Mbyllet ndeshja Liverpool-Roma me rezultatin 5-2. Të gjithë golat dhe rastet e ndeshjes me VIDEO

24 Prill 2018, 22:30Sport TEMA

Liverpool-Roma është sfida e parë gjysmëfinale e kompeticionit të “Uefa Champions League”, takim i cili do të luhet në stadiumin “Anfield Road”.

Një ndeshje që pritet të dhurojë emocione dhe spektakël pasi që të dyja ekipet do të kërkojnë që të marrin fitore.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me Video rastet më të mira të kësaj ndeshje.

Formacionet zyrtare.

Liverpool Karius, Van Dijk, Lovren, Robertson, Alexander-Arnold, Milner, Henderson, Oxlade-Chamberlain, Mané, Firmino, Salah

Roma Alison, Facio, Manolas, Huan Jezus, Florenci, De Rosi, Strotman, Kolarov, Under, Naingolan, Dzeko

GOL! Roma shënon dhe golin e dytë me anë të Perroti që shënoi nga pika e bardhë e 11 metërshit

GOL! Edin Dezko shënon golin e pare për Romën duke mposhtur portierin kundershtar

GOL! Liverpooli shënon dhe golin e pestë me anë të Firminos që goditi saktë me kokë për të mposhtur sërish Alison

GOL! Të papërmbajtshëm vendasit që shënojnë dhe golin e katërt me anë të Firminos që shënoi me portën e boshatisur ku sërsih protagonist ishte Salah që dhuroi asitin nga ku erdhi ky gol

GOL! Liverpooli e nis në mënyrë spektakolare pjesën e dytë duke trefishuar rezultatin me Mane që e dërgoi topin në fund të rrjetës pas një asisi perfekt të Salah

GOL! Është sërish Mohamed Salah që dyfishon shifrat për Liverpoolin duke realizuar një gol mjaft të bukur i vetëm përballë portierit, i cili është dhe goli i tij i dytë personal në këtë takim

GOL! Liverpooli gjen golin e avantazhit me anë të bomberit Mohamed Salah, që realizon një super gol nga distanca, duke shpërthyer në festë tifozerinë e tij

Minuta 29′, Tjetër rast i artë për vendasit këtë rradhë me anë të Salah që godet brenda zonës, por ndalet mrekullisht nga portieri Alison

Minuta 28′, E pabesueshme ajo çfarë ka humbur Liverpooli me anë të Mane që i vetëm përballë portierit e dërgon topin mbi kuadrat duke humbur një rast të artë për të kaluar në avantazh ekipin e tij

Minuta 17′, Pranë golit skuadra e Romës me Kolarov që godet nga distanca, por është tranversa ajo që i mohon golin e avantazhit italianëve

Minuta 5′, Liverpooli shumë pranë golit të avantazhit me anë të Firmonos, i cili i vetëm përballë portierit godet në mënyrë të gabuar

Ekzekutohet himni i “Uefa Champions League” nën një atmosferë fantasitke të krijuar në stadiumin “Anfield Road”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje