mediave që kanë përcjellë deklaratat e bujshme të Krishbaum kundër çeljes së negociatave për Shqipërinë.

Gunther Krichbaum është një figurë e nderuar në Gjermani. Gjëja më e ndyrë e kësaj fushate që po zhvillohet prej 3 ditësh në media është se ajo financohet nga paratë e krimit, drogës dhe korrupsionit qeveritar që lidhen drejtpërdrejt me Ramën, Tahirin dhe Veliajn.

Këto sulme dëmtojnë Shqipërinë.

Me sulmet ndaj Gunther Krichbaum Edi Rama po shton numrin e deputetëve gjermanë që janë në mëdyshje për rezultatet në Shqipëri”, tha kryedemokrati.

I njohur si miku personal i Bashës, ai vizitoi vitin e shkuar  çadrën e protestës nga ku mbajti një fjalim pro liderit të opozitës.

Deklarata e plotë 

Jam para jush për të dënuar fushatën e akuzave të pabaza dhe shpifjeve të ulëta kundër Gunther Krichbaum. Kryetarit të Komisionit të Çështjeve Europiane të Bundestagut, i cili është vënë nën shënjestrën e një fushate të turpshme dhe e papranueshme.

Kjo fushatë e pistë, e frymëzuar nga sulmet e Kryeministrit Edi Rama në mediat e kontrolluara prej tij, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ish Ministrit të Brendshëm, trafikantit ndërkombëtar të drogës, Saimir Tahiri,  bie ndesh me çdo vlerë demokratike dhe europiane. Ajo dëshmon mentalitetin kriminal dheautokratik se kritikët dhe ata që mendojnë ndryshe duhet të sulmohen personalisht dhe të denigrohen.

Gunther Krichbaum është një nga figurat politike më të nderuara dhe të respektuara të Europës.

Mbi të gjitha, Gunther Krichbaum është një njeri që e do dhe mbështet Shqipërinë. Por ai do një Shqipëri ku të sundojë shteti i së drejtës dhe demokracia. Prandaj ai ka shprehur hapur dhe me ndershmëri mendimet dhe kritikat e tij për të ndihmuar përparimin e Shqiëprisë dhe të integrimit të saj në Bashkimin Europian.

Kritikat e  argumentuara dhe të paanshme të Krichbaum i janë shprehur Edi Ramës dhe qeverisë shqiptare edhe nga shumë qeveri të tjera eurpiane,mbrëmë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kryesisht hapsirës Euroatlantike.

Por në vend që të ballafaqohet me realitetin e vërtetë që Krichbaum e argumenton në mënyrë bindëse, në vend që të reflektojë për kritikat e drejta të Krichbaum, Edi Rama ka zgjedhur të prodhojë një fushatë shpifjesh dhe lajmesh fallco, fake neës, kundër Kryetarit të Komisionit të Çështjeve të Bashkimit Europian në Bundestag.

Gjëja më e ndyrë e kësaj fushate, e cila po zhvillohet prej 3 ditësh në media, është se ajo financohet nga paratë e krimit, drogës dhe korrupsionit qeveritar dhe që lidhen direkt me Edi Ramën, Saimir Tahirin dhe Erion Veliajn.

Ky aksion i ulët  propagandistik dëmton interesat e shqiptarëve, dëmton interesat e Shqipërisë, dëmton prespektiven e saj. Me sulmet ndaj Krichbaum, Edi Rama vetëm sa po shton rradhët e deputetëve gjermanë në Bungestag që janë pesimistë për hapjen e negociatave me Shqipërinë, vota e të cilëve është e domosdoshme para se qeveria gjermane të japën vendimin e saj për Shqipërinë.

Së fundmi, dua të shpreh neverinë time personale, jo vetëm si politikan, por mbi të gjitha si shqiptar, dhe të dënoj fuqimisht këtë fushatë shpifjesh dhe sulmesh skandaloze kundër dinjitetit njerëzor të një njeriu dhe politikani të ndershëm që punon për interesin e përbashkët europian jo vetëm të Gjermanisë, por të gjithë popujve europianë.

Një pyetje për mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe në pritje të Kuvendit Kombëtar. Demokracia e mbrendshme është lançuar si një festë nga ana juaj në mars dhe lidhur me këto zhvillime, të paktën nga zërat kritikë, duket se nuk janë aspak optimistë që ata janë të përfshirë dhe mund të kenë zërin e tyre në parti. A keni një koment lidhur me këtë?​

Basha: Unë dua të vlerësoj maksimalisht përpjekjet e forumeve të Partisë, të Kryesisë, të Këshillit Kombëtar, të cilat shpresoj se do të gjejnë shprehje edhe në punimet e Kuvendit Kombëtar, për të mishëruar në statutin e ri, parimet e një partie që synon garë të ndershme, të hapur, trasparente në të gjitha nivelet për këdo, që nga kryetari i Partisë deri tek anëtari më i thjeshtë.

Së dyti, jam mirënjohës që është përqafuar platforma që unë e kam shpallur prej vitesh, e kufizimit dhe transferimit të pushtetit në organe kolegjiale, çka ka çuar në forcimin e vemdimmarrjes në Kryesi, në Këshillin Kombëtar dhe në Kuvendin Kombëtar të partisë.

Por mund të them pa dyshim, që risia më e madhe, jo vetëm për Partinë Demokratike por për Shqipërinë, është përqafimi pa asnjë dilemë mbrëmë nga Këshilli Kombëtar dhe jam i bindur edhe të dielën nga Kuvendi Kombëtar, i parimit të konsultimit, me parimin një anëtar një votë, me të gjithë anëtarësinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë përpara se të vazhdohet me proçesin e seleksionimit të kandidaturave të ardhshme për Parlamentin e Shqipërisë.

Këto janë ndryshime të mëdha, janë ndryshime qe e ndajnë historinë e Partisë Demokratike në dy pjesë.

Përqafimi i këtyre standardeve do të imponojë një punë të madhe dhe jo të lehtë dhe jam i bindur se është rruga e duhur për Shqipërinë në rradhë të parë dhe natyrisht është mishërim i aspiratave, shpresave dhe kërkesave të demokratëve.

Në këtë kuadër dua të përsëris ftesën time si kryetar i Partisë Demokratike, për çdo demokrate dhe demokrat, çdo qytetar, që të jetë pjesë e këtij projekti transformues për Partinë Demokratike sot dhe parimet e të cilit do të transformojnë nesër Shqipërinë. Kufizimi i pushtetit, çlirimi i politikës nga konflikti i interesit, vendosmëria për të luftuar krimin dhe korrupsionin dhe çlirimin e ekonomisë nga monopolet dhe oligarkët, janë parimet bazë me të cilat Partia Demokratike do ta udhëheqë vendin larg humnerës ku ndodhet sot, dhe do t’i hapë shqiptarëve mundësi dhe horizonte për t’u ndjerë europianë në vendin e tyre, në vend që të kërkojnë largimin masivisht nga Shqipëria.

Z.Basha, a keni një koment për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe problematikat e publikuara në këtë raport për gjendjen në të cilën ndodhet sot vendi?

Basha: Mqse raporti është i qartë dhe i kuptueshëm për të gjithë, nuk ka nevojë për shumë komente.

Për fat të keq është një pasqyrë e realitetit të trishtë të Shqipërisë, këtë herë nga qeveria amerikane.

Ju e keni parë, shqetësimet kryesore përmblidhen në katër apo pesë konsiderata; zgjedhje të blera, qeverisje e korruptuar në çdo degë të saj, drejtësi e kapur, media të kapura dhe nën presion dhe sulm qeveritar, çdokush mund t’i lexojë vetë këto gjetje në raportin i cili për fat të mirë është online në anglisht, edhe shqip falë disa mediave.

Arrestime, mbajtje të paligjshme të qytetarëve nga policia, po për këtë nuk keni nevojë të lexoni raportin sepse keni kujtesën e freskët nga sjellja kriminale ndaj kuksianëve të grabitur në mes të natës në shtëpitë e tyre.

Kushte dhe trajtime çnjerëzore në isntitucionet e ndalimit, korrupsion në çdo nivel të policisë, dhunim të së drejtës së pronës, bllokim të sistemit të drejtësisë, në veçanti të emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese, emërimet politike në sistemin e drejtësisë, që është një shqetësim i përsëritur i opozitës, mungesa e lirisë së medias, dënimi pa ekuivok që i bën gazetarëve dhe trajtimit jo të mirë të tyre.

Mund të vazhdojmë gjatë, por nuk besoj se ka nevojë për shumë komente, konfirmojnë shqetësimet dhe kauzat kryesore që opozita por edhe faktorë të tjerë, qeveri të tjera europiane kanë ngritur mbi gjendjen ku ndodhet vendi sot.(TemA)

3 komente në “Basha i del në mbrojtje njeriut që kërkon të bllokojë negociatat: Dënoj sulmet ndaj Krishbaum, janë financuar nga Rama”

  1. matteo says:

    Shqiperia e ka token mjaft pjellore per te prodhuar haxhiqamile e esattoptane, qe, per synimet e tyre, s’lene zi pa i punuar kesaj toke, qe prodhon vec këlkazë.

  2. Zigur Qarri says:

    Politikani gjerman Gunther Krichbaum,njihet per gjuhen “e ashper”ndaj politikaneve shqiptare,
    “te korruptuar,te inkriminuar,te blejshem”…….Kete duhet ti tregoni shqiptarve,dhe jo genjshtrat.
    Sulmi personal ndaj tij,eshte per konsum te mbrendeshem,per manipulimin e opinionit shqiptare.
    Por kjo nuk ndryshon asgje ne qendrimin e Perendimit ndaj Shqiperise,kur dihet rroli Gjermanise
    ne BE.Ata kan ne dore edhe gurin edhe arren.Jan akuzat e Gunther Krichbaum pa baze?Te gjitha
    jan te verteta.Banditet e politikes shqipatre qe e kan vjedhur,poshtruar,denigruar kete popull
    28 vjet,kujtojn se do te mashtrojn Europen!Sa ju dha dora Shqiperise nga BE,nuk vonoi te
    shfaqej menjehere i vetmi M.i mbrendeshem ne Europe i lidhur direkt me krimin,Saimir Tahiri!
    O politikane mjerane,si je pre do grisesh thote populli,me mashtrim e niset me mashtrim do e
    mbaroni.Ju ka hasur sharra ne gozhde.Gunther Krichbaum nuk eshte Luli dhe Berisha qe bejn
    marrveshje per vjedhje dhe ndarje pallatesh,ai eshte politiakan i Shtetit me solid ne Bote,
    ai eshte nga vendi i Karlit te madh,qe vuri bazat e Europes moderne qe para 1300 vitesh.
    Sa pordhitikane ka prekur vetingu deri tani?-asnje!!!Nese nje Familje nuk eshte ne rregull,faji
    kryesore bie tek prinderit,nese nje Shtet nuk eshte ne rregull,faji bie mbi politikanet.Tonelata
    me droge kapen çdo dite ne drejtim te Greqise dhe Italise,kush e mban pergjegjesine?
    Pa u denuar Berisha,Meta,Rama,Tahiri dhe te gjith gangsterat qe sollen keta ne politike,
    Gunther Krichbaum eshte i nevojshem per te kompesuar pafuqine e drejtesise,shoqerise
    civile dhe te popullit shqiptare,qe i sheh me sy çdo dite maskaralleqet qe behen hapur ne
    kurriz te Shtetit dhe tij,por pa u ndeshkuar kurre.

  3. Orient says:

    ..qe te realizosh diçka duhet te kesh talent durim deshire…Luli eshte i shpupurisur..Lul je orator,por nuk e di pse nuk e lidh dot figuren me zerin dhe trurin per aktualitetin… del bllof dhe i diskutueshem..nuk merresh vesh ku do te dalesh..sinqerisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje