Sali Berisha shkruan për komunisten Liri Belishova: Nderim për të, ishte ndër të paktat që kërkoi falje (vetë ende s'ka kërkuar falje, as për Shoshorin)

25 Prill 2018, 13:29Politika TEMA
Sali Berisha shkruan për komunisten Liri Belishova: Nderim për

Ish Kryeministri Sali Berisha ka shkruar përmes rrjetit social mbi vdekjen dhe lamtumirën ndaj ish zyrtares komuniste Liri Belishova.

Berisha shkruan fjalë pozitive për Belishovën dhe kujton kohën kur kjo e fundit u internuar në burg për shkak të përplasjes së saj me Enver Hoxhën.

Ndër të paktët njerëz që kërkoi falje për krimet e komunizmit, shkruan Berisha, i cili shton se Liri Belishova ishte një atdhetare e flakë e vendit dhe veterane e luftës NacionalÇlirimtare.

Megjithate Liri Belishova militoi pak ne Partine  e Komunisteve, nderkoheqe qe Sali Berisha qendroi 25 vite anetar dher sekretar i PPSH. I doli deshmitar dhe Hysen Shoshorit dhe akoma s’ka kerkuar falje.

Postimi i ish kryeministrit:

Liri Belishova u nda nga jeta!

Te dashur miq, Liri Belishova, nje luftetare lirie u nda nga jeta. Pasardhese e nje familje ne ze ne Jugun e vendit, Liria ne rinine e saj mori malet dhe luftoi me arme ne dore pushtuesit e vendit e inkuadruar ne levizjen komuniste te themeluar nga serbet ne Tirane. Fill pas lufte, Lirise, tashme ne udheheqjen e Partise Enver Hoxha i vrau bashkeshortin Nako Spirun pasi ai kundershtonte bashkimin e Shqiperise me ish Jugosllavine.

Anetare e Byrose Politike dhe sekretare e KQPPSH, ajo pas vdekjes se Stalinit ju kundervu haptas linjes staliniste te Enver Hoxhes dhe PPSH prej çka u perjashtua nga Partia dhe u internua familjarisht ne kampet me te egra te diktatures ne te cilat qendroi e pamposhtur nga dhuna, terrori, fatkqesite e medha familjare.

Pas permbysjes se regjimit komunist, Liria do te ishte nder te vetmet ish udheheqese te PPSH qe do kerkonte ndjese publike per vitet qe kishte qene ne udheheqjen e PPSH dhe do te jepte nje kontribiut te çmuar ne denoncimin e barbarive, genocidit dhe krimeve kunder njerezimit te regjimit stalinist te Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes se Dyte Botetore.

Me kete rast ju ftoj te dashur miq te shprehim nderimin tone per Liri Belishoven, kete luftetare te pamposhtur, atdhetare te flakte, veterane te lirise dhe ngushellimet me te sinqerta familjes saj! sb. (TemA)

3 komente në “Sali Berisha shkruan për komunisten Liri Belishova: Nderim për të, ishte ndër të paktat që kërkoi falje (vetë ende s’ka kërkuar falje, as për Shoshorin)”

  1. Azio says:

    Por Ti more monster I ke me dokumenta,se cfare veprimtarie spiunazhi,servilizmi dhe sa antikombetar ke qene dhe je.
    Ti je I zgjedhuri I UDB jugosllave dhe nje mik besnik I Milloshevicit.
    Kete gje more gjuhegjarper e dine te gjithe.
    Mos ke merak se dita te erdhi.
    Izet Haxhi mezi pret te perballet me ty ,qe te xhveshe lakuriq e te te peshtyj ne Surat.
    Kerme,pleh.

  2. arjan cani bir k...e says:

    kundershtonte thote bashkimin e shqiperise me Jugosllvine ….hahaha..keto jane hamendjet e ketij tradhetari dhe spiuni nga Vicidoli

  3. Malo Kanina says:

    Vetia themelore e Sali Berishës është paturpësia, ai nuk di se çfarë është turpi. Sepse ndryshe duhej të heshte. Të mos dish kur duhet të flasësh në moshën e tij, kjo kalon çdo kufi. Sidoqoftë, aktualisht, çdo gjë e thënë prej tij nuk ka më asnjë vlerë. Deri në këtë shkallë e ka katandisur ai vehten. Pse e dëgjojnë me gojë hapur interesaxhinj në PD, kjo nuk do të thotë asgjë. Për PD tashmë ai shërben si antivlerë dhe jo vlerë. Në popull ai nuk ka më asnjë influencë pozitive. Qëndrimet e tij pas 2013-tës janë të denja për të turpëruar këdo në moshën e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje