Rama jep lajmin e mirë: Nis puna për ndërtimin e tre segmente të rëndësishme

29 Prill 2018, 09:00Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur që të gjitë shqiptarët këtë mëngjes me një lajm të mirë se nis puna për ndërtimin e segmenteve rrugore Fier-Seman, Pogradec-Tushemisht dhe Qafë Thore-Theth.

“MIRËMËNGJES ?

dhe me lajmin e mirë që nis puna për ndërtimin e segmenteve rrugore Fier-Seman, Pogradec-Tushemisht dhe Qafë Thore-Theth, pjesë e projektit të ndërhyrjes me mbështetjen e Bankës Botërore në 55 km rrugë që lidhin akset rajonale me ato rurale për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të bujqësise dhe turizmit, ju uroj një të dielë të qetë ?”- shkruan Rama në facebook. (TemA)

12 komente në “Rama jep lajmin e mirë: Nis puna për ndërtimin e tre segmente të rëndësishme”

  1. Sontashet vene mire...vetem 65% nuk jane te kenaqur nga puna e qeverrise. says:

    I thoni atyre te bankes botrore te hedhin nje sy dhe tek bypasi i fiert.Ku i dihe,mbase e perfundojne ata( te huajit) se ne vete degjojme qe mbaron 6 mujorin tjeter qe nga 2013.

    1. Agjalma Baze says:

      Berisha ndertoj rruge pafund dhe asanjehere
      se quajti ‘lajm i mire”.
      te pakten te mirembaje e te vizoj ato qe u bene para 2013.

      1. Aleance PD-leshedhi says:

        Berisha jo vetem qe lehte si qen per c’do gje qe fillonte por qe nuk e mbaronte kurre por i inaguronte disa here te njejtin segment qe shembej me vone. Fatkeqesia eshte qe nuk e shemb gjate inagurimit te tij qe ta zente vet brenda. Nuk thone kot qe s’bie rrufeja ne hale.
        A e mban mend sa here e inaguroj rrugen e kombit qe nuk e prfundoj kurre dhe e ktheu ne burim pasurie per familjen e tij dhe grope per buxhetin.
        Natyrisht si tyc vicidoli qe je e sheh realitetin vetem me syzet e Berishes.

      2. Alb -Nakba dhe 2025 says:

        Mero Baze te na beje ndonje shkrim edhe per hekurudhat shqiptare per ato me te famshet qe po nderton EDVIN RAMA,.Hallal,, kokaina dhe tahiri, amani na shtroni njat hekurudhe , bre……se do kenaqeshim me veprat dhe sukseset e ripjelljes, te padegjume deri tani.

  2. Llafezani says:

    Po per Tirane -Elbasan pse kaq ngadalesi

  3. shqiptar nga maqedonia says:

    Akoma dhe kete vit do te durojme trafikun e gjate Fier-Levan qe sipas premtimeve do te mbaronte me kohe.Te pakten te hapej nje pjese.Apo bene pjese per inagurim per zgjedhjet e ardhshme.Turp edhe pse jane probleme me firmen e vjeter kontraktore ,Qeveria po te kishte vullnet duhet te merte masa me kohe dhe ti jepte zgjidhje se eshte nje rruge shume e rendesishme per turizmin ne drejtim te Jugut.Kur perballesh me ate trafik ne kulmin e vapes te del nga hundet ai plazh i mrekullueshem dhe mendohesh disa here per te shkuar perseri.

  4. Abdurahim Ashiku says:

    PESËDHJETË MILIONË EURO PËR LURËN…
    Fejton
    Qafa e Mërkurthit ndan Dibrën me Mirditën, më saktë Lurën me Mirditën…
    Nga maja e saj shoh dredhat e rrugës që zbret drejt Kurbneshit.
    Nga maja e saj, pas një rrotullimi njëqind e tetëdhjetë gradë shoh teposhtën që zbret bjeshkëve të Krej-Lurës, shtëpitë me qoshe mermeri të kuq shkulur nga shkëmbi që merr i pari rrezet e diellit (mbase për këtë është bërë edhe i kuq) për ti zbritur e ngjitur sekonda më pas Arrëmollës, Pregjë Lurës…
    Rrotullohem përsëri njëqind e tetëdhjetë gradë dhe në sy më vjen një pamje e bukur e freskët ku era e ziftit përzihet me atë të luleve të pranverës…
    Rruga sapo është ngjitur në Qafë.
    E vizuar bukur…
    Me shenja rrugore që shkëlqejnë…
    Gjashtë metra e gjerë…
    Nuk më besohet…
    I them një njeriu që si edhe unë ia ka ngulur sytë pamjes.
    – Më picko të lutem.
    – Më pickoi.
    – Fort, fort.
    Ndjeva dhimbje sa mishi nën këmishën krah shkurtër u skuq si të lyhej me bojë.
    -Faleminderit!- i them. Nuk qenkam në ëndërr…
    Poshtë, trasesë që zbret për në Krejë Lurë për të marrë Zabelin e Nikës e për tu ngjit në Lurën e Vjetër, makinat e rënda, buldozerët, kreperët, rulot…vazhdojnë ec e jakët në një garë kush t’ia kalojë njerës e kush t’ia lëshojë vendin tjetrës…
    Një tabelë e madhe më ngop sytë…
    Një hartë gjarpëruese më merr me vete për të më ngjitur në të përpjetat e liqeneve të Lurës.
    Skema e rrugës, midis kurorave të pishave dhe gjelbërimit pranveror, e gjerë gjashtë metra, vizuar e bardha mbi të zezë, më flladit duke ma mbushur gjoksin me aromën e luleve të Livadhit të Gjergjit e pesë liqeneve që si kurorë i mblidhen Liqenit të Madh, Liqenit të Koçekut, me një gojëdhënë shtojzovallesh nga më të bukurat.
    E lë hartën…
    Marr rrugën ulur në ndenjësen e parë të një makine tank nga ata që s’pyesin për gurë e shkrepa në rrugë.
    Ecja dhe pas më vinte asfalti i zi dhe vizat e bardha mbërthyer pas tij…
    Syri më kish kapur një oaz mes pyjeve që dikur i kam ra mes përmes për tu ngjitur kreshtës nga ku Zall-Gjoçajn e tërë luginën e Matit e merr në dorë si të marrësh një thëllëzë të sapodalë nga guaska e vezës.
    I kalova të gjithë liqenet njeri pas tjetrit: të Ziun, të Kallabës, të Luleve…
    Ishin tërë ngjyra ndryshe nga fotot e arkivit tim bardh e zi fiksuar një gjysmë shekulli më parë…
    Në Fushë të Pelave po zbriste duke fishkëlluar helikat një helikopter i bardhë.
    Në qendër një pistë uljeje shtruar mbi dërrasa pishe dhjetë centimetra të trasha nuk i kishte lënë vend betonit aq të dëshiruar e lakmuar nga qeveritarët.
    Rreth e qark popull, shumë popull. Kishin ardhur jo vetëm nga kurbeti brenda vendit, nga Bathorja, Kamza e Këneta e Durrësit… por edhe nga Amerika, Kanadaja, Australia… Nga Evropa po e po, nga ajo e Mesdheut dhe nga ajo e rrethit polar.
    Nga helikopteri zbriti një njeri i gjatë. Aq i gjatë ishte sa u kërrus fort për të dalë nga dera e makinës fluturuese…
    Mikrofonat ia afruan aq afër gojës sa dukej se po i zinin frymën.
    Kamerat filmuese dhe fotografuese fiksonin historinë…
    Nuk dëgjova gjë nga ato që tha…
    Atë çast ra zilja e telefonit…
    Ishte Aleksi që si çdo ditë më ftonte të pimë kafe në sheshin para kishës Agio Nikolao, sipas stilit gjerman “secili nga xhepi i vet”, nga një euro ekspresi…
    U vonova dhe kafja e porositur si gjithnjë nga ai, ishte ftohur…
    Hyra në internet dhe pashë se ato pesëdhjetë milionë euro që Evropa i akordonte Shqipërisë për ndërtimin e rrugëve ishin për…
    Nuk po e them.
    Pse ta them kur nuk ishin për Lurën, Perlën e perlave të bukurive shqiptare, një ndër bukuritë e shumta të Dibrës që unë i kam me vete në mërgim nëpërmjet fotove bardh e zi?
    Edhe po ta them nuk ia vlen, thjesht se për të nuk ka zëra ta lakojnë, nuk ka veshë ta dëgjojnë, nuk ka sy ta shikojnë…
    Abdurahim Ashiku
    Athinë

  5. Che Guevara says:

    Shikoni se si i vendos te shpenzoje miliardat e shtetit kryeministri8 delirant Rama!
    Ka pare enderr mbreme dhe ngrihet ne mengjes dhe na jep lajmin se ka bere qeverine me….BARRE!
    Ky eshte shtet ligjor!
    Ky eshte kryeminister super diktator!
    As Enver Hoxha nhuk vepronte kaq paturpesisht sic ben ky Rama!
    A eshte parashikuar ky investim ne buxhetin e shtetit per kete vit ?
    Ne se eshte vparashikuar,atehere pse qenka sihariq ky lajme kur ne duhet ta dinim qe ne fillim te vitit?
    Ku e ke transparencen qeveritare,zoti kryeminister,apo e ke hedhur ne grope te halese?
    Kesahtu ben edhe kryebashkiaku i Tiranes,qe ngeli duke dalke ne tv,sikur ne kemi nevojhe te shohim kete deliranbt te peshtrire cdo dite ne ekran!
    Populli do te shikoje punen tuaj,zoti kryeminister e jo surratin tuaj apo llogjet e Kavajes!
    Nderetoni vetem rruge te gjata,se ato kane buxhet te madh dhe fitimi i juaj eshte i madh!
    Ndersa ne ish komunat per rretrh Tiranes,si ne Bllokun Cabej,Yzberisht etj akoma nuk keni investuar nje lek!
    Edhe une po te jap nje lajm te mire per ty dhe kryebashkiakun e Tiranes:
    Ne Yzberisht (KMY) ne nje zone te banuar me shtepi perdhese,ndoshta tre pa legalizuara dhe qe banojne rreth 1 mije vete,Bashkia e vTiranes po nderton 2 rruge,ndersa ne bllokun e banimit Yzberisht,me ndertesa te gjitha 10 kateshe me 50 mije banore nuk ka shtruar asnje rruge!
    A ka llogjike kjo zoti kryeminister,apo ashtu ia do interesi i juaj ketu?
    Ja keshtu i beni i9nvestimet ju,prandaj 50 mije banoret e Yzberishtit i keni lene si kavie eksperimentale!
    Vetem per vota na keni dashur,zoti kryeminister,qe i pac harram!

  6. Nga" sondazhet vene mire... says:

    Te lumte dora dhe mendja Abdurrahim!!!
    Thjesht…me kenaqe,me mallengjeve.
    Kalofsh nje dite te mbare…te uroj nga shpirti!!!

  7. Pd+ps+lsi = falimentim per shqiperine says:

    Mbarojeni ate Fier -LEVAN se na cat trapin me llafe
    Mnarojeni pra a ju votum apo jo ?
    Kush esht fut ne burg per milionat e hedhura kot per ate segment ??
    Kompania fantazem SERENISIMA me gjeneral ortakun e Metes me dy klas shkoll Mir Merkaj do boshin rruget per shqiptaret,.hajde turp hajde
    Pret populli i shkrete…

  8. shvejku says:

    Lajmi i fundit:
    Qeveria ka vendosur te ndertoje tunelin Durres -Bari ne det me buxhetin e shtetit se aty del leku e jo me koncesion!
    Do jete tuneli me i gjate ne bote!

  9. Albani says:

    Neser fillojn akset Kucove-qytet Stalin dhe Bajram Curr-Tropoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje