Ethe lufte, bombarduesit e SHBA pranë Kinës

27 Prill 2018, 18:30Bota TEMA

Bombarduesit amerikanë B-52 janë nisur nga baza ajrore Andersen për në Ishullin e Guam të SHBA në Paqësor dhe kanë kaluar pranë Detit Jugor të Kinës këtë martë.

“Bombarduesit B-52 kanë zhvilluar një stërvitje dhe kanë kaluar transit në afërsi të Okinawas për të zhvilluar një stërvitje të përbashkët me avionët F-15C, para se të ktheheshin në Guam”, thuhet në një reagim zyrtar të SHBA, duke shtuar “misionet e vazhdueshme të bombarduesve kanë si qëllim të ruajnë gatishmërinë e ushtrisë amerikane. Ky ishte thjesht një mision rutinë”.

Por ajo që paraqitet si një stërvitje rutinë, në mediat e Tajvanit spekulohet si një kërcënim i SHBA ndaj Kinës, e cila ka shtuar prezencën e saj ushtarake në Tajvan, pasi Pekini e konsideron ishullin e vetëqeverisur si pjesë të saj.

Pekini zyrtar i frikësohet një vendimi të presidentit tajvandez, Tsai Ing-wen, për shpalljen e Pavarësisë nga Kina.

2 komente në “Ethe lufte, bombarduesit e SHBA pranë Kinës”

  1. servile says:

    po ti kishte ngritur saliu si do te ishte titulli o gazetaruc???

  2. servile says:

    po ti kishte ngritur saliu si do te ishte titulli o gazetaruc????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje