FSHF thirrje Xhelal Mziut: Je i ftuar të bashkëpunojmë...

2 Maj 2018, 12:34Sport TEMA

Xhelal Mziu ditet e fundit eshte kthyer ne parashikues te ndeshjeve te Kategorise Superiore ku ne dy deklarime publike ka arritur qe te jete i sakte.

Kryebashkiaku i Kamzes ka gjetur rezultatet e ndeshjeve Teuta-Laçi dhe Vllaznia-Laçi, per kete te fundit perveçse gjeti ekipin fitues gjithashtu tregoi dhe rezultatin e sakte te takimit.

Pas ktyre deklaratave ka ardhur dhe ragimi i FSHF-se qe permes nje njoftimi per shyp i ka kerkuar Mziut që te sjelle prane FSHF-ss, çdo informacion që disponon duke idërguar sot zyrtarisht nje kerkese per bashkepunim.

Federata Shqiptare e Futbollit fton Kryetarin e Bashkisë së Kamzës, z.Xhelal Mziu për të sjellë pranë FSHF-së çdo informacion që ai disponon në lidhje me dy ndeshjet e Kategorisë Superiore, për të cilat ai është shprehur në media për përfundimin e tyre. FSHF i ka dërguar sot zyrtarisht z.Mziu kërkesën për bashkëpunim, për të ndarë çdo informacion që ai disponon në lidhje me ndeshjet për të cilat është shprehur. FSHF mbetet e hapur për bashkëpunim në ruajtje të integritetit të garës“, thuhet ne njofitmin e FSHF.

Kujtojme qe per keto deklarata te Mziut presidenti i Laçit Pashk Laska e ka hedhur ne gjyq duke kerkuar dhe nderhyrjen e Prokurorise.

Mziu ka deklaruar se ne javet ne vijim do te jap serish ndeshje te sakta. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje