Vettingu “djeg” dhe një tjetër gjyqtare: Nuk justifikon dot një apartament në Tiranë, Gjirin e Lalzit dhe disa milionë lekë

23 Prill 2018, 11:36Kronika TEMA

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, duket do të jetë “viktima” e radhës e sitës së Vettingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi shqyrtoi deklaratat e pasurisë së saj, thotë se nga hetimi administrativ nuk justifikohet origjina e të ardhurave për një shtëpi 101 metra katrorë në Tiranë.

Gjithashtu, për KPK deklarimet e të ardhurave për vitin 2003 dhe 2004 janë të pasakta dhe mungojnë 4 milionë lekë.

Sipas hetimit administrativ te KPK, gjyqtarja e Kushtetueses ka një apartament 109 metra katrore të blere në vitin 2005, 60 mije euro.

Gjithashtu ka nje truall ne Gjirin e Lalzit, qe e ka blere 400 mije leke dhe mbi te nje shtëpi që e ka blerë 5 mln leke.

Ndërkohë që kursimet e bashkejetuesit rezultojnë 61 mije dollare dhe 15 mije euro.

Sipas KPJ, apartamenti 101 m katrore ne Tirane ka mospërputhje per burimin e parave.

Përveç kësaj, ka mungese te ardhurash sipas analizes per blerjen e apartament.

Sa i perket apartamentit te Gjiri i Lalzit 2+1, plus verande, ka gjithashtu probleme.

Ndërsa sa i përket truallit te Gjiri i Lalzit rezulton se ka marre 100 metra katrore me shume se cfare i takon.

Edhe pasuritë e bashkëjetuesit nuk justifikohen, ndërsa ka edhe disa shkelje nga ana profesionale, për disa vendime gjyqësore.

Në shqyrtimin profesional, KPK përmend denoncimin e një shtetasi me inicialet B.C., i cili është dënuar nga babai i Altina Xhoxhajt, gjithashtu gjyqtar, por në Gjykatën e Apelit.

Ky shtetas është ankuar në Gjykatën Kushtetuese, ku çështja e tij është shqyrtuar nga pikërisht nga Altina Xhoxhaj.

KPK ka gjetur gjithashtu edhe zbardhjen me vonesë të arsyetimeve të vendimeve, si dhe raste të zgjatjes së afateve për dosje në gjykim.

Altina Xhoxhaj është gjyqtarja e tretë nga Gjykata Kushtetuese që i nënshtrohet sitës së vettingut këtë të hënë.

Trupa gjykuese për Xhoxhajn kryesohet nga Brunilda Bekteshi dhe anëtar Etleda Çiftja dhe Genta Tafa Bungo.(TemA)

32 komente në “Vettingu “djeg” dhe një tjetër gjyqtare: Nuk justifikon dot një apartament në Tiranë, Gjirin e Lalzit dhe disa milionë lekë”

  1. Kuq e zi says:

    Kjo vetem nga farefisnia ne gjykate qenka e kaluar mode
    Po babai do pranoje veting?

  2. altini says:

    Kush e di si llogaritet konsumi jetik? Sa perqind e te ardhurave mujore jane konsum jetik per nje te rritur dhe nje femije?

    1. Erl says:

      E njoh Altinen dhe ju them me bindje se nese do ishin te gjithe gjyqtaret si ajo ne kete vend nuk do kishte aspak nevoje per Reforme. Goditja e saj eshte prova e radhes qe procesi po trajtohet si gjueti shtrigash. Nga ana tjeter ishin po keta gjyqtare qe e gjeten konform kushtetutes kete proces ne kete forme. Ta mbajne dhe ta mbajme me shendet

      1. DAVID says:

        Absolutisht jam dakort me Ju ERL, Altina Xhoxhaj eshte etalon i drejtesise dhe kopetente nga ana profesionale. Nuk mund te gjendet nje njeri qe mos te flase mire per kete Zonje, duhet te vleresohet per punen dhe kontrutin qe ka dhene ne berjen e drejtesise.

      2. nora says:

        te dhjefsha mu ne bindje
        ketu duket ujku,ti thua ku jane gjurmet

        1. Erl says:

          Ku e pe ujkun ti nora ? Tek aritmetika e shulave te kpk ? Degjove gje te gjitha palet dhe te erdhi radha te dhjesesh ? Po sepse e keni zakon ti zgjidhni gjerat duke dhjere ky vend po behet nje mut i madh

      3. Al says:

        Une nuk e njoh A;tinen por ashtu si ti munc te them qe njoh stafin e KPK dhe mund te them se jane me te miret qe mund te implementojne procedurat e vettingut ne menyre asnjeanese me integritet e rigoroze!

        Ta mbush mendjen ty kjo?? As mua ajo qe thua ti!

        Fakte shoku fakte! Te tjerat jane fjale bosh.. dhe shyqyr qe po i iken koha fjaleve bosh e njerezit po mbeshteten ne fakte shume e me shume!

        1. Erl says:

          I njoh dhe ata qe jane ne kpk edhe para se t’i merrte ne pyetje Kabo. Jane sinonim i mediokritetit dhe anonimatit profesional. Njerez qe pranojne te keqperdoren ne kete menyre sepse kane nje jete qe vuajne pasojat paaftesise.
          Megjithate qellimi i postimit tim nuk ishte per te mbrojtur Altinen sepse nuk i duhet mbrojtja ime por per te thene qe ky proces po degjeneron ne gjueti shtrigash dhe do ja ndjeni krismen shume shpejt.

          1. Al says:

            Po ta perseris prape meqe i njihke edhe keta te vettingut. Fakte ke?? Ti ke te drejte te shprehesh opinionin tend ashtu si gjithsecili ketu mund te shprehe te vetin por opinionet jane si veze lluqe…shfryhen, deformohen, skuqen, nxihen…sipas rrethanave apo sipas interesit..Faktet nga ana tjeter, jane kokeforta dhe mund ta mbyllin nje argument ne menyre te qarte dhe koncize. Gjithashtu edhe nje antibiotik i fuqishem per gojet e liga.

    2. perkthyesi says:

      altin, une nuk e di si llogaritet konsumi jetik (ndoshta e keni fjalen per minimumin jetik), por di te them me plot gojen se, politikanet shqiptare jo me kot e kane menjanuar miratimin e minimumit jetik, sepse nje pensionist do paguhej ndoshta 500.000 leke te vjetra ne muaj qe perballonte muajin. Kjo, politikaneve tane u duket skandal, pasi mendojne se “ata punojne shume per kete vend”, dhe duhet te paguhen 20 – 30 here me shume se shtresa e varfer e pensionisteve. Prandaj, bejne nganjehere ndonje “ngritje” pensioni prej…………..2000 lekesh te vjetra, dhe kete e quajne sukses!! Mendoj se pensionet duhet te rriten te pakten 2 here, qe njerezit te shtyjne muajin, pasi ndryshe…do te vazhdojne te semuren dhe me shume nga stresi qe po u shkakton periudha “e shkelqyer” e dhemokracise! Ju pershendes!

  3. vito says:

    DHE pastaj njeri nuk ja sekuestron gjen e vjedhur , çfar vodhen po i gezojn se i heqin apo i len çfar rendesie ka , xhdo njeri kur nuk ja kofiskojn gjen e vjedhur do abuzoj , si te vjedhesh nje milion e kusur euro e çte duhet puna , kur gezon paran e vjedhur vetingu esht nje verr ne uj ,iken nje hajdut dovi nje tjeter .

  4. vito says:

    DHE pastaj njeri nuk ja sekuestron gjen e vjedhur , çfar vodhen po i gezojn se i heqin apo i len çfar rendesie ka , xhdo njeri kur nuk ja kofiskojn gjen e vjedhur do abuzoj , si te vjedhesh nje milion e kusur euro e çte duhet puna , kur gezon paran e vjedhur vetingu esht nje verr ne uj ,iken nje hajdut dovi nje tjeter .

    1. Alberti says:

      E meriton.nuk ka gjyqtar e prokuror qe nuk eshte i koruptuar sidomos kjo plejade e dale ne fillimet e demokracise prandaj ta mbaje me shendet masen e pak e ka

  5. romeo says:

    Eh more Seit Xhoxhaj,qe nga ushtar roje ne degen ushtarake Tirane,u bere kapterr,pastaj oficer pa shkolle ushtarake dhe me korespondence more diplomen e juridikut dhe te emeruan ne ministrine e Mbrojtjes zv.drejtor te organizim -mobilizimit!
    Nje super servil,mashtrues i felliqur,i pa afte per ate detyre,por qe pas 90-tres u shderrus ne demokrat,e caktuan gjyqtar dhe meqenese ishte i vetmi qe pranoi te gjykoje ish kryeprokurorin e pergjithshem M.Haxhia,e ngriten ne dewtyre ne gjytkaten e Apelit Tirane!
    Ja tani edhe e bija,ne rrugen e te atit na paska ngritur shkallet e karrieres se korrupsionit deri ne GFjykaten Kushtetuese!
    Vereifikojeni mire kete pjellen e babait te saj mashtrues dhe servil,se edhe postin atje do ta kete marre me ndihmen e te atit!

  6. bajga qytetit says:

    A tu bofsha o veting. U pastrua qyteti dhe nga nje bajge. Kjo plera e kushtetueses kur ishte gjykatse e gjykates Tirane nuk bote gjyq pa leke. I ka rrjepe ish pronaret. Deri edhe nenave me femije te vegjel qe kerkonin pension ushqimor nga burrat e ndare iu merrte leke. Nese ka gjykatse te korruptuar kjo eshte nishi. Babai i saj Seiti ka qene oficer i Enver Hoxhes dhe fiks kete ne 92 Berisha e beri gjykats se ja kerkoi Gazedede. Seitin e ngriten gjykates ne apel kur denoi Maks Haxhine. Ne apel as ky nuk bote gjyq pa leke. Si i ati edhe e bija. Xhaxhai i saj Perparimi, vellai i Seitit ne kohen e monizmit ka qene shef sigurimi te shtetit ne Shkoder ku marre ne qafe qindra shkodrane. Burrin kesaj e mori Nishani president, si kshilltar. Tani kjo Altina ka siguru edhe grinkarten amerikane dhe tallet si te doje. Po grumbullonte leke pa hesap per te jetu ne Amerike. Sot bertet kunder vetingut. Vetem burgu i lan hesapet me keta hajdute.

    1. Qytetari i ndershem says:

      Prandaj te ka lene zoti si bajge e te ka denu se e paske gojen si hale.

  7. ore trap qe e njeh kete gjyqtaren,une nuk e njoh dhe nuk kam nevoj te njoh asnje,por vetem pasuria e tyre marramendese(qe te gjithe) nuk behet vetem me rroge duke mare parasysh edhe jeten luksoze qe bejne si familje(jo vetem kjo).
    asnje, ne sistemin e drejtesis dhe ne politike nuk eshte i ndershem,dhe ai me i ndershmi e ka ngrene lugen e corbes dhe ka disa apartamente qe nuk del llogaria e rroges.
    po te ishin te ndershem nuk do kishte kaq shume ceshtje te zvarritura ,padrejtesira dhe kaq ankesa.

  8. Gjino says:

    Nje hajdute – “qe jep drejtesi” – me pak!
    Koha e njerezve te ndershem po vjen!

  9. ABC says:

    Mbase disa persona e konsiderojne qe te vjedhesh me pak se te tjeret je me i/e drejte. Nuk e di per kete gjyqtaren nese ka mare ryshfet apo jo por kur faktet qe dalin per momentin jane ato qe jane dmth nuk justifikoka disa apartamente qe besoj se vlera e tyre eshte disa dhjetra mijera euro apo me shume nuk besoj se ka me vend per diskutim. Neqoftese kjo zonja apo te tjeret si kjo besojne se keto fakte nuk jane te verteta te shkojne dhe te apelojne apo te hedhin shtetin ne gjyq per te pastruar emrin e tyre por deri tani vetem qahen kanaleve televizive dhe nuk ka asnje reagim tjeter ligjor nga ana e tyre. Apo edhe kjo i ka mare hua nga vellezerit, motrat, kusherinjte etj. Sa per avokaten e “popullit” besoj se dalja e saj publikisht per te mbrojtur gjykatesit vetem sa na ben te dyshojme me shume ndaj tyre dhe as edhe nje gje me shume.

  10. Miri says:

    O “ROMEO” tregove qe je bajge bashke ne ate “bajgen e qytetit”. Por si i thone nje fjale, e drejta vonon por nuk harron. Edhe keta politikane te rraces Xhafa qe do me patjeter te coje kunatin ne Strasburg duke djegur rivalet e tij do e hane por keqas fare, nga prapa se ju dhemb me shume.

  11. I drejti says:

    KPK eshte totalisht ne shkelje por do bjere cekani dhe mbi kokat e tyre. Kush do i kape me dore pas 5 vjetesh keta anetare te KPK kur ti shtrydhin si limon e ti flakin ne rruge. Keta duhet ta kuptojne mire qe po perdoren. Por keqas fare ama.

  12. Koli says:

    O komentues me emrin Bajga e qytetit, tamam bajge qenke po mire qe e paske kuptuar dhe vete per emrin qe perfaqeson. Nese bie kjo gjyqtare qe ka integritet e profesionalizem dhe eshte e pakorruptuar ka rene i gjithe sistemi i drejtesise. Qe e kane hak shumica e gjyqtareve kjo eshte e vertete. Por kur kalon Vitore Fusha qe merrte leke per cdo gjyq qe bente, atehere kjo nuk eshte drejtesi, ky nuk eshte veting por eshte spastrim sipas orientimeve dhe preferencave te partise ne pushtet.

  13. I drejti says:

    O “bajga e qytetit” e nxore koken te Maks Haxhia. Sa mire ia paska bere ketij Maksit se avokat i malavites eshte ky. A keni vene re qe tek koka e mafies ne te gjitha fushat eshte avokat Maks Haxhia. Se ndryshe me cfare do e bente gjithe ate vile Maksi ngjit me restorant Xibraken. Me paret e malavites. Vdekshin te gjithe si puna e bajges dhe Maksit pas tij.

  14. taku says:

    Feste .iku edhe nje mafiose .amon kur e la rradhen rovena gashi .PSE nuk i shkarkojne te gjithe bashke por nje e NGA nje .provat Kane se Jan te korruptuar .se nuk kemi durim me prit shum muaj

  15. ZULLUMI says:

    ME HAJDUTE LAPANJOZE SI KJO DHE I JATI ISAJ NUK KA NE SHQIPERI….PARA VETINGU DHE PARATE POPULLIT!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  16. Bledi says:

    Une nuk kuptoj 1 gje
    Ky vetingu i kap mat keto vipat e drejtesise.
    Po pastaj ça behet
    Nuk e lejojne te bej e kariere
    Jane futur ne burg per leke dritash njerez te varfer
    Per keto qe kane vjedhur miliona ka ligj qe i hap hetime dhe dosje per ti cuar ne gjykate apo kane imunitet?
    Hajduti me diplôme pa diplome duhet ti sekuestrohet pasuria qe nuk e justifikon dhe te denohet.
    Vjedh 1 telefon shkon per lesh ne burg
    Vjedh miliona te prishet karierà me prishje imazhi

  17. laoura says:

    pER SA I PERKET KONSUMIT PER NEVOJA JETIKE SI PER USHQIME? VESHMBATHJE E PAISJE SHTEPIJAKE ESHTE E MIRA TI REFEROHEN TE HDENAVE TE INSTATIT QE DISPONON TE DHENA NGA STUDIMET E BUXHETEVE FAMILJARE QE SHPREHIN SHPENZIMET E ME SIPERME NE STRUKTUR NDAJ TOTALIT TE SHPENZIMEVE;P;sH; SHpenzimet per ushqim duhet te zene afersisht te 3O-4o % TE TE ARDHURAVE E KESHTU ME RADHE LLOGARITJET I SHPREHIN NE SHUMA APSOLUTE;(sipas grupeve te buxheteve familjare).
    eSHTE ME VEND QE NE TE ARDHMEN TE PERCAKTOHEN NE MENYRE TE DETAJUAT SIPAS ZERAVE TE T’ardhurave dhe shpenzimeve .Per rrjedhoje e per shume aresye tashme te njohura DEKLARATA E DEKLARIMIT TE PASURISE TE JENE PROGRESIVE DHE TE PERCAKTOHEN ZERAT THEMELOR TE t’ardhurave dhe shpenzimeve . E rendesishme eshte edhe rivleresimi i aseteve si ne blerje dhe ne shitje, shpenzime per mbajtje paisjesh si autovetura,KAFSHESH SHPIJAKE? shpenzime per udhetime e pushime jashte shtetit, SI studime te femijve e te tjera qe kane nevoje te behen llogaritje sa me analitike.DUHET TE PERDORET EDHE METODA E KRAHASIMIT? PERLLOGARITJEVE? PLUSE OSE MINUS GABIMET KUFI NE LLOGARITJE E TE TJERA TE DHENA;MARRJA E KREDIVE ME KUSHTE SUPER TE FAVOESHME DHE MA AFATE DHJETRA VJECARE SI EDHE BLERJET E SIDOMOS SHITJET E DHJETRA FISHE? NUK JANE ASEGJE TJETER POR VETEM MASHTRIME E VETE PASTRIM PARASH;cDO DEKLARUS SIPA LIGJIT DUHET TE LESHOJE NJE DEKLARAT MIREKUPTIM KU TE LEJOJ ORGANET E KONTROLLIT QE TE BEJNE INVESTIDIME E DERI KONTROLLE MBI GJENDJEN NE LLOGARIT BANKARE BRENDA DHE JASHTE VENDIT PO ASHTU EDHE ASETE PASURI TE NDRYSHME;MOS DEKLARIMI I DREJTE I DEKLARATES ESHTE DHE DUHET E JETE OBJEKT PENALIZIMI SE NUK KA SI TE PRANOHEN THENJE QE NUK DITA TA PLOTESOJE E KAME HARRUAR E TE TJERA BROCKULLA TE TILLA; Me dorezimin e deklarates duhet te vazhdoje edhe kontrolli formal, llogjike dhe dokumentare per cdo subjekt dhe jo me me gogla por efektivisht.

  18. kasem gahinji says:

    punova 17 vjet emigrant ne itali,por te gjitha te ardhurat i kam te dokumentuara me bustapaga,me C U D per cdo vit(te ardhurat ,taksat siguracionet,cdo detyrim dhe rroga netto vjetore).vec ketyre te gjitha hyrje daljet ne banke .dhe i ruaj si syte e ballit,qe neser te mos me kape njeri prej fytit..keta nuk dikan te justifikojne te ardhurat dhe pronat.juriste keta dhe nuk dine ligjet.jo mor ,jo,por nuk e prisnin vetingun,jo kaq ashper.mendonin se do ia hidhnin,si gjithenje,sipas parimit “njera dore lan tjetren,te dyja lajne fytyren.”ka te drejte nje komentues qe shkruan se ,pasurite e pajustifikuara duhet te sekuestrohen si pasuri te paligjeshme.

  19. Shqiptari nga Shqiperia says:

    Nje gje me ben cudi , ajo “trata” e shumreklamuar vetting vetem cironka zenka ?????? Ndonje peshk te madh nuk do zeje ??? Besojne shqiptaret , nje jete shqipot ngopen me luge bosh , e shqipo, shqipo , kurre nuk e kuptove qe koraku kurre nuk ja nxjer syte korakut ……….ua dine kleckat njeri tjetrit pisat e politikes shqiptare . Nuk e di se cdo te tregoje kryeministri Rama , propozon Ilir Meten per president , tani Majlinda Bregun , cfare ndodh ne Shqiperi ??? Na marin per injorante , per leshko , per ndryshe nuk shpjegohet kaq shume turbullire ujrash . ……….

  20. g...... says:

    Mero,…… te lutem mos mbush faqet me pacavure te tilla, kur do te lexojme artikullin e pare per Sali Berishen, Lulzim Bashen,Ilir Meten, Monika Kryemadhin, Edi Ramen, Gramoz Rucin, Rulin,Ristanet.Paloket,…….. dhe gjithe banden e PD-se,…. kur pra ,se po iken nje vit dhe po vjen nje tjeter,……………….Une mendoj se kurre ska per per tu bere, keto i thone njeri tjeterit he , nxirre po te duash , edhe Une syte do te te nxjerr po me spiunove per pronat e mia,…………. te gjithe HAJDUTER ,…… te gjithe kane lyer duart me vjedhjeeeeeeeee,,,,,,,………..duke u tallur me kete popull,….

  21. Juli says:

    A tu bofsha o veting
    A tu bofsha o veting. U pastrua qyteti dhe nga nje bajge. Kjo plera e kushtetueses kur ishte gjykatse e gjykates Tirane nuk bote gjyq pa leke. I ka rrjepe ish pronaret. Deri edhe nenave me femije te vegjel qe kerkonin pension ushqimor nga burrat e ndare iu merrte leke. Nese ka gjykatse te korruptuar kjo eshte nishi. Babai i saj Seiti ka qene oficer i Enver Hoxhes dhe fiks kete ne 92 Berisha e beri gjykats se ja kerkoi Gazedede. Seitin e ngriten gjykates ne apel kur denoi Maks Haxhine. Ne apel as ky nuk bote gjyq pa leke. Si i ati edhe e bija. Xhaxhai i saj Perparimi, vellai i Seitit ne kohen e monizmit ka qene shef sigurimi te shtetit ne Shkoder ku marre ne qafe qindra shkodrane. Burrin kesaj e mori Nishani president, si kshilltar. Tani kjo Altina ka siguru edhe grinkarten amerikane dhe tallet si te doje. Po grumbullonte leke pa hesap per te jetu ne Amerike. Sot bertet kunder vetingut. Vetem burgu i lan hesapet me keta hajdute

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje