Bajern Mynih ia ka hedhur fajin vetes dhe portierit kundërshtar, që u eleminua nga Real Madrid.
Por mediat në Gjermani, po ziejnë nga fakti se Real Madrid edhe në këtë ndeshje u favorizua ndjeshëm nga arbitri i ndjeshëm, çka ngre dyshime serioze se pas këtyre “gabimeve” në seri të gjyqtarëve në favor të Realit, qendron UEFA.
Rasti më flagrant qe ai i Marselos.
Mbrojtësi brazilian e kap topin me dorë në zonë, pas një krosi të Kimish dhe edhe pse tre arbitra, kryesori, anësori dhe ai prapa porte, kishin pamje të qartë të këtij rasti, askush nuk sinjalizoi për penallti.
Vetë Marselo pas ndeshjes e pranoi se e kishte kapur topin me dorë.
“Po, topi u përplas në dorën time dhe në raste të tilla jepet penallti.
Do gënjeja, nëse do thosha që nuk e preka topin me dorë.
Realiteti nuk mohohet, por nuk e ndala me qëllim”, tha ai.
Por sipas moviolës, Bajernit iu mohuan edhe dy penallti të tjera.
“Rasti i parë ndodhi në minutën kur rezultati ishte 1-1. Levandovski është më i shpejtë se Serxhio Ramos, i cili e ndal me gju sulmuesin.
Për mendimin tim është penallti. Edhe dora e Marselos është një penallti e pastër. Është një kapje e vullnetshme.
Nuk mendoj se ka nevojë për më shumë koment. Rasti i tretë është përsëri një shtyrje e Levandovskit nga Ramos, që bie mbi polakun.
Nëse ajo nuk është penallti, nuk e di çfarë të them më. VAR mendoj se do bënte punë”, tha ish-arbitri italian Graciano Çezari për Mediaset.(TemA)
Nje arbiter turk?! UEFA ka rene ne dashuri me turkun, anglezet dhe arbitra te tjere, qe po vendosin fatin e ndeshjeve! Per lojtaret ka te verdha, te kuqe por UEFA-s nuk i hyn gjemb ne kembe! Si ka mundesi qe nuk jepen penallti por edhe gola te paster dhe asgje nuk ndodh! Me se fundi ‘turku”arbiter beri histori! Eshte shume e qarte se korrupsioni ka bere kete qe po ndodh sot ne futboll! Jane miliona zemra tifozesh te lenduara! Rasti i penalltise qe u dha ne secondden e fundit per Realin! Ronaldo nje hije dhe jo lojtar kllasi! Nje Real qe vononte lojen si te ishte nje ekip i dores se dyte?! Keta do te jene prape kampione sepse kemi nje futboll te korruptuar, sepse keshtu ka vendosur UEFA!
….po mire tre gjyqtaret, po ju syte ne b…. i keni, nuk shikoni qe eshte jashte zone. Edhe sikur te ishte prekje e qellimshme me dore mund te ishte vetem goditje denimi ne kufirin e 16 metrave!
More Ben, i zoti i punes Marselo, deklaron vete me gojen e tij qe ” ishte penallti” ti e paske pare me mire nga te gjithe qe ishte jashte zone.
Mos u bej me katolik se papa thote nje shprehje.
Budallalleqe qe vijne ngaqe komentatoret e DigitAlb mbajne ne vesh kufjet e kanaleve italiane! Kanale keto te mbushura me analiste jumafioze te cileve u djeg fort by.tha nga specat e mbushur te Ronaldos. Cesari eshte i njohur ne Itali si jumafioz po aq sa Orsato qe i akordoi te sajtin kampionat skuadres se ‘Ndranghetes e te masonerise (Agnelli – Savoia).
U keshilloj ketyre injoranteve shqiptare te ndryshojne kanal, se tek ZDF-ja komentatoret gjermane s’ishin as fanatike e as histerike! Theksuan vetem nje 11 metersh te pa dhene qe ishte ai i prekjes se topit me dore nga Marcelo. Duke nenvizuar se Bayerni s’ishte ne lartesine e nje skuadre finaliste.
Chapeau gjermaneve!