Mustafa Nano: Nuk i dua grekët në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare, Fan Noli do jetë kthyer përmbys në varr

1 Maj 2018, 21:33Politika TEMA

Mustafa Nano në monologun e tij në emision “Provokacija” në ABCNeës foli për vizitën e Patriarkut të Moskës dhe gjithë Rusisë Kirillit. Sipas Nanos në tre ditë në skenën shqiptare protagonistë të ngjarjes më të rëndësishme të javës të ishin dy priftërinj  të huaj, një grek dhe një rus.

“Se Si më vjen që në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare nuk është një shqiptar. Nuk u mësova dot me këtë fakt. I dua grekët, i kam xhan sa s’ka. Më nderojnë edhe po të më hynë në shtëpi. Por në respekt të historisë së vendit tim, nuk i dua që në krye të kishës Ortodoksë Shqiptare. Unë do doja që në krye të Kishës Ortodokse shqiptare të ishte një shqiptar, se ja sesi më duket që këto tre ditë në skenën shqiptare protagonistë të ngjarjes të javës të ishin dy të huaj, një grek dhe një rus”.

Monologu i plotë

Teksa ndiqja këto ditë Kirillin, kreun e Kishës Ortodokse ruse, gjatë vizitës në Shqipëri, që është vizita e parë e një patriarku rus këtyre anëve, u ndjeva i ngacmuar në më shumë se një mënyrë. M’u kujtua më së pari Fan Noli, që në fillim të shekullit të shkuar është shuguruar prift prej një rusi, me emrin Platon, që ishte kreu i kishës ruse në Shtetet e Bashkuara. Dhe mos krijoni iluzione. Kjo nuk është provë e marrëdhënieve e kontakteve të mira e të vrullshme mes ortodoksëve shqiptarë e rusë. Jo, as që bëhet fjalë. Këto marrëdhënie kanë qenë e janë pothuajse zero.

Më tej, më erdhi në mendje historia e themelimit të kishës sonë ortodokse autoqefale. Fan Noli, tok me shqiptarë të tjerë në SHBA, iu vunë përpjekjeve për themelimin e kishës ortodokse shqiptare për motive pastërtisht patriotike, dhe më konkretisht, për të mos lënë ortodoksët shqiptarë atje, në SHBA pra, të binin nën ndikimin e kishës ortodokse greke. Dihet që kisha ortodokse shqiptare është themeluar, përveç të tjerash, edhe për të shërbyer si një ledh ndaj greqizimit të shqiptarëve ortodoksë. Këtë e them në respekt të kronikës së historisë, e jo për të futur spica brenda komunitetit të ortodoksëve shqiptarë apo midis dy vendeve tona fqinjë. As që më shkon mendja te kjo e fundit.

Dhe ironia e historisë e deshi që kreu i kishës ortodokse shqiptare në 25 vitet e fundit të jetë një grek. Këtu nuk e kundërshtoi njeri emërimin e tij në vitin 1992, por Fan Noli do jetë kthyer me siguri përmbys në varr, kur ka marrë vesh se kjo ndodhi. Dhe afërmendsh, kjo nuk ka lidhje me Anastas Janullatosin; ky i fundit, edhe si person, edhe si prift, është ok. Është një figurë e respektuar. Dhe me siguri do t’i mbetet një emër i mirë në historinë e Shqipërisë. Përveç të tjerave, ai është edhe kryepeshkopi më jetëgjatë në krye të kishës ortodokse shqiptare; e kushedi edhe sa vjet të tjera do jetë në krye të kësaj kishe, sidoqë është duke mbushur të nëntëdhjetat. Me shëndet është si kokrra e mollës. Dhe kështu i bie që dy figurat më të rëndësishme në historinë e kishës ortodokse shqiptare të jenë Fan Stiljan Noli, që luftoi për të ngritur një kishë shqiptare autoqefale, e cila atëbotë ishte by default një kishë antigreke, dhe Anastas Janullatosi, një prift grek që, ashtu si çdo prift grek, ëshë më grek se të gjithë grekët. Siç është Kirilli më rus se të gjithë rusët. Apo siç është patriarku serb Irenej më serb se të gjithë serbët. Apo siç ka qenë Fan Noli më shqiptar se të gjithë shqiptarët. Është në natyrën e traditën e kishave ortodokse që të jenë shumë të lidhura me pushtetin, me politikën, me kombin, e në përgjithësi me punë që s’kanë të bëjnë shumë me qiellin. “Autoqefale” në një mënyrë a në një tjetër ka marrë kuptimin “nacionale”, për të mos thënë “nacionaliste”. S’ka gjë se në Shqipëri e ka humbur këtë kuptim.

Ka ekzistuar frika fillimisht se “konflikti” midis priftit dhe grekut mund të bartej në mënyrë dramatike në fronin më të lartë të kishës ortodokse shqiptare, por kjo nuk ndodhi. Për meritë të Janullatosit, duhet thënë, që ka ditur ta mbajë të shtruar, apo ta maskojë, këtë konflikt. Jo më kot, ortodoksët shqiptarë e duan dhe e nderojnë. Nuk kam njohur asnjë ortodoks që të mos e dojë e të mos e respektojë. Dhe nuk është se e respektojnë qysh prej momentit që ka marrë pasaportën shqiptare. Jo, e kanë respektuar qysh në krye të herës. Kjo është një arsye që më bën edhe mua, si shqiptar laik, ta respektoj. Por personalisht nuk kam mundur ta heq prej vetes një sëkëlldi, si të thuash, noliane. Se si më vjen që në krye të kishës ortodokse autoqefale shqiptare nuk është një shqiptar. Nuk u mësova dot me këtë fakt. I dua grekët, i kam xhan sa s’ka ku të shkojë, më nderojnë edhe kur më hyjnë në shtëpi por, në respekt të historisë së vendit tim, nuk i dua në krye të kishës ortodokse shqiptare. Unë do doja që në krye të kishës ortodokse shqiptare të ishte një shqiptar. Se ja, se si më dukej këto tri ditët e fundit që, në skenën shqiptare, protagonistë të ngjarjes më të rëndësishme të javës ishin dy të huaj, një grek e një rus. Boh!

52 komente në “Mustafa Nano: Nuk i dua grekët në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare, Fan Noli do jetë kthyer përmbys në varr”

    1. theatrical says:

      nuk ke njohur asnje ortodoks qe te mos e doje anastasin?hahahaha…mos fol të tilla budallalleqe z.Muç se eshte turp
      perkundrazi te vetmit “ortodokse” qe e duan anastasin jane beqiret e tij,,shqiptari patriot ortodoks,ka idhull Fan Nolin,
      ndersa “ortodoksi” qe do anastasin,e urren me shpirt si Fan Nolin njejte edhe kombin shqiptar,natyrshem siç do ta urrente nje grek,
      dakord,ka nje lloj vleresimi per “ri-ngritjen” e kishes ortodokse,edhe pse nga pas fshihen të tjera qellime politike ogurzeza..
      per nje ortodoks nuk ka edhe Fan Nol’ edhe anastas,sepse jane dy pole komplet të kunderta,ndryshojne si dita me naten,kontrastojne si e bardha me të zezen,si miresia me ligesine..në çdo pikpamje
      anastas loqja ka 25 vjet qe hedh helmin e percarjes mes shqiptareve,ka 25 vjet qe perpiqet të heleenizoje Jugun e Shqiperise…por në fund mori të gjajtin me gunga,
      do vije nje dite qe do kemi perseri nje kryepeshkop shqiptar ne zemer në krye të kishes ortodokse,të pa varur nga greku

      1. zaim zajmi says:

        “THEATRICAL”, mik i nderuar!

        Kur u thua filoshovenistëvegrekë se AN sta SI është e keqja e pavarësisë së shpirtit fetar shqiptar, bëhen sikur janë budallenj, ose tepër të mencur, prandaj nisin e gërthasin gjithë histeri se ne, që po e shofim këtë të keqe, shpifim me keqdashje!!
        Kanë zgjatur kthetrat e po parapërgadisin ballonë e lugetërve antishqiptarë.

  1. ti je muslimon,mos komento per KRISHTERIMIN,ti je zhuls shkretetire..........allah uakbar! says:

    kujt po i rruhet se nje turk i piset nuk do grek ne krye te kishes ortho/xe shqiptare!!??
    reeee ouuussssttttt,merru me ndonje hoxhe ……………

    1. Varni nga Gure ne Qafe me mire says:

      Te gjith ju qe doni dhe mbroni prifterinj apo hoxhallare keni nevoje te varni nga nje GURE Ne QAFE
      Kush do prifterinj Greko Ruse thyeni Qafen shkoni atje pas tyre Ato qe e duan Shqipetare ta Gezojne dhe mos ta importojne nga armiqte tane Grek qe akoma mbajne ligjin e luftes me Shqipetaret
      Hapni syte ndaj dhurates Greke o mjerane
      Kujtoni KALIN E TROJES pastaj kur te zgjoheni do tja u kene Varur ata GURiN ne Qafe

  2. Flm says:

    Sipas Mucit ….
    1- Greket i dua, i respektoj dhe me nderojne ti ftoj ne shtepi si miq.
    2- Janullatosi eshte figur e ndritur, i dashur ne te gjithe Orthodokset Shqiptar, ka kontribuar per Shqiperin, e nderojne ne te gjithe boten.
    #####
    Por nuk e dua …
    #####
    O Muci ….. semundja tende eshte nje soj si e gjithe Turk-Arnautve ne gen ….. ajo quhet anti-Helenizem patetik.
    #####
    Kjo fiks eshte dhe e keqia e Shqipove, …. “nuk me bene, se keshtu jam i fiksuar”.

    1. Diokletian says:

      Ahahahah sa qe f ekam shprehjen turk arnautet qe perdorni ju mbetjet e perdhunimeve shqiptare.

      Shqiptaret i kane inat neo greket jevgjit se jane bastardet e ballkanit me historine me fallco dhe te geshejtert ne historine e europes dhe qe kane krijuar historine e tyr ene baze te mohimit te historise se shqiptareve.

      kupton bastard arumun?

      Ansatas Janullatos eshte i ndderuar, por ti je ne fund te dites je thjesht nje bastard i bejlereve shqiptare dhe asgje me shume, arumun qe nuk do ejsh kurr helen, mos e harro kete fakt.

    2. Varni nga Gure ne Qafe me mire says:

      Pse ore mjerane fajesoni Mucin qe ne kete rast ti merrni te keqen se pervec patroiotizmit nuk ofron asgje te Keqe per ju kundershtaret e flakte qe u befshi lemsh me gjithe prifterinj e hoxhallare Bravo Muc je 1

  3. Flm says:

    O Muci, ne kete provinc Turke qe quhet Shqiperi, kaq e forte eshte fryma anti-Helene nder shekuj, sa qe c’do gje Greke duket e dyshimt, e “keqe”, e demshme …..
    Ne vend qe te dalesh kundra rrymes dhe te “vendosesh nje gure” ne themelet e kesaj “godine” qe quhet Besim, Miqesi dhe Vllazeri, ti ndoqe rrugen e thjesht te instiktit kontradiktor ati-Helen.
    #####
    Sic e kuptove me pak vonese qe Janullatosin e duan gjithe Orthodhokset Shqipetar, keshtu do ta kuptosh me pak vones, qe Anastasi eshte BEKIM i Shqiperis.
    ####
    Jam i bindur (se besoj tek ndergjegjia jote e paster), qe do ta kuptosh dhe do te vije TURP per kete “helm” qe hedh, do ta kuptpsh dhe do te te vij TURP qe krahason Shenjterin e Anastas Janullatosit me ate te Theofan Nolit (te donkishotit me 7 dashnore).

  4. era! says:

    Nuk jam orthodoks-Jam shqiptar Pra kryefeja ime eshte shqiptaria.Nuk arrij ta kuptoj kete brezin e intelektualeve te sotem qe per gjene kryesore qe gjallon shpirtin e njeriut -fene ja dorezuan shpirtin djallit.Kurre si kam dashur greket e brezit tim te pakten.Jane te hapura ende sot e gjithe diten plaget qe na kane hapur dy shekujt e fundit .Nuk kam pare e as ndjer as pendimin me te vogel per krimet e tyre ndaj kombit tone.Perkundrazi eshte makabre dhe e pafalshme psikollogjia xhvatese e fyese ndaj nesh.Na kane borxhe pafund ne histori per shumecka.E si shperblim kemi marre vec urrejtje e plage prej tyre.U themelua Kisha jone Autoqefale perv tu mbrojtur prej grekut e jo per ta sulmuar ate.E ne si gjithmone jemi “tallur”me mundin e gjakun e derdhur nga te paret tane.A ka me turp se ti dhurosh grekut-fronin e besimit shpirteror te ortodokseve shqiptare. Athua do ta pranonte Negovani,Lurasi apo At STATH MELANI. MJERIM APO TRADHETI!Mua me vjen turp per pafuqine time e grushtit tim ndaj malit qe hesht i zhytur ne pafytyresine e tij.

    1. enter"" says:

      Plage qe te ka hapur greku 2 shekujt e kaluar?????
      Mos ke dalldisur gje dhe nuk e kupton? Cfare plage?
      Mos ke qene ne lufte? Mos te ka pushtuar? Mos te ka masakruar?

  5. @ says:

    O Muçi!
    Ti je ateist dhe nuk te takon te gjykosh organizimin e brendshem te nje komuniteti fetar. Nese veprimtaria e kishes ortodokse, cenon te drejtat e tua si qytetar, apo edhe si analist mund te flasesh sa te duash. Me qe erdhi fjala, a te ben pershtypje qe gjithe vitin na shurdhojne veshet megafonet e minareve, apo daullet qe kercasin neper rruget e qyteteve gjate muajve te ramazanit? C’kusur kane te tjeret qe te degjojne? Pse nuk flet kur veprimtaria islamike dhunon te drejtat njerezore te komuniteteve te tjera?

  6. @ says:

    O Muçi!
    Ti je ateist dhe nuk te takon te gjykosh organizimin e brendshem te nje komuniteti fetar. Nese veprimtaria e kishes ortodokse cenon te drejtat e tua si qytetar, apo edhe si analist mund te flasesh sa te duash. Me qe erdhi fjala, a te ben pershtypje qe gjithe vitin na shurdhojne veshet megafonet e minareve, apo daullet qe kercasin neper rruget e qyteteve gjate muajve te ramazanit? C’kusur kane te tjeret qe te degjojne? Pse nuk flet kur veprimtaria islamike dhunon te drejtat njerezore te komuniteteve te tjera?

  7. Ajaxi says:

    Pavarsisht epokez sone, feja nacionalists greke eshte per greqezimin e besimtareve ortodoks dhe latinizimin e shqiltareve katolim dhe asgjesimin e sbqiptareve myslyman.

  8. Flm says:

    Patriarku mund te jete me Rus se Ruset (nuk e di), Noli si prift mund te jete me Shqiptar se Shqipot (jam i bindur per kete) ….. por JO Anastas Janullatos (prandaj eshte i vecant nga gjithe te tjeret), ai eshte me i Krishter se te Krishteret me Ikumenik se Nderkombetaret.
    Kjo duket qarte ne Biografin e tije, me gjithe se me prejardhje nga nje familje fisnike dhe super e pasur, me gjithe se familja e detyroj te studjoj Juridik, duke e mbaruar shkelqyeshem, ai studjoj per se dyti per Teologji …. duke e mohuar “Jeten materiale” ai u vesh prift dhe ndoqi rrugen e Jer-Apostolizmit, duke e mohuar Etnicitetin dhe larguar nga Greqia, ka shkuar ne skajet me te largeta te Botes se prapambetur duke sherbyer per 30 vjet ne Ugand, Kenia dhe Tanzani, duke ju mesuar per Krishtin dhe jo per Platonin dhe Greqin, duke ndihmuar te Zgjebosurit, te Uriturit dhe te pa diturit.
    ######
    Ku e pe ti Greqizmin e Anastasit ????
    ######
    Perse Shqipetari At. Arthur Lioni nuk e la “rehatin” e Amerikes dhe te sherbente ne Shqiperi (per deri sa ti doje nje Shqipetar).
    #####
    Te te vij turp qe te dija kaq te vecant nga te tjeret, po u tregove qe je jo vetem MUSTAFA por edhe NANO.

    1. Janullatos arxidoglyftis says:

      Ik o bythqir se te morem vesh qe heren e pare

  9. era says:

    Ku eshte komenti im?!

  10. Johani says:

    Mo Mustafa se ja prishe qefin sali berishes e illir metes,e sidomos lulit per rusin,ti kujton se ai popi kiril ka ardhur ne shqiperi per shqiptaret a,jo mustafa jo ke ardhur per lulin e ndoshta illiri e ban edhe ate shiftar si janullatosin e kshtu salo e llulli do u thone shqiptareve se ja ata jan shiftar,bilez edhe fazlliqi do gzohet.

  11. Liri says:

    Po,po. Ne shqyhemi me njeri tjetrin. Kur kemi kohe te mendojme per kombin.

  12. Toni says:

    Po ja bëhu ti mo Muçi kryepeskop si gjitholog që je, që di gjithçka dhe çdo gjë, edhe emrin ta ndryshojmë nga Mustafah ta bëjmë Stafidhe!

  13. Maelga says:

    Fan Noli mos te kthehet hic permbys, sepse ai regjimi komunist te cilit Noli i thurte lavde ne Amerike nuk la asnje klerik ne Shqiperi qe te mund te kishim kryepeshkop shqiptar. Dhe pa Anastasin mund te na kishin hequr edhe Autoqefaline. Keshtu qe te rrije rehat atje ku e ka cuar Perendia.

    Sa per ngjarjen Muci me vjen keq qe nuk e ke kuptuar se protagonistet e ngjarjes ishin pikerisht Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise, kleri dhe besimtaret e saj. Nderi iu be atyre. Per kete Noli do te hidhej perpjete nga gezimi.

  14. Baliu says:

    Muqi nje kohe te gjate nuk ka folur me arsye kaq te shendoshe si kesaj here. Noli faktikisht eshte permbysur, edhe pse per fat te mire ende ka nolista ne mesin e ortodoksve, me i njohuri At Nikolla Marku i Elbasanit. Permbysja ka ardhur me permbysjen ekonomike te Shqiperise, dhe vetem forcimi ekonomik mund ta kthej pavarsine e kishes ortodokse shqiptare.

  15. Pellazgos says:

    Mustafa dhe “Shqipetare”,nuk shkon.
    Kush eshte shqipetare xhanem,ju myslimanet apo Epirotet?
    Mire apo keq ky vend me kishe 2000 vjecare Orthodhokse eshte vete historia e shqipetareve te vertete,kurze ju jini katandisur si Brazili me emra Elton,Erion,Eduart,Elvis ju dhemte e Sulejmaneve,Enverave,Qemaleve,Idrizave,Ismailave.
    Per ku te rroje Enver diktatori qe hoqi Fete dhe mire beri se do ishit afganistane qe donit Dum Baben.
    Ku shqipetare?
    Mos e thente Zoti se kini degjeneruar Epirin Greke te Prijesit te Epirit Jeorgios Kastriotis.
    Zoti Mestafa edhe mua sesi me duket qe Kastriotin Epirote e bete Gjergj dhe kokallat (kockat) e Tij levizin nga turkoallvanosat qe e kane mbushur vendin me Mijera Xhamija Arabe.

  16. Marko Bocarii says:

    GREKOMANET

    C’jane GREKOMANET :
    GREKOMANET jane grek-dashes te indoktrinuar, pa vision te qarte dhe ne injorance totale fetare. Dihet qe feja dhe besimi nuk kane kombesi.Kjo specie njerezore (qe nuk eshte vetem dukuri ndermjet shqiptaresh,ka edhe sllave,rumune etj qe bejne te njejten gje) ben nje “ngaterrese qesharake”, barazimin e Helenizmit me Grekizmin! Ka nje celes te vogel,te cilin duhet ta zbulojne te gjithe ateiste apo besimtare,kristiane apo myslimane! Celesi eshte NDRYSHIMI THELBESOR midis helenizmit dhe grekizmit! Mund te kete shume simpatizante te helenizmit ne bote,por shume pak ose aspak te grekizmit!Nese shqiptaret do e kuptojne kete,gjerat do jene shume te thjeshta dhe te kuptueshme!Nuk behet fjale per shqiptaret orthodhokse fanoliste,ata kane mbi 100 vjet qe e kane kuptuar.Por per shqiptaret grekomane (qofte edhe te pakte)!Per greket s’na intereson se c’bejne.
    Pra c’jane keta grekomanet!?
    Greko-mania eshte semundje mendore si psh klepto-mania.Kjo e fundit eshte fiksimi mendor per te vjedhur sende,thjesht si manjak i semure,edhe nese sendet qe vjedh nuk te duhen fare! Greko-mania ka po te njejtat paraqitje dhe simptoma,manjaket e semure menderisht i ngjiten si vemje grekizmit,pa qene fare e nevojshme e aq me teper e vlefshme! FIKSIM,njerez te semure,qesharake e trupeshke!Justifikimi i ketyre gjynafqareve ( si puna e atij budallait qe thote se eshte i zgjuari i mehalles), eshte se grekizmi eshte dicka e kultures siperore,eshte e lashte,e ndritur!Ketu kemi “ngaterrese” te Helenizmit me Grekizmin!Kjo vjen nga INJORANCA (padija) e ketyre gaztoreve,sepse bejne nje ngaterrese fillestare dhe te thjeshte!E kjo eshte se Grekizmi dhe Helenizmi,qe ne thelb te tyre, jane dy gjera krejt te ndryshme! Madje jane ne KUNDERSHTIM ideor te plote! Thelbi i helenizmit eshte politeizmi,universializmi dhe demokracia,ndersa thelbi i grekizmit eshte monoteizmi,nacionalizmi dhe autokracia! Perpjekja e metejshme qe behet nga grekistet,eshte qe keto dy kundershtesa ideore,te paraqiten si vazhdimesi e njera -tjetres dhe te “martohen” midis tyre!Kjo eshte krejt qesharake,sepse edhe nje bebush e kupton qe te kundertat KURRE nuk jane vazhdim i njera tjetres,por vec mund ti zene vendin njera tjetres! Keto jane gjera te ditura dhe te thena (madje edhe ne Greqi),por natyrisht per njerezit mendje-hapur jo per trupeshket! Neogreket e sotem i perkasin grekizmit dhe asnje lidhje nuk kane me helenizmin as nga pikepamja racore,as nga pikepamja gjeografike e aq me pak nga pikepamja kulturore!
    Semundja e grekomanizmit do mjek dhe mjekim!Keshillohet autoqefali reale e kishes shqiptare dhe dije!

    Etniki Sineidisi (ndergjejia kombetare)
    Per te kuptuar menyren e te menduarit dhe te konceptimit ne popullsite qe banojne sot ne Greqine e Re duhet te dime edhe se si i kuptojne dhe vleresojne koceptet popullsia e sotme “neo-greke” atje :
    C’ESHTE ETNIKH SINEIDISI (ndergjegjia kombetare)
    Ελληνική εθνική συνείδηση είναι η ψευδαίσθηση τού ρωμιού, ότι κατάγεται από τούς αρχαίους έλληνες.
    Ndergjegjia kombetare greke eshte ndjesia e genjeshtert e romejve,se jane te prejardhur nga helenet e lashte.
    (shenim: romej jane gjithe popullsite kristian orthodhokse,pa dallim kombesie,gjuhe dhe prejardhje, ne ish-Perandorine Otomane)

    1. Janullatos arxidoglyftis says:

      ??

  17. Anarko-Sindikalisti says:

    Eh more Muçi ç’te ka gjetur. Tani do te te duhet te mesosh edhe arabishten. Per te qene ne rregull de, qe kur te kalosh nga Rruga e Kavajes te mund te kuptosh ndonje llaf nga mjekercjeperit qe pellasin madje edhe me altoparlante. Te pakten keta “kauret”, ortodokse e katolike, luten ne gjuhen e Nolit dhe jo ne mes te rruges, por brenda tempujve te tyre.

  18. Julian says:

    Zotëria ka të drejtë që Fan Noli do qe kthyer në varr sepse Kisha Autoqefale Shqiptare në Amerikë u krijua për arsyen se Kisha Greke në atë kohë refuzoi të bënte ceremoninë e varrimit për një çun Shqiptar që vdiq në Massachusetts sepse ai qe kundra Politikës Greke të asaj kohe. Emrin nuk ja mbaj mend.

  19. Andrea says:

    Te drejte shume keni Z. Nano. Kisha e shqiptareve ortodokse te padenje per autoqefaline e kishes se Nolit eshte tashme qe ne hyrje me ngjyrat e flamurit grek dhe na jep instiktivisht nje shije jo te hidhur, eshte pak te thuash, por nje shije acidi gezrryes deri ne kocke shqiptareve te vertete. dhe nuk mund te mos na mbaje gjalle nje urretje dhe neveri per politken e politikanet e neveritshem qe e sollen Janullatosin “e embel” qe “i qan shpirti per shqiptaret”. Te mjeret shqiptare ortodokse e me tej. Korrupsioni material i politikaneve pjell korrupsionin politik dhe korrupsionin shpirteror qe e shtyn njeriun shqiptar ne mohim te vlerave themelore kombetare. Popull i fjetur, popull ” dede” i ngrati popull shqiptar.

  20. korektori says:

    po kush te pyet ty o MUSTAFA?! ti je nje mysliman legen …

  21. Ledion says:

    Edhe une o Muç kete ndjesi kisha.

  22. Aziz Latif Aleluja says:

    E zeme se ishte shqiptar .Ti kujton se do vinte.Ore pse jemi kaq te mbaruar.Feja ska komb.Pastaj 25 vjet o Muc Nano kush i ka dhene me shume Shqiperise.Une ti politika apo Janullatos.Dhe pastaj leri keto i kam xhan i dua shume po eshtrat e Nolit kercasin .

  23. Nje qytetar i thjeshte... says:

    Shume shkrim i ndershem,i sakte, patriotik,……………nuk i perkas fese ortodokse, por elita e politikes Shqiptare me tmerron qe priftin e Elbasanit as e permendin dhe as e nderojne ,por ne krye te kishes Ortodokse SHQIPTARE te na jete nje Grek me emrin Janullatos. Sa keq,………. Cohu nga varri i madhi Noli te shohesh keta PALACO bastarde gjakprishur politikane Shqiptare qe kur ne krye te shtetit vjen nje Musliman , Sali Mortja Berisha , lejo e bej Kisha vend e pa vend. Po keshtu bastardi tjeter kaurri Edi Rama, lejo bej vend e pa vend XHAMIJA,……….. cohu Enver nga varri, dhe gjigandi Noli te shihni se si palacot, gjakprishurit, tradhtaret,matrapazet, hajdutet, e qeverise SHqiptare e kkane katandisur SHqiperine keq e me keq …………….

  24. Kuq e zi says:

    Atehere pse nje grek dhe jo nje arvanitas apo nje arberesh?
    Fare e qarte qellimi eshte po ai qe noli luftoi … kishat e lindjes jane kisha etnike dhe pamvarsia e tyre eshte e te njejtes rendesie si pamvarsia e cdo populli
    Pergjegjes eshte kush e miratoi…. greket bejne interesat dhe ndjekin politiken e tyre ndaj popullit shqiptar ne te dyja anet e kufirit

  25. era says:

    Ku eshte komenti im !?Apo fle akoma….

  26. SHQIPTARI... says:

    …Kisha ortodokse “autoqefale”, ose e “pa-mvjerrun”, eshte pjelle bastarde e patrikanes greke, me qellimin e vetem anti-shqiptar,…GREQIZIMIN e vendit dhe aneksimin e territorit.Mjafton te shohim sot pretendimet e kara-jevgjeve-greke, per territor aty ku ka “ortopedokse”….Eshte pikerisht kjo kishe ,qe MALLKOI GJUHEN SHQIPE, dhe vrau patriotet me te shquar shqiptare…Eshte pikerisht kjo “kishe” sebashku me siamezet musulmane, qe ne 1945 neneshkroi aktin e turpshem me regjimin e kohes, ..”per ti sherbyer me besnikeri partise”..Shikoni sot lidhjen shpirterore kara-turko-greko-sllave…Patriarku grek i Stambollit, lutet per sukesin e luftes nga turqit ne Siri,…te njejten gje bejne dhe feçet e benevrekeve , dhe padyshim dhe kisha serbo-sllave….Faktet jane kokeforta,…Per 50-vjet drejtuan çdo institucion ,kara-mahmutet dhe kara-sotiret…!!! Sa per “autoqefaline ” e Nolit, duhet kujtuar ,se ai e mbylli me pensionin e Zogut ne xhep, duke “vuajtur “per ortodokset greke ne Amerike…!!!….

  27. Republika says:

    Te njetin mendim kam por e verteta qendron ne anen tjeter.
    Duke folur me dy tre prifterinj,njeri ne jerarki te larte dhe duke i shprehur mendimin tim se kisha duhet te kishte nje shqiptar ne krye,me tha: ç’ do kishim bere ne?!(vuri dhe veten e tij). Nuk shikon se sa kisha ka ndertuar e sa manastire ka rregulluar?
    Ne do zireshim e do ishim….nuk e imagjinon dot…rrenoja.
    Janulla ka mbajtur larg korrupsionin,por ka mbajtur larg dhe ndenjat kombetare…e nese i referohemi ” ndenjes kombetare” qe zhvillohen ne kisha e xhamia,a nuk shajme kishen greke e serbe per nacionalizem??? A nuk shajme xhamite per propagande islamike????
    ‘ perpare se te behesh trim,rregullo punet e tua”

  28. Mire do te ishte qe ne krye te kishes te ishte nje turkoshak allah ykber i quajtur mustafa(sa bukur tingellon ne shqip sidomos kur ja ve theksin e duhur arab) ali,sali,mahmut dulber,osman e sa e sa mbeturina te beqirava turq.

  29. flas says:

    Laokontin trojanet e masakruan sepse qe kunder futjes ne Troje te kalit grek prej druri ne qytet.Dhe dihet cpesoi qyteti nga naiviteti i elites drejtuese te qytetit. Ne histori eshte bere proverbiale pabesia greke Ekush me shume se ne ka provuar ne kurrizin e tij pasojat e saj Te vesh ne fron te kishes orthodokse shqiptare nje grek mendoj se ose je idiot ose ke ngrene nje kazan me corbe alla greke.Autoqefaline Noli me shoke e fituan me shpirt nder dhembe per te shpetuar prej kishes greke etani dalin ca”lidere”modern e ja bejne dhurate ne pjate te varte po hasmit te vjeter! Koha ka te drejte te tallet me ne!Te pakten ta kupotojme sa na vlen lekura.Keshtu sillen bijte e sorrave jo bijte e shqipes!

  30. Diokletian says:

    epo ec e merre vesh se cfare ndodh ne kete shqioerine tone… nje katunar skrapari dhe per me teper mysliman, qe nuk ka marr pjese ndopnjehere ne nje meshe Ortodokse, flet per kishen Ortodokse te Shqiperise, qe eshet nje teme qe nuk i takon fare, sepse nuk eshte ortodoks ne rradh te pare.

    Ky eshte edhe ai idioti qe e nxorri mamane Skenderbeut sllave.

    Ky eshte katunari i gjithditur.

    po ik o idiot merru me gjerat te tjera qe mund tja kesh idene, se kush eshte ne krye te kishes ortodokse shqiptare e vendosin ortodokset shqiptare dhe Sinodi i shenjte

  31. Iliri says:

    Kryepeshkopi Anastas, ka ber nje pune qe do duhen 20 libra per ta pershkruar , sesa e madhe shte merita e tij ne ringritjen e Kishes Ortodokse ne Shqiperi.

    Pa ate as 1000 besimtare nuk do kishte sot ne Shqiperi.

    Kishat Ortodokse ne vende te caktuara nuk jane as ” nacionale” dhe as ” nacionaliste” o katuar mysliman i skraparit.

    Lere se cfare ben irineji i serbise, sepse ka prifterinj talebane serbe pa fund qe duhen shkiesheruar.

    Kisha autoqefale behen qe administrimi te jeet me i lehte dhe per te qene me koherent ne shperndarjen e mesazhit te Krishtit.

    Ti injorant qe je edhe historian, edhe biograf i Skenderbeut, edhe pajtues midis kafsheve serve edhe shqiptareve, dop ishte more te merreshe me tema qe mund te dish dicka, qe njerezit te mos te te thojne me katunar skrapari

  32. flas says:

    Jam i zhgenjyer qe nuk botoni komentin tim.Munges dinjiteti apo makiavelizem albanez?!

  33. flas says:

    At Artur Liolinint ju i vute thiken ne gryke dhe detyruat te “refuzonte” ardhjen ne Shqiperi!Aferim ju qofte!

  34. Stop importit Prifterinj e hoxhallare says:

    Pse ky rusi apo greku na qenkan me afer Zotit se sa nje Prift Shqipetar qe eshte autokton nuk paska fatin nga Zoti te udheheqe dhe te perfaqesoje vendin e tije ne drejtimin dhe respektin e bashke-kombesit .
    Muci eshte nje hero per rastin ne fjale dhe eshte rasti qe te Kjo levizje te hidhet ne zbatim te menjehershem Bravo Muc je me te vertete nje hero
    Une ne fakt per kortezi nuk i dua as prifterinjte dhe aq me pak hoxhallaret por ne kete rast i dua per ata qe i duan
    Guri i rende peshon ne vendin e vet Populli !
    Pse u dashka te importojme ruso-greket ne krye apo se ata na e duan me shume te miren Shqipetareve?

  35. plisi says:

    lle e Eeuropes se mesjetes qe miti juaj

    Per interesin e saj polli mitin tuaj Europe e mesjetes por koha petet lakrorit tashme ja hoq Me krime,hajni e mashtrime nuk thurret historia
    Dylbere te turkut mbetet perjete-per sumen tuaj u dogj

  36. beni says:

    Çe duam këtë autoqefalinë që të na hanë të tjerët e për t’u bërë mbretër të kishës disa egoiste që e mbanin veten të zgjuar e mbi të tjerët?
    Kisha jon ortodokse është si gjith kishat e tjera të ktij besimi dhe do të rrojë si shum te tjerat në miqësi me grekët,serbët,bullgarët,Rumunët,russet e shum e shum te tjera,kryepeshkopi esht njëlloj si çobani ndaj deleve,ç’na duhet nacionalitetit tij kur ai bën punën!!!
    Ju vuani nga nacionalizmi ekstrem,të kishim në kry shqiptar,vetëm fjal te kqia do të dëgjonim,vodhi ,qiu,përdhunoj u mor me drogë e të tjera e të tjera!
    Në vuajm për post e për ego,kështu jemi në shqipot!
    Kisha jon akçe i takon asnjë russe e serbe,se çështja bërë më të një perëndi e di,në Boston amerikanët e quajn kishë russe?

  37. Ateisti says:

    Jam i besimit Ortodoks, por kure nuk do te me shkonte ne mendje te gjykonja kreret e besimeve te tjera. Feja eshte e ndare nga shteti dhe cdo besim fetar i mirefillte dhe i sinqerte per mua eshte pasuri kombetare dhe gezon respektin e cdo Shqiptari. Ne nje kohe kur vete ne pothuajse e kemi fshire dallimin midis feve te ndryshme sidomos brezi i ri, te meresh me besimin e njerit apo tjetrit duke predikuar percarje edhte me e pakta turp dhe me e shumta tradheti kombetare
    Mustaf Nanoja do te ishte shume me interesant po te shkruante per mbareshtrimin e deleve ku vertet mund te jape dicka te vlefeshme.

  38. Emigrant Shqiptar, Greqi says:

    VINI RE NDRYSHIMIN:
    Ne Greqi, kisha ortodhokse greke ben manifestime ultranacionaliste ne Athine dhe Selanik me lemen: Maqedhonía eínai elliniqi.
    Ne Shqiperi, kisha ortodokse shqiptare ligjerisht autoqefale, sipas disa shqipefolesve s’ka te drejte te kete kryepeshkop shqiptar.

  39. Lumi says:

    Imagjino nje shqiptar ne krye te kishes greke. Kurre. Keta bythqiret qe quajne normale Janullatosin ne Shqiperi genjejne veten. Ne teresi kisha ortodokse eshte ortake me shtetin. Keshtu eshte ne greqi, Serbi apo rusi. Prandaj dhe punet e ketyre shteteve vene per dreq, se eshte feja brenda. Kjo eshte dhe arsyeja pse Janullatos eshte ketu, tu sherbeje qarqeve greke. Veladoni eshte mbulesa.

  40. sala says:

    Mos ja fusni pordhes kot , ne krye te kishes ortotokse eshte nje Shqiptar …….

  41. enter"" says:

    Pse nuk I publikoni komentet o llum kazani???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje