“Mjaft është mjaft”, mijëra studentë në SHBA kërkojnë kontrollin e armëve

21 Prill 2018, 11:57Bota TEMA

Mijëra studentë amerikanë kanë bojkotuar mësimin për të dytën herë në muajt e fundit, duke bërë thirrje për ligje më strikte për kontrollin e armëve, pas të shtënave në një shkollë në Florida në muajin shkurt, dhe incidenteve të tjera.

Më 20 prill, studentët u larguan nga orët e tyre mësimore. Kjo datë përkon me 19-vjetorin e masakrës në shkollën e mesme Columbine, ku u vranë 12 studentë dhe një mësues në Kolorado.

Organizatorët kanë thënë se studentët nga mbi 2,600 shkolla dhe institucione kanë bojkotuar orët mësimore më 20 prill.

“Sot duhet të jesh proaktiv dhe i fuqizuar dhe të gjithë atë energji dhe zemërim që kemi ne të rinjtë, duhet ta drejtojmë te ndryshimet produktive”, i ka thënë agjencisë Reuters, Lane Murdock nga Konektikat, njëra prej organizatoreve.

Studentët kanë mbajtur pankarta me mbishkrime si “Unë duhet të shqetësohem për notat, e jo për armët” dhe “Mjaft është mjaft”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje