Partia Demokratike duket se ka arritur të gjejë në kohë rekord emrat e personave që janë përgjegjës për drogën e kapur në Itali.
Përmes një deklarate për shtyp, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj sulmoi qeverisë Rama se pala shqiptare i lë të lira këto anije që transportojnë drogë dhe i kapin autoritetet italiane.
Ndërkohë ai shigjeton edhe disa emra konkretë të cilat opozita i ka akuzuar shpesh herë.
“Kapja e një tjetër sasie rekord lënde narkotike nga Shqipëria në brigjet e Italisë, është një provë e fortë e lidhjes së qeverisë me trafikun e drogës.
Gomonia me 2.5 ton Canabis Sativa ka kaluar nën hundën e policisë shqiptare dhe para syve të radarëve, për t’u kapur vetëm nga autoritetet italiane të cilët prej kohësh janë në gadishmëri të plotë dhe në gjendje alarmi nga droga shqiptare.
Kjo është e disata herë që brenda pak kohësh mjetet lundruese të nisura nga Shqipëria nisen me tonelata drogë drejt Italisë dhe kapen nga Guardia di Financa duke sfiduar policinë dhe radarët shqiptarë.
Dhe në fakt nuk ka si ndodh ndryshe, kur vendi qeveriset nga një kryeministër vëllai i të cilit është i përfshirë direkt në trafikun e kokainës. Kjo ndodh në vendin ku vëllai i ministrit të Brendshëm është i dënuar në Itali për trafik droge, por mbrohet nga qeveria dhe nuk ekstradohet për tu përballur me drejtësinë e vendit fqinj.
Gomonia me 2.5 ton drogë kalon pa u ndalur nga askush, pasi ish-ministri i brendshëm dhe e gjithë kupola e Policisë së Shtetit u vu në shërbim të kushërinjve Habilaj dhe ndihmonte avionët me Canabis Sativa të fluturonin të mbrojtur nga qeveria drejt Europës dhe sot janë të lirë ose të arratisur. Kjo ndodh sepse ish-ministri i kapur në trafik droge, mbrohet me forcën e kartonit nga Rlindja dhe nuk i dorëzohet drejtësisë.
Ndërkohë që policia dhe prokuroria ende nuk kanë zbardhur të vërtetën e kokainës së Maminasit, dhe nuk kanë vënë në pranga asnjë prej pronarëve të vërtetë të 613 kg kokainë me vlerë 180 milionë euro, një tjetër sasi rekord kokaine është kapur në Spanjë.
Ndërsa Europa mbarë jep alarmin dhe I kërkon qeverisë të ndalë lumen e drogës shqiptare dhe kur Departamenti i Shetit na etiketon si vend tranzit I kokainës kolumbiane, qeveria shqiptare mbron Olsin, Agronin apo Saimirin të kapur në flagrancë si kokat e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Policia mbyll sytë para 2.5 tonëve drogë dhe mbron vëllezërit! Qeveria bëhet e vërbër dhe nuk e sheh detin me drogë, sepse kryeministri Edi Rama është vetë koka e triadës së trafikut të drogës dhe krimit në Shqipëri”, tha Aliebeaj.
Po mire more zoteri.Kur ben nje akuze publike do te thote qe ke prova per kete çeshtje.Perse nuk depozitoni provat ne prokurori?Dhe nqs prokuroria ne baze te provave tuaja mbyll çeshtjen, atehere bejeni publike per gjithe shqiptaret, duke i ngritur ne kembe te gjithe shqiptaret duke bere qe kjo qeverri te shkoje ne pi.. te semes. Dhe e kunderta, nqs ju lehni per te fituar pike politike duke marre ne goje emra konkrete ,pa pasur asnje prove bindese, atehere personalisht jam i mendimit qe nqs gjyqin nuk jua bene prokuroria (per shpifje , pavaresishte se jeni politikane dhe paguheni nga taksat tona dhe ligjin e keni bere ne menyre te tille qe te mos mbani pergjegjsi se ç’fare llapni), atehere gjyqin mbetet qe tua bejne qytetaret me “kanun”.Çdo dite po deshmoni qe te gjithe si politikan, pavaresishte se ç’fare ngjyre keni si imazh, meritoni vetem nje gje: Per ne si popull meritoni t,ju hedhim ne kazanin me te afert te plehrave. Pjesa me e qelbur e shoqerise jeni ju.Ju mbroni njeri tjetrin me pislliqet qe beni.Ju ” sulmoni” njeri tjetrin , atehere kur ju preken interesat.Ju asnjehere nuk mendoni per kete popull.Destinacioni i njerezve te kallepit tuaj eshte vetem kazani.
Po per tetvella ne Gjermani ke ndonje koment…
Bravo te qofte.Arritje e sukseseshme per zbulimin e droges qe ndodhej ne Lazarat nga antari I PD e deputeti I Fierit Alibeaj.Zbulues I madhe.Po per kokainen e Flamur Noges qe u kap ne Spanje e qe u arrestuan djemte e Kukesit e te Hasit,thojne trafikanti eshte djali tezes se Flamurit pse nuk e zbulove apo sepse F. Noga eshte super I korruptuar e me pasuri te patundeshme ~ 2 milion dollar?Me banden e trafikimit te kokaines nga Kolumbia thojne se pervec Flamurit lidhje kan edhe KULIQI miljarderi pa punuar asnje dite SH.Berisha.Presim zbilime te medha nga PD e qe vertetojne ate qe tha delegate I Kukesit per korrupsionin ne PD.Perpara prokuroria e sa me shpejte vepro.
Ndoshta alibegu ka dashur te thot se vllau i tij i kapur ne gjermani me tre karta identiteti ka ne secilen nje emer,nje olsi e dyta agrob dhe e treta tahir,jane te zot keta horra e sidomos ky qe ska turp qe pjell dhe njollos njerezimin si nje lavire qe shitet rrugeve,mjer shqiptarzt qe e kane hise e lum PD me ke perfaqesohet.
Ishte Olsi dhe Agimi, shikoje dhe njeher filmin, se se ke pa mir,o shoku kujdestar