Mediat pranë Bashës sulmojnë kuksianin që tronditi PD-në, komentuesit demokratë e shohin atë si “heroin” e tyre

30 Prill 2018, 11:05Politika TEMA

Ibsen Elezi ka tronditur dje Lulzim Bashën dhe Sali Berishën, me të vërtetat e dhimbshme që tha për Partinë Demokratike.

Ish-kryetari i PD në Kukës akuzoi Flamur Nokën e PD-në, se punuan kundër protestës së kuksianëve për taksën në “Rrugën e Kombit”, tha se sekretar i Përgjithshëm i kësaj partie është vendosur një person që s’ka qenë asnjëherë anëtar.

Tha gjithashtu se para se të merren me Ramën, në PD duhet të shohin deputetët e tyre që kanë apartamente me vlerë 450 mijë euro.

Fjalimi i tij është bërë viral në rrjetet sociale dhe është shpërndarë mijëra herë, sidomos nga vetë demokratët.

Por, pas këtij fjalimi zgjues për PD-në, disa media pranë Bashës e kanë sulmuar atë, me argumentin se ai flet kështu pasi nuk u kandidua për deputet dhe kryetar Bashkie në Kukës.

Gjë që Elezi thotë se nuk është e vërtetë.

“Ka nje keqkuptim, une s’kam kandidu me vullnetin tim as ne 2013 per deputet dhe as ne 2015 per kryetar Bashkie, edhe pse ma kane ofruar.

Qe do te thote se sot(dje) fola per demokratet, kam qe nga dhjetori 90 ne PD dhe me dhimbset kur e shoh te shkaterrohet.

Personalisht si ne Kukes edhe Tirane do mbeshtes njerez qe besoj se kane figure morale te paster per te na perfaqsuar”, thotë ai.

Elezi është sot njeriu i momentit për demokratët, të cilët i kanë shkruajtur qindra mesazhe në adresën e tij në FB, duke e falenderuar për fjalimin që ka mbajtur.

Disa prej komenteve

Likursi Ahmet: Ata qe te urojne te tille sukses kerkojne.Sa me shume te moralshem me karakter te paster ne drejtim.Puna eshte se ne PD eshte e pamundur nje gje e tille.Suksesi do ishte edhe aleternativ duke krijuar formacion ne vete qofte zonal.

Arben Meshi: U ndjeva i perfaqesuar sot nga ti Ibsen Elezi !

Qemal E. Kola: Eshte hera pare qe degjojme nje ze te vertete popullit demokrat…Respekt per ty Ibsen Elezi.

H.S. Disha: Ke fol ashtu sic I ka hije nje kukesiani Bravo ?

Valbona Mezini: Ibsen edhe pas 4 vitesh po kaq i indinjuar do jesh prap. Thjesh ndryshimi do jet qe do jesh plakur.

Nako Mjaltaj: Ze i lire

Rajmonda Dhimarko: Sot dhe une jam ndjere e perfaqsuar ne fjalimin tend ,edhe pse ti je nga Kuksi dhe une nga Permeti

Robert Marku: Ibsnen tu shtofte zani i se vertetes…

Sokol Ndosha: Ibsen Elezi duartrokitjet e te gjitheve jane rezultati i fjalimit tend , ju lumte per fjalimin ne mbeshtetje te PD dhe gjithe demokrateve.

Florian Dani: Përfaqësuesi më “bio” i demokratëve. Respekte.

Bujar Gashi: Bravo z. Ibsen Elezi e verteta eshte kjo qe the ti sot dhe e verteta duhet te thuhet ne sy. Edhe un dikur thash te verteten ne sy dhe me erdhen ca mesazhe e telefonata sikur un doja te perqaja PD. Por ne fakt thash realitetin. Kur kemi shku ne protest…Shiko më shumë

Shukri Oka: Bravo Ibsen. Njeriun duhet ta karakterizoj dinjiteti, pasiviteti dhe servilizmi qe është rrenjosur ne Shqipri fundos njerzit e ndershëm.

Lutfi Vata: Sot ne ate kuvend shkelqyen dy kuksjanet!!!

E treguan me se miri dhe duartrokitjet e salles!!

(TemA)

6 komente në “Mediat pranë Bashës sulmojnë kuksianin që tronditi PD-në, komentuesit demokratë e shohin atë si “heroin” e tyre”

  1. liria says:

    Ky duhet te ishte kryetari I pd,,,jo ai dibrani I qelbur me emrin,basha,apo krimineli sali berisha,…….fjalimi i ketij djali te pa korruptuar I tregon popullit demokrat qe te mos votohet me kurre basha me kompani, ,,derisa te vije ky brez I ri ………

  2. hasjani says:

    po ik o malok muti

  3. Bushi says:

    Bravo Ibsen Elazi! Njerez te till i duhen patise tone,dhe jo si disa qe servilen dhe jane medioker.Na vjen keq,qe partia e jone eshte katandisur si mosmekeq.Por me e keqja eshte se edhe ne te ardhemen me Bashen,nuk kemi shprese qe pd-ke te ngrihet.Keqardhje.Respekt per ty O kuksian i vertete.

  4. Maloku says:

    E degjova me shume vemendje Ibsenin. S’ka nevoje per shume fjale, ka vene gishtin fiks te plaga e PDse. Drejtuesit e PDse bejne ti hapin veshet mire dhe ta degjojne fjalimin e tij sepse njerezit jashte politikes e kane degjuar me kohe dhe po jua japin fare qarte provat per kete.

  5. ladi says:

    A sikur te gjith ish kryetaret e rretheve te te dyja partive Pd-s dhe Ps-s ti shkundnin keshtu kupolat sa pozitive do ishte per shqiperine.Respekre Ibsen pavarsisht se nuk te njoh nga afer.

  6. KUJDES O SHOKU,,,,RUJU SE PARTIA KOMUNISTE È SALÌ BERISHES I ELEMINON NJEREZ SI TI,,,,KE DAL NGA VIJA E PARTISE,,,ENVERI I INTERNONTE OSE I FUSTE NE BURG,,,KURSE KY ENVERI DYTE,,,SALI BERISHA O TE DERGON EMIGRANT PER GJITH JETEN, OSÉ TE FUT PLUMBIN,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje